Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Radiestezia, efekti i padukshmërisë prej Wed 01 Jan 2014, 12:46

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Radiestezia, efekti i padukshmërisë


Njeriu s’është gjë tjetër, pos shtjellë neutronesh, qenie që përbëhet nga vibracionet suptile të grimcave”, thotë radiestezisti i shquar e me famë botërore, Zhak La Maja.

Ne padyshim s’i njohim fare ose i njohim fare pak përmasat e padukshme të kozmosit në vete dhe rreth nesh. Është detyrë e jona, prandaj, të bëjmë përpjekje që, për aq sa është e mundur, të njohim jo vetëm të dukshmen, por edhe atë që është e padukshme dhe e pakapshme për shqisat tona. Se, mu përmasat e tilla luajnë rol vendimtar në jetën tonë, e jo vetëm në tonën, por edhe të gjallesave tjera.

Këto fenomene të botës së padukshme janë shumë larg atyre njerëzve që gjatë gjithë jetës së vet kriteret për njohje i mbështesin vetëm në shqisa, por më së largu janë prej atyre që nuk duan t’i shohin të vërtetat edhe para tyre i mbyllin sytë.

Një nga mundësit e komunikimit tonë me të padukshmen është RADIESTEZIA. Forma më e lashtë e radiestezisë është zbulimi (nga njerëz të caktuar) i ujit përmes thuprave drunjësh të caktuar. Sot, nocioni rediestezi nënkupton zbulimin dhe identifikimin e rrezatimeve të dëmshme, të pakapshme për perceptimet e zakonshme të njeriut. Sakaq, burimet e tyre mund të jenë të ndryshme: rrjedhat e ujit – mbitokësorë, por sidomos nëntokësor, të qarat e thata gjeologjike, puset e mineraleve, sidomos radioaktive, kënetat e dikurshme, humnerat, dhe çdo gjë që krijon boshësi; dallimet në potencialet e pranisë materiale, thjeshtë: çdo gjë që krijon jo njëllojshmëri, asimetri. Pastaj kanalizimet në përdorim, bunarët e vjetër (të mbushur e të pambushur), varret, bodrumet e mbyllur në të cilat nuk qarkullon ajri, largpërçuesit e rrymës elektrike, përçuesit e zakonshëm, instalimet elektrike, aparatet për rrezatim rëntgenologjik, makinat elektrike të shkrimit, aparatet televizive, mekanizmat ushtarakë radarikë, instalimet nukleare, etj.

Mjetet e punës së një radiestezisti

Radaiestezia ndihmon për t’u mbrojtur mu prej këtyre rrezatimeve të dëmshme, të cilat ndikimin e tyre e shtrijnë në të gjitha segmentet e jetës, në nivele psikike dhe fizike, duke filluar nga shëndeti, vitaliteti i përgjithshëm, disponimi, dhe në kuadrin e përgjithshëm – në lumturi dhe në fat. Grindjet, pagjumësia, kokëdhembjet, lodhja mund të jenë pasoja tipike të zonës patogjene në të cilën flemë. Gjatë jetës jemi padyshim shenja të rrezatimeve të ndryshme, shpesh viktima të agresioneve dinake, kurrë të paidentifikuara mjaftueshëm, e për këtë jemi fare pak të vetëdijshëm. Prandaj, në këtë kontekst nuk do të duhej injoruar rëndësia e njohjes së ambientit të dëmshëm, respektivisht të shëndosh, nga i cili varet shumëfishtë jeta jonë. Kjo kërkesë imediate nuk është kurrgjë e re. Këto preokupime i kishin edhe në kohëra të lashta popujt e lashtë. Çdo gjë mund të jetë burim i së keqes, ashtu siç mund të jetë edhe burim i së mirës. Konkretisht: i sëmurë është çdo ambient ku është çrregulluar baraspesha natyrore; kërcënuese është krejt çka krijon kjo fushë elektromagnetike; çdo gjë që i takon natyrës elektrike ndikon në ne, qoftë në planin negativ apo pozitiv; të gjithë përçuesit dhe aparatet e ndryshme elektrike mund ta jonizojnë ajrin përreth; ekrani televiziv emiton rreze alfa, beta dhe gama, prandaj rrezatimi i tij është posaçërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna; tapetet përmbajnë ngjyra biologjike jo të shëndosha; trajtat jo të rregullta dhe josimetrike të shtëpive e sidomos kulmet e tyre mund të luajnë rol të kobshëm, etj.

Pra, siç shohim, rrezatimet e ndryshme, sidomos ato me prejardhje elektrike na rrethojnë nga të gjitha anët, posaçërisht në ambientin e urbanizuar. Rrezatimet e tilla depërtojnë nëpër të gjithë trupin, duke atakuar sistemin nervor, sidomos sistemin nervor qendror. Truri reagon në tërë këtë oqean rrezatimesh dhe reaksionet e veta ia transmeton tërë trupit. Së këndejmi, ky numër aq i madh sëmundjesh bashkëkohore. T’i lëmë ato më të rëndat, ta zëmë tumoret e ndryshëm, që sot aq pamëshirshëm sulmojnë organizmin e gjallë e njëkohësisht kanë prejardhje aq enigmatike; të përkujtojmë shtangimet e ndryshme të shpinës, qafës, dhembjet në kafazin e kraharorit (pa shkak të kuptueshëm), migrenat ngulmuese, ushtimat në veshë, marramendjet e pashpjegueshme, pagjumësinë (pa shkaqe të arsyeshme), lodhjen sistematike, etj. Pa dyshim, tërë këto mund të kenë shkaqe të natyrave të ndryshme, por tërë këto mund të jenë edhe pasoja tipike të elektrondotjes gjenerale të ambienteve urbane, si dhe të rrezatimeve tjera të dëmshme, për të cilat siç e cekëm më lartë – fare nuk jemi të vetëdijshëm. Prandaj, duke i pasur parasysh të gjitha këto, ne mund t’i ndihmojmë vetes në planin preventiv. Ka raste kur një ndërrim i thjesht i vendit të krevatit në të cilinë flemë apo vendit të punës – mund ta ndërroj jetën tonë. Vendet ku flemë mund të kenë rol vendimtar në jetën tonë. Në vendet e zhvilluar të botës njerëzit gjithnjë e më tepër i besojnë radiestezisë dhe bashkëpunojnë me radiestezistë e ente të tilla legale. Kjo veprimtari ka edhe dimensionin e vet shoqërorë. Sepse, kur njerëzit flenë dhe rrinë në vende të përshtatshme, më rrallë sëmurën, janë më të shëndosh, prandaj janë edhe më të dobishëm për shoqërinë.

Motoja e këtij shkrimi është ta shpalosim këtë problem përjetësisht aktual, por vetëm në vija të trasha dhe pa hyrë në detaje. Ne vetëm ua zbuluam një pjesë të ferrit jetësorë që mund ta krijojnë këto rrezatime. Na mbetet të mësohemi t’i njohim e t’i demaskojmë, që t’i mënjanojmë, respektivisht ne të mënjanohemi prej tyre


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons