Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Sekreti i nëntë burrave të panjohur ! prej Sun 29 Dec 2013, 19:18

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor


"Të nëntë burrat e panjohur" është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit
Perandori Ashoka i Indisë kujtohet nga historia si perandori, i cili gjatë shekullit III para erës sonë, e mbushi vendin me shkrime në pllaka prej guri, në të cilat thuhej se njerëzit duhet të silleshin mirë me njëri-tjetrin dhe se shteti duhet të qeveriste me mençuri dhe se rregull themelor për cilindo ishte përkujdesja mjekësore, që u duhej bërë ushtarëve të kampit armik pas betejës, nëse ata ishin të plagosur.

E megjithatë, Ashoka do të analizohej më shumë në kohën tonë për hir të shoqërisë sekrete, që thuhet se ai themeloi gjatë udhëheqjes së tij. "Të nëntë burrat e panjohur", është emri i një sekreti 2000-vjeçar të vjetër, për të cilin supozohet se themeluesi ka qenë perandori indian rreth viteve 270 para lindjes së Krishtit. Duke iu referuar legjendës pas konvertimit të tij në budist, pas një masakre gjatë luftës, perandori themeloi shoqërinë e "Të nëntëve", për të mbrojtur dhe zhvilluar dije, të cilat mund të ishin të rrezikshme për njerëzimin, nëse binin në duart e njerëzve të gabuar. Disa versione të historisë përfshijnë një motiv shtesë për perandorin, i cili fshehu këtë dituri shkencore. Mbetjet e Perandorisë Rama, një versioni tjetër të Atlantisit, sipas shkrimeve hindu, janë shkatërruar nga një teknologji armësh shumë të avancuara për kohën 15.000 vjet më parë. Kjo shoqëri në epokën tonë u përmend për herë të parë në shek. XIX në punimet e Louise Jacolliot dhe në shekullin XX nga shkrimtari i fantazisë, Theosophist Talbot Mundy. Në 1960, Louis Pauwel dhe Jacques Bergier shkruan rreth "Nëntë burrave të panjohur" te "Mëngjesi i magjikëve". Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur "Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur", të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë dhe mund të përdorej për luftë - ndaj së cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm, pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.

"Nëntë burrat e panjohur" shkruan një total prej nëntë librash, një prej secilit. Një prej këtyre librave ishte "Sekretet e forcës gravitacionale". Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit. Arsyet e Ashokës për krijimin e kësaj shkence ishin pozitive, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. E megjithatë, mendohet se ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama.

Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t'i përkthyer. Dr. Ruth Reyna i këtij universiteti deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione, për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore. "Metoda e tyre e shtytjes, - tha ajo, - ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar në një sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, "një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale". Duke iu referuar Yoga-s hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. Dr. Reyna tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur "Astras", në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të "antimas", "mbulesës së padukshme" dhe "garimës", si dhe "si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi".

Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Megjithatë, një prej epikeve indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrim të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit atlantis). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë.

E ashtuquajtura Perandoria Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë Perëndimore dhe atë Veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetërimin atlantis, qytetërim i cili drejtohej nga "udhëheqësit shpirtërorë të dritës", të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet hindu si, "Shtatë qytetet Rishi". Duke iu referuar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura "Vimana". Këto ishin me dopio kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. "Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz", shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të "Vimana"-s. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër në formë cigareje.

Si përfundim, përveç materialeve të shkruara që tregojnë ndërtimin e këtyre teknologjive nga Perandoria Rama, janë gjetur edhe referenca të ngjashme dhe episode që tregojnë imazhe dhe të dhëna për përdorimin e armëve dhe shkatërrimin e asaj perandorie me to.

Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gërmua nga arkeologët në shekullin e kaluar, aty u gjetën skelete të shtrira në rrugë në pozicion dorë për dore, sikur kishin vdekur nga një vdekje e menjëhershme. Këta skelete, pas analizave të bëra, rezultuan me përqindje radioaktiviteti në nivele që nuk ishin hasur asnjëherë në Tokë, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit. Qytete të lashta, ku muret e gurit dhe tullat janë shndërruar në qelq, janë gjetur në Indi, Irlandë, Skoci, Francë, Turqi e vende të tjera. Nuk ka shpjegim tjetër logjik për shndërrimin e fortesave të gurit në qelq, përveçse një shpërthimi nuklear. Me shkatërrimin kataklizmik të Atlantidës dhe të Perandorisë Rama, duke u shkatërruar nga armë atomike, bota kaloi në një kolaps dhe në të ashtuquajturën "epoka e gurit"... dhe pas disa mijëra vjetësh filloi historia "moderne".


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons