Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Bëhet fjalë për disa detaje që nuk i njohim, por që duhet në të vëtetë, sidomos kur je gati duke u martuar. Edhe burrat tanë kanë sekretet dhe fiksimet e tyre. Dëshironi t’i njihni më mirë? Lexoni atëherë.
1-Pëlqejnë të ndihen të pazëvendësueshëm
Gratë kanë zakon të bëjnë si shpëtimtare: "Unë do të shpëtoj, do të bëj një burrë më të mirë”, por ja që burrat dëshirojnë të ndihen heronj. Heroi që shpëton princeshën, nga një situatë e vështirë apo nga ndonjë rrezik, qoftë kjo një gomë e shpuar apo kapaku i shishes së salcës që mezi hapet. Nëse mund të na mbrojnë ose të zgjidhin diçka për ne, e bëjnë me shumë kënaqësi sepse kjo i bën të ndihen më të nevojshëm dhe të rëndësishëm.
2-Nuk mund të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht
Është provuar shkencërisht se burrat bëjnë shumë mirë vetëm një gjë. Provoni t’u flisni atyre ndërsa po bëjnë diçka, ose t’u kërkoni që ata të flasin ndërsa bëjnë diçka. E kotë, nuk munden. Por kështu duhet të jetë, burrat duhet të jenë të fortë fizikisht për të mbrojtur familjen, ndërsa gratë duhet të kenë më shumë aftësi organizative. Prandaj mos u mërzitni nëse nuk kujton asgjë nga ato që i keni thënë dhjetë minuta më parë. Nuk e bën kastile, thjesht nuk po ju dëgjonte.
3-Mami është gjithmonë mami
Dihet mashkulli është evoluar nga Homo Sapiens sapiens në Homo Mamas. Edhe pse provon të emancipohet të bredhë pas fundeve të grave të tjera, ai sërish nuk mund t’i rezistojë thirrjes së mamit të tij. Gjithnjë do të keni krahasime mes jush dhe mamasë, si i lan mamaja këmishat, si i hekuros, si gatuan mamaja, si fliste mamaja dhe si flisni ju, e kështu me radhë. Ç’të bësh në të tilla raste? Të dorëzoheni? Kurrë! Por mund të bëheni mikesha të “armikut”, ta bëni aleate në raste grindjesh me bashkëshortin.
4-Preferojnë gjestet në vend të fjalëve
Ne flasim, flasim, flasim… Ata kanë faktet, dhe kjo është një meritë që duhet vlerësuar. Ndërsa ne humbasim në një det me fjalë, burrat na e tregojnë dashurinë duke na sjellë qoftë edhe thjesht një trëndafil, ose duke larë pjatat për ne. Gjeste të vogla për shumë të mëdha, që shpesh i nënvlerësojmë, por që janë një dëshmi e vërtetë dashurie. Prandaj kur të vësh re diçka të tillë herës tjetër, përqafojeni dhe tregojini dhe ju sa shumë e doni.
5-Janë narçizitë dhe vanitozë
Se sa shumë pëlqejnë të rrinë para pasqyrës, ne vetëm mund ta imagjinojmë. Meshkujt janë vanitozë, e tregojnë studimet e fundit. Gjithnjë e më shumë meshkuj po i drejtohen estetikës për depilime të ndryshme, pastrime të fytyrës e madje prenotojnë parukieren më shpesh se gratë. Duan të duken bukur dhe të rregullt gjithmonë, të dëshirueshëm për zonjën e tyre. Prandaj ndonjëherë i thoni se është i bukur, bëjini qjefin, mos bëni kështu dhe ju…

6-Janë konkurrues
Për çdo gjë, burrat duhet të bëjnë garë mes tyre për të treguar se cili është më i forti dhe më i miri mes tyre. Në punë, në sport, shpesh edhe në çift. Pjesa më e madhe e burrave ka nevojë për këtë garë për t’u ndjerë i stimuluar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja.

7-Nëse dashurohen, është përgjithmonë
E megjithatë pasioni duhet kultivuar. Shpesh kur burrat e gjejnë dashurinë e vërtetë, janë besnikë dhe të devotshëm, bashkëshortë model! Por nuk duhet ti lini pas dore dhe nuk duhet të injoroni pasionin mes jush. Burrat janë si kafshëza të vogla, kanë nevojë për përkëdheli dhe përkujdesje të vazhdueshme dhe duhet të ndihen në qendër të vëmendjes dhe të dëshirave tuaja.

8-Janë shtëpiakë të shkëlqyer
Është e vërtetë, burrat bëjnë punë shtëpie dhe ndonjëherë i bëjnë më mirë se ne. Nëse vendosin se shtëpia duhet të shkëlqejë, i kushtohen asaj me mish e me shpirt.

9-Qajnë edhe pse shpesh në fshehtësi
U pëlqen të duken burra të vërtetë, me zemrën gur dhe që nuk kanë asnjëherë frikë, sepse natyra dhe shoqëria ua imponon këtë rol. Por edhe ata mallëngjehen, aq sa edhe qajnë. Qajnë kur u lindin fëmijët, u vjen për të qarë edhe kur bëjnë betimet e martesës, kur fëmija u reciton vjershëzën e parë, por mund të qajnë edhe kur ju kujdeseni për të nëse ka ndonjë grip të rëndë. Vëzhgojini mirë, ndoshta janë të ashpër, por janë të dashurit tanë, ata që duam dhe kemi zgjedhur për jetën. E megjithë defektet dhe fiksimet e tyre, ne nuk mund të bëjmë dot pa ta.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
9-Qajnë edhe pse shpesh në fshehtësi
U pëlqen të duken burra të
vërtetë, me zemrën gur dhe që nuk kanë asnjëherë frikë, sepse natyra dhe
shoqëria ua imponon këtë rol. Por edhe ata mallëngjehen, aq sa edhe
qajnë. Qajnë kur u lindin fëmijët, u vjen për të qarë edhe kur bëjnë
betimet e martesës, kur fëmija u reciton vjershëzën e parë, por mund të
qajnë edhe kur ju kujdeseni për të nëse ka ndonjë grip të rëndë.
Vëzhgojini mirë, ndoshta janë të ashpër, por janë të dashurit tanë, ata
që duam dhe kemi zgjedhur për jetën. E megjithë defektet dhe fiksimet e
tyre, ne nuk mund të bëjmë dot pa ta.


veq x fiksim du me e pa ni burr tu qa


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons