Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Disa nga shumë gjëra të rëndësishme që secili mashkull dëshiron që njëherë e përgjithmonë t’i ketë të qartë gruaja e tij, janë të shënuara më poshtë.

Natyrisht, këtë merreni në radhë të parë si një argëtim, tipet e ndryshme të karaktereve ndryshe reagojnë…Në vazhdim lexoni 35 gjëra që mund ta përmirësojnë marrëdhënien tuaj bashkëshortore.

1. Mos i prini flokët pa miratimin e tij. Kurrë mos e bëjë këtë! Ky veprim shkakton arsye për debate.

2. Nëse diçka që partneri ju thotë mund të kuptohet në dy mënyra, dhe njëra nga ato ju bën të pikëlluar dhe të hidhëruar, atëherë binduni që partneri i juaj ka menduar në mënyrën me tjetrin kuptim.

3. Nëse bën pyetje dhe nuk do të dëshiroje ta dëgjoje përgjigjen, përgatitu ta pranosh përgjigjen që nuk dëshiron ta dëgjosh.

4. Nganjëherë partneri yt nuk mendon për ty. Mundohu të jetosh me këtë të vërtetë.

5. Pyet çfarëdo që dëshiron – lirshëm. “Thëniet me bisht” te meshkujt nuk funksionojnë ashtu si ju mendoni.

6. Macja jote nuk është e mace e veçantë, është thjeshtë si macet tjera, prandaj pajtohu me këtë.

7. Për shumë meshkuj, qeni është shumë më i mire se cilado mace.

8. E diela është e barabartë me futbollin dhe sportet tjera. Kjo është gjë e natyrshme sikurse që është hëna e plotë apo zbatice e batica. Dhe le të jetë ashtu, është më mirë.

9. Shopingu nuk është sport, dhe pikë.

10. Çfarëdo që ke veshur të rinë bukur. Kjo është e vërtet.

11. Ke mjaft rrobe. Prandaj ndalu së ankuari se nuk ke.

12. Ke shumë këpucë (mbathje). Më tepër se partneri yt së paku 5 palë

13. Lotët janë shantazh. Përdore atë mundësi nëse duhet ta përdorësh, por mos prit që partnerit ti pëlqej kjo! Ai e urren kur ti qanë, dhe nëse zmbrapset, nuk do të thotë se e ke bindur.

14. Nëse partneri mund të blej për ty tamponë higjienik edhe ti mund të blesh kondome për të.

15. Jo, nuk e dinë ai se cila festë e juaj është sot. Çdo vit ka me e harruar këtë. Përvjetorët shënoi në kalendar dhe përkujtoja partnerit se nuk bëhet kiameti nëse e ka harruar.

16. Po, e vërtet është se partneri e spërkat banjën ndonjëherë më tepër. Të urinosh nga qëndrimi në këmbë është shumë vështirë se sa kur je ulur.

17. Po, Jo dhe Mmmm janë përgjigjet të vetme më të përsosura që partneri kishte me i pranuar me kënaqësi nga ti.

18. Mos kritiko. Më me dëshirë partneri yt do të ishte i pa efektshëm se njeri mashtrues.

19. Nëna jote s’është patjetër të jetë mikesha më e mirë e partnerit tënd, dhe ai nuk është patjetër t’ia mbaj fotografinë e saj në dhomë.

20. Filmat e huaj është më mire t’i lëmë për të huajt. Dhe asnjë film nuk është aq i dhimbshëm. Dhe ai asnjëherë nuk do ta kuptoj pse ju qani kur shikoni film “të dhimbshëm”.

21. Verifikoje vajin në veturën që e vozit. Vaji është pjesë e rëndësishme e veturës.

22. Raportet mes juve kurrë nuk kanë për të qenë si në dy muajt e pare të lidhjes tuaj. Jeto me këtë të vërtetë.

23. Po, ndonjëherë ai vërtet nuk i harron gjërat. Prandaj asnjëherë mos gënje nëse dëshiron të forcosh besimin e tij ndaj teje.

24. Çkado që të ka thënë para 6 apo 8 muajve është e palejueshme të përmendet në diskutimet e juaja. Gjitha fjalët bëhen zero, zbrazëtirë pas 7 ditëve.

25. Duke i thënë se fotografitë e foto modeleve janë të retushuar dhe zbukuruar, kjo ju bënë juve xheloze dhe tërheqëse para syve të tij, dhe kjo natyrisht se nuk ka për ta shtyrë atë të heq dorë nga shikimi i atyre fotografive.

26. Meshkujt manekinë nëpër revista me trupë të bukur janë të gjithë homoseksualë për të. Ballafaqohu me këtë.

27. Ditëlindjet, dita e të dashuruarve dhe përvjetorët nuk janë ditë që ai të gjurmoj se a mund të gjej për ju ai dhurata të qëlluar…sërish dhe sërish dhe sërish!

28. Leni të shikoj anash. Nëse ai nuk i shikon gratë tjera, si mund ta dijë se sa tërheqëse je ti?

29. Sportin konsideroje si mini pushim të tij nga ti. Ai ka nevojë për atë pushim.

30. Kur ai duket i lodhur në shtrat kjo do të thotë se është i lodhur dhe nuk do të thotë se dëshiron të diskutoj për marrëdhënien tuaj.

31. Nëse dëshiron ndonjë desert (ëmbëlsirë) pas racionit – blejë edhe për vete. Nuk është patjetër ta hash krejt. Vetëm shijoje nëse do, por mos thuaj:” Jo, nuk desha, nuk është dashur, s’mundem, nuk dua ëmbëlsirë” e pastaj ta hash gjysmën e desertit të tij.

32. Dieta nuk funksionon pa ushtrime. Jo, pa ushtrime, vërtet nuk funksionon. Pa ushtrime JO!

33. Nëse ti je në dietë, kjo nuk do të thotë se ushqimi i tij duhet të jetë si ushqimi i lepujve. Katër grupe themelore të ushqimit për meshkuj janë: mishi i bardhë, mishi i kuq, birra e ftohtë dhe edhe më shumë birra të ftohta. Kujdesu që secili racion t’i përmbajë kombinimin e këtyre 4 kategorive në sasi, përndryshe çdo gjë tjetër i takon kategorisë -”dekorim”.

34. Nëse mendon se je e trashë pak, vërtet je e trashë. Mos e pyet atë. E detyron të gënjej. Bëj ushtrime por së pari sërish, vet siguroi veglat për gjimnastikë.

35. Femrat që veshin mini funde, bluza të shkurta, pantallona të ngushta, pa jelekë femrash, me bluza të hapura e të ngushta etj, e humbin të drejtën për tu ankuar se dikush ua zgurdullon sytë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
33. Nëse ti je në dietë, kjo nuk do të thotë se ushqimi i tij duhet të
jetë si ushqimi i lepujve. Katër grupe themelore të ushqimit për meshkuj
janë: mishi i bardhë, mishi i kuq, birra e ftohtë dhe edhe më shumë
birra të ftohta. Kujdesu që secili racion t’i përmbajë kombinimin e
këtyre 4 kategorive në sasi, përndryshe çdo gjë tjetër i takon
kategorisë -”dekorim”.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons