Forumi Kuq E Zi
Numri 7 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Numri 7 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Numri 7 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Numri 7 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Numri 7 Empty Numri 7 1/8/2011, 20:55

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Numri 7 ka rëndësi universale, 7 sisteme kristalore që përcaktojnë format e kristalizimit të mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike të tokës, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet të sistemit periodik të elementëve kimikë ...
Numri 7 41395140
Që nga vitet e largëta të lashtësisë, njeriu përpiqej të njihte veten e tij, të njohë misterin e ekzistencës dhe të gjejë përgjigje pyetjeve që e torturonin si: "kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?". Qytetërime të mëdha… Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhanë përgjigje mbi këto pyetje, përgjigje të bazuara në njohuri të thella filozofike, shkencore dhe fetare.

Vitet kaluan… qytetërimet e mëdha ranë për të fjetur dhe sot, ne njerëzit e shekullit të 21, besojmë se dimë shumë gjëra mbi njeriun, por gjithmonë do të mbajmë brenda shpirtit tonë këtë pyetje të papërgjigjur "Unë kush jam, nga ku vij?", e cila do të pickojë çdo njeri të dijes.

Përpjekja e njeriut për të gjetur përgjigje mbi këtë pyetje quhet kërkim filozofik ose shpirtëror.

Mësimdhëniet e lashta na thonë se, njeriu përbëhet nga 7 trupa, që ndodhen në nivele të ndryshme - frekuenca të ndryshme - të natyrës. Përveç ndërgjegjes ose vetëdijes së trupit fizik dhe 6 ndërgjegje të tjera.

Dhe këtu takojmë përsëri numrin 7, duke njohur rëndësinë që ka ai në Univers. Kështu, kemi 7 sisteme kristalore që përcaktojnë format e kristalizimit të mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike të tokës, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet të sistemit periodik të elementëve kimikë, etj.

Le t'i njohim këto shtatë mbartës të njeriut, duke filluar nga më i vrazhdi, nga mbartësi i shtatë dhe i fundit, që është trupi i tij fizik dhe që në filozofinë e brendshme quhet mbartësi eterofizik.

Trupi eterofizik

Quhet kështu, sepse përbëhet nga dy elementë: nga forma, e cila përcaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lënda fizike. Do ta kuptojmë më lehtë me një shembull. Nëse do të merrnim një shkumës dhe do ta godisnim me diçka të fortë, derisa të bëhej pluhur, do të vërenim se forma e parë (e shkumësit) është zhdukur, por vazhdon të ekzistojë lënda ose esenca e shkumësit.

Kështu, çdo lloj gjëje kufizohet nga dy faktorë kryesorë: esencën/lëndën e tij dhe energjinë që organizon molekulat e kësaj esence sipas një forme të caktuar. Me të njëjtën mënyrë, trupi ynë përbëhet nga elementë materiale dhe nga një energji elektromagnetike ose më mirë "eterike", e cila jep një formë ose një ndërtim të caktuar, dhe për këtë arsye trupin tonë e quajmë "eterofizik".

Energjia eterike është e padukshme me sytë tanë natyralë, ashtu siç është dhe energjia elektrike, por një njeri që kryen ushtrime përqendrimi mund ta shikojë këtë energji mjaft lehtë. E quajtura makineri Kirlian, fotografon këtë energji eterike që rrethojnë dhe mbajnë të bashkuar trupin njerëzor, duke treguar një stefan të ndriçuar shkëlqimi përreth objekteve.

Në Egjiptin e lashtë quanin trupin fizik, bashkë me organet e tij KAT, që do të thotë "I fortë", diçka si dru dhe njhnin shumë metoda, me të cilat arrinin të mbanin të bashkuara këto energji eterike nga lënda trupore, në mënyrë që të mos tretej trupi (mumjet). Filozofët e Indisë e quanin Stula Zarira, që do të thote mbartësi material.

Trupi jetësor

Nëse ekzistonte vetëm trupi eterofizik tek njeriu, atëherë çfarë diference do të kishte midis një dore të bërë mumje në një mënyrë perfekte dhe një tjetër dore që i përket një njeriu të gjallë?

Është e qartë se, ekziston një diferencë e madhe, e cila shprehet në nxehtësinë, në korrentet elektrike, në ngjyrën, forcën muskulore etj. Shkakun e brendshëm të këtyre shprehjeve mund ta quajmë jetë.

Niveli i dytë pas trupit eterofizik, është trupi jetësor, energjik ose trupi pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski në "Doktrinën Sekrete". Në lindje, kjo frymë jetëdhënëse, ose energjia e jetës quhet PRANA.

Ky trup jetësor ujit të gjithë organizmin dhe ndodhet jashtë lëkurës së trupit 20 me 30 cm, rregullon shëndetin, gradën e aktivitetit dhe gjallërisë, duke marrë energjinë pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund të fotografojë - përveç energjisë eterike - këtë shkëlqim jetëdhënës, energjinë pranike, të cilën shkencat bashkëkohore e quajnë bioenergji.

Njeriu zotëron trupin e tij eterofizik të përbashkët me mbretërinë minerale, sepse bimët, përveç trupit të tyre eterofizik, kanë dhe një energji jetëdhënëse që shfaqet nëpërmes zmadhimit, lëvizjes dhe riprodhim të tyre.

Dielli është burimi kryesor i energjisë Prana, por edhe disa bimë të caktuara dhe pemë, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji janë grumbullues të mirë të kësaj energjie.

Në Egjiptin e lashtë, këtë energji e simbolizonin me një enë balte në formë zemre, ku brenda saj ndodheshin lëngje jetësore dhe ujra, ndërsa në Indi e quanin Prana Sarira.

Trupi sentimental

Është mbartësi i ndjenjave dhe i mallëngjimeve, të pasioneve dhe të dëshirave. Për arsye se është shumë i ndjeshëm dhe i ndryshueshëm nga influencat qiellore, u quajt në traditat Perëndimore trup astral/yjor, sepse është një pranues dhe një pasqyrë të energjive, dhe sidomos të energjive diellore dhe hënore. Me trupin Astral zemërohemi, hidhërohemi, gëzohemi, komunikojmë me botën jashtë nesh me një mënyrë më të ndërlikuar nga një lëvizje e thjeshtë që zotëron mbretëria bimore.

Quhet gjithashtu dhe "Shëmbëlltyra Dyshe" ose idhull, sepse përbën një kopje të saktë të trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa më të shumëllojshme.

Funksionon si një urë midis njeriut të brendshëm dhe mjedisit, nëpërmes atyre "dyerve të hapura" të trupit që quajmë shqisa, dhe të cilat përbëjnë një zgjatim të kësaj shëmbëlltyre.

Kjo shëmbëlltyrë ekziston më parë se lindja e foshnjës dhe është përgjegjës për formimin dhe karakteristikat e tij që do të jenë sikur ai është. Gjithashtu tejkalon kufinjtë e vdekjes fizike të trupit dhe ka një ekzistencë pasvdekjes, pavarësisht se të kufizuar, në një dimension ose botë të padukshme, që në Indinë e lashtë quhej Kama Loka, domethënë "Bota e dëshirave", dhe grekërit e lashtë e quanin Hades.

I gjithë trupi astral, përrethohet nga një formë vezake që shkëlqen, si një stefan i ndriçuar, që quhet Aura. Brenda saj ekzistojnë ngjyra të ndryshme, forma dhe ndriçime, në një lëvizje të vazhdueshme, sikur të lundronin në një det me fortunë, të cilat tregojnë ndjenjat dhe mallëngjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementët sentimentalë të vazhdueshme të karakterit të njeriut përkatës.

Për këtë, një njeri që ka aftësinë e depërtimit (insight) në botën e padukshme mund të dallojë karakterin dhe jetën sentimentale të një njeriu, vetëm duke hedhur një sy tek Aura e tij. Në përgjithësi, mund të themi se ndjenjat inferiore kanë ngjyra të turbullta dhe të errata, ndërsa ndjenjat superiore kanë ngjyra shkëlqyese dhe nuanca të qarta.

Trupi Astral mund të dalë jashtë trupit të tij eterofizik gjatë gjumit, nëpërmjet ëndrrave, por edhe kur njeriu është i ndërgjegjshëm i kësaj procedure në një gjendje vigjilente, dhe kjo procedurë kërkon një kultivim dhe një ushtrim shpirtëror. Kjo procedurë quhet Shfaqje Astrale/Yjore.

Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si për shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndërmjetësinë e Trupit Astral. Astrali ynë është krejt subjektiv dhe na bën që të shohim botën ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.

Egjiptianët e quanin këtë mbartës ndërgjegjeje KA, ndërsa në Indinë e lashtë quhej Ligga Sarira.

Trupi mendor inferior ose mendja e përcaktuar

Quhet dhe Kama Manas, (domethënë mendja e dëshirave: Kama - dëshirë dhe Manas - mendje). Është një ndërgjegje njerëzore ekskluzive. Pavarësisht se disa nga gjitarët më superiorë zotërojnë që mund të quajmë si një logjikë, ndryshimi me njeriun është shumë i madh.

Ndërgjegja mendore ka aftësinë të konceptojë gjërat mendore, sepse ka aftësinë e të krijuarit të figurave, t'u japë forma gjërave. Kur lidhet me fjalën Kama, dëshirën, ky mbartës ndërgjegjeje është i aftë të shprehë "format e dëshirave" të ndërgjegjes, t'i organizojë ata dhe t'i formojë në mënyrë që të mund të plotësohen. Kështu, mendja e zënë në kurth në rrjetën e dëshirave, bëhet egoiste, ekskluzive.

Të gjitha mendimet që kanë qëllime egoiste, që merren me botën e formave, i përkasin kësaj mendjeje egoiste ose të përcaktuar, Kama Manas.

Ky trup mendor i njeriut ka një formë vezake, por është pak më i madh se Aura Astrale. Është edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, sipas fuqisë dhe llojit të mendimeve, të cilat marrin forma të caktuara, zakonisht të një tipi gjeometrik, si shumëfaqësha, që lundrojnë brenda Aurës, përreth njeriut dhe quhen skeptomorfoza.

Kur njeriu zotëron një zhvillim të ulët mendor, nuk ekzistojnë në Aurën e tij ngjyra dhe forma të përcaktuara, por mbizotëron një përzjerje e turbullt nga nuanca të ndryshme. Ndërsa zhvillohet, ngjyrat fillojnë të qartësohen, fitojnë shkëlqim dhe zënë vendin e tyre në vezën mendore, ndërsa figurat gjeometrike bëhen më të pastra.

Të katër këto trupe që pamë deri tani, përbëjnë ndërgjegjet inferiore të njeriut ose më mirë unit, janë veshjet e jashtme të vetvetes superiore, të cilat na lejojnë të jetojmë, të funksionojmë dhe të vijmë në kontakt me botën materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.

Traditat e brendshme e lidhin këto katër trupa me katër elementët simbolikë të Alkemisë: Tokë, ujë, erë dhe zjarr. Të gjitha së bashku përbëjnë personalitetin njerëzor, domethënë totalin e maskave ose mbartësve me të cilat njeriu i brendshëm shfaqet në jetë, në ekzistencën e botës së formave.

Simbolikisht, shprehet me një katror, pasi është i një natyre katërshe. Këto katër trupa janë të vdekshëm, domethënë treten dhe shkatërrohen në fund të jetës.

Mendja e pastër ose altruiste (Manas)

Është mendja jovetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e ideve dhe të vërtetave më të medha filozofike. E vërteta është se mendja është një, por funksionon sikur të ishin dy mbartës të ndryshëm ndërgjegjeje.

Është ajo që i lejon njeriut të shikojë lart, "drejt yjeve" dhe që e bën të jetë me të vërtetë njeri (Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartësohem drejt nga lart).

Manas është trupi që na jep ndjenjën e individualitetit. Është zëri ynë i brendshëm, që na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen të gjitha ëndrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetësia dhe fisnikëria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime të tjera superiore. Bëhet fjalë për esencën që mbush Gralin, ose kupën që kërkonin kavalierët e mbretit Artur.

Në Egjiptin e lashtë, kundërshtimi i këtyre dy shprehjeve të mendjes dukej që në emrin që kishin. Mendjen egoiste, zemrën, bashkë me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe përbënte atë që quhet psikia e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato të këqija, që në mënyrë të lirë kryente njeriu. Ato peshoheshin në ceremoninë e pasvdekjes së "Peshimit të Zemrës" së të vdekurit. Mendjen altruiste shpirtërore e quanin BA, përsmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me një dallëndyshe që dilte nga goja e të vdekurit.

Nëpërmjet zhvillimit të këtij trupi, njeriu bëhet zot i kohës dhe vendit, bëhet orakull, dhe rrjedha e kohës ndalon për të, pasi depërton në përjetësinë dinamike, në qënien e parmenidit, të pakohshmin dhe të pandryshueshmin.

Mbartësi parandjenjësor (Intuitor) - Budi

Është mbartësi i Intuitës/parandjenjës, që nuk i nevojitet procedura mendore për të arritur të vërtetën, por e koncepton atë direkt. Është e njohur se ekzistojnë njerëz që kuptojnë shkrimet e shenjta në gjuhë që nuk kanë mësuar, njerëz që parandjejnë një shkatërrim në një vend të caktuar të tokës etj.

Këtë aftësi, që "fle" në thellësi të çdo njeriu, mund ta quajmë intuitë dhe mbartësi i saj është "Trupi intuitor ose depërtues" ose sikur e quajnë në Lindje, "Trupi Budik". Budi në gjuhën sanskrite do të thotë dritë, drita e dallimit, e diturisë. Ka prejardhjen nga rrënja indoeuropiane VYD, që do të thotë dituri dhe ka të bëjë me bedet, librat e shenjtë të Indisë së lashtë.

Kur ky mbartës zhvillohet, atëherë thuhet se njeriu është i ndriçuar, një njeri "i zgjedhur". Në nivelin kozmik është Herosi me krahë që përqafon gjithçka dhe i mban të bashkuara. Për atë nuk ekziston më dualizmi, ashtu si për Manas, sepse subjekti dhe objekti janë njësuar/përputhur tani më. Kërkuesi dhe e vërteta tani janë bashkuar.

Për mbartësin, Budi nuk ekziston më koha dhe vendi. Janë të përbashkëta. Gjithçka është një. Në Egjiptin e lashtë simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesën më të pastër dhe më të brishtë të shpirtit njerëzor, me dritën shpirtërore.

Shpirti ose vullneti i pastër (Atma)

Dhe trupi i fundit në këtë shkallë ngjitëse, përtej Budit, është uni i vërtetë, vëzhguesi i heshtur, xixa e skajshme, njësia, shpirti, principi shpirtëror me superior i njeriut, zotëruesi i mbartësve. Për këtë arsye, nuk mund të quajmë Atman si një mbartës të njeriut. Është njësia shpirtërore, "qenia" e vërtetë e krijesës që quajmë njeri.

Në filozofinë Perëndimore është individi, ai që nuk mund të ndahet e të copëtohet, i pandryshueshëm, i pakohshëm, elementi hyjnor brenda njeriut. Dy fjalët, grekja dhe ajo sanskrite, kanë të njëjtën rrënjë dhe të njëjtën rëndësi. "Vullnet për të qenë" është ndoshta shprehja më e përshtatshme për të intuituar se ç'është Atma.

Përbën qendrën nga ku buron qenia dhe ekzistenca e njeriut, me gjashtë mbartësit e shprehjes së tij. Në këtë qendër ose pikë, të pa dimensione ose kohë, bashkohet qenia e njeriut me qenien e universit. Atma është Zoti brenda njeriut, fitimi i pafundësisë. Këtë vullnet për të qenë, egjiptianët e lashtë e quanin Sahu ose Atmu (veshja ndriçuese e bekimit).

Mësimdhëniet shekullore thonë, se treshja superiore Atma - Budi - Manas, është uni hyjnor i njeriut. Nuk gjendet brenda kohës, të paktën ashtu siç e konceptojmë ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj, ose çdo lloj mishërimi tjetër. Është individi.

Simbolikisht, figura më e përshtatshme për t'u figuruar është trekëndëshi, një, por me tre anë të ndryshme.

Personaliteti është i vdekshëm, i ndryshueshëm, lind dhe vdes. Vetëm treshja përbën atë që nuk vdes kurrë, elementin e përjetshëm dhe të pandryshueshëm, që gjendet përtej jetës dhe vdekjes. Është qenia, ajo që gjithmonë ekzistonte, ekziston dhe do të ekzistojë.

Midis personalitetit ose katrorit dhe treshes shpirtërore ekziston sipas mësimdhënieve të lashta, një urë, një lidhje e hollë, cila simbolizohet me një fije të artë dhe quhet në gjuhën sanskrite "Andakarana". Përbën një urë të hollë, të padukshme që të mund të kalojë ndërgjegja e njeriut nga nivelet inferiore të personalitetit, tek ato superiore të unit shpirtëror.

Që të kalojmë nga tretshmëria, në patretshmëri, nga katrori në trekëndësh, do të thotë të bëjmë një sakrificë, të cilën mund ta quajmë dhe si fitimin e qenies sonë të brendshme. Udha e Andakaranës, e urës së padukshme, është e ndërtuar me gurët e virtyteve dhe arritjeve shpirtërore. Ndërsa njeriu zhvillohet shpirtërisht, ndërton këtë udhë me rezultatet e veprimeve të tija.

Kur njeriu fiton ndërgjegjshmërinë e pavdekshmërisë së tij, kur veprimet e tij bëhen altrusitike, dhe shërben të vërtetën, drejtësinë, të mirën dhe të bukurën, domethënë i shërben Zotit, atëherë ky njeri bëhet filozof.



NUMRI 7
sipas religjioneve

Eshte nje nga nr. themelor te te gjitha feve i vene ne evidence qe ne periudhen e Ras-Shamra (Ugarit), 7000 para.k., pran Byblos. Haset shpesh ne Purana, ne Librin e te Vdekurve, ne Zendavesta, ne tavolinat ne argjile Asire, ne Bibel dhe ne Popol-Vuh. Pitagora e quante "Anije Jete" i formuar nga "Quaternario" (aksioni dhe materia) plus Triniteti (dija).

- 7 jane zotat qe qendrojne prane 7 te mencurve te Pantheonit Babilonez, 7 jane rrezet e Bakut, 7 rrezet e diskut diellor mbi koken e Thot.

- 7 jane rajonet e tokes, 7 jane rracat humane, 7 familjet e Votan, 7 guvat e parardhesve Nahuals, 7 qytetet e Cibola, 7 ishujt Antile, 7 heronjte qe shpetuan permbytjes se madhe, 7 jane Rishi te shpetuar nga Vaivasvata, 7 grupet e kafsheve te shpetuara nga Noe.

- 7 jane qirimbajteset ne 7 kisha, ku 7 shpirtrat e zotit ishin 7 krye-engjej ne 7 qiej.

- 7 jane portat ne Shamballa.

- 7 here Ofione u rrotullua rreth vezes universale depozituar nga Hynija e te gjitha gjerave, Eurinone, krijuesja e 7 fuqive planetare:dielli, hena, marsi, mercuri, jupiteri, aferdita, saturni.

- 7 jane kordat e Orfeit "Forminx", 7 jane ditet e zotit 7 vjecar Thot Lunus, 7 jane misteret e iniciacionit,7 jane zotat e Abydos, 7 jane hynite Hator qe vendosin mbi fatin e cdo te linduri.

- 7 jane kolonat e S .Maria Trastevere ne Rome, 7 kolonat e Lacuna, 7 jane pagodat e tempujve ne Indu.

- 7 jane vazot e gjetura ne Scandinavi ne forme hemisferike qe perfaqsojne kialin e karroces se Apollonit.

- 7 jane elementet me te cilet jane fabrikuar harqet e Siux dhe Algenquins.

- Udhetaret antike arab flisnin per Antilet te quajtura "Sabain", duke emreuar keshtu ishullin e 7 qyteteve.

- Rama (Shri Ramchandra) eshte e 7 ringjallje toksore me origine qiellore te zotit Vishna.

- 7 jane xhirot qe muslimani duhet te kryeje per te fituar parajsen pereth Qabese, ku eshte vendosur guri qe krye-engjelli Gabriel i dergoi Abrahamit dhe Ismailit , ku ne baze te vizatimeve te dhena ndertuan tempullin.

- 7 jane girot qe induistet dhe budistet bejne rreth malit te shenjte Kailash per tu pastruar nga mekatet.

- 7 jane nivelet dhe dimensionet te ndara e scila ne 7 nenivele: fizik, yllor, mendor, individual (intuita), shpirti, Uni kosmik, vullneti ku qendron edhe Logos. Dhe ne fund plani i hynise.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Numri 7 Empty Re: Numri 7 7/4/2013, 12:56

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qenka bash nr i mujit tditlindjes time

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» numri 40
» Numri 11
» Numri 9
» Numri 10
» Numri 13

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons