Forumi Kuq E Zi
Çlirimi prej Facebook (Corriere della Sera)  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çlirimi prej Facebook (Corriere della Sera)  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Çlirimi prej Facebook (Corriere della Sera)  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Çlirimi prej Facebook (Corriere della Sera)  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Çlirimi prej Facebook (Corriere della Sera)  Logofa10
Duke e vendosur Facebook-un si homepage (faqe të parë), në çdo hapje të kompjuterit, gjendesha automatikisht “i pushtuar” nga publikimet e miqve...

Kam marrë vendimin tim brenda pak ditësh dhe pse prej kohësh ideja më vinte ndër mend. Nuk kam shumë miq që s’kanë adresë në Facebook, por ata duket se nuk ia kalojnë keq. Në rastin tim, rrjeti social ishte një mjet shumë i dobishëm për të komunikuar në jetën e përditshme me miqtë më të ngushtë dhe për të mbajtur kontakt me ata më të largët. Gjatë viteve kisha formuar dhe një arkiv të vogël fotografik, pushimesh dhe eventesh. Përtej këtyre dy aspekteve, shumë gjëra filluan të mos më bindnin; jo për shkak të përmbajtjes dhe funksioneve të Facebook-ut, por për atë çfarë unë përdorja.

Duke e vendosur Facebook-un si homepage (faqe të parë), në çdo hapje të kompjuterit, gjendesha automatikisht “i pushtuar” nga publikimet e miqve dhe të njohurve (një total prej rreth 500 personash). Pasoja ishte që, duke u kthyer i lodhur nga universiteti në pasditen e vonë, lexoja kalimthi lajmet, në një proces pothuajse pasiv, vetëm nga kurioziteti për të lexuar atë ç’kishte ndodhur gjatë ditës. Për të parë të gjitha postimet e ditës, me një shpejtësi të caktuar, më duhej gati një orë, për të asimiluar informacione krejtësisht të kota.
Me pak fjalë, kohë e çuar dëm. Ky lloj aktiviteti është një nga më të populluarit në mesin e përdoruesve. Gjatë katër viteve të fundit, që nga dita e regjistrimit tim, zakonet e mia të përditshme kanë ndryshuar rrënjësisht dhe shpesh këtë ndryshim e ka pësuar dhe orari i studimeve. Facebook-u ka zëvendësuar një film të bukur. Në mbrëmje, para se të shkoja të flija, në vend që të lexoja një libër, i hidhja një shikim lajmeve të fundit në adresën time të Facebook-ut, apo komunikoja me ndonjë mik.
Kështu, në mëngjesin e një të diele kuptova “vetëvrasjen time sociale”, me ndihmën e një miku që e kisha bindur të vepronte si unë. Në komunikimin e fundit u përshëndetëm dhe klikuam opsionin “çaktivizo profilin”. Ky opsion, në të vërtetë nuk ka eliminuar të gjitha postimet dhe fotot e mia, por thjesht ka bërë të padukshme dhe të papërdorshme adresën. Nëse në të ardhmen do të doja ta riaktivizoja, do të më mjaftonte një procedurë e shkurtër dhe do të shfaqem menjëherë. Para se të çaktivizoja llogarinë time, Facebook-u bëri një përpjekje të fundit të dëshpëruar, për të më mbajtur, duke më shfaqur fotot e miqve të mi shoqëruar nga shkrimi: “Je i sigurt? Do t’u mungosh shumë miqve të tu!”

Isha i sigurt!

Pas tri javësh nuk kisha aspak ndjesi mungese ndaj facebook-ut, madje ndihem krenar për zgjedhjen e bërë dhe sesi e përdor kohën time të lirë. Ajo që më argëtoi më tepër ishte reagimi i miqve të mi. Ka nga ata që vërtet u ka ardhur keq, sikur “zhdukja” ime virtuale, zhdukte gjithashtu pjesë nga mua; apo nga ata që më akuzojnë për mungesë vullneti, sepse kam shmangur problemin në vend që të mësohesha të menaxhoja kohën; pastaj ka nga ata që më kanë folur me sarkazëm.

Për sa më përket, nuk mendoj që çdo përdorues është në një farë mënyre skllav i rrjetit social. Ka nga ata që e përdorin në mënyrë të moderuar dhe nga ata që kalojnë gjithë ditën si vartës të smartphone-it. Unë ndieja se nuk kisha kontroll total të kohës time të lirë dhe facebook-u mbushte çdo hapësirë të kësaj kohe. Nga jashtë (Duke mos qenë më i përfshirë), kuptova me vetëdije më të madhe sesa qesharake dhe hipokrite është bota e rrjeteve sociale. Një shoqëri e ndërtuar mbi (post, like, pic, poke, wall, link, tag etj…) që rregullojnë raportet mes njerëzve dhe që i shërbejnë përdoruesve të japin një imazh më interesant mbi veten.
Facebook-u ka qenë e vetmja lidhje që kam thyer me rrjetin, sepse interneti vazhdon të jetë themelor në ditët e mia. Përditësohem çdo ditë me faqet kryesore të lajmeve, ndjek vazhdimisht kanalet Youtube, në të cilat jam regjistruar, konsultohem në faqen zyrtare të universitetit, në të cilin pedagogët e mi raportojnë rregullisht për studentët dhe jam regjistruar në forume të specializuara për të mos humbur asgjë mbi muzikën që dëgjoj. E-mail-i, ndërkohë, dhe pse është një mjet komunikimi i modës së vjetër, vazhdon të më rezultojë i dobishëm për faturat e blerjeve online apo për të dërguar e marrë fotografi. Zgjedhja ime më ka lejuar të vlerësoj aspektet e dobishme të web-it dhe të eliminoj ato që më vrasin kohën e lirë. Shumë nga gjigantët e së shkuarës, si për shembull Messenger, janë mbyllur dhe nëse Facebook-u vazhdon të rrisë numrin e të regjistruarve, në të njëjtën kohë shohim gjithnjë e më shumë përdorues që çregjistrohen, sidomos në ShBA dhe Britaninë e Madhe.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
leje fb se jena ba manjak tforumittt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons