Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kafkat prej kristali prej Sat 18 Jun 2011, 13:25

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Anna Mitchell - Hedges në vitin 1924 ishte 17 vjeç kur i gjeti në xhunglën e Belizes kafkat misterioze gjatë një ekspedite me të jatin, eksploratorin e famshëm F.A. Mitchell - Hedges.
Deklaroi se e kish nxjerrë nga poshtëë një altari të gurtë, ndërsa rrëmonte midis gërmadhave të një qyteti të lashtë maja.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Kafkat prej kristali prej Sat 18 Jun 2011, 13:39

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Përveçse janë krijime të mrekullueshme të natyrës, kristalet e kuarcit kanë karakteristika shumë interesante, që i bëjnë të dobishme për një numër aplikimesh moderne. Në fakt, kuarci është në gjendje të tingëllojë, transmetojë, amplifikojë, magazinojë, të vihet në zjarr dhe të strukturojë energjinë.

Veç kësaj, është një material piezoelektrik, për sa - nën presion - gjeneron një ngarkesë elektrike. Një orë prej kuarci ka në brendësinë e saj një kristal kuarci që lëkundet si një pace-maker. Kristalet përdoren edhe në teknologji të ndryshme, përfshi aparatet elektronike, radiot dhe kompjuterët.

Qeniet njerëzore kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të rëndësishme historike me këto objekte natyrale: në të vërtetë dimë se përveç shumë përdorimeve moderne, njerëzit e lashtë i zbuluan fuqitë e kristaleve shumë kohë më parë, shumë më përpara nesh.

Për shembull, një kristal vendosej në gjoksoren e priftërinjve hebrej; veç kësaj, këto gurë qenë përdorur nga shamanët për hyjnizime dhe gjatë riteve të shërimit. Sipas legjendës, në botë ka 13 kafka kristali me madhësi natyrale, të cilat përmbajnë informacione vendimtare për fatin e njerëzimit... Në nivel molekular, kristali formohet nën presion dhe nxehtësi intensive.

Në veçanti, kristali i kuarcit është i pajisur me polaritet negativ e pozitiv, tamam si një bateri dhe i përgjigjet dritës dhe elektricitetit. Ka një strukturë unike që kërkon torsion apo spiralitet në formë helikore të tetraedrave silicore. Gjatë "rritjes" së tij, çdo tetraedër rrotullohet me 120 gradë.

Një kristal kuarci krejtësisht i formuar është një hekzagon që përfundon me një majë të mprehtë. Forma gjeometrike dhe qartësia e këtyre gurëve u japin atyre një cilësi estetike që njerëzit e vlerësojnë si gur të çmuar ose, nëqoftëse janë shumë të mëdha, si të vetmuara apo objekte artistike.

Duket edhe që kristali i kuarcit është një substancë natyrale, shumë elastike dhe rezonante, me një gamë të gjerë karakteristikash dhe përdorimesh.

Në terma metafizikë, sferat e kristalit prej guri ose "topat e kristaltë" qenë përdorur si instrumente hyjnizimi dhe në Mesjetë, deri për diagnostikimin e sëmundjeve. Siç e dimë mirë, qenë - dhe janë - përdorur edhe për të parashikuar të ardhmen. Copa më e famshme e kristalit të punuar është pa dyshim kafka e kristaltë "Mitchell - Hedges".

Anna Mitchell - Hedges ishte 17 vjeç kur e gjeti në xhunglën e Belizes këtë produkt unik e misterioz gjatë një ekspedite me të jatin, eksploratorin e famshëm F.A. Mitchell - Hedges. Deklaroi se e kish nxjerrë nga poshtëë një altari të gurtë, ndërsa rrëmonte midis gërmadhave të një qyteti të lashtë maja.

Vajza vërejti diçka që shndriste midis pluhurit dhe kur e nxori jashtë, mbeti e ngurrosur për zbulimin e një kafke të kristaltë, të gdhendur në mënyrë të përkryer dhe akoma të paprekur. Nofulla e shkëputur u gjet tri muaj më pas. Dimensionet e kafkës i korrespondojnë përsosshmërisht asaj të një kokë njerëzore femërore. Është e lartë dhe e gjatë 13 centimetra me 18 centimetra thellësi dhe peshon 5 kilogramë.

Në vitin 1970, Anna e çoi kafkën "Mitchell - Hedges" tek Frank Dorland, një restaurues veprash arti, i cili mbeti i shtangur nga konturi i objektit.

Duke qenë se nuk kish parë kurrë ndonjë gjë të kësaj natyre, deshi ta studiojë dhe kështu hapi i parë qe ai i ekzaminimit shkencor të saj. Dorland e dërgoi në laboratorin e kompanisë Hewlett-Packard; rezultati, përveçse ka shkaktuar surprizë të madhe, do të çonte në një enigmë të madhe... Teknikët e laboratorit e zhytën kafkën në një solucion me alkool benzilik, kështu që e kaluan në dritë.

Nga ky test konkluduan se kafka dhe nofulla ishin pjesë e të njëjtit bllok kuarci, por ajo që i habiti qe se kafka dhe nofulla qenë gdhendur pa e vrarë mendjen për aksin natyral të kristalit (kjo strategji parandalon frakturat gjatë procesit të gdhendjes). Kështu që konkluduan se kushdo që do ta kish bërë atë kafkë kristali, njihte metoda që e shmangnin problemin.

Informacioni i mëtejshëm i pabesueshëm që nxorën nga kafka, qe se fabrikuesi i saj nuk kish përdorur mjete metalike për ta modeluar... Në fakt, nuk arritën të gjejnë as edhe gjurmën më të vogël të teknikës së përdorur. As duke ua nënshtruar analizave më të sofistikuara mikroskopike në gjendje që të zbulonin teknikat më moderne të punimit. Natyrisht, kjo bëri që të ngrihej çështja se "si" kafka ishte gdhendur dhe luçiduar me një përsosmëri të tillë.

Kuarci ka një peshë specifike prej 2.5 dhe një fortësi (shkalla Mos) prej 7, e cila në rastin e diamantit arrin në 10, gjë që e bën më të fortin e metaleve. Nuk do të ishte aspak e lehtë të krijohej një kafkë e kristaltë as duke përdorur instrumente moderne, por është e vështirë të imagjinohet sesi dikush, në posedim teknikash primitive, të mund të ketë bërë një punë si kjo.

Sipas asaj që shkencëtarët dinë lidhur me fundin e qytetërimit maja, kafka duhet të jetë bërë më shumë se 1000 vjet më parë... Antropologët e konsiderojnë popullin maja se është një popull i Epokës së Gurit. Kështu, nëse qenë ata që modeluan kafkën, me çfarë metodash ia arritën një gjëje të tillë?

Duke i studiuar me vëmendje sipërfaqen, Dorland zbuloi gjurmë mikroskopike shenjash afër pjesëve të kurbëzuara. Arsyetoi kështu se kafka, para së gjithash, duhej të ishte gdhendur me shumë kujdes në një formë të ashpër, ndoshta duke përdorur diamante.

Por nga ku mund t'i kishin marrë diamantet majat? Spekulloi edhe se për t'i dhënë një formë gjithnjë e më të mirë duhej të kishin përdorur aplikime të përsëritura uji dhe rëre me kristal të silikonizuar. Praktikisht, mund ta siguronin vërtet rezultatin duke përdorur metodat e Dorland...

Megjithatë, kishte një problem të madh në këtë skenar: koha. Vlerësoi se do të duheshin pothuajse 300 vjet laborator për të përdorur mbi kafkë teknikat e tij. Është e vështirë të imagjinohet se punimi i kafkës të ishte kaluar nga brezi në brez gjatë të gjithë kësaj kohe!

Alternativa e vetme ishte që krijuesit e saj të kenë përdorur metoda sot të humbura. Por ky ishte vetëm fillimi i mistereve të lidhura me kafkën... U zbulua se kockat e lakuara që shtrihen përgjatë faqeve dhe ballit të kafkës qenë të ndara me kujdes nga copa e kristalit, në mënyrë që të funksionojnë si tubtha... nëpërmjet parimesh të ngjashme me ato të opticienëve modernë.

Me pak fjalë, ata e kanalizojnë dritën nga baza e kafkës deri në kavitetet sferike, të cilat janë lente konkave të miniaturizuara në gjendje të transferojnë dritën brenda kafkës, edhe në rast se ajo do të vinte nga një burim i poshtëëm. Në brendësi të kafkës është gjetur një rreshtim prizmash dhe tunelesh shumë të vegjël, të ndritshëm, që zmadhojnë dhe ndriçojnë objekte eventualë poshtë.

Dorland kreu edhe një seri eksperimentesh të veçanta për të parë se çfarë ndodhte kur një rreze drite kalonte nëpërmjet pjesës së poshtme të kafkës. Referoi: "Ndizet sikur të merrte zjarr". Një prej kristalografëve të Hewlett-Packard i përmblodhi të gjitha misteret e kafkës së Mitchell-Hedges, duke thënë: "Kjo gjë e mallkuar nuk duhet të ekzistojë".

Kafka të tjera kristali gjenden në pjesë të ndryshme të botës, në duar të koleksionistëve privatë, ndërsa disa prej tyre janë blerë nga muzeumet më të rëndësishme të botës. Si të gjitha anomalitë historike apo produktet enigmatike, këto kafka prej kristali kanë qenë në qendër të kundërshtisë ndërkombëtare.

"Muzeumi i Njeriut" (Museum of Man) i Londrës kishte një të ekspozuar, por qysh kur e kanë hequr, mbahet në magazinë. Edhe "Muzeumi i Njeriut" i Parisit kishte një që quhej "Kafka Acteke", por edhe ajo mungon prej disa kohësh nga ekspozimi. F.R. Nocerino, një prej ekspertëve më të mëdhenj botërorë lidhur me kafkat e kristalta, u vu në zotërim të një kafke të kristaltë me përmasa njerëzore, pikërisht teksa po ndihmonte që të lokalizohej një qytet i humbur në Meksikën jugore. Peshonte pothuajse 6 kilogram dhe ishte nxjerrë nga një bllok kristali i qartë.

Një prej kundërshtive më të mëdha lidhur me këtë kafkë u përqëndrua lidhur me autenticitetin e saj. Procesi i përdorur për të përcaktuar nëse një kafkë është prodhuar në kohëra të lashta apo moderne, është shumë e sofistikuar dhe vetëm një përzgjedhje shumë e ngushtë i është nënshtruar.

Në vitin 1996, në bashkëpunim me "British Museum" dhe "Everyman Productions", BBC-ja ia nënshtroi një grup kafkash kristali testit të vërtetësisë gjatë filmimeve të një dokumentari. U shtua edhe nga një kopje për çdo kafkë dhe më pas iu nënshtruan një mikroskopi elektronik për të këqyrur shenjat e vogla të lëna nga gdhendja.

Ekspertët arritën që të dallojnë instrumentat dhe metodat e shkëlqimit të përdorura, duke analizuar thjesht ato gjurmë shumë të vogla që janë të padukshme me sy të lirë, por që individualizohen nga mikroskopi i sofistikuar. Zoti Nocerino solli kafkën e tij dhe një tjetër pjesëmarrës privat, Jo Ann Parks, solli një kafkë që e kish marrë nga shëruesi tibetan Norbu Chen.

Edhe muzeumet e Londrës dhe të Parisit sollën kafkat e tyre. Më pas, këta të fundit refuzuan që t'i komentojnë rezultatet. Megjithatë, ekspertët e lashtësisë zbuluan se kafkat e tyre qenë me origjinë mjaft moderne, arsye për të cilën i hoqën nga ekspozitat e tyre.

Kur u përcaktua se të dyja kafkat në zotërim të privatëve qenë të paktën 5000 vjet të vjetra! Kushdo që ka familjaritet me lashtësinë e Amerikës së mesme, do ta ketë kuptuar sesa fantastike ka qenë një zbulim i kësaj natyre.

Në fakt, sipas shkencëtarëve, qytetërimi më i lashtë i Meksikës, ai olmek, ka vetëm rreth 3000... Kështu që "kush" e krijoi këtë vepër arti të sofistikuar dhe të habitshme që mund të kish qenë edhe një objekt orakullor? Nuk ka dyshim se kristali ka shumë karakteristika të dobishme dhe të fuqishme që mund të përdoren në mënyrë të ndryshme.

Në botën tonë materialiste jemi përqëndruar që t'i përdorim nga pikëpamja teknologjike, por nëqoftëse mund të magazinohen, amplifikohen dhe transmetohen valë radio dhe elektromagnetike, ndoshta kristali mund të bëjë të njëjtën gjë edhe për mendimin njerëzor dhe energji të tjera të brishta.

Truri njerëzor prodhon impulse elektrike të vogla, gjithsesi të matshme. Kafka e kristaltë mund të ketë qenë konceptuar dhe përdorur si amplifikator për transmetim me anë valësh, pikërisht siç i përdornin kristalet në radiot e para (parimi është rritur në shkencën e aplikuar dhe duket se paraardhësit tanë e kishin kuptuar).

Shumë njerëz që kanë kaluar kohë në praninë e kafkave të kristalta, referojnë se ato prodhojnë fenomene të çuditshme... Personeli i muzeut të Londrës deklaroi një ditë se kafka mund të lëvizte në mënyrë të papritur.

Frank Dorland deklaroi se kafka "Mitchell - Hedges" kalonte nga qartësia dhe ndriçueshmëria absolute në opacitet dhe errësim. Të tjerë, të cilët kanë medituar në prani të kafkave, deklarojnë se kanë qenë dëshmitarë skenash historike të zbuluar para syve të befasuar të tyre, përfshi kolapsin dhe zhytjen e një ishulli.

Askush nuk beson se të gjitha sekretet e kafkave të kristalta janë akoma zbuluar, megjithatë misteret e tyre dalngadalë po dalin në dritë dhe ndoshta jemi vërtet në pikën që të zbulojmë qëllimin e vërtetë të kësaj teknologjie të lashtë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons