Forumi Kuq E Zi
Te gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Te gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Te gjitha sëmundjet që shëron qumështi i bletës

Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai është mjaft pozitiv për shëndetin dhe shumë i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, shërben për të ushqyer larvat gjatë tre ditëve të para dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe me pak aromë.

Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyrna 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve tiroidian
Ndihmon zhvillimin, rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon në mbajtjen e shtatzënisë duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve duke ruajtur “rininë” e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemoragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Tek fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga
sëmundja Addison si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore
Dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh tek femrat). Në të tilla raste në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Kura
Kura duhet të zgjasë 1 muaj, maksimumi 3 muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose pak me vonesë, sepse ndryshe nga poleni qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
Hipertiroidisëm
Diabet
Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
Sëmundje kronike të mushkërive
Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
Sëmundje të veshkave
Artrite reumatoide
Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
Kancer
Në pediatri ndihmon, sidomos për fëmijët e lindur para kohe ose distrofik


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

Qumeshti
i bletes është një prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja
ne moshe për te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket
popullore shpjegojnë mënyrën dhe masen se si duhet te përdoret poleni
për te pasur efekte kuruese.
Çfare është poleni?
Polen është ajo
pjesa e lules, nëpërmjet se cilës bëhet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin
e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qenë punetore
bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore atë pjesen
me te cilën pllenohen lulet dhe e shperndan. Një pjesë i ngelet te
kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjesë e lules, qe duhet te quhet polen,
mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk është polen blete, se nuk e
prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetëm merita e transportit.
Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre
me një ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet një pluhur ne
ngjyrë ari dhe me parfum. Ky është poleni. Ai quhet mrekullia e jetës
dhe përmban mijëra pjesë te vogla te mbledhura nga lule të ndryshme.
Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nëse është i
verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj.
Bletet mbledhin polen nga lule të ndryshme. Për këtë arsye ai është
shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet
me kembet e tyre, ne te cilat ato kanë disa gropeza te vogla, si xhepa.
Ky polen është pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet
dhe përzihet me mjaltin e bleteve për t’u transportuar me pas
tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kanë vënë re një si site dhe kur
bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kanë grumbulluar
ngelen tek këto sita.
Si njihet poleni i mirë për terapi
Poleni i
mirë ne radhe të parë dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga
shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jetë ne ngjyrë të hapur dhe mos te
këtë nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyrë te erret.
Gjithashtu ai nuk duhet te jetë i tharte, sepse nëse është i tillë,
poleni ka marrë lageshtire, është shumë toksik dhe nuk duhet konsumuar.
Perveç kësaj, poleni qe përdoret për kurim nuk duhet te këtë shije si
gjë e djegur, sepse kjo do të thotë qe ai nuk është thare si duhet dhe
është pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te këtë poleni për kurim
është e ëmbël dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne
kavanoz qelqi, në vend pa drite, sepse drita çon ne humbjen e vlerave
terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jetë 0-4 grade ne
frigorifer.
Si konsumohet poleni
Për përdorimin e polenit si ilaç
kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Ndërkohë qe marrja e
polenit nuk është e njëjta sasi për të gjitha grupmoshat dhe sëmundjet.
Metoda
1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka tjetër. Femijet nën
3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme te melçise
dhe fëmijët 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te vogël)
ne ditë. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne 10 grame (2 luge te
vogla ne ditë). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin 12-15 grame (një luge
gjelle) ne ditë. Të rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame
(2 luge gjelle) ne ditë, me kujdesin qe duhet bërë një pauze prej 3
javësh pas një kure prej një muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te
përdoret para buke, kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar
mirë ne goje, ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse është i
mbuluar nga një membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e
polenit pëlqehet pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose
fenomene alergjie.
Metoda 2. Me këtë metodë poleni merret ne te
njëjtat doza si me sipër, por me pare futet ne makine elektrike, e cila
bluan kafene dhe lihet aty derisa te formohet një pluhur, i cili
konsumohet pasi përzihet me mjalte. Për çdo luge polen shtohen 2 luge
mjalte dhe përzihen mirë derisa te formohet një perberje homogjene. Kjo
lloj perberjeje pëlqehet me shumë nga personat e ndjeshem, sidomos
alergjike, si edhe prej atyre te cilët nuk i pëlqejnë shijen.
Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat te cilët kanë
ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se
qumeshtit te bletes. Këta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e
kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge ujë për 1 luge polen.
Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas një mëngjesi te lehtë.
Për çfare keshillohet poleni
Poleni
rekomandohet te përdoret për vonesat ne zhvillimin e fëmijëve. Për këtë
nevojiten 5-10 grame polen ne ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe
forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e
mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te
mushkerive. Konsumohet ne kura prej një muaji, me 10-30 grame ne ditë.
Gjatë një viti mund te bëhen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek
meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e
spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Keshillohet te përdoret
sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga
mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension
emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni
përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme
qe shfaqen gjatë kësaj faze.
Konsumohet
ne kura prej 28 ditesh, me 12 ditë pushim midis kurave, minimumi 4 kura
ne vit. Kjo gjë keshillohet edhe për meshkujt, sepse ndihmon ne
andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne
vit, nga një muaj secila, me 10-20 grame ne ditë. Aksidenti vaskular
parandalohet duke konsumuar çdo ditë polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne
rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe përmirësimin e
hemorroideve dhe semundjeve te venave. Përmbajtja e lartë e vitaminave,
enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e
kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga një muaj.
Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punën dhe
funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te përdoret edhe ne raste
diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura për këtë është e
shkurter, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.
Reumatizma.
Perveç trajtimit te gjatë te shoqëruar me ushqim te pasur ne fruta dhe
perime për këtë semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë
secila.
Rezultate shumë te mira kuruese poleni ka dhënë si ne formën
kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe
potencen. Për këtë rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë),
me 10 grame ne ditë, te kombinuara me qumësht blete (100 mg ne ditë).
Depresioni
dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon ne përmirësimin e
tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj
alkoolit. Për këtë ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne
ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund te filloni një
kure tjetër. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive.
Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat për shendoshje,
sepse përmirëson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur,
probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne këto semundje poleni ka
aftësi kuruese nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjalte,
sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, për këtë
semundje poleni ka dhënë rezultate shumë te mira nëse konsumohet për një
kohe te gjatë dhe i shoqëruar me qumësht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhezes si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te përdoret 10-20 grame ne ditë.
Kujdes ne përdorimin e polenit
Ne
këto 10 vitet e fundit është rritur numri i personave qe kanë alergji
nga poleni. Për këtë arsye konsumimi i tij duhet bërë me kujdes, ne sasi
te vogla (për here të parë një maje thike). Kjo sasi e vogël përdoret
për disa ditë për të parë nëse ekziston alergji. Nëse nuk keni alergji,
atëherë mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nëse
shfaqen simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundës,
ose kruajtje te lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar
polenin ne doza te vogla dhe te përzier me mjalte ose ujë. Nëse alergjia
është me e rëndë, nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me
mjekun specialist. Ne rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te
konsultoheni me mjekun specialist.

Jonida Tashi G.ALBANIA


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons