Forumi Kuq E Zi
Qumështi kancerogjen shitet në markete Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qumështi kancerogjen shitet në markete Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Qumështi kancerogjen shitet në markete Empty Qumështi kancerogjen shitet në markete prej Mon 25 Feb 2013, 09:11

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qumështi kancerogjen shitet në markete Qumsht10

Qumështi i nxjerrë nga tregu prej Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK), po qëndron edhe më tutje i ekspozuar në marketet e Prishtinës.
Zyrtarisht qumështi “Zott” me 3,5 për qind yndyrë me datë të skadimit, 10.06.2013, 25.06.2013 dhe 20.05.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina është i nxjerrë nga tregu, por i njëjti të dielën është parë të jetë i ekspozuar në një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend. Po ashtu, nga tregu me vendim të AUVK është hequr edhe qumështi “Dukat” me 2,8 për qind yndyrë.

“Ne nuk e dimë që ky qumësht nuk guxon të shitet, ne do ta njoftojmë menaxherin dhe ai vendos për këtë çështje”, tha njëri nga punëtorët e një supermarketi që nuk deshi të identifikohej për gazetë. Por, derisa qumështi kancerogjen po shitet nëpër markete, zyrtarët e AUVK-së vazhdojnë të këmbëngulin se produkte të tilla nuk ka në treg, por vetëm në depo të kontrolluara dhe të bllokuara.

300 mijë litra qumësht të bllokuara

Zyrtarë të AUVK-së thonë se një sasi e madhe e qumështit, prej më shumë se 300 mijë litrash, është bllokuar nëpër depo të kompanive private që e kanë importuar, pasi që gjatë analizave që ka bërë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK), ka konstatuar se prania e alfatoksinës në atë sasi është shumë më e madhe se normat e lejuara në vendin tonë.

Zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi, thotë se sasia e qumështit që po bllokohet nëpër depo dhe pika kufitare çdo ditë është duke u rritur. Sipas tij, aktualisht AUVK ka nxjerrë nga shitja dhe ka bllokuar nëpër depo më shumë se 300 mijë litra.

Por, sipas tij, kjo nuk është shifra finale pasi që sasia është duke u rritur çdo ditë e më shumë. “Shumë maune i kemi bllokuar nëpër pika kufitare, dhe ato janë duke u kontrolluar në detaje. AUVK nuk do të lejojë që të dalë në treg qoftë vetëm një litër qumësht që është më përmbajtje të dyshimtë”, tha ai.

Thaçi po ashtu tha se AUVK ka marrë mostrat edhe të prodhuesit vendorë të qumështit, por deri më tash ende nuk ka marrë ndonjë raport për të sqaruar nëse ka apo nuk ka prani të alfatoksinës në ato produkte. “Më herët kemi bërë disa analiza dhe të gjitha kanë rezultuar negativisht në alfatoksinë”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të AUVK-së nga tregu është larguar qumështi “Meggle“ me 3,2 për qind yndyrë me datë të skadimit 23.06.2013, e që ka origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina, qumësht “Fast“ me 3,5 për qind yndyrë me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria, qumështi “Primalat” 3,8 për qind yndyrë me origjinë nga Shqipëria, me datë të skadimit 05.08.2013, qumësht “Primalat” me 1,5 për qind yndyrë me datë të skadimit 10.03.2013, qumësht “Primalat” me 1,6 për qind yndyrë me datë të skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi “Primalat” me 3,5 për qind yndyrë e më datë të skadimit 01.08.2013.

Sipas zyrtarëve të AUVK-së nga tregu është hequr edhe qumështi “Zott” me 3,5 % yndyrë e me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Po ashtu AUVK ka hequr nga tregu edhe qumështin ”Dukat” me 2,8 për qind yndyrë me datë skadimi 12.05.2013, si dhe të gjitha seritë e qumështit “Dukat” për kafe me 3,8 për qind yndyrë.

Rusinovci:Veprim i dyshimtë i AUVK-së

Derisa zyrtarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) këmbëngulin se qumështi i hequr nga tregu është u dyshimtë për konsum, në anën tjetër njohës të kësaj fushe thonë se tërheqja nga tregu e një sasie të madhe të qumështit është veprim shumë i dyshimtë i drejtuesve të AUVK-së.
Imer Rusinovci profesor në Fakultetin e Bujqësisë thotë për “Zërin” se i gjithë ky qumësht që tash po del të jetë me alfatoksinë ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve legale.

“Qumështi kur ka hyrë në kufij është kontrolluar nga inspektorët e AUVK-së dhe nëse në atë qumësht ka qenë e pranishme alfatoksina, atëherë shtrohet pyetja si ka pasur mundësi që e gjithë kjo sasi të futet në vendin tonë. Tërheqjen nga tregu të një sasie të madhe të qumështit e shoh si veprim shumë të dyshimtë të AUVK-së”, tha ai. Sipas tij, nuk ka logjikë që Agjencia të heqë nga tregu një sasi prej më shumë se 300 mijë litra qumësht pa qenë 100 për qind i sigurt se në atë sasi ndodhet alfatoksina.

Profesor Rusinovci thotë se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit është dashur t’i heqin të gjithë dilemat e mundshme para se të marrin një vendim për heqje nga tregu të qumështit. “Këtu ka dyshime se me këtë veprim AUVK-ja po u krijon favore kompanive të caktuara që prodhojnë dhe importojnë qumësht. Nëse një qumësht është i dyshimtë ai duhet të ndalet në kufij e jo më pas të hiqet nga tregu”, tha Rusinovci.

Reagon Shqipëria

Menjëherë pas bërjes publik të lajmit për heqjen e qumështit nga tregu kosovar, reagoi edhe Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë, duke qenë se kjo është një çështje tejet e ndjeshme. “Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria e Bujqësisë sqaron se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka marrë me urgjencë mostra të llojeve të qumështit që dyshohet se kanë përmbajtje alfatoksine dhe që janë bllokuar në Kosovë dhe shumë shpejt do të publikojë përgjigjet e analizave.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë kontrolle periodike, apo dhe të befasishme te prodhuesit dhe importuesit e qumështit, të cilët i nënshtrohen analizave dhe në kontrollet e bëra në të shkuarën nuk ka rezultuar përmbajtja e alfatoksinës. Çdo produkt që del nga njësitë e prodhimit në treg, apo hyn në Shqipëri nga subjekte importuese shoqërohet me certifikatat e nevojshme veterinare. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pas njoftimeve zyrtare nga autoritetet në rajon janë marrë mostra të qumështit “Dukat” dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë analizat në laboratorët e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare”, – thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Çka është alfatoksina?

Alfatoksina është prodhim i zhvillimit të mykut Aspergillus Flavus. Paraqitet në vendet ku ka klimë të lagësht, si edhe si pasojë e thatësirave. Në Serbi është paraqitur si pasojë e misrit gjatë thatësirave të vitit 2012, ku vlerësohet se rreth 70 % e misrit është e infektuar.

Nëpërmjet misrit që përdoret për ushqim të kafshëve, alfatoskina ka arritur në organizëm të kafshëve. Alfatoksina që gjendet në qumësht është kancerogjeni më i fortë dhe më i njohur që gjendet në natyrë. Në Serbi sasia e lejuar e alfatoksinës në qumësht është 0.05 mikrogram për litër, ndërsa në BE është 0.0025.

Për t’u prodhuar një kilogram djathë, nevojiten më së paku 3.5 litra qumësht, çka do të thotë se 3.5 herë më shumë sasi e qumështit të infektuar duke rrezikuar po aq shëndetin e njerëzve. Kur një herë hyn në zinxhirin e ushqimeve, alfatoksinet shumë vështirë mund të shkatërrohen.

Personat e rritur kanë tolerancë të lartë në alfatoksina, pasi janë të përhapura shumë në natyrë. Nëse janë për një kohë të gjatë të ekspozuar, rreziqet janë më të mëdha, dhe sëmundja më e shpeshtë që paraqitet është kanceri i mëlçisë.

Ushqimeve të kafshëve dhe koncentrateve mund t’u shtohen minerale të caktuara që mundësojnë që kafshët me lëngje ta nxjerrin helmin nga organizmi dhe të mos lidhet me mishin. Pas tri deri shtatë ditë pas ndërprerjes së ushqimit të lopëve që milen, alfatoksinet zhduken nga qumështi.

Pasi ushqimet e kafshëve janë të helmuara me misër, atëherë ky kancerogjen do të paraqitet tek secili prodhim që është pasojë e konsumimit të ushqimit të helmuar, si qumësht, djathë dhe prodhimet tjera të qumështit.

Përdoruesit as nëpërmjet aromës apo shijes nuk mund ta vërejnë se qumështi është toksik. Efektet toksike primare manifestohen me ndryshime të organeve të tretjes. Alfatoksikozat veprojnë me përkeqësim të shpejtë të gjendjes së organizmit, me gjakderdhje të brendshme dhe vdekje. Për të ndodhur një gjë e tillë, duhet të konsumohet një sasi e madhe e alfatoksinës.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2Qumështi kancerogjen shitet në markete Empty Re: Qumështi kancerogjen shitet në markete prej Tue 05 Mar 2013, 13:57

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
shyqyr qe mami im se blinka e mir qe ne se pijme


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons