Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Mungojnë vetëm pak ditë nga Shën Valentini: cila festë e të dashuruarve
vjen pa një dhuratë, një mendim apo një surprizë për partneren tuaj?

Por
të njëjtat gjëra të zakonshme, të cilat përsëriten çdo vit, na kanë
lodhur. Kësaj here duam të bëjmë diçka ndryshe, diçka që do ta lërë atë
gojëhapur.

Koha është e shkurtër, idetë janë të pakta, por ne nuk
duam ta zhgënjejmë dhe kemi të gjitha mënyrat që të kalojmë një 14
Shkurt të paharrueshëm nëpërmjet çfarëdo gjesti, i vogël apo i madh
qoftë ai nga njeriu i saj i zemrës.

Ne po ju paraqesim disa ide:
1. Një surprizë në errësirë
Shkojmë në një kinkaleri dhe marrim një
paketë me yje ngjitës fosforeshentë. Kthehemi në shtëpi dhe i ngjisim
ata në tavan dhe mbi krevat, në mënyrë të tillë që të kompozojnë një
mesazh, për shembull “Të dua” ose “Me ty përgjithmonë”. Pasi të ktheheni
nga një darkë e mrekullueshme, fikeni dritën përpara se të shkoni për
të fjetur dhe ajo do të shohë mesazhin mbi kokën e saj, citon albeu.

2. Gjueti thesaresh romantike
Blejmë
një biletë dhe në të shkruajmë mesazhe shumë të shkurtra si: “Të dua”,
“Kur nuk je, më mungon”, “Çfarë ke ndërmend të bësh sonte?” dhe i
vendosim në ato vende të shtëpisë, ku e dimë se ajo mund t’i gjejë. Do
të jetë një “gjueti thesaresh romantike”, ku thesari i fundit do të jetë
një ditë Shën Valentini e paharrueshme.

3. Romantik me lule
Blejmë
një tufë të bukur me trëndafila të kuq, një duzinë ose një numër të
rastësishëm. Në qendër të buqetës vendosim një trëndafil artificial
bashkangjitur me një mesazh, aspak origjinal por që gjithmonë bën
efektin e tij:
“Do të të dua deri sa të thahet trëndafili i fundit”. Është shumë e qartë se ai i fundit nuk do të thahet kurrë…


4. Këtë vit udhëtimi i të dashuruarve
14
Shkurti bie të enjten, një dite e zakonshme jave e ngarkuar me
angazhime të ndryshme pune. Dëshira për ta bërë të lumtur të fejuarën
apo të dashurën tuaj është shumë e madhe, por në vend të një darke apo
të ndonjë dhurate, organizoni një fundjavë romantike, që natyrisht do
t’ju bëjë të lumtur edhe ju. Mund të zgjidhni Venecian, Veronën (qytetin
e Romeos dhe të Xhuljetës), ose një mbrëmje përrallore dhe ëndrrash në
Paris. Ka shumë…

5. Dhuratë me “katër këmbë”
Ajo i pëlqen
shumë qentë ose macet, kështu që do të donte ta kishte një të tillë. Ne e
dimë këtë dhe pastaj… do t’i paraqitemi me këtë kafshë të vogël për ta
dashur dhe për t’u kujdesur për të. Ajo nuk do të qëndrojë më vetëm në
mbrëmjet me shi apo dëborë, kur ju
nuk do të jeni aty për ta mbajtur në krahët tuaj, por do të rehatohet
ulur në divan, duke parë një film të bukur, natyrisht dashurie siç asaj i
pëlqen…


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Klio

avatar
Moderator
Moderator
5. Dhuratë me “katër këmbë”
Ajo i pëlqen
shumë qentë ose macet, kështu që do të donte ta kishte një të tillë. Ne e
dimë këtë dhe pastaj… do t’i paraqitemi me këtë kafshë të vogël për ta
dashur dhe për t’u kujdesur për të. Ajo nuk do të qëndrojë më vetëm në
mbrëmjet me shi apo dëborë, kur ju
nuk do të jeni aty për ta mbajtur në krahët tuaj, por do të rehatohet
ulur në divan, duke parë një film të bukur, natyrisht dashurie siç asaj i
pëlqen…
dhurat shum e bukur kjo


________________________
"Mendjet e mëdha diskutojnë idetë,
Mendjet mesatare diskutojnë ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnë Njerëz.."

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons