Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Historia e disqeve fluturuese, rastet nga antikiteti deri në 2012
Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër. Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”. Cilat janë vendet ku UfO-t janë shfaqur më shumë, periudhat kur “vizitorët” e panjohur kanë zbritur në Tokë, pamjet vizive të regjistruara dhe rastet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Në numrin e sotëm të suplementit “Weekend” do të lexoni fakte interesante për misterin më të madh të të gjitha kohërave.


Cilët ishin dëshmitarët dhe vendet e pamjeve të çuditshme
Rastet e para të raportimit të UFO-ve në histori
Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” të shpikeshin, ka pasur një numër të madh raportimesh për fenomene të çuditshme dhe të paidentifikuara. Këto raportime datojnë që nga mesi i shekullit të 19-të dhe deri në fillim të shekullit të 20-të. Ato përfshijnë:

* Në qershor të vitit 1868, hetuesit e këtij fenomeni përkufizojnë pamjen e parë moderne të dokumentuar dhe ajo ka ndodhur në qytetin Copiago, Kil.

* Në 25 janar të vitit 1878, “Denison Daily News” shkroi se një fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte parë një objekt fluturues të madh, të errët dhe rrethor, që i ngjante një tullumbaceje fluturuese “me një shpejtësi të mahnitshme”. Ai e krahasoi masën e saj kur i qëndroi mbi kokë me atë të “një pjate filxhani të madhe”.

* Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-‘12 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.

* Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.

* Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Raporte të ndryshme për ngjarje të UFO-ve janë shkruar në revistën “Nature” dhe në gazeta të tjera shkencore. Maunder tek “The Observatory” raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë. Ai lëvizte me vendosmëri në qiellin e veriut, në më pak se 2 minuta nga lindja drejt perëndimit. Maunder tha se ishte shumë i ndryshëm në karakteristika nga një top meteori apo çdo auroral tjetër që kishte parë. Megjithatë, Maunder (dhe disa astronomë të tjerë) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhinë magnetike të njollave diellore që kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Maunder i quajti ato “rrezja mëngjesore”.

* Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima, Portugali, më 13 tetor të vitit 1917.

* Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.

* Në teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Luftëtarët-Fu” (topa me forma të shndritshme që ndiqnin anijet hapësinore), janë raportuar nga pilotë të Aleatëve dhe Boshtit.

* Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornias. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.

* Në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Më shumë se 200 të tilla janë gjurmuar në radar dhe mendohet se janë “objekte reale fizike” nga ushtria suedeze. Një fraksion i rëndësishëm i pjesës së mbetur mendohet se ka qenë një fenomen i keqidentifikuar natyror, si për shembull meteorë.
Përkufizimi

Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. Por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve. Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.
Historia

Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh. Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik. Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.

* Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.

* Gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme. Ato më në fund kanë zbritur nga qielli.

* Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje”.

* Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujō Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.

* Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.

Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve.
——————————————–
Cilat janë ngjarjet që bënë bujë në Amerikë
Pamjet e raportuara të UFO-ve në kohët moderne
Faza pas Luftës së Dytë Botërore e UFO-ve në Shtetet e Bashkuara fillon me një raport dëshmish nga biznesmeni amerikan Kenneth Arnold, në 24 qershor të vitit 1947, ndërsa fluturonte me aeroplanin e tij privat pranë malit Rainier, në Uashington. Ai raporton të ketë parë nëntë objekte të shndritshme, që fluturonin përballë Ranierit drejt malit Adams që ndodhej pranë, me “një shpejtësi të pabesueshme”, të cilën ai e llogariti si 1200 milje në orë, duke e llogaritur udhëtimin e tyre nga mali Rainier për në malin Adams. Dëshmia e tij rrjedhimisht pati vëmendjen e medias dhe të publikut. Arnorld më vonë tha se ato “fluturonin si pjatëza filxhani, nëse do t’i gjuanit ato mbi ujë” dhe tha gjithashtu se ishin “të sheshta si byreku në tepsi”, “me formën e pjatëzave të filxhanit”, dhe “në formën e gjysmëhënës, ovale përpara dhe të mysëta nga prapa …, dukej si një disk i madh i sheshtë”. (Një, edhe pse më vonë ai e përshkruan tjetrin në formën e gjysmëhënës). Përshkrimet e raportuara të Arnoldit patën vëmendjen e medias dhe publikut, dhe i bënë më të përdorshme fjalët “disk fluturues” dhe “pjatëz fluturuese”. Ato që Arnold pa u ndoqën gjatë javëve në vazhdim nga qindra raportime të tjera, pjesa më e madhe e të cilave në Shtetet e Bashkuara, si edhe në vende të tjera. Ndoshta më i rëndësishmi i këtyre ishte ajo që pa ekuipazhi i “United Airlines”. Ata panë nëntë apo më shumë objekte në formë disqesh mbi Idaho, në mbrëmjen e 4 korrikut. Në atë kohë, këto pamje kanë bërë edhe më shumë bujë se dëshmia e Arnoldit dhe për këtë arsye, raportimet e tij u bënë edhe më të besueshme. Gjatë ditëve në vazhdim, pjesa më e madhe e gazetave amerikane janë mbushur me histori të “pjatëzave fluturuese” apo “disqeve fluturues”.

Duke filluar me demaskimet zyrtare që filluan në natën e 8 qershorit me incidentin e UFO-ve të Roswell-it, raportimet e përditshme u zvogëluan, duke i dhënë fund kështu valës së parë të UFO-ve në SHBA. Qëllimi i valës së UFO-ve amerikane të vitit 1947 ka mbetur i panjohur për dy dekada: Forcat Ajrore amerikane kanë hetuar me dhjetëra raportime, por nuk ka pasur asnjë regjistrim të centralizuar të ngjarjeve të raportuara të UFO-ve. Gjatëve viteve në vazhdim, në vitet ’60, kërkuesi amerikan i UFO-ve, Ted Bloecher, (i ndihmuar nga fizikani James E. McDonald), zbuloi 853 disqe fluturues po atë vit nga 140 gazeta në Kanada, Uashington dhe çdo shtet tjetër amerikan, përveç Montanës. Këto raportime UFO-sh ishin më të shumta se ato që shkencëtarët dyshonin. Disa prej këtyre historive ishin të varfra nga ana e dokumentimit dhe pjesa më e madhe ishin të copëtuara, por Bloecher argumentoi se rreth 250 raportime të detajuara (si ato të bëra nga pilotët apo shkencëtarët, dëshmitarët e shumtë apo pamjet e fotografuara), të bindnin për një mister të pastër.

Duke filluar në 9 korrik, shërbimet e zbulimit të Forcave Ajrore të Ushtrisë, në bashkëpunim me FBI-në, në mënyrë sekrete filluan një hetim formal të këtyre pamjeve, të cilat përfshinin edhe ekuipazhin e Arnoldit dhe të linjës ajrore “United”. FBI-së iu tha se Inteligjenca po përdorte “të gjithë shkencëtarët e saj” për të përcaktuar nëse “fenomene të tilla mund të ndodhnin”. Për më tepër, kërkimet “janë kryer me mendimin se objektet fluturuese mund të ishin fenomene qiellore” apo se “ata mund të ishin një trup mekanik i shpikur dhe i komanduar”. Tri javë më vonë, ata arritën në përfundimin se kjo situatë “e disqeve fluturues” nuk ishte fare imagjinare dhe asnjë fenomen natyror. Diçka me të vërtetë po fluturonte në qiell. Një shqyrtim i mëtejshëm teknik i divizioneve të Inteligjencës të Komandës së Materialeve Ajrore në Wright Field arriti në të njëjtin konkluzion, se “fenomeni është diçka reale dhe nuk është aspak fiktiv”, se këto ishin “objekte në formën e disqeve, metalike në pamjen e jashtme”, dhe po kaq të mëdha sa një anije hapësinore e ndërtuar nga njerëzit. Ato karakterizoheshin nga “norma ekstreme ngjitjeje dhe manovrimi”, mungesë e përgjithshme zhurme, moslënie gjurmësh, fluturim i rastësishëm formacioni dhe sjellje “shmangieje kur shiheshin apo gjurmoheshin nga një anije miqësore apo radar”, që sugjeronte ose komandim manual, automatik ose të telekomanduar. Kështu, në fund të shtatorit të vitit 1947, u rekomandua që një hetues i Forcës Ajrore të ngrihej për të hetuar fenomenin.

Kjo solli krijimin e një projekti të Forcave Ajrore në fund të vitit 1947, i cili u bë Projekti “Grudge” në fund të vitit 1948 dhe më pas projekti “Blue Book” në vitin 1952. “Blue Book” u mbyll në vitin 1970, duke i dhënë fund hetimeve zyrtare të Forcave Ajrore të “UFO”-ve.

Përdorimi i “UFO”-ve në vend të “pjatëzës fluturuese” në fillim u sugjerua në vitin 1952 nga kapiteni Edward J. Ruppelt, drejtuesi i parë i projektit “Blue Book”, i cili e ndjente se, “pjatëza fluturuese” nuk reflektonte diversitetin e këtyre pamjeve. Ruppelt sugjeroi se, “UFO” duhet të shqiptohej si një fjalë e vetme. Megjithatë zakonisht shqiptohet duke i marrë fjalët të ndara: “U.F.O.” Ky term u përshtat menjëherë nga Forcat Ajrore, të cilat gjithashtu për një kohë të shkurtër kanë përdorur termin “UFOB”, rreth vitit 1954. Ruppelt tregoi me hollësi eksperiencat e tij me projektin “Blue Book” në kujtesën e tij, “Raporti i Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (1956), gjithashtu dhe libri i parë që përdor këtë term.

Rregullat 200-2 të “Air Force”, të nxjerra në vitin 1954, e kanë përkufizuar një Objekt të Paidentifikuar Fluturues (UFOB), si “një objekt fluturues i cili nga performanca, karakteristikat aerodinamike, tiparet e pazakonta, nuk është konform asnjë anijeje hapësinore të njohur apo ndonjë lloji reaktivi, apo e cila nuk mund të identifikohet pozitivisht si një objekt familjar”. Këto rregulla thonë se, “UFOB”-të duhet të hetoheshin si një “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, dhe “të përcaktohej aspekti teknik i përfshirë”. Për më tepër, personeli i “Air Force” ishte udhëzuar të mos diskutonte çështjet e pashpjeguara me shtypin.

Në Kanada, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare ishte marrë me raportime, pamje të çuditshme dhe hetime për “UFO”-t në të gjithë Kanadanë. Përveç hetimeve të kryera në fushat e drithërave në Duhamel, Alberta, ende incidenti i liqenit Falcon në Manitoba dhe incidenti në Shag Harbour në Skocinë e Re, mbeten “të pazgjidhura”.
Incidenti “Roswell”, autopsia e një alieni

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell. Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.

————————————
Kush ishin fizikanët që hartuan sistemin “Hynek” dhe “Vallee”
Kategorizimi i fenomeneve dhe objekteve të paidentifikuara
Disa shkencëtarë kanë rekomanduar që hetimet të klasifikoheshin sipas hollësive të fenomenit apo objektit që raportohej apo regjistrohej. Kategoritë tipike përfshijnë:

* “Anije” si pjatë filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme. (natën apo ditën)

* “Anije” e madhe trekëndore apo një model i shndritshëm trekëndor.

* “Anije” në formën e puros pa dritare të shndritshme (Meteorët e shndritshëm zakonisht raportohen në këtë mënyrë, por ato janë fenomene fare të ndryshme).

* Të tjerë: Shiritë grade, trekëndësha barabrinjës, sfera (zakonisht janë raportuar si të shndritshme, që shkëlqejnë natën), kube, diamante, masa pa formë të errëta, vezë dhe cilindra.
Si mendohet të jenë alienët:

- Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.

- Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.

- Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.

- Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.

- Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

- Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.

- Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.

- Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.
Sistemi “Hynek”

Doktor J. Allen Hynek krijoi një tjetër sistem të përdorur përshkrimi, duke i ndarë këto raportime pamjesh të çuditshme në gjashtë kategori. Në fillim ndan pamjet në bazë të afërsisë, duke përdorur në mënyrë arbitrare 500 këmbë si pikë ndërprerjeje. Ai më pas i ndan këto ndarje në bazë të kushteve të pamjes apo tipareve të tjera të veçanta. Tre kategoritë e pamjeve në distancë janë:

* Dritat e natës (NL): Drita anomale të parë në qiellin e mbrëmjes.

* Disqe të ditës (DD): Çdo objekt anomal (i çrregullt), përgjithësisht, por jo domosdoshmërish “diskor”, i parë në largësi në qiell gjatë ditës.

* Raste në radar apo vizuale (RV). Objekte të para në të njëjtën kohë nga syri dhe radari.

Klasifikimi i largët ka vlerë në lidhje me vlerën e dukshme dhe rastet RV, zakonisht janë konsideruar të jenë më të shumta, për shkak të vërtetimit të radarit dhe rastet NL janë më të paktat, për shkak të lehtësisë në të cilën drita shihet gjatë natës dhe shpesh ngatërrohet me fenomenet prozaike si meteorë, yje të shndritshëm apo aeroplanë dhe avionë. Raportimet RV gjithashtu janë më të pakta në numër, ndërsa ato NL janë më të shpeshtat.

Përveç tyre, ekzistojnë edhe tre nënkategori “të takimeve nga afër. Edhe këto mendohen se kanë një vlerë më të lartë të dukshme, për shkak se përfshijnë rezultate të matshme fizike dhe objektet të para nga afër kanë më pak gjasa të jenë rezultat i keqinterpretimeve. Ashtu si në rastet RV, këto priren të jenë relativisht të rralla:

* CE1: Objekte të çuditshme të para pranë, por pa ndërveprimin fizik me mjedisin.

* CE2: Një rast si CE1, por me krijimin e evidencave fizike apo shkaktimin e interferencës elektromagnetike.

* CE3: Rastet CE1 apo CE2, ku “pushtuesit” apo ndryshe, qeniet, janë parë. (Nga ky rast merr shkas edhe titulli i filmit të regjisorit Steven Spielberg, “Takime të ngushta të tipit të tretë”).

Sistemi i klasifikimi “Hynek” që nga dita kur është krijuar është zgjeruar dhe përshin edhe gjëra të tilla si rrëmbime të supozuara alienosh dhe fenomene të shtrembërimit të gjethit.
Sistemi “Vallee”

Jacques Vallee ka krijuar një sistem klasifikimi “UFO”-sh, i cili preferohet nga shumë hetues të “UFO”-ve, madje më shumë se sistemi “Hynek”, pasi në mënyrë të konsiderueshme është më shumë përshkrues se sa ky sistem, veçanërisht në lidhje me sjelljen e raportuar të “UFO”-ve.

Tipi – I (a, b, b, d) – Vëzhgimi i një objekti të pazakontë, diskor-sferik apo të ndonjë gjeometrie tjetër, të vendosur diku pranë tokës (në lartësinë e pemës apo më poshtë), e cila lidhet me gjurmët, efekte mekanike, termike apo të shndritshme.

* a – Mbi apo pranë tokës

* b – Pranë apo mbi sipërfaqen e ujit

* c – Pushtuesit duken se shfaqin interes tek dëshmitarët, duke i bërë shenja apo sinjale të shndritshme.

* d – Objektet duket se kanë “zbuluar” një objekt tokësor.

Tipi – II (a, b, c) – Vëzhgimi i një objekti të pazakontë me një formacion vertikal cilindrik në qiell, i shoqëruar me një re të shpërndarë. Këtij fenomeni i janë dhënë emra të ndryshëm si “re-cigareje” apo “re-sferë”.

* a – Lëvizin të mënyrë të parregullt në qiell

* b – Objekti është i palëvizshëm dhe i hap rrugë objekteve dytësore (ndonjëherë quhen “objekte satelitore”.

* c – Objekti është i rrethuar nga objekte dytësore.

Tipi – III (a, b, c, d, e)- Vëzhgim i një objekti të pazakontë sferik, diskor ose në formë vezake, që qëndron pa lëvizur në qiell.

* a – Qëndrimi mes dy periudhave lëvizjeje me rënie që duket gati si “rënie”, lart dhe poshtë, ose lëvizje si lavjerrës.

* b – Ndërprerje e fluturimit të vazhdueshëm për të qëndruar pezull dhe më pas për ta vazhduar lëvizjen.

* c – Alterimi i pamjes së jashtme ndërsa qëndrojnë pezull, për shembull, ndryshimi i shkëlqimit, prodhimi i një objekti të dytë, e të tjera.

* d – “Luftim i ashpër” apo gëzim mes objekteve të ndryshme që qëndrojnë pezull.

* e – Trajektorja e alternuar në mënyrë të papritur gjatë fluturimeve të vazhdueshme për të fluturuar ngadalë mbi një zonë të caktuar, rreth apo ndryshimi i papritur i kursit.

Tipi IV (a, b, c, d) – Vëzhgimi i një objekti të pazakontë gjatë fluturimit të vazhdueshëm.

* a – Fluturim i vazhdueshëm

* b – Trajektore e ndikuar nga një anije tradicionale aty pranë.

* c – Fluturim në formacion

* d – Trajektore e vallëzuar apo në zig-zag.

Tipi V (a, b, c)- Vëzhgimi i një objekti të pazakontë me formë të jashtme të padallueshme, domethënë, pamja e jashtme tregon se nuk është një material i plotë apo i qëndrueshëm në strukturë.

* a – Diametër i zgjeruar në dukje, objekt i paqartë i shndritshëm.

* b – Objekte në formë ylli qëndrojnë pezull për periudha të gjata.

* c – Objekte në formë ylli që kryqëzohen me shpejtësi në qiell, mundësisht me trajektore të çuditshme.
—————————————————–
Flasin shkencëtarët: Alienët ekzitojnë, por NASA fsheh të vërtetën
Gjurmët që lanë objektet e çuditshme
Cilat janë faktet fizike të ekzistencës së UFO-ve
Përveç pamjeve vizive, rastet ndonjëherë kanë supozuar një evidencë fizike jo të drejtpërdrejtë, përfshirë shumë raste të studiuara nga agjencitë e ndryshme ushtarake dhe qeveritare të shteteve të ndryshme. Evidenca fizike jo të drejtpërdrejta, që mund të jenë të dhëna të marra nga larg, si kontakte të radarit dhe fotografi. Evidencat fizike më të drejtpërdrejta përfshijnë bashkëveprime fizike me mjedisin shumë pranë – “takimet e ngushta” të sistemit “Hynek” apo rastet të “Tipit 1” të sistemit “Vallee”, të cilat përfshijnë “gjurmë uljeje”, ndërhyrje elektromagnetike dhe efekte fizike-biologjike.

* Kontakte dhe gjurmë radari, ndonjëherë nga vende të ndryshme. Këto shpesh konsiderohen si rastet më të mira, pasi zakonisht gjurmohen nga personel i stërvitur ushtarak dhe operatorë të kullave të komandimit, interceptorë të pamjeve vizive stimulante dhe të anijeve hapësinore. Një shembull i kohëve të fundit janë pamjet masive të trekëndëshave të mëdhenj, pa zbrumë që kanë fluturuar në lartësi të ulëta në vitet 1989 dhe 1990 mbi Belgjikë, të gjurmuara nga radari i shumëfishtë i NATO-s dhe interceptorët reaktivë, dhe i hetuar nga ushtria belge (përfshirë dhe provë e fotografuar). Një tjetër rast i famshëm i vitit 1986 ishte rasti “JAL 1628” mbi Alaskë, i cili është hetuar nga “FAA”.

* Evidencë fotografike, përfshirë dhe foto, filma dhe video, gjithashtu edhe spektrum infra të kuqe (të rralla).

* Spektogramë të regjistruar vizivë (jashtëzakonisht të rrallë). * Turbullime të regjistruara gravimetrike dhe magnetike (jashtëzakonisht të rralla).

* Prova e gjurmës së uljes, përfshirë dhe gjurmë në tokë, tokë e djegur apo e tharë, gjethe të djegura apo të thyera, anomali magnetike, nivele të larta radioaktiviteti dhe gjurmë metalike. Incidenti i “UFO”-ve “Height 611” apo ai i “Lonnie Zamora Socorro”, i vitit 1964, konsiderohen si rastet më të pashpjegueshme të projektit “Blue Book” të USAF-it. Një shembull i njohur nga nëntori i vitit 1980 ishte incidenti i Rendlesham Forest, në Angli. Rreth 2 javë më vonë, në janar të vitit 1981, i ndodhur në Trans-en-Provence dhe i hetuar nga GEPAN, dikur agjencia zyrtare e qeverisë franceze për hetimin e UFO-ve. Shefi i projektit “Blue Book”, Edward J. Ruppelt, e përshkroi një rast klasik CE2, që përfshinte një ngastër të djegur bari. Katalogë me mijëra raste të tilla janë grumbulluar, veçanërisht nga shkencëtari Ted Phillips.

* Efekte fiziologjike tek njerëzit dhe kafshët, përfshirë dhe paralizë e përkohshme, djegie lëkure dhe puçrra, djegie të ndryshme dhe simptoma që i ngjajnë helmit nga radioaktiviteti, si për shembull incidenti “Cash-Landrum” në vitin 1980. Një rast i tillë daton që në vitin 1886, një incident venezuelas i raportuar në revistën “Scientific Amerikan”.

* Rastet e ashtuquajtura të mutilacionit të kafshëve/gjethit, për të cilat disa mendojnë se janë pjesë e fenomenit të UFO-ve. Raste të tilla janë analizuar duke përdorur teknikat e ligjshme shkencore.

* Efektet biologjike mbi bimët, të tilla si rritje e përshpejtuar apo kalbje e menjëhershme, efekte të rritjes së menjëhershme të farës, dhe dalje të nyjeve nga rrënjët (zakonisht të lidhura me rastet e gjurmëve fizike apo ciklin e prodhimit).

* Efekte të interferencave elektromagnetike (EM), përfshirë dhe makina që fiken papritur, ndërprerje të energjisë elektrike, interferenca në radio apo televizor, shmangie të shigjetës në busullën magnetike, dhe turbullira në udhëtimin e avionëve, prishje të komunikimit dhe të motorit të këtyre mjeteve.

Një listë e 30 incidenteve të tilla mbi anijet hapësinore është përpiluar nga shkencëtari i NASA-s, doktor Richard F. Haines. Një çështje e famshme ushtarake e vitit 1976 mbi Teheranin, e regjistruar nga CIA dhe DIA në dokumentet e klasifikuara, ka rezultuar në humbje të komunikimit në shumë anije hapësinore dhe dështimin e sistemit të armëve në interceptorët F-4, ndërsa ishin gati të godisnin me reaktiv një UFO. Ky ishte gjithashtu edhe një rast i parë në radar edhe vizual.

* Gjurmim i largët radioaktiviteti, i shënuar edhe në disa dokumente të FBI-së dhe CIA-s, gjë që ka ndodhur mbi instalimet bërthamore të qeverisë në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit dhe Laboratorit Kombëtar të Oak Ridge, në vitin 1950, i raportuar gjithashtu edhe nga drejtori i projektit “Blue Book”, Ed Ruppelt në librin e tij.

* Rastet me evidenca fizike të vështira, si për shembull në vitin 1957, Ubatuba, në Brazil, ku janë analizuar fragmente magnezi nga qeveria braziliane, në “Condom Report” dhe nga shkencëtarë të tjerë. Incidenti “Socorro/Lonnie Zamora në vitin 1964 gjithashtu ka lënë gjurmë metalike, të analizuara nga NASA.

* Nxjerrje të regjistruara elektromagnetike, si mikrovalë të regjistruara në rastin e famshëm të anijes hapësinore “RB-47”, në vitin 1957, e cila është një rast viziv dhe ku është parë në radar. Unaza të polarizuara të vëzhguara nga një shkencëtar “UFO”-sh, i shpjeguar nga doktor James Harder si fusha të forta magnetike “UFO”-sh, të cilat kanë shkaktuar dhe efektin “Faraday”.

Këto evidenca të ndryshme të raportuara janë studiuar edhe nga shkencëtarë dhe inxhinierë të ndryshëm, në mënyrë private apo përmes studimeve të ndryshme qeveritare (si projekti “Blue Book”, komiteti “Condon” dhe kërkimet franceze “GEPAN/SEPRA”)

Përpjekje janë bërë edhe për të shpjeguar fizikën e mundshme inxhinierike që fshihet prapa “UFO”-ve, përmes analizës së raportimeve të dëshmitarëve dhe evidencës fizike. Shembuj të tillë përmenden nga ish-inxhinieri i NASA-s, James McCampbell në librin e tij “Ufologjia on-line”, inxhinieri i NASA/NACA-s, Paul R. Hill në librin e tij “Objektet e çuditshme fluturuese” dhe pionieri gjerman i raketave, Hermann Oberth. Mes temave të përmendura nga McCampbell, Hill dhe Oberth ishte çështja se si “UFO”-t mund të lëvizim me një shpejtësi supersonike pa krijuar një bum zanor. Propozimi i McCampbell ishte ai i një plazme mikrovalore që del në ajër para anijes. Diçka e tillë po kërkohet nga doktor Leik Myrabo, profesor i Fizikës Inxhinierike në Institutin Politeknik “Ressselaer”, si një progres i mundshëm për fluturimet supersonike.
Ish-astronauti i NASA-s: Alienët ekzistojnë, por NASA i fsheh ata

Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite më parë, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë. Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut. 77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjëherë nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token. Dr Mitchell ka thënë për Radio Kerrang se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e alienëve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”. Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam mëse i sigurt për këtë, dhe s’ka si te ndodhe ndryshe. UFO-t ekzistojnë”. “A mund ti identifikojmë ku janë këto UFO dhe këto planete të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë Diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe ne Toke. “Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtëtokësore dhe se fenomeni UFO është shumë real”. “Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithëse shume të vakta”. Dr Mitchell, së bashku me komandantin e Apollo 14 Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në hënë prej 9 orësh e 17 minutash, qe ka pasur misionin e vitit 1971 në Hënë. Zyrtarë nga NASA, i hodhën poshtë komentet e tij sa i përket vizitës së UFO-ve në Tokë. Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudotjetër në univers”. “Dr Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtin opinion për këtë çështje”.
Friedman: Ja dy arsyet pse nuk

publikohen dokumentet për UFO-t

Sipas profesorit të Fizikës Bërthamore, Stanton Friedman, zyrtarët më të lartë të qeverive të shteteve më të zhvilluara të botës, kanë mbajtur sekret ekzistencën e Jashtëtokësorëve të cilët vizitojnë planetin tonë dhe e vërteta do të ndriçojë së shpejti, nëpërmjet një “Watergate” kozmike. Stanton Friedman, ka punuar për disa dhjetëra vjeçar në zhvillimin e raketave për disa nga misionet më të famshme për në hapësirë. Friedman thotë: “Jashtëtokësorët eksitojnë dhe na vizitojnë shpeshherë, ndoshta për një kohë shumë të gjatë. Një e vërtet kjo e cila dalë ngadalë po (del në shesh) zbulohet”. Sipas Friedman, dy janë arsyet më kryesore që nuk publikohen dokumente dhe fakte rreth vizitave të jashtëtokësorëve në Tokë.

a) Arsyeja e parë, është një komplot i sofistikuar, i cili është krijuar nga oficerë dhe zyrtarë të lartë, të cilët kontrollojnë dhe kanë një influencë dominuese në botë (The New World Order).

b) Arsyeja e dytë, është heshtja e madhe e shkencëtarëve, të cilët dinë shumë, por nuk guxojnë të flasin, kanë frikë dhe i shmangen referimeve të cilat kanë të bëjnë me UFO-t.

Nga ana tjetër, Fizikani Bërthamor, thotë se e vërteta rreth UFO-ve, do të shpallet shumë shpejt: “Vazhdoj të qëndroj akoma optimist, se para se të vdes, do të mësoj të paktën një pjesë të kësaj të vërtetë se ne nuk jemi të vetëm në univers”. Fizikani Friedman, ka avancuar dhe një hap më tej duke bashkuar një grup të madh shkencëtarësh dhe njerëzish të famshëm, të cilët besojnë se Inteligjenca Gjeniale e Jashtëtokësorëve dhe Shkenca e tyre tashmë kanë ardhur në tokë. Disa nga emrat e famshëm të grupit të nismëtarëve për vërtetimin e ekzistencës së jashtëtokësorëve janë:

a. Adgar Mitchell, ish-astronaut dhe pjesëtar i ekipit të shkencëtarëve që punuan për misionin e Apollos.

b. John Mack, psikolog, ish-rektor në Universitetin e Harvardit, i cili ka kryer një studim dhjetëra vjeçar mbi njerëz të cilët besonin se ishin rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Në këtë grup, emrat e njerëzve të famshëm janë të shumtë.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons