Forumi Kuq E Zi
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO - Faqe 3 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO - Faqe 3 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 3 e 3]


shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
First topic message reminder :

JU NJOHIM ME POETIN TONË JORGO TELO - Faqe 3 Jorgo%20Telo

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
STREHËZ

Buis brenda kraharorit
herë si pëllumb,
herë si kanarinë
e na flatron zemra.
Përlind rrahjet pulsore.
Zemrat tona –
strehëz esg
shumë ndjenjave.
Mbistrehëz
e Kryendjenjës njerëzore.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VËRSHIM

Rrëmbehemi në vallëzim.
Ritmet – gjithfarësoj.
Në çdo rrotullim
ty dhe krejt botën
pushtoj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PERDE

Unë pengoj
pëshpërimën
me një cigar.
Ti ma kukamfsheh synë
me kaçurelin
lozonjar.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TRAZIM…

Ti më trazon
me rrezet e syve të tu.
Në kopshtin e Edenit
e gjej veten.
Ti kristalon te një qiell blu.
Unë
qaj,
qesh,
dehem.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NGARENDJE

Nëpër limeret e botës
ngarend fantazia jonë.
Sa shumë fanazi
paske dashuri!
Zemërpërvëluarit
vijnë e shkojnë.
Jeta përfton
melodi.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JËMI NE

Dashuria jemi ne.
Shohim
me syt’ e saj.
Me syt’ e saj
njohim shpirtin.
Me krahët e saj
rrokim rrokaqiejt.
Jemi të kudogjendur
në çdo skaj.
Jemi ne të dy.
shpirti dhe sharmi ì saj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ZILIA

Merakshëm ujis lulet
në ballkon.
Mbi çdo lule – fytyra jote.
Një bletë te çdo lule
caze qëndron.
E kundroj dhe zilepsem…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOS U DRUAJ

Mbështetu te zemra ime!
Mos u druaj
nëse hijen time ma shkel!
Mbushma shpirtin me këngërime,
Zogëz e derdhur,
gonxhe që çel…!

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RREKEM

Buzëqeshja jote
syt’ e mi ì harlisi.
Te nënvetulla tis vjollce
më thith energji
e papërmbajtshmja kurajë…
Edhe nëse e shoh veten
nën hijen e një lisi,
rrekem të arrij
në majë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MESMAJ

Na u mblodhën
gjithë muajt e vitit
këtë mesmaj:
Ti si Borëbardha,
unë si princi.
Të tillë veten e mbajmë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RREKEM

Buzëqeshja jote
syt’ e mi ì harlisi.
Te nënvetulla tis vjollce
më thith energji
e papërmbajtshmja kurajë…
Edhe nëse e shoh veten
nën hijen e një lisi,
rrekem të arrij
në majë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DOREPERDORE

Pranvera të deh,
thëllëzë!
Unë prej teje
dehem vërtet.
S’më nginjin vëtëm
dy-tre këngë.
Më duhet gjithçka
që të përket
dhe
puthjet pjalmore.
Le të ecim, pra,
dorëpërdore!

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ASKURRË!

Brenda nje idili të porsaçelur
do të preferoja
dhimbje
e skamje.
Edhe lot përmallimi.
Askurrë
lot zhgënjimi.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SA HYRE TI

Ç’qe kjo mbremje fatlume
për ne të dy?
Kanatet ja hapa zemrës.
Sa hyre ti,
ia mbylla përsëri.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TERAPIA

Dhimbjet e shpirtit
s’m’ì shëron kush
këtë pragmbrëmje.
Më mbulofshin terapi fjalësh
buruar prej zemre.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KTHJELLTËSI

Si e kapërceu
gardhin e qerpikeve
një vranësirë
që po ta shoh në sy?
E di ç’do më thuash:
“Më mungon ti.”
Dhe unë erdha,
ashtu siç vajzat vijnë.
Riktheja syrit tënd
kthjelltësinë!

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PLAGOSJE

Rrëshqanthi
ma hedh synë;
pa e ditur,
sa më vret.
Hapka plagë
plumbi pa tym
edhe kur bën rikoshetë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shaban cakolli shkruajti:DRUAJTJE

Sepse druhem
ty zemrën të ta hap.
Ndoshta druhesh
edhe ti vetë.
Herë syri të shpërthen
si zambak.
Herë grilat e zemrës
ì mbyll shpejt.
e bukur kjoooo

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FLM;KAM VENDOSUR TE SJELL GJERA TE MIRA

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DRITHËRITJE

Mbi buzët e mia
vallëzojnë
gishtrinjtë e tu.
Në zemrë tende
vrapojnë buzët e mia.
Tërësoren
e drithëron
drithëria…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUR…KUR…

Kur më puth
syrin dhe ballin,
ndjehem si thëllëzë mali.
Kur më puth
në buzë e gushë,
flatroj si flutur në fushë.
Ku kalon në gjoks e llërë,
përqafoj malet të tërë.
, kur bën sikur nuk sheh,
qaj pa zë,
lotë ì fsheh.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SYT’ E MI

Ç’ndjekam për ty
sot, o djalë,
s’mundem jo
ta shpreh me fjalë.
T kërkon,
ç’po mendoj unë…
Syt’ e mi
a s’flasin shumë?

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ETJE DJALOSHARE

UNË DHE TI

Ti j flaka që më tret.
Unë jam qiriri.
Në më do,
mos më lër
të bej “harakiri”.
Po humba unë,
edhe ti hmbet.
Medet!

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PALODHSHMËRI

Mbi blerimin
gjithëpërfshirës
pakursim
vërshojnë rrezet.
Jemi ne të dy
si qengja pirës.
Lodhje s’ndiejmë
nga përkëdheljet.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

SHNDRITJE

Nuk do ta doja
të vakët dashurinë.
As purtekë
të drithërohej
nga fëshfërimat

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ÇUDIBËRËSJA

Dashuria njerëzore
qoftë çudibërësja
e këtij Universi.
Urrejtjet ì hedh në greminë.
Tëc pastrohet Planeti…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PA TITULL

Dita është për çuçuritje
e nata për tjetër punë…
Shkon me lodra e zbavitje
Qejfet nuk te lodhin kurrë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
THELBI

Kur troket,
pret të të hapet
një portë.
E ti
qetas dhe çiltër
hyn brenda.
Arkitektja
e kësaj bote:
Dashuria,
kur bashkëngjit zemrat.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 3 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons