Forumi Kuq E Zi
Shqiptari kundër shqiptarit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqiptari kundër shqiptarit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shqiptari kundër shqiptarit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqiptari kundër shqiptarit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shqiptari kundër shqiptarit Empty Shqiptari kundër shqiptarit 10/7/2011, 14:27

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Besoj se nuk ka shqiptar të gjallë e të vdekur, të majtë e të djathtë, ish i persekutuar, ish-spiun, ish-komunist, ish-ballist, opozitar, në pozitë, ikurak, qëndrestar, militant, biznesmen e i papunë, që në këto ditë të hallakatura herë nga KQZ-ja e herë nga Kolegji Zgjedhor, të mos ketë pyetur veten: përse, dreqi e mori, ne shqiptarëve, ndryshe nga popujt e tjerë të Ballkanit, përherë na shkojnë punët ters, për të mos thënë keq e mos më keq? Përse qorrollisemi e mezi e gjejmë rrugën e mbarësisë e mbrothësisë, d.m.th. të Evropës? Përse na pëlqen më shumë konflikti se marrëveshja, grindja se zgjidhja, sherri se mirëkuptimi, padrejtësia se drejtësia, hakmarrja se mirëkuptimi, hajnia se nderi, manipulimi se zgjedhja? Përse ndodh që sa herë na troket shansi në derë, falë rrethanave të favorshme në rajon (si p.sh., pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO) dhe mirëdashjes së aleatëve, ne e kemi më kollaj t’i biem kovës së qumështit me shqelm, duke mbetur me gisht në gojë, në periferi të Evropës (për të mos përmendur frazën që pëshpëritet në mediat botërore: “si një geto e Evropës”, bashkë me Bosnjën)? Në të vërtetë pyetjet e mësipërme e kanë munduar homos- albanicus, qëkur Shqipërisë i thamë Shqipëri! Se “këtu e tatëpjetë, si ka qenë do të jetë!”
Pa dyshim, që gracka ku ne “kapemi si laraska” përherë do të mbetet, si një mallkim: ekuacioni i vështirë i zgjedhjeve. Kush do të na udhëheqë? Kush do të jetë fituesi? Pyetje të kota, pasi ai që zgjidhet,emërohet,gradohet, pasurohet sot, çuditërisht del të jetë më zullumqar e më i mbrapshtë se i pari. Shpesh e më shpesh, ai që fiton, është humbës dhe ai që është humbës shpallet fitimtar. Përse kështu? Përditë e më tepër po bindemi se pavarësisht se kush fiton, PD-ja apo PS-ja, partizanët apo ballistët, filani apo fisteku, Berisha apo Rama, e sigurt do të jetë që të humbur do të jemi përherë ne, zgjedhësit, ne shqiptarët, vetë Shqipëria. E sigurt gjithashtu do të jetë që zgjedhjet kanë për të na ndërsyer kundër njëri-tjetrit, si armiq të një hendeku. Nuk ka humbje më të madhe se humbja e besimit te vota, te zgjedhjet, te shqiptarët e ndershëm (por a ka të tillë apo të gjithë tashmë jemi bërë pis?), te bashkësia, te shqiptaria, te ndërkombëtarët… Fushata zgjedhore e realizon edhe këtë “synim” të verbër antishqiptar. Mosbesimi i ndërsjelltë dhe ringjallja e luftës së klasave është krim-ndëshkimi më i rëndë që i ka shkaktuar klasa politike shoqërisë shqiptare që mezi doli nga diktatura me një barrë ëndrrash për liri-demokraci.
Ngaqë nuk e pranojmë dot humbjen vetjake, me sa duket e kemi më kollaj ta konvertojmë atë në humbje të komunitetit, madje edhe kombëtare, sepse Shqipëria, edhe kur “bën një hap para”, përsëri del se ka bërë edhe nja dy hapa të tjerë prapa, duke mbetur, si përherë, në bisht të “karrocës” së integrimit. Në historinë tonë nuk gjen dot rast më fatlum se ky që na ka ardhur në këtë shekull të ri. Ne jemi bërë faktor përcaktues në Ballkan, të vetmit me dy shtete, të vetmit që kemi popullsi jo të pakët në Maqedoni, në Greqi, në Itali, në Turqi, në Mal të Zi… Por ne punojmë me zell kundër shansit tonë, kundër fuqisë tonë, kundër mundësive tona, kundër të ardhmes tonë… As takatin e një mini-shteti si Maqedonia, që ende nuk ka emër, që ka probleme etnike dhe që mban ndezur sherrin në Ballkan, nuk e kemi! Jemi të dobët, të përulur, gjynahqarë, mjeranë, sa servilë të pështirë me ndërkombëtarët aq dhe të hakërryer, të hasmosur e të ndërkryer me njëri-tjetrin. Ky FYROM ngre monumentin e Aleksandrit në Shkup për karshillëk dhe megalomani ndaj grekut, kurse ne i falim territore deti në Jug! Ne na futën në NATO, ata nuk hynë, por ama do të jenë para nesh në BE. Serbia u bombardua nga NATO, ne jemi anëtar, por ama Serbia del se është para nesh, më e integruar…E pra fajin e kemi ne qytetarët apo krerët tanë? Dilemë e përsëritur kushedi sa herë! E nëse fajtorë nuk janë këta të fundit, por ne si “qytetarë të pakulturuar”, përse nuk gjen, që nga viti i pavarësisë e tëhu, asnjë rast që, për meritë të përçorit të kopesë apo si thuhet sot, të liderëve, ne nuk kemi ecur në një hap, së paku me fqinjët? Mos janë më të kultivuar e më të denjë bullgarët, serbët, rumunët, maqedonasit apo malazezët se ne? Një përgjigje të kënaqshme nuk na jep as gjeopolitika, as gjeostrategjia, ndoshta ngaqë ne, si në kohën e ‘osmanllisë’ vazhdojmë të ecim në kuturu, me ‘hyrjabyrja’, pa pasur besim të qëndrueshëm te bashkësia, por te vetiakësia! Jo strategji, po as sendërgji nuk kemi! Teorikisht, ndonëse gjendemi përballë detyrimit “të zgjedhim” më të mirin mes të mirëve, praktikisht zgjedhim atë më pak të keqin, më pak të ligun mes të këqijve!
Fakt është që në të gjithë rajonin, vetëm ne bëjmë zgjedhjet më problematike, ku asnjëherë nuk ndodh që humbësi të pranojë humbjen dhe fitimtari të dalë nga një shumicë e merituar. Tekefundit pas zgjedhjeve bindemi edhe njëherë (logjikisht duhej të mjaftonte vetëm një përsëritje e historisë së dështimit), se të gjithë derrat paskan të njëjtin turi, të njëjtin ves, të njëjtën sjellje të mbrapshtë politike: papërgjegjshmëri të mbarsur me makutëri, demagogji të nakatosur me gënjeshtra të sheqerosura! Pavarësisht se të gjithë krerët ikin më pas “në drejtim të paditur”, ca nga vdekja e ca nga përmbysjet e dhunshme, ata përherë do të na lenë në gropën e shansit të humbur, në ngërçin e pyetjes paralizuese: kur ishim më keq, dje apo sot? Sepse krerët bëhen lavdimëdhenj e të pazëvendësueshëm vetëm kur shërbejnë për të na ndarë se për të na bashkuar, për të na shtypur se për të na çliruar, për të na gënjyer se për të na lartësuar… Sa më sipër nuk është ndonjë gjë e re, as e panjohur. Por pyetja mbetet në ajër, gjithsesi: na zgjedhin ne krerët, ngaqë jemi të tillë e të atillë, apo i zgjedhim ne “ata që meritojmë”, gjë që tekefundit do të thotë: mirë të na bëhet?! Mos këtë ka dashur të na transmetojë kohët e fundit Brukseli me 12 pikat e ultimatumit, anulimi vizitës së Barrosos dhe të baroneshës Ashton?
E megjithatë përsëri shkojmë me gaz e hare në zgjedhjet e radhës, madje edhe duke u shamatosur me njëri-tjetrin, edhe duke brohoritur e manipuluar për hesap të kandidatit të zemrës, për të zgjedhur, apo n’daç “për të emëruar” të njëjtët liderë të papërgjegjshëm, ata që do të fitojnë për vete e për familjet e tyre, d.m.th. ata që do të na bëjnë përsëri të jemi humbësit e mëdhenj, “delet e zeza” të Ballkanit! Përherë ne do të përfundojmë në ca qytetarë vulëhumbur, që ngushëllimin dhe zgjidhjen e gjejmë ose te konflikti, ose te dera e kazinove, ose te emigrimi, ose te shprehja e vjetër “Ky vend nuk bëhet, o byrazer!” Prandaj, o burra, thyej e shkatërro jo vetëm shpresën, por edhe monumentet, edhe memorialët e kujtesës kombëtare; e, mbi të gjitha, materien që na bashkon: mundësinë e një bashkëjetese normale, sigurinë për të nesërmen, besimin te Shqipëria demokratike!
Yshtur nga kjo mendësi antikombëtare, jo vetëm kryetarët e partive, jo vetëm kandidatët, por edhe një trupë gjyqësore, e quajtur Kolegj Zgjedhor, nuk e vret mendjen për fatet dhe imazhin e vendit, për përgjegjësinë para shoqërisë dhe historisë, por vetëm për interesin e çastit, për përfitim vetjak. Sepse tek ne prej shekujsh sundon mendësia e vjetër dhe e rinovuar e mercenarizmit politik, të cilën nuk ka burrëri e grari që e përballon: Pse, mos vallë unë do ta rregulloj këtë vend? A ia vlen të sakrifikoj, kur mund të përfitoj edhe unë si të tjerët? Jo, mos kujtoni se administratën publike, institucionet e pavarura bashkë me intelektualët partiakë e kanë katandisur në këtë derexhe vetëm partitë dhe liderët përkatës, jo dhe jo! Është mendësia e mësipërme, përfundimi i realizuar dhe i ngulitur me sukses ndër vite se në këtë vend rëndësi ka vetëm një gjë: përfitimi vetjak me çdo çmim e me çdo kusht, qoftë edhe me fytyrën blozë, qoftë edhe duke u bërë mercenar! Në këtë shekull nuk janë të huajt që po na përçajnë dhe dëmtojnë, por jemi vetë ne shqiptarët që luftojmë kundër shqiptarëve, jemi ne që e minojmë aspiratën për t’u bërë e për të qenë evropianë!
***
Shumëkush në këto 20 vjet pluralizëm e gati 100 vjet me shtet të mëveçëm, ka besuar se fajin e kemi vetë ne, që symbyllur e mendjetredhur pranojmë të zgjedhim “atë qeveri që meritojmë”, d.m.th. ata biçimsëzë, të cilët, pasi na kanë gënjyer e mashtruar me “lugën e florinjtë”, realizojnë më pas më të pabërën: na hedhin në luftë e në sherr me njëri-tjetrin, madje edhe me veten, edhe me Shqipërinë! Asnjë shoqëri në Ballkan nuk e ka denatyruar e shfytyruar mjedisin e vet si ne shqiptarët. Ne sillemi me natyrën, me pasuritë publike, me ujërat, me detin, me tokën bujqësore, si armiq të përbetuar. Por historia e fundit, e zgjedhje-moszgjedhjes “me procedura dhe me afate” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sorrollatjet absurde nga KQZ-ja në Kolegj Zgjedhor e anasjelltas, e kanë bërë më se të qartë që më keq se me mjedisin ne sillemi me votën, me zgjedhjet, me rregullat e lojës, me ligjin. Ndoshta ngaqë jemi të bindur që nuk jemi ne ata që zgjedhim, por janë krerët ata që na kanë zgjedhur. E pra, kur kemi qenë ndonjëherë ne shqiptarët ata që kemi zgjedhur udhëheqësit që kemi dashur dhe që “meritojmë”? Më së shumti nuk kemi qenë të lirë të zgjedhim (në diktaturë), ndërsa në atë që quhet demokraci kemi qenë përherë të manipuluar e të zhgënjyer nga ata që bëjnë të pabërën, të zgjidhen e të mbeten në krye të sofrës. Procesi zgjedhor tek ne është jo vetëm i falimentuar, por i shpërbërë fund e krye! Zgjedhjet kinse të lira e demokratike janë bërë burimi dhe justifikimi i shkatërrimit ‘të më tutje më-së’ të shansit të Shqipërisë, ndaj ato duhen rindërtuar në themel, duke ua hequr çelësat e kutive atyre që kanë pushtetin!
Lufta e klasave, qoftë edhe e demokratizuar, na ka futur të dy këmbët në një këpucë: të votojmë ose kundër, ose për të keqen më të vogël! Së fundi na detyruan të votojmë edhe për listën që na ofron kryetari, duke na shtrënguar të sillemi me votën me të njëjtën mënyrë si me listën e furrës së bukës, kur marrim bukën e ditës me veresie… Edhe sikur votat të numërohen në rregull, pa manipulim, pa Ristan e Tom, në të kësollojta kushte nuk jemi ne ata që zgjedhim! Pas asaj katrahure të KQZ-së e të KGJ-së, u kuptua përfundimisht se nuk jemi ne ata që zgjedhim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, cilido qoftë emri i tij! Ashtu si nuk kemi zgjedhur as Mediun pas Gërdecit, as Bashën pas 21 Janarit, madje as vetë Berishën nuk do ta kishim kryeministër, nëse Meta nuk do të bënte koalicion me të! Gjithçka është truk, trukim, marifet, manipulim, hidhjatiahedhim, allishverish… E pra, ne nuk zgjedhim; ne na detyrojnë të sillemi e të bëjmë sikur zgjedhim! A nuk janë shumica e deputetëve nga të dy krahët anonimë, emrat e të cilëve i mësojmë vetëm kur këta flasin më të rrallë në Kuvend a në konferenca shtypi? Këta përfaqësues nuk ndjejnë përgjegjësi ndaj nesh, nuk kanë frikë që nesër ne mund të mos i votojmë. Por ama as ne nuk kemi faj. “Të zgjedhurit” tanë janë të përgjegjshëm e të kujdesshëm vetëm përpara kryetarit që i ka futur në listë. Bash për këtë arsye ata do të jenë, po u sollën mirë me të, përsëri “të zgjedhur prej nesh”, pavarësisht se si do të votojmë ne… Jo vetëm ata, por tash edhe ne u bindëm që nuk jemi ne ata që zgjedhim e për këtë shkak-pasojë kemi “këtë qeveri që meritojmë”, gjë që vetëkuptohet me të drejtë, që as deputetët dhe as ministrat nuk kanë e nuk ndjejnë kurrfarë frike e droje nga opinioni publik, nga vota jonë, nga ngërçi i Shqipërisë.
Të them të drejtën asnjëherë nuk kam mundur të kuptoj juristët e specialistët e të dy palëve kur na shpjegojnë nëpër “TëVëra” këtë paçavure zgjedhore të pashembullt, këtë Kod Zgjedhor të përçudnuar, ku nuk del kurrë as fituesi dhe as humbësi i vërtetë. Komentojnë nene të Kodit e të Kushtetutës, secili sipas vetes; fjala është për respektim/mosrespektim/gjakim të ca procedurave, të afateve dhe të ca neneve, për të krijuar një tymnajë ku nuk ka perëndi, e jo më gjykatë që të kuptojë e të zbulojë sesi, cili kandidat është zgjedhur realisht prej nesh! Jo pra, jo prej nesh, po prej kryetarëve të partive! Bash për këtë arsye Basha e pa të udhës të falenderojë me shpirt kryeministrin Berisha. Sepse pa Berishë nuk do të kishte Bashë, ashtu si pa Bashë nuk do të kishte fitore si e Pirros, ku e humbur përsëri doli Shqipëria!
***
Në Burrel, një qytetar qëndron te dera e prokurorisë shtrirë sa gjerë-gjatë në trotuar, sepse ka hyrë në greve urie për një “çështje pronësie” të pazgjidhur. Në Tiranë, andej nga Selita, një vëlla piktor i vuri zjarrin shtëpisë së vëllait të sapo kthyer nga Amerika, edhe ky për çështje pronësie… Një tjetër qytetar andej nga Kamza, hipi në një shtyllë tensioni të lartë dhe kërcënoi se do të vetëvritej nëse nuk do t’i ktheheshin pronat në Picar. Me këtë rast u plagos rëndë një oficer i RENEA-as që donte ta ndihmonte… A nuk janë këto shembuj, të ndodhur brenda dy a tri ditësh, provë e konfliktualitetit absurd, të pakuptueshëm, kundërvënës, të mendësisë bjertitibiem të shqiptarit kundër shqiptarit, të vëllait kundër vëllait, të djalit kundër atit, madje edhe të votës kundër zgjedhësit? Këta qytetarë të dëshpëruar nuk kanë tjetër zgjedhje, tjetër rrugëdalje, përveç akteve ekstreme që të çojnë në vetasgjësim. Po a nuk gjendet në të njëjtën situatë edhe fati, edhe shansi historik i Shqipërisë?!

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
eh budallliqe x gjona koti zihen...supozohemi tjemi bashk se jemi komb e shtet po si nuk po shkojm shqipe e shqipe 1 si poo presim na me shku tan mir nwse bashkohen trojet nje dit?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons