Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Monte Cristo ka qene e prekur nga shume incidente te tmerrshme dhevdekje nder vite. Jo pa cudi, ky vend eshte i njohur si vendi me i frikshem ne Australi. Per te kane folur ne shume emisione televizive dhe kohet e fundit edhe ne nje loje psikologjike.

Sipas psikikeve fantazma ne dominante ne ate vend eshte vete Zonja Crawley, gje qe nuk eshte e cuditshme pasi thuhet qe ajo e drejtonte ate vend me nje grusht te hekurt. Fantazma e saj shihet shpesh e eshur e gjitha me te zeza dhe duke mbajtur nj kryq argjendi te madh. Fantazma e saj i ka kerkuar njerezve qe te largohen nga dhoma, dhe prezenca e saj ndihet kur papritur behet ftohte.

Nje fantazem tjeter me e kendshme eshte fatazma e nje gruaje me fustan balloje e cila shihet shpesh ne verande. Duket i e vertete nese nuk i bie drita qe kalon permes saj. Identiteti i kesaj gruaje eshte i panjohur.

Nder vite, nje sherbetore ra nga ballkoni dhe vdiq. Gjaku i saj u shpernda neper shkallet poshte, dhe edhe pse shkallet u pastruan edhe sot mund te shihet cngjyrimi. A mund te jete ajo gruaja misterioze qe ende shetit neper ballkon?

Ka patur te pakten tre vdekje jo natyrore ne katin e dyte te shtepise. Nje grua vdiq duke lindur ne nje prej krevateve dhe vete Zoti Crawleyvdiq si rezultat i helmimit te gjakut.

Degjohen hapa neper dhoma bosh, pergjate koridoreve dhe neper shkalle. Ajo qe e ben ate me te cuditshme eshte qe hapat duket sikur jane duke ecur mbi toke me dru te forte, nderkohe qe sot e gjithe shtepia eshte me tapete.

Jashte dritareve se katit te dyte jane pare fytyra, edhe pse nuk ka ndonje ballkon apo suport jashte tyre. Ne dhomen e piktures objekte si vazot levizin vete.

Nje prej incidenteve me te tmerrshme qe ka ndodhur ishte kur femija e vogel e Crawley ra nga duart e dados neper shkalle. Me pas ajo vdiq nga demtimet qe kishte pesuar. Dadoja deklaroi qe femijen e kishte shtyre nga krahet e saj nje force e jashtezakonshme. Sot, femijet e vegjel shqetesohen shume dhe grinden shume kur ndodhen prane shkalleve.

Edhe toka rreth e rrotull shtepise ka patur vdekje tragjike. Nje stalle ishte edhe vendi ku flinte djali qe merrej me stallat, Morris i cili nje dite ishte shume semure pe rtu ngritur te punonte. Pronari nuk i besoi fjalet e djalit dhe i vuri flaket vendit ku ai flinte per ta ngritur. Fatkeqesisht, Morris ishte vertet shume i semure per tu ngritur dhe u dogj per vdekje.

Nje burre me te meta mendore, djali i nje pastrueseje qe punonte ne Monte Cristo, ishte mbajtur i mbyllur me pranga ne shtepizen e pastrueses per dyzet vjet. Ai u gjet prane trupit te vdekur te te emes dhe u cua ne nje shtepi per te semuret mendore, ku vdiq shume shpejt.

Vdekja me e fundit ne Monte Cristo ndodhi ne vitin 1961 kur rojtari Jackie Simpson u vra nga nje djale i ri i zones pasi kishte pare filmin Psycho disa here. Ai me pas gdhendi fjalet "Vdis Jack ha ha" ne deren prej druri, nje inspirim makaber qe mund te shihet edhe sot.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
A po shtohen katastrofat natyrore?

«Është për t’u frikësuar që dukuritë ekstreme të motit, të cilat e kanë origjinën në ndryshimet e klimës, do të sjellin pasoja gjithnjë e më të rënda në të ardhmen. Kjo do të thotë se duhet të presim rreziqe të reja nga moti dhe humbje më të mëdha. . . . Në përputhje me parimin e parapërgatitjes, do të bënim mirë të përgatiteshim për ndryshime dramatike.»—«ÇËSHTJE TË MOTIT—RISHIKIM VJETOR: KATASTROFAT NATYRORE TË VITIT 2003», anglisht.GJATË verës së vitit 2003, disa pjesë të Evropës i mbyti vapa. Për shkak të temperaturave të larta vdiqën rreth 30.000 veta në Belgjikë, Britani, Francë, Itali, Holandë, Portugali dhe Spanjë. Një valë e nxehtë paramusonike në Bangladesh, Indi dhe Pakistan solli 1.500 vdekje, kurse thatësira dhe nxehtësia e paparë në Australi shkaktuan zjarre që dogjën mbi 3 milion hektarë pyje.Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, «në vitin 2003, gjatë stinës së uraganeve në Atlantik, pati 16 stuhi tropikale. Kjo është shumë më e madhe se mesatarja e periudhës 1944-1996 që ishte 9,8, por është në vijim të rritjes së ndjeshme që ka pasur në numrin vjetor të sistemeve tropikale që nga mesi i viteve 1990». Kjo rritje vazhdoi në vitin 2004, kur uragane shkatërrimtare përpinë Karaibet dhe Gjirin e Meksikës. Atje morën rreth 2.000 jetë dhe sollën një sërë shkatërrimesh.Në vitin 2003, Sri-Lankën e goditi një ciklon që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe të paktën 250 të vdekur. Në 2004-ën, në Paqësorin Perëndimor u regjistruan të paktën 23 tajfune. Dhjetë prej tyre goditën Japoninë, ku shkaktuan dëme të mëdha dhe morën mbi 170 jetë njerëzish. Përmbytjet që erdhën nga shirat e rrëmbyeshme musonike, u sollën dëme më shumë se 30 milionë njerëzve në Azinë Jugore, sidomos në Bangladesh. Miliona mbetën pa shtëpi, pothuajse tre milionë u detyruan të linin shtëpitë dhe mbi 1.300 veta vdiqën.Gjatë vitit 2003 ranë disa tërmete të fuqishme. Më 21 maj, në Algjer të Algjerisë, një tërmet plagosi 10.000 veta dhe la 200.000 të pastrehë. Tetë kilometra në jug të qytetit të Bamit, në Iran, më 26 dhjetor, në orën 5.26 të mëngjesit, toka u drodh. Një tërmet prej 6,5 ballësh shkatërroi 70 për qind të qytetit, vrau 40.000 veta dhe la më shumë se 100.000 të pastrehë. Ishte katastrofa natyrore më tragjike e vitit. Gjithashtu, ai ktheu në rrënoja një pjesë të madhe të kështjellës 2000-vjeçare të Bamit, Arge-Bamin, duke i rrëmbyer rajonit një pikë turistike që ishte një burim i rëndësishëm të ardhurash.
Pikërisht një vit më vonë, një tërmet 9 ballësh ra afër bregut perëndimor të Indonezisë, në veri të Sumatrës, duke shkaktuar tsunamet më vdekjeprurëse, të regjistruara deri tani gjatë gjithë historisë. Dallgët vrastare morën mbi 200,000 jetë dhe lanë shumë më tepër të plagosur e të pastrehë. Madje tsunamet vdekjeprurëse përfshinë edhe bregun lindor të Afrikës, që është 4.500 kilometra a më shumë në perëndim të epiqendrës së tërmetit.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
A duken re të zeza në horizont?

A tregojnë këto ngjarje se çdo të ndodhë në të ardhmen? Lidhur me katastrofat e motit, shumë shkencëtarë mendojnë se ndryshimet që i ka sjellë njeriu atmosferës, po ndikojnë në klimën e botës dhe janë ndër faktorët që sjellin dukuri ekstreme të motit. Nëse po ndodh vërtet kështu, kjo nuk është një shenjë e mirë për të ardhmen. Rreziku bëhet më i madh, pasi sot, sa vjen e rritet numri i njerëzve që jetojnë në zona të cilat rrezikojnë të preken nga katastrofat. Ata shkojnë atje ose ngaqë duan vetë ose ngaqë nuk kanë mundësi tjetër.Statistikat tregojnë se 95 për qind e të gjitha vdekjeve nga katastrofat ndodhin në vendet në zhvillim. Nga ana tjetër, në vendet e pasura numri i vdekjeve është më i vogël, por ato pësojnë 75 për qind të humbjeve ekonomike. Madje, disa kompani sigurimi kanë frikë nëse biznesi i tyre do t’ia dalë të mbijetojë, me gjithë humbjet në rritje që duhet të mbulojnë.Në artikullin vijues do të shqyrtojmë disa nga proceset natyrore që çojnë në katastrofa dhe se në ç’mënyrë njerëzit po i bëjnë më shkatërrimtare ato. Gjithashtu, do të shqyrtojmë nëse njeriu ka fuqinë dhe gatishmërinë për të sjellë ndryshimet e nevojshme që toka të bëhet një banesë më e sigurt për brezat e ardhshëm.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons