Forumi Kuq E Zi
Alarm...planeti Tokë po vdes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alarm...planeti Tokë po vdes Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Alarm...planeti Tokë po vdes Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alarm...planeti Tokë po vdes Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historia e jetës jo njerëzore në planetin Tokë gjatë dekadave të fundit, teksa gjenden gjithnjë e më pak vende të gjelbëra, mund të përmblidhet më së miri me një fjalë të vetme: humbje

Teksa në tokë gjenden gjithnjë e më pak vende të gjelbëra dhe të mirëmbajtura, duke përfshirë këtu edhe kërcënimin e madh të kafshëve në zhdukje si për shembull pelikani kaf, falë "Aktit të Specieve në Rrezik" që në vend të ishte revolucionare është bërë më tepër e qetë, biodiversiteti në shkallë planetare është duke ecur gjithnjë me hapa mbrapa me zhdukjet e kafshëve gjithnjë në rritje dhe me habitate të shkatërruara.

Speciet e ndryshme si tigri (vetëm 3.500 prej tyre jetojnë në natyrën e egër në ditët e sotme) e deri tek bretkosat e vogla mund të zhduken përgjithmonë nëse nuk bëhet diçka për t'i ndihmuar menjëherë dhe nëse vazhdojnë të ecin me hapa mbrapa.

Me një sens disi të hidhur dhe ironik, Kombet e Bashkuara deklaruan që në vitin 2002 se viti 2010 do të ishte Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit dhe të gjitha kombet ranë dakord që të "arrinin një reduktim të ndjeshëm të humbjeve të deritanishme të biodiversitetit në nivel global, rajonal dhe kombëtar", si pjesë e Konventës mbi Biodiversitetin Biologjik (CBD) të Kombeve të Bashkuara.

Por, mesa duket, provat tregojnë se bota ka dështuar në qëllimin e saj për të reduktuar humbjen gjithnjë e më të madhe të biodiversitetit dhe nga çdo këndvështrim i mundshëm që të mund të analizohet gjendja aktuale e natyrës tonë dhe banorëve të saj jo njerëzorë, duket qartë se gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq dhe situata po fillon të marrë një rrugë shkatërrimtare të pandalshme. Pamja e biodiversitetit në shkallë planetare është me të vërtetë depresive.

Me atë sfondin e gëzueshëm, përfaqësuesit nga 200 vende u mblodhën në qytetin japonez, Nagoya (vendi ku ndodhet edhe kompania e madhe e makinave "Toyota", si për ironi) për samitin e 10 të CBD ku kishin për qëllim që të vendosnin qëllime të reja ambicoze për të reduktuar humbjet tragjike të specieve dhe për të ngadalësuar shkatërrimin e pandalshëm të habitateve.

Të paktën u vu re se sa kritike ishte sfida e biodiversitetit në ditët e sotme, ashtu siç bëri të ditur edhe ministri japonez i Mjedisit, Ryo Matsumoto në fjalimin e tij të hapjes:

"E gjithë jeta në planetin tonë Tokë ekziston falë benefitit nga biodiversiteti në formën e një toke pjellore, uji të pastër dhe ajri të pandotur. Tashmë kemi arritur në një pikë kritike të jetës sonë në Tokë.

Fatkeqësisht jemi shumë afër kapërcimit të kufirit kur humbjet e biodiversitetit të bëhen të pandalshme dhe të pakthyeshme dhe këtë kufi mund ta kapërcejmë gjatë dhjetë viteve të ardhshme nëse nuk angazhohemi dhe të marrim masa të menjëhershme dhe aktive për të ruajtur biodiversitetin aq të çmuar".

Ahmed Djoghlaf, sekretari ekzekutiv i CBD-së, foli me tone akoma më të ashpra duke u kujtuar diplomatëve prezentë se kishte filluar numërimi mbrapsht dhe se koha e tyre po mbaronte:

"Le të bëhemi aq kurajozë sa të shikojmë në sy fëmijët tanë dhe të pranojmë se kemi dështuar, individualisht dhe kolektivisht për të përmbushur premtimin e bërë në Johannesburg nga 110 krerët e shteteve për të reduktuar ndjeshëm normën e lartë të humbjeve të biodiversitetit deri në vitin 2010.

Le të shikojmë në sytë e fëmijëve tanë dhe të pranojmë se po vazhdojmë ende të humbim biodiversitet në një normë tashmë të paparashikueshme dhe se kemi vënë garanci për këtë të ardhmen e tyre".

Gjithsesi, përtej fjalimeve me fjalë të bukura dhe prekëse, çfarë do të dalë në dritë nga samiti i Nagoya-s, i cili do të vazhdojë deri më datë 29 tetor?

Me shumë mundësi do të bëhet një marrëveshje e re, një protokoll i ri, duke nënvijëzuar disa strategji të ndryshme globale mbi ruajtjen dhe shpëtimin e menjëhershëm të biodiversitetit dhe qëllime të reja, ose qëllime të vjetra të rinovuara rreth ngadalësimit të normës së zhdukjes së specieve.

Nuk do të jetë aspak e vështirë për të gjitha qeveritë prezente në samit që të bien dakord me qëllimet e përgjithshme për reduktimin e humbjes së biodiversitetit (e kush do të ishte kundër shpëtimit të pandave?), por negociatat do të jenë më të ndërlikuara rreth pyetjes se kush do të paguajë në fakt për një planet me biodiversitet më të madh?

Të njëjtën situatë pak a shumë e përjetuam në negociata ndërkombëtare për ndryshimin e klimës. Njëlloj si atëherë, ndarja kryesore qëndron ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim dhe duhet thënë se asnjëra nga palët nuk duket shumë e gatshme për të shkundur xhepat.

Realiteti i hidhur është se pjesa më e madhe e biodiversitetit të botës, speciet më fantastike dhe pyjet më të bukur të planetit, gjenden në cepat më të varfra, më të pazhvilluara dhe më të harruara të Tokës.

Kjo për shkak se vendet e varfëra kanë qenë gjithmonë tepër të varfëra për të zhvilluar zonat përreth tyre siç kanë bërë shtetet më të pasura. Një herë e një kohë ka patur një ishull jashtëzakonisht të bukur dhe të pazhvilluar në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, me tokë pjellore dhe pyje të dendura.

Ky vend quhet Mannahatan. Mannahatani është shumë më ndryshe në ditët e sotme dhe falë investimeve të panumërta në të. Si pasojë, provincialët e varfër, veçanërisht ato të vendeve tropikale, janë drejtpërsëdrejti përgjegjës për jetën e shëndeshme të botës së egër, për speciet e rralla të gjallesave dhe habitatet e tyre ashtu në një mënyrë që nuk mund të jenë vendet e pasura.

Në këtë mënyrë, kjo i bën vendet e varfra direkt të rrezikuar nga zhdukja e specieve ose nga shpyllëzimi, gjë që shpesh rezulton me migrim drejt zonave urbane.

Por, nga ana tjetër, varfëria është shkaku kryesor që shpesh detyron fshatarët e varfër që të djegin pyjet dhe të spastrojnë zonat për agrokulturë ose që të gjuajnë speciet në rrezik për t'i shitur për mish.

Konservimi dhe zhvillimi duhet të shkojë dorë pas dore

Ky nuk ka qenë gjithmonë motoja e lëvizjes së konservimit, ashtu siç shkruan edhe Rebecca Tuhus-Dubrow në "Slate", projektet e mëparshme ndonjëherë shpërngulnin banorët njerëzorë nga një zonë e rezervuar apo nga një park që duhej ruajtur duke privilegjuar kështu natyrën mbi njeriun.

Por, kjo bindje ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit, madje tashmë grupet ambientaliste si Konservimi Ndërkombëtar ose Ruajtja e Natyrës, harxhojnë pothuajse të njëjtën kohë me zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës në të njëjtën kohë. "Shpëto njerëzit, shpëto natyrën dhe jetën e egër" - kjo është motoja e re.

Përbërësi që mungon dhe që në të njëjtën kohë është më kryesori është pikërisht paraja. Kjo do të jetë gjithashtu edhe pika më e nxehtë e debatit gjatë gjithë samitit në Nagoya.

Ashtu siç është bërë çështje kritike ndryshimi i klimës në axhendën ndërkombëtare, fondet për biodiversitetin janë tashmë një problem. 33 kombet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kanë dhuruar 8.5 bilionë dollarë për projektet për zbutjen e ndryshimit të klimës në vitin 2008, por vetëm 3 bilionë dollarë për biodiversitetin çdo vit.

Një mënyrë efektive për ta zgjidhur këtë problem do të mund të ishte nëpërmjet pagesës për shërbimet e ekosistemit. Një tokë me biodiversitet, pyje të dendura, ujë të pastër dhe ajër të pandotur, të gjitha këto janë cilësi thelbësore për një botë të shëndetshme dhe janë jetësore për ekonominë botërore gjithashtu.

Ekonomia e Ekosistemeve dhe Biodiversitetit, një studim i financuar nga Kombet e Bashkuara, ka vlerësuar se degradimi dhe shkatërrimi i natyrës i kushton botës 2 deri në 5 trilionë dollarë çdo vit dhe ndërkohë këtë humbje e ndiejnë dhe e vuajnë më shumë vendet e varfëra.

Vendet e pasura në këtë mënyrë duhet të investojnë vendet e varfëra, por me biodiversitet të pasur në mënyrë që natyra të zhvillohet dhe të mos degradohet çdo vit e më shumë dhe duke i lejuar këto vende të varfëra që t'i kthejnë burimet e tyre natyrore në kapital pa patur nevojë që të djegin pyje, të spastrojnë zona apo të vrasin kafshë.

A do të mund të funksionojë kjo taktikë? Të gjithë janë skeptikë. Eksperienca me negociatat për ndryshimin e klimës ka dëshmuar se kombet e botës janë të jashtëzakonshëm për të caktuar ideale të larta dhe qëllime ambicioze, por jo edhe aq të gatshëm kur vjen puna për të përveshur mëngët apo për të shkundur xhepat.

Kjo nuk do të thotë se nuk ekzistojnë zgjidhje alternative më të thjeshta, si për shembull marrëveshja e borxhit për natyrën që u shpall në Costa Rica, por gjëja më e sigurtë është se nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në situatën aktuale apo në të ardhmen nga samiti i Japonisë.

Problemi është po aq i thjeshtë sa edhe i pazgjidhshëm. Të paktën deri tani, nuk ka asnjë rrugë të ndriçuar që të mund të çojë drejt zhvillimit kombëtar që nuk kalon nga zhvillimi natyror global.

Kjo ndoshta ka funksionuar deri tani për vendet e pasura, por shumë shpejt duket se ky planet do t'i tradhtojë edhe ata. Çmimin e lartë për këtë neglizhencë dhe për dështimet e vazhdueshme duket se do ta paguajë njerëzimi po aq sa edhe natyra.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons