Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 “Kriza e spermës”, Europa në alarm prej Thu 18 Jul 2013, 19:37

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

Ekspertët dhe studiuesit lëshuan alarmin për atë që e quajtën ulje drastike e fertilitetit në Europë.

Kjo ulje është vërtetuar thuajse në të gjitha studimet e fundit të kryera në Kontinentin e Vjetër.

Në Londër u mbajt konferenca e radhës lidhur me fertilitetin. A janë të rinjtë e sotëm më pak fertilë se sa etërit e tyre vite më parë? Kjo është një pyetje kundërshtuese. Shumica e ekspertëve të pranishëm në këtë konferencë dhanë alarmin për atë që ata e quajtën “kriza e spermës”.

Megjithatë studiuesit e Shoqatës Europiane të Riprodhimit dhe Embrionologjisë janë ndarë në dy grupe mbi këtë çështje, ndërsa një analizë e fundit në Francë arriti në përfundimin se përqendrimi dhe cilësia e spermës tek meshkujt ka rënë me rreth një të tretën nga viti 1989 deri në vitin 2005.

Por jo vetëm ky studim, por edhe pjesa më e madhe e studimeve të kryera në vendet e zhvilluara të Europës arrijnë në përfundimin se në 15 vitet e fundit, numri meshkujve të shëndetshëm nga 18 në 25 vjeç ka rënë dukshëm.

Studiuesit fajësojnë për këtë jetën sedentare. Ata bëjnë thirrje për më shumë aktivitet fizik dhe ndërgjegjësim për prindërit që të edukojnë me kulturën fizike fëmijët e tyre.

Megjithatë, ekspertë të tjerë ngrenë pikëpyetje mbi këto studime. Ata thonë se ka ndryshime të mëdha mes shteteve dhe zonave të ndryshme të Europës, ndërsa për shumë zona të tjera nuk ka të dhëna fare.

Në disa prej tyre, flitet për ulje fertiliteti, por nuk ka asnjë të dhënë. Një ndër këto raste janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pranohet gjerësisht nga autoritetet shëndetësore në këtë vend se fertiliteti ka pësuar rënie mes amerikanëve vendas, por nuk jepen shifra për këtë.

Joelle Le Moal, epidemologe nga Instituti Francez i Shëndetit Publik rendit shkaqet kryesore të kësaj dukurie.

“Ekspozimi ndaj pesticideve apo kimikateve të tjera të rrezikshme dhe mënyra e jetesës, si qëndrimi ulur për një kohë të gjatë sjell atë që ne e quajmë ‘kriza e spermës’, që ndikon në lindjen e fëmijëve me probleme shëndetësore e mendore. Nëse pasardhësit tanë nuk lindin në mënyrën e duhur, kjo mund të ketë efekt zinxhir në gjithë brezat e ardhshëm”, thotë doktoresha Le Moal.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Blero

avatar
VIP
VIP
Mos u shqetesoni, une do te jem aty ku duhet per keto gjera

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
    mbrapa shani kinezet


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons