Forumi Kuq E Zi
Beogradi kundër OSBE:Flamuj serbë gjatë votimit në Kosovë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Beogradi kundër OSBE:Flamuj serbë gjatë votimit në Kosovë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Beogradi kundër OSBE:Flamuj serbë gjatë votimit në Kosovë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Beogradi kundër OSBE:Flamuj serbë gjatë votimit në Kosovë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Beogradi kundër OSBE:Flamuj serbë gjatë votimit në Kosovë 52238_1
BEOGRAD - Sot në Serbi zhvillohen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës paraqiten në këto zgjedhje me një listë të tyren, duke shpresuar të nxjerrin një deputet në parlamentin e ri serb.
Përtej kësaj, Serbia do të vendosë sot nëse do të vazhdojë rrugën e integrimit evropian duke mbështetur demokratët e Boris Tadiç, apo do të rrëshkasë drejt radikalëve nacionalistë që përfaqësohen me Tomisllav Nikoliç. Pavarësisht nga rezultati mes dy kandidatëve kryesorë, duke parë rezultatet e sondazheve, duket se Ivica Daçiç, njeriu që është bërë protagonist duke arrestuar shqiptarë kohët e fundit, dhe partia e tij socialiste do të vazhdojnë të kenë pozita të forta, si pala e tretë e domosdoshme. “Sido të jetë rezultati të dielën, të hënën ata do të vijnë të më takojnë mua”, tha Dacic në mbyllje të fushatës, duke iu referuar Tadiç dhe Nikoliç.


ORA 15.15-CETNIKËT E “BELI ORLOVIT”NË VERI TË MITROVICËS

Kosovapress raporton se pjesëtarë të grupit cetnik “Beli orlovi” (Shqiponjat e bardha) janë parë gjatë mesditës në veri të Mitrovicës. Sipas Kosovapress persona me kapele dhe “kokarda” (simbol i çetnikëve) në kokë, pjesëtarë të formacioneve terroriste-çetnike kanë qëndruar rreth gjysmë ore në restoranin ‘Moskva’ në veri të Mitrovicës, duke pirë dhe kënduar këngë çetnike. Njëri prej tyre që ishte në gjendje të dehur, ka shtënë me armë automatike në ajër, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar”, kanë thënë burimet.
Sipas të njëjtave burime ata kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.



ORA 14.15- FLAMUJ SERBE NE DISA QENDRA VOTIMI

Përkundër paralajmërimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë, se në qendrat e votimeve nuk duhet të ketë simbole serbe, ato janë parë në disa prej këtyre qendrave. Një burim i Kosovapress-it bën të ditur se në qendrën e votimit në shkollën fillore “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, pranë shenjës së OSBE-së ka qenë i vendosur edhe flamuri i shtetit të Serbisë.
“Flamuri serb është shpalosur në mëngjes edhe në Zubin Potok në shkollën fillore ‘Jovan Cvijiq’, por që pas një ore është hequr”, ka thënë burimi.
Ai më tej ka shtuar se pjesëtarët e OSBE-së në Zubin Potok janë në dijeni për mbajtjen edhe të zgjedhjeve lokale nga serbët e këtushëm, por janë duke i injoruar ato.
Po ashtu edhe në qendrën e votimit në Graçanicë, pranë flamurit të OSBE-së, është i vendosur edhe ai i Serbisë.


ORA 14.00- 34 VENDVOTIME ILEGALE SERBE NE KOSOVE

Strukturat paralele serbe kanë hapur 34 vendvotime ilegale për zgjedhje lokale serbe në Kosovë. Sipas mediave në Prishtinë po votohet për zgjedhjet lokale në mënyrë të paligjshme në komuan veriore të Zvecanit dhe Zubin Potokut. Dhjetë vendvotime janë hapur në Zvecan ku votojnë 7864 votues, ndërsa 24 vendvotime ilegale janë hapur në Zubin Potok ku votojnë 4978 votues.
“Në afërsi të qendrave legale të votimit të mbështetura nga OSBE-ja gjenden persona të grupeve të ndryshme të cilët po i udhëzojnë votuesit për kë duhet të votuar dhe po i orientojnë pastaj ata në qendrat ilegale të votimit”, shprehen burime të Kosovapress.



ORA 11.50-ZGJEDHJET LOKALE SERBE NE ZVECAN

Kreu ilegal i komunës Zvecan Dragisha Millovic i tha Radios Europa e Lirë se në këtë komunë serbët po votojnë edhe për zgjedhjet lokale.
“Sipas informacioneve që unë kam zgjedhjet këtu kanë nisur me kohë dhe pa probleme.Pa probleme po votohet edhe për zgjedhjet lokale.Në këto votime nuk ka vëzhgues të OSBE. Nuk pres probleme për zgjedhjet lokale pasi sot është festa e Shën Gjergjit dhe pres që gjithcka të përfundoje qetësisht në atmosferë tolerante dhe demokratike”është shprehur Millovic.
Serbët e Zvecanit dhe Zubin Potokut kanë këmbëngulur në mbajtjen e zgjedhjeve lokale serb në Koosvë, pavarësisht kundërshtimit të autoriteteve të Prishtinës, Beogradit dhe ndërkombëtarëve.
Ndërkohë më herët policia e Kosovës ishte shprehur se për zgjedhjet lokalë në Kosovë, dy ishin mundësitë, osë t’i injoronte ato, osë t’i ndalonte sipas situatës.



ORA 10.51- POLICIA KOSOVE:ZGJEDHJET SERBE PA PROBLEME


Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tani nuk është shënuar asnjë incident përsa I përket aspektit të sigurisë. Në asnje zonë të Kosovës ku po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Sërbisë nuk janë raportuar incidente-thuhet në një deklaratë të policisë së Kosovës.
Zgjedhjet serbe në Kosovë janë duke u mbajtur në pesë rrethe, ndërsa misioni i OSBE-së në Kosovë, organizon zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, por nuk ka mbështetur ato lokale, shkruan Kosovapress.
Sipas zyrtarëve të këtij misioni, votimet janë hapurnë kohë dhe nuk ka pasur ndonjë incident, apo parregullsi, përveç disa problemeve teknike.


ORA 09:35 - OSBE: VOTIMI VIJON PA PROBLEME
Të gjitha 90 vendvotimet e OSBE-së në Kosovë janë hapur sot deri në ora 08:15, thuhet në një komunikatë të OSBE-së. “Kam kënaqësinë të raportojë se të gjitha 90 vendvotime në 28 lokacione janë hapur këtë mëngjes,” tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer. “Kishte pak vonesa të natyrës teknike në disa lokacione por të gjitha tash janë zgjidhur”. OSBE ka mundësuar që personat me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.


ORA 08.30 - PRISHTINË, VONESA NË HAPJEN E DISA QENDRAVE
Disa vendvotime në Kosovë, në rajonin e Prishtinës, për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe, janë hapur për mbi 1 orë me vonesë ,, për shkak të vonesës së konvojit të OSBE-së i cili ka bartë materialin zgjedhor, raportojnë mediat serbe. Zëdhënësi i OSBE-së, Nikola Gaon, i ka deklaruar agjencisë serbe Tanjug, se përveç rajonit të Prishtinës, vendvotimet e tjera në Kosovë janë hapur me kohë.
Në afërsi të vendvotimeve, sipas medieve serbe, shihet prezenca e policisë lokale, e cila është e obliguar të ruaj rendin dhe qetësinë, ndërsa para vendvotimeve duket flamuri i OSBE-së.


BERISHA APEL SHQIPTAREVE TE PRESHEVES

Qeveria shqiptare e konsideron arrestimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevëes nga policia serbe si një akt primitiv të dhunës së ushtruar nga autoritetet e Beogradit. Përmes një reagimi në faqen zyrtare të Kryeministrisë theksohet se Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike.

Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Më tej Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit ndaj tyre.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons