Forumi Kuq E Zi
Gjigantët e ciklopët Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjigantët e ciklopët Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gjigantët e ciklopët Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjigantët e ciklopët Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Gjigantët e ciklopët Empty Gjigantët e ciklopët 26/4/2012, 23:00

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjigantët e ciklopët Geant_11

Ky gjigand eshte gjetur ne Antrim (Irlande) nga Z.Dyer.
Foto e publikuar ne vitin 1895

Jo vetëm Bibla, por edhe tekste budiste dhe maja u referohen qënieve fillestare dikur dominues të Tokës. Një mit shumë i përhapur dhe ndoshta jo i privuar nga shpjegime shkencore. Siç e kanë demonstruar disa zbulime arkeologjike dhe teoritë lidhur me Gjigantët e ciklopët.

Nëqoftëse i japim të drejtë mitologjisë greke, Titanët (ky term individualizonte me saktësi një racë gjigantësh me pamje vërtet të egër; njëlloj me Ciklopët dhe të Ecantochiri-ve, janë bij të zotit të qiellit Uran, të konceptuar me zoten e tokës Gaia, nënën universale të mitologjisë klasike) jetonin në brendësi të shpellave dhe tipar i përbashkët me Ciklopët, kishin një sy të vetëm.

E kujtoni, patjetër, atë që ju desh të sfidonte Uliksin në një fazë të caktuar të pelegrinazhit të tij. Kronikat e lashta i përshkruajnë si dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohërat që qenë dhe, një ditë të bukur, vendosën që të rebeloheshin ndaj zotave dhe ndaj njerëzve: nuk mund të jemi të sigurtë lidhur me arsyen e grindjes, ndoshta kjo racë gjysëmhyjnore fitoi vetëdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.

Për një motiv të tillë zotat vendosën që ta ndëshkonin këtë arrogancë mendjemadhe: nga këtu, midis ndëshkimeve të imponuara, edhe përmbytja me kujtesë të lashtë. Të mundur, Titanët u zëvendësuan nga Gjigantët, të lindur nga gjaku i derdhur nga një plagë e Uranit, i tredhur nga i biri Cronos, më i riu midis tyre.

Për t'u bërë mbret i madh, Cronos hëngri fëmijët e pasur me të motrën Rea, por falë një stratagjeme Zeusi shpëtoi dhe, me kalimin e kohës, fitoi rangun e babait të padenjë. Gjigantët (fjala rrjedh nga termi sanskrit g'ant-u që do të thotë "kafshë"), për aq sa dimë, kërkuan me të gjitha mënyrat, por më kot, që të hakmerreshin për paraardhësit e tyre: për këtë arsye janë përshkruar edhe ata përjetësisht në revoltë ndaj këtyre hyjnive.

Bijtë e Elohim

Siç do ta shikojmë, duke iu qëndruar edhe tregimeve të tjera mitologjike, Gjigantët e banonin Tokën mijëra vjet përpara erës tonë. Lindja e kësaj race mund të zbresë në momentin në të cilin disa zota vendosën që të çiftëzoheshin me qëniet njerëzore.

Lidhur me këtë, është elokuente sa ndodhet në dy pasazhe të Zanafillës: "Kur njerëzit filluan të shumëfishoheshin mbi Tokë dhe lindën vajzat e tyre, bijtë e zotave panë se vajzat e njerëzve qenë të bukura dhe morën për gra aq sa deshën prej tyre (6,1-2)"; "Kishte në Tokë gjigantë asokohe - bile edhe më pas - kur bijtë e zotave bashkoheshin me vajzat e njerëzve dhe këto u lindnin atyre fëmijë: janë këta heronjtë e lashtësisë, njerëz të famshëm (6,4)".

Shprehjet "bij të Zotit" dhe "gjigantë" nuk janë gjë tjetër veçse përkthimi i përshtatur dhe i pranuar i termit Nefilim, i pranishëm në Biblën hebraike: duhet saktësuar se, në mënyrë të ngjashme nga sa është bërë tashmë për disa shprehje në faqe të tjera, Nefilim në fakt duhet përkthyer në mënyrë korrekte si "njerëz që kishin zbritur", domethënë "bij të Elohim" të zbritur në Tokë, ku Elohim, në mënyrë të pabesueshme, është shumësi i njësit hebraik El, Ilu ose Eloah: domethënë nënkupton Zota! Të paktën ky interpretim i një shpure të madhe studiuesish, që jashtë skemave klasike janë çimentuar në përkthimin e teksteve kuneiforme të qytetërimit të sumerëve, duke analizuar pastaj përmbajtjen e librit të shenjtë të kristianëve.

Për të qenë të qartë, termi "Elohim" shfaqet 30 herë të mirë tek Zanafilla dhe deri 2570 herë në të gjithë Biblën. Për plotësim informacioni, termi Eloah shfaqet 40 herë në Librin e Jehovait. Nefilim përkthehet, pa shiko, pa shiko!, si termi Annunaki i mitologjisë së Sumerëve (Në fakt, Annunaki nënkupton "njerëz që nga qielli zbritën në Tokë").

Praktikisht, mitet na tregojnë sesi kjo racë u rebelua ndaj hyjnive. Atëhere, ja gjigantët që kërkojnë të ngjisin malin Olimp (në mitologjinë nordike Olimpi transformohet në qytetin Asgard) apo Trifoni që i heq Jupiterit rrufetë e tij, të rekuperuara më vonë pas ndërhyrjes së humanit Cadmius, i cili me fuqinë e muzikës arriti që ta vejë në gjumë gjigantin.

Sigurisht që kërkohet tani të bëhet dallimi për të mos rënë në konfuzion. Për efektin e deformimit, disa mite marrin në fakt hua elementë të të tjerëve. Për shembull, është rasti i Gog dhe Magog, dy gjigantëve të Biblës që i gjejmë të futur në mitologjinë britanike për të simbolizuar fuqinë e këtyre njerëzve: në fakt, këta dhe titanë të tjerë, janë mundur nga heroi lokal Brute (edhe ai, ka gjasa, një gjigant!); vetëm ata të dy janë mbajtur në jetë, por për t'u transformuar në gur dhe të vendosur në hyrjen e pallatit të fituesit, mbi Tamiz. Tamam një fund i shëmtuar...

Në të gjithë botën

Lajmëtarët e dërguar nga Moisiu në Tokën e Premtuar (Canaan), siç thotë Bibla në Librin e Numrave (13, 32-33), u kthyen duke thënë se kishin takuar bijtë e Anak: "...vendi që kemi përshkuar për të eksploruar është një vend që i ha banorët e tij; të gjithë njerëzit që kemi parë janë njerëz me shtatlartësi të madhe; kemi parë gjigantët, bij të Anak, të racës së gjigantëve, përballë të cilëve na dukej vetja se qemë miza dhe kështu duhet t'u jemi dukur atyre".

Edhe dueli midis Davidit dhe Goliatit nuk lë shteg për interpretime të tjera. Tek Deuteronomi, Bibla vazhdon që t'u referohet gjigantëve kur flet për krevat hekuri të gjatë 5 metra që gjendej në Rabbath, pranë bijve të Ammon: kështu, shtrati i një mbreti gjigant tashmë të zhdukur. Për ta flitet edhe në mitologjinë budiste ku gjigantët janë të lidhur me mitin brahminik të "përzierjes së detit të qumështit".

Tek "Popol Vuh" gjigantët janë qënie mitologjike (njëlloj me titanët) që luftojnë, me zotat dhe njerëzit, një lloj titanomakie greke: në mitologjinë maja në fakt binjakët Hunahpù e Ixbalanqué, Ahau-t e parë (zotër të qytetërimit Mais të kryesuar nga Xibalbà) luftojnë me gjigantët në luftën e Camè-ve.

Të mundur, gjigantët identifikohen në Atlantët e Copàn-it. Por paksa të gjitha tekstet e ndodhura në librin e shenjtë të kristianëve dhe të hebrenjve, në veçanti Dhiata e Vjetër, siç kemi pasur rast ta shikojmë, flasin për këtë racë njerëzish gjiganteskë.

Prapa në kohë

Duke përdorur dëshminë e ndonjë historiani, mund të kërkojmë të individualizojmë një periudhë kohore ku, sipas çdo gjase, vendosen hyjnitë dhe natyrisht duke pasuar, gjigantët, duke parë se ndodhitë e tyre ndërthuren për bukuri.

Me saktësi, nuk është gjithsesi e thjeshtë të vendosen të gjitha hyjnitë e të kaluarës tonë stërgjyshore, edhe pse është tashmë e vështirë të theksohet që këto, njëlloj me gjigantët, kanë ekzistuar realisht. Le të provojmë të kuptojmë diçka dhe ta bëjmë këtë duke thirrur në ndihmën tonë kronikat e pakta që kemi në dispozicion.

Historiani Beroso (ishte edhe një prift babilonas, i konsakruar në Marduk, që rikopjoi në gjuhën greke në shekullin e VI-të B.C. të famshmen Listë të mbretërve, që i përket vitit 2100 B.C. dhe që përmban historinë e popullit të tij qysh nga krijimi) në shkrimet e tij tregon për 10 mbretërit mitikë babilonas që mbretëruan përpara përmbytjes: në tërësi, sipas mendimit të tij, do të kthehej prapa me 432 mijë vjet.

Lidhur me këtë, janë të pabesueshme analogjitë me Biblën, që flet për 10 stërgjyshër përpara përmbytjes siç flet kjo listë për 10 mbretër "primitivë". Edhe mosha fantastike e këtyre personazheve është e ngjashme, por edhe pas përmbytjes, duke ju qëndruar rrëfimeve babilonase, vërejmë një dinasti mbretëruesish, që megjithëse të shitur për personazhe historike, janë për t'u konsideruar zota apo gjysëmzota, duke parë vetëm ata të Dinastisë së I-rë - 23 gjithsej - qëndruan në pushtet për 24510 vjet!

Mos u frikësoni nga shifrat. Sot jemi mësuar që ta masim kohën duke u nisur nga presupozimi që Toka harxhon një vit për t'u rrotulluar përreth Diellit dhe që muajt janë 12 si ciklet e Hënës.

Por duhet mbajtur parasysh që deri në vitin 1543 (me Kopernikun si epokëndarës) besohej se ishte Dielli ai që rrotullohej përreth planetit tonë! Megjithatë, sumerët e dinin këtë të paktën 4500 vjet më parë. Një kokëçarje e bukur! Ja pse nuk mund të përjashtojmë që në të kaluarën të lashtët të kishin në përdorim metoda të tjera për të matur rrjedhjen e kohës.

Mendoni për moshën biblike të shumë profetëve dhe jo vetëm: për shembull, për doktrinën hindù, një ditë tokësore 24 orëshe korrespondon me 8640 milion vite të Brahmas.

Nga ana e tyre, sumerët për Listën e mbretërve përdorën si njësi matëse sar-in, që korrespondon me 3600 vite tokësore, koha e përdorur nga planeti Nibiru (nga ku vinin me sa duket zotat e tyre) për të kompletuar orbitën eliptike jashtë dhe brenda sistemit tonë diellor.

Tamam si për t'i ngatërruar më tej idetë: duke u nisur nga pohimet e dy shkencëtarëve të njohur, Von Braun dhe Einstein, është hipotezuar që një ekuipazh që fluturonte në hapësirë prej mijëra vitesh drite, do të kthehej në Tokë pas rreth 26 vjetësh, por ndërkohë në planetin tonë do të kishin kaluar nja 2000 vjet të mira!

Austriaku Helfsen, ufolog i njohur, i ka marrë këto teori, sidomos atë të relativitetit të kohës dhe, nga ana e tij, ka propozuar një studim interesant: duke pasur parasysh përshpejtimin uniform dhe atë të frenimit (në gjysëm të rrugës) të një anijeje hapësinore, ka postuluar se në brendësi të një anije hapësinore, që udhëton me një shpejtësi lehtësisht me të ulët se ajo e dritës, koha do të rridhte më ngadalë respektivisht planetit të nisjes.

Kështu, sipas studiuesit, kjo diferencë në vite do të tentonte të rritej shumë me kalimin e kohës, ndërsa deri në 10 vjet nuk do të regjistroheshin variacione të rëndësishme. Duke u kthyer tek ne, duke ju referuar konflikteve midis Horus dhe Seth në Egjipt, historiani Maneton e vendosi konfliktin 13500 vjet përpara Menes, mbretit fillestar të tokave të bashkuara.

Për të pasur informacione të mëtejshme kohore lidhur me këtë duhet të bëjmë tani një kërcim në kontinentin e ri.

Në Amerikën e Jugut krijimi i botës është për t'u gjetur në figurën Viracocha (hyjnia e inkasve kujtohet me emrin Kukulcan apo Quetzalcoatl për toltekët, për majat dhe për axtekët, por gjithmonë bëhej fjalë për të njëjtin person): legjendat tregojnë se pas një përmbytjeje të zgjatur nja 60 ditë kjo qënie supreme zbriti në njërin prej dy ishujt në liqenin Titicaca (që në gjuhën e Aymarà-ve, indigjenëve peruanë, do të thotë "Liqen i pumas dhe i peshkut të shenjtë" dhe "mitër e njerëzimit": në fakt Titi përkthehet "puma", ndërsa Caca është emri i një peshku të zonës, i kujtuar në legjendat lokale që tregojnë për krijimin dhe për përmbytjen) që i dha jetë, pas tentativash të ndryshme të shkuara dëm, gjinisë njerëzore duke plazmuar argjilë dhe duke i fryrë me frymën e jetës.

Më të bërë kështu, u transferua në Tiahuanaco (fjalë për fjalë do të thotë "Vend ku bashkohen toka dhe ujëra", por mund të përkthehet edhe "Vend nën ujin e Zotit", "Qytet i Diellit dhe i ujit" e "Qytet i përjetshëm i ujit") që është larg rreth 25 kilometra nga liqeni i sipërpërmendur. Për indigjenët, qyteti u ngrit në një natë të vetme, pas përmbytjes, nga zotat apo nga gjigantët.

Duke ju referuar studimeve të kryera mbi tekste mitologjike, është e mundur të datohet shfaqja e zotit rreth vitit 3100 B.C. dhe gërmimet arkeologjike në Tiahuanaco e konfirmojnë besnikërisht këtë të dhënë; në fakt, shtresa më e lashtë e qytetit i përket vitit 3130 B.C.

Me bërjen e këtij digresioni të nevojshëm, domethënë për t'i gjetur kështu një vendndodhje të duhur kohore racës së zhdukur të gjigantëve, përveçse për të përdorur mitin e përmbytjes, duhet të marrim në konsideratë rrëfimet e majave, si gjithmonë të saktë dhe maniakalë në përcjelljen edhe të ndonjë datimi të dobishëm, skllevër siç qenë të kalendarit të tyre dhe, për pasojë, të kohës: është e mirënjohur që majat, siç edhe toltekët dhe axtekët, ndërtonin tempuj e piramida me kadenca të sakta, çdo 5, 10 apo 20 vjet.

Megjithatë, faktet që u përkasin nga afër gjigantëve janë të vendosur në erën e Diellit të Katërt, atë për t'u kuptuar që përfundoi me transformimin e njerëzve në peshq: duket të kuptohet se specia njerëzore shpëtoi nga ujërat falë diçkaje të ngjashme me një arkë. Kjo epokë korrespondon me Pleistocenin dhe, për pasojë, periudhës së akullnajave të fundit, rreth 12000 vjet më parë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Gjigantët e ciklopët Empty Re: Gjigantët e ciklopët 26/4/2012, 23:01

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ku janë provat?

Përveç përmbledhjeve të shumta të eksploruesve të parë europianë, të shkruar në kontinentin e ri, nënvizojmë nga atëhere e prapa një përsëritje gjetjesh të jashtëzakonshme, që shpesh shkenca ka tentuar t'i përqeshë, në mos t'i heshtë.

Për hir të së vërtetës, gjatë 20 e ca viteve të fundit kanë qenë të shumta rastet e bujshme të mashtrimit nga ana e njerëzve të paskrupullt apo e mashtruesve të thjeshtë (siç ndodh paksa sot me rrathët në grurë), por kjo nuk do të thotë se të gjithë evenimentet e tjera janë për t'u etiketuar si fallsitete.

Në këtë artikull, për motive të kuptueshme hapësire dhe për të mos e lodhur tejmase lexuesin, kemi zgjedhur qëllimisht vetëm disa, të menduar si tregues për argumentin.

Në vitin 1577, në Zvicër, dolën në dritë mbeturinat e atij që mund të ishte një njeri 5 metra e 80 centimetra i gjatë.

Në fillim të shekullit të kaluar në Francë, në lokalitetin Glozel, përveç kockave dhe kafkave jashtë normales, u gjetën edhe gjurmë të mëdha duarsh, pse jo dhe stoli të bëra apostafat për t'u përdorur nga ndonjë qënie gjiganteske.

Zbulimi, i bërë rastësisht nga Emile Frendin, i përket saktësisht marsit të vitit 1924. Në këtë lokalitet, më pas të quajtur "fusha e të vdekurve", u gjetën edhe shenja grafike të shumta të gdhendura në tabela prej terrakote: domethënë një lloj alfabeti.

Ndërhyrja e parë u krye nga një arkeolog amator, mjeku Antonin Morlet: 3000 gjetjet e nxjerra në dritë, akoma sot të ruajtura në Muzeumin e Glozel. Çka u gjet në vend ju nënshtrua shumë herë analizave në vitet Gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar: me metodën e termolumineshencës (mbi qeramikat dhe mbi vazot, pasi që kanë pësuar një proces pjekjeje) dhe të karbonit 14 (për kockat, pasi që përmbajnë substanca organike): rezultatet qenë kontradiktorë, por teknika e karbonit 14 evidentoi në disa raste një datim jashtë çdo logjike (në fakt, u fol për 17000 vjet më parë) dhe kështu jo e pranuar nga komuniteti shkencor.

Në fakt, sqarime të mëtejshme, të kryera edhe nga qeveria franceze, u mundësuan studiuesve të tjerë të afirmojnë se kockat e gjetura rezultonin të futura në vend në një epokë të pasme. Në vitet në vazhdim u zbuluan edhe tentativa banale fallsifikimi, aq sa për diskredituar më tej atë çka kish dalë fillimisht.

Sot asnjë arkeolog, nga frika për të mos e kompromentuar reputacionin e vet, nuk është i gatshëm të matet me enigmën e Glozel. Edhe në Marok, në Agadir, u gjetën disa vegla që, teorikisht, vetëm njerëz 4 metra të gjatë mund t'i ngrinin: në fakt, peshonin edhe 8 kilogramë njëri dhe shërbenin për gjueti.

Disa vjet më pas, në Havai Supai Canyon, njerëzit e ekspeditës shkencore Donnehey zbuluan një gdhendje në gurë të një tiranosauri që, sipas thënies së indianëve, ishte vepër e gjigantëve. Në vitin 1943, në një ishull të Aleutineve, xhenierë ushtarakë gjetën kocka dhe kafka, që sipas proporcionit duhej t'u përkisnin njerëzve 7 metra të gjatë!

Duke u besuar rrëfimeve që tregonin për njerëz shumë të gjatë që kishin banuar në një të kaluar të largët zonave sot të emërtuara nëpër harta si Sahara, Kamerun dhe Niger, disa ekspedita bënë zbulime të habitshme: në vitet Tridhjetë të shekullit të kaluar u gjetën praktikisht gjurmët e gjiganteskëve Sao.

Ekspedita më prodhimtare qe ajo e kryesuar nga antropolog/etnologu Marcel Griaule dhe nga çifti Lebeuf (Jean Paul dhe e shoqja Annie Masson Detournet, të dy etnologë), në vitet nga 1936 deri më 1939, që i përkiste zonës së Çadit.

Këtu u gjetën varre me dimensione jashtë normales, ashtu dhe stoli bronzi që të paraqisnin hibridë krejtësisht të ndryshëm nga raca jonë. Sot, nga sa duket, shënimet dhe rezultatet e kësaj ekspedite nuk gjenden. Marcel Graule (1898-1956), veç të tjerash, është i njëjti që na ka bërë të njohur i pari diçka rreth dogon-ëve: në fakt, ai qe në krye të ekspeditave të ndryshme në kontinentin afrikan 1931 deri më 1946, midis të cilave ajo (e cila kujtohet si Misioni Dakar-Xhibuti) në të cilën studioi kozmologjinë e pabesueshme të këtij populli.

Rreth atyre viteve, edhe studiuesi holandez Ralph Koengswald gjeti diçka interesante: dhëmbë prerës 6 herë më të mëdha se normalët. Së fundi, për ta përfunduar këtë renditje të shkurtër, në vitet Pesëdhjetë të shekullit të kaluar Pei Wenchung, ndërsa ndodhej në brendësi të një shpelle në Lingheng në Kwansi, gjeti një nofull që për nga përmasat mund të ishte në harmoni me dhëmbët e Koengsward, aq është e vërtetë, sa që të dy ia atribuon përkatësinë "gjigantopitekusit".

Si të shpjegohet fenomeni


Sot gjigantizmi mund të shpjegohet shkencërisht me verifikimin e dy faktorëve, të nënkuptuar si të kombinuar midis tyre: një zvogëlim i forcës së gravitetit të Tokës dhe një tërheqje më e madhe e provokuar nga satelitë të tjerë që rrotullohen përreth planetit tonë, gjithsesi të ndryshëm nga Hëna e sotme.

Prania, në kohëra shumë të hershme, e më shumë satelitëve në orbitën përreth Tokës dhe në afrim progresiv, domethënë me influenca të mëdha ndaj fushës gravitacionale, mund të kish favorizuar rritjen jonormale të faunës, të florës dhe të vetë qënieve njerëzore, për arsyen e thjeshtë të një lehtësimi të peshës, që veç të tjerash do të shpjegonte edhe arritjen e moshave të konsiderueshme nga ana e paraardhësve tanë (ato, të kuptohemi, që lexojmë edhe në Bibël) sepse do të bënte të zbriste në mënyrë drastike konsumin të cilit i nënshtrohet çdo organizëm i gjallë.

Sipas teorisë së mbështetur nga studiuesi Hans Horbiger (një inxhinier i çuditshëm i jetuar në shekullin XIX, që studioi në Shkollën e Teknologjisë në Vjenë dhe bëri profesionin e projektuesit të makinave me avull), një prej këtyre satelitëve u copëtua, duke i dhënë jetë një tërësie copëzash që pasi kanë kaluar qiellin ranë dhunshëm mbi planetin tonë.

Ajo që pararendësit tanë panë, duke ngritur sytë, nuk ishte gjë tjetër veçse një "gjarpër i zjarrtë" i madh, një përkufizim që e përshkruan mirë ngjarjen dhe që e hasim në të gjitha rrëfimet e përcjella brez pas brezi.

Me zvogëlimin drastik të tërheqjes, do të përfundonte pastaj edhe era e gjigantëve. Sido që të jetë, Horbiger nuk ishte gjë tjetër veçse një autodidakt i pasionuar dhe, në mënyrë të veçantë, ndaj historisë dhe ndaj evolucionit të kozmosit.

Studimet e tij e çuan që të afirmojë se Hëna kishte pasur një domethënie të mirëpërcaktuar në legjendat e lashta dhe se Toka, në evolucionin e ngadaltë të saj, i kishte përfshirë satelitë të ndryshëm që periodikisht qenë përplasur mbi të duke provokuar katastrofat me pasoja të përmasave të mbinatyrshme. Horbiger gjeti gjurmë gjigantizmi jo vetëm në disa skelete njerëzore, por edhe në florë e në faunë.

Megjithatë, teoritë e mbështetura nga studiuesi, që u drejtohen miteve të lashta të cikleve përsëritëse, rezultojnë akoma sot në kontrast të prerë me thëniet e shkencës. Duke folur për gjigantizëm, nuk ka sesi të mos fusim në valle, si shkak, edhe një ngritje të mundshme të niveleve të rrezeve kozmike.

Në periudhat në të cilat aktiviteti i Diellit është më intensiv (në rastin në fjalë asistohet deri në fenomenin e lidhur me njollat diellore, të cilat përbëjnë një barrierë të mrekullueshme ndaj rrezeve kozmike: në periudhat me intensitet më të madh të aktivitetit diellor regjistrohet prodhimi i shumë joneve që shkojnë të dendësohen në atë që quhet shiriti i Van Allen) mund të vërehet një rritje e konsiderueshme e aspektit kulturor njerëzor, me lindjen e njëkohshme të qytetërimeve të mëdha apo të mënyrave të mendimit.

Anasjelltas, në prani të një aktiviteti të dobët të Diellit, me mbrojtjen që zbut në mënyrë të konsiderueshme dhe që u mundëson rrezatimeve kozmike të godasin Tokën, regjistrohet një rënie e pashmangshme e aktiviteteve mbi planetin tonë, shoqëruar nga një zvogëlim i konsiderueshëm i lindjeve.

Domethënë, aktiviteti i Diellit dhe fusha manjetike tokësore, duke ndërvepruar midis tyre, në mënyrë periodike arrijnë të influencojnë, edhe në mënyrë të fuqishme, ekzistencën tonë. Në thelb, duke vepruar mbi genet dhe mbi kromozomet, rrezet kozmike mund edhe të provokojnë ndryshime, aq sa të justifikojnë për florën dhe faunën shfaqjen e specieve të reja, ndërsa për racën njerëzore do të ishte për t'u konsideruar, fenomeni i gjigantizmit.

Çfarë konkluzionesh?

Siç keni mundur ta vëreni, problematika është me një kompleksitet të konsiderueshëm. Të interpretosh në mënyrë korrekte rrëfimet mitologjike nuk është aspak e thjeshtë dhe "provat' e dala deri më tani në dritë mbështeten, fatkeqësisht, në konsiderata patjetër kundërshtuese.

Për të mos folur për teoritë alternative, nganjëherë edhe të zjarrta, kategorikisht të refuzuara nga elita shkencore. Kështu, për momentin nuk është vërtet e mundur të arrihet në një zgjidhje të kënaqshme, në konsideratën e mungesës së dukshme të bazave të qëndrueshme mbi të cilat të mund të studiohet dhe të reflektohet.

Në vetvete, argumento do të meritonte përpjekje goxha të tjera: zhvillime eventuale në drejtimin e do të prodhonin në fakt reperkusione të qarta mbi mënyrën tonë për ta kuptuar, sot, të kaluarën e hershme të Tokës dhe të atyre që e kanë banuar përpara nesh.

Përgatiti
Armin Tirana

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Gjigantët e ciklopët Empty Re: Gjigantët e ciklopët 26/4/2012, 23:02

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjigantët

GJIGANTET (greq. dhe lat. Gigantes, njëjësi Gigas - shqip Viganët) - viganë të shëmtuar, flokëgjatë, djemt e Gesë, hyjneshës së tokës, të lindur nga pikat e gjakut të Uranit të qiellit.

Pasi qenë pasardhës të zotërave më të lashtë se sa ata olimpikë dhe pasi ishin tepër të fortë, nuk e pranuan sundimin e Zeusit, zotit suprem, edhe pse për botën qe më i mirë se sa pushteti i përparshëm i Kronit. Hyjnesha e tokës, Gea, e cila nuk ka mundur t'ia falë Zeusit që e rrëzoi nga froni birin e saj, Kronin, i nxit Gjigantët në kryengritje.

Gjigantët nuk pritën shumë dhe kur prej Gesë e fitojnë bimën magjistare, çohen nga vendlindja, Palena (në siujdhesën Halkidik) dhe e sulmojnë Olimpin. Shpërtheu beteja e tmerrshme dhe zotërat u gjetën në gjendje të vështirë. Zeusi, zoti suprem, u drejtohet për ndihmë njerëzve: e dërgon hyjneshën Athena që ta sjellë Herakliun, birin e vet të kësaj bote. Kur Gea mori vesh për këtë u përpoq që djemve të vet t'ua gjejë bimën e cila do t'i mbronte edhe prej armëve të njerëzve.

Mirëpo, nuk pat sukses ta gjejë këtë, sepse zoti Zeus i ka ndaluar Heliut, zotit të diellit, pastaj edhe Selenës, hyjneshës së hënës, që ta ndriçonin botën me rrezet e tyre, ndërsa vetë i këputi dhe i asgjësoi të gjitha bimët e tilla. Ardhja e Herakliut e vulos fatin e Gjigantëve. Mirëpo, ata nuk dorëzoheshin dhe në vend të lutjes për mëshirë e zgjodhën vdekjen në luftë.

I pari vritet Alkioni, Gjiganti më i fuqishëm. Herakliu e plagosi me shigjetë të helmuar dhe pastaj në dyluftim e tret përtej kufijve të Palenit, sepse e ka ditur se në vendlindje Alkioni është i pavdekshëm. Suksesi i Herakliut u dha zotërave fuqi të re.

Hefesti e hudh në Gjigantin Klit, kodrën e hekurit të zjarrtë, ndërsa Athena në Gjigantin e trullosur, Enkelad, ujëdhesën Sicilia, Poseidoni e rrëzon në det Gjigantin Polibot, me një copë toke, të cilën e merr nga ujëdhesa Koa dhe kështu u formua ujëdhesa Nizir. Shumicën e Gjigantëve të tjerë Zeusi i rrëzoi nga Olimpi me vetëtima dhe pastaj Herakliu të trullosur i vret.

A mos vallë ka qenë ky ngadhënjim i gëzueshëm i zotërave të ndritshëm olimpikë mbi përbindëshit e mbrapambetur ose admirim ndaj trimërisë së kryengritësve kundër zotërave që i ka frymëzuar artistët e botës antike për Gjigantomani të shumta, ose ,kjo ka qenë më parë krenaria e pashtruar, që në çastet më të vështira, zotërat kanë qenë të detyruar që për ndihmë t׳u drejtohen njerëzve - mbetet çështje e hapur. Gjigantomani të tilla janë ruajtur në piktura në më se njëqind vaza.

Prej tyre gati në dyzet është Herakliu në luftë me Gjigantët (nga shek. VI-IV para e.s.). Relievi më i lashtë Lufta e Gjigantëve me zotërat, për të cilën dimë sot se është nga frizi i thesarit të Sifniasve në Delfe është ai i vitit 525 para e.s. Gjigantomania më e njohur është ajo në elterin e Zeusit në Pergam e vitit 180-160, para e.s. (Ky elter të cilin e ka zbuluar Karl Humanni, arkeologu gjerman, në vitin 1875 u sollë në Gjermani dhe u restaurua në Muzeun e ri Pergamon në Berlin i cili sot është pjesë përbërëse e Muzeut Shtetëror të Berlinit, në kohën e vjetër është konsideruar si njërë prej mrekullirave të botës).

Nga antika na janë ruajtur një sërë paraqitjesh individuale të Gjigantëve. Njëri prej më të veçuarve është Gjiganti me flatra në varrezën etrure në Tarkvini (përafërsisht nga viti 80, para e.s.) dhe sidomos tre torzo prej gjashtë truporeve të Gjigantëve para Odeonit të Agripës në Agorë të Athinës përafërsisht e vitit 150 të e.s. (Dy prej këtyre torzove paraqesin Gjigantët si kombinim njerëz dhe peshq, i treti si njeri me trup të gjarprit, d.m.th. "Gjigantin klasik" sipas parafytyrimeve antike).

Pikturat dhe skulpturat e Gjigantëve të kohës së re as që mund të numërohen. Më e dalluar prej tyre konsiderohet piktura e madhe murale që paraqet Rrëzimin e Gjigantëve i Giulio Romanit (Gjulio Romanit) e vitit 1532-1534 dhe që gjendet në Paiazzo del Te (Palaco del Te) në Mantovë.

Në pallatin Çerninsk në Pragë gjendet freska e njohur e V. V Rainerit (V. V. Rajnerit), që paraqet Sulmin e Gjigantëve në Olimp, e vitit 1718, ndërsa prej shtatoreve të njohura janë Gjigantët e Ignac Platzerit (Ignac Platcer) e vitit 1678 (mbi dyert e hyrjes të qytetit të Pragës).

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons