Forumi Kuq E Zi
“Kony 2012”, publikohet seria e dytë   Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
“Kony 2012”, publikohet seria e dytë   Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
“Kony 2012”, publikohet seria e dytë   Kony2012Grupi aktivist amerikan “Fëmijët e Padukshëm” ka lëshuar në internet një video të dytë që rrëfen aktivitetin kriminal të liderit të rebelëve ugandezë, Joseph Kony.

Dokumentari i parë 30 minutësh regjistroi një sukses të bujshëm, duke u ndjekur nga më shumë se 100 milionë persona në internet, në pak javët e para pas publikimit të tij. Në kuadrin e një fushate ndërgjegjësimi botëror, ai u transmetua edhe në ekranin e “Top-Channel”.

Pjesa e dytë e serisë është realizuar pa ndihmën e bashkëthemeluesit të grupit, i cili pësoi një krizë mendore pasi pa videon e parë, në të cilin tregohej se si Kony rrëmben fëmijë, për t’i detyruar më pas që të vrasin në mënyrë brutale prindërit e tyre.

Sipas aktivistëve, pjesa e dytë do të jetë një plotësim i së parës, me më shumë dëshmi rrënqethëse që ilustrojnë më qartë aktivitetetin barbar të Kony, i vetëshpallur si lideri i “Ushtrisë së Rezistencës së Zotit”.

Kjo organizatë vepron në disa shtete të Afrikës Lindore dhe ka rrëmbyer me dhjetëra mijëra fëmijë, me vajzat që i ka shndërruar në skllave seksi dhe djemtë në ushtarë.

Disa dhjetëra mijëra besohet se është edhe numri i viktimave të shkaktuar nga rebelët, ndërsa qindra mijëra janë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, të ndodhura në zonën në të cilën vepron URZ-ja.

Ndonëse “Kony 2012” ka sjellë një ndërgjegjësim masiv, ai ka marrë edhe kritika për “thjeshtëzimin” e problemit, ndërsa kryeministri i Ugandës, Amama Mbabazi, ka protestuar me argumentin se dokumentari e pasqyron në mënyrë të gabuar vendin e tij si ende në luftë me rebelët.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons