Forumi Kuq E Zi
Flasin vajzat VIP: Ja përse na tërheq “Ezel” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flasin vajzat VIP: Ja përse na tërheq “Ezel” Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Flasin vajzat VIP: Ja përse na tërheq “Ezel” Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Flasin vajzat VIP: Ja përse na tërheq “Ezel” Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Një takim mbresëlënes për dashurinë dhe hakmarrjen, mbrëmjeve në “Tv Klan”, “Ezel” për shumë persona nuk mund të lihet për asgjë tjetër. “Ezel”, një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani një fenomen televiziv me miliona shikues në mbi 40 shtete të botës, i ka bërë shumë persona të humbin bastin me veten, për të ndjekur seriale të tilla.Kjo premierë absolute që nga 16 janari në “Tv Klan” është kthyer si “luftë” e audiencës televizive. Arsyeja kryesore për të cilën ky serial ndiqet, është sharmi i aktorit protagonist. Por ja çfarë thonë disa nga vajzat e njohura të ekranit:Jonida Maliqi: E ndjek, më tërheq intriga në këtë serialKa sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, djalin me emrin Dan dhe ka më shumë kohë për të qëndruar para ekranit. Këngëtarja Jonida Maliqi pohon se “në fakt, unë hyj te kategoria e njerëzve që nuk i merrja në konsideratë telenovelat, se si më dukeshin për shijet e mia dhe as nuk mund ta imagjinoja dot veten që mund të ulesha para ekranit dhe t’i ndiqja rregullisht, seri pas serie. Por “Ezelin” e kam parë në orën 12:00 pas mesnate, kur më duhej të ushqeja tim bir dhe të mbaja veten zgjuar. Në fillim nisa ta ndiqja thjesht për inerci, por më kuriozoi.” Për një periudhë u shkëputa, dhe vetëm kur dëgjoj komentet, përfshirjen dhe ndikimet e njerëzve, me kuriozoi sërish duke iu rikthyer. Pas disa serish bëra lidhjen me seritë e mëparshme, aq sa tashmë nëse nuk mundem ta ndjek në orën 20:00, e ndjek në 24:00 dhe, nëse e humb dhe këtë orar, kam mundësi ta ndjek në ritransmetimin e orës 06:00 të mëngjesit, thotë Jonida duke qeshur. Ajo tregon se “seritë nuk më shpëtojnë sidoqoftë”. Po çfarë i pëlqen asaj në këtë serial? “Intriga është shumë e bukur, aktorët janë profesiontë, personazhi kryesor është interesant, dhe më ngjason me filmin “Konti i Monte Kristos”. Jonida shton se “më tërheq shumë intriga dhe gjuha turke po më pëlpen, nisur dhe nga fakti që bashkëshorti im e ka origjinën nga Turqia”. “S’besoj se njerëzit do më paragjykojnë për këtë, pasi jo vetëm unë por edhe shumë njerëz janë përfshirë nga kureshtia për ta ndjekur “Ezel” seri pas serie, për faktin së aty gjen një realitet që është i pashmangshëm dhe tek ne, si pabesia apo mosbesimi kundrejt miqve etj.”Sonila Meço: Shqiptarët gjejnë veten tek “Ezel”donëse në doza të reduktuara, edhe ajo nuk i ka bërë dot bisht manisë që ka kapluar thuajse gjithë audiencën shqiptare. Telenovela turke “Ezel”, përveçse rrëmben një kohë të mirë fizike, është kthyer më së shumti në një ankth të vazhdueshëm seri pas serie, se si do të shkojë fati i protagonistëve të serialit turk. Sa i takon folëses së lajmeve në “ABC News”, Sonila Meço, ajo tregon se nuk e përjashton veten nga vëmendja ndaj“Ezel”, por kjo e forcuar në seritë e para të transmetimit, sesa kohët e fundit, kur ajo e ka thuajse të pamundur gjetjen e kohës për t’u ulur përpara ekranit, e për të mos i shpëtuar as presja nga lëvizjet e ndodhitë e reja të serialit. Arsyeja?! Në fakt, orari kur transmetohet “Ezel” ajo thuajse gjithnjë në transmetim direkt të edicionit informativ në “ABC” TV, ndërsa në shtëpi, vëmendjen pa kushte e rrëmben vetëm e vogla Amaris. “Në fillim mora vesh lajmin e blerjes së një telenovele të famshme turke, që do të transmetohej nga “Tv Klan”. Por, reklamën më të madhe ma kanë bërë dy parukierët e mi turq. Ata gjithnjë më thoshin se është një nga serialet më të ndjekura në Turqi, dhe në orarin kur shfaqet në ekran, këmbë njeriu nuk duket rrugëve të Turqisë. Mandej, pas orarit 20:00-21.00 ata donin të merrnin kohën më të mirë televizive dhe, duke parë suksesin e këtij produksioni, u shtua me një orë transmetimi, domethënë ora 20:00 -22.00. “Edhe unë i kam ndjekur me kërshëri seritë e para dhe, të them të drejtën, më kanë pëlqyer shumë. Por besoj se jehona e këtij seriali në vendin tonë ka edhe motive të tjera. Fakti që nuk është një telenovelë që demaskon një mentalitet gati rural siç ishte rasti i “Gymyshit”, por është një telenovelë e prodhuar enkas për shoqëri në zhvillim e sipër, siç është edhe vendi ynë. Paraja, vrasjet, dashuritë dhe gjithçka tjetër demaskohet, është produkt i kësi shoqërive, të ngjashme me tonën”, thotë Sonila. Megjithatë, ajo ndan mendimin se impakti i “frikshëm” qoftë në Turqi apo edhe në vendin tonë i telenovelës “Ezel” janë sinjale që duhen konsideruar për matjet e shijes thuajse të kultivuar të shoqërisë shqiptare”, përfundon Sonila.Samanta Karavella : Ezeli përfaqëson mashkullin perfekt, që i çmend femratSamanta Karavella është një tjetër këngëtare që pohon se e ndjek ndonjëherë serialin “Ezel”. “Për aq sa e kam ndjekur, për mua mbetet një serial enigmatik, ndaj më tërheq. Kurse për sa i përket Ezel, thotë ajo, “e di që shumë femra e pëlqejnë Ezelin, pasi përfaqëson mashkullin perfekt në pamje dhe prezencën e tij. Unë personalisht s’e kam parë me atë sy, por më pëlqen si aktor”. Samanta thekson se “nuk jam shikuese e rregullt e këtij seriali, por gjej arsye për ta ndjekur pasi ka personazhe që vërtet ia vlen t’i shohësh dhe një histori që të rrëmben”.Rosela Gjylbegu: Ezel është një mashkull i bukur, por aktor i stisurEdhe këngëtarja Rosela Gjylbegu pohon se nuk është e afeksionuar pas telenovelave. Po në rastin e “Ezel”, mund të them se më pëlqen ta ndjek, por nuk kam kohë. Me aq sa e kam ndjekur, thotë ajo, “mendoj se është varianti modern i “Konti i Monte Kristos”, dhe ka një intrigë që të tërheq vazhdimisht. Për sa i përket aktorit që luan Ezel Rosela, pohon se, “është një masdhkull tërheqës, model perfekt, por i stitur si aktor. Gjithsesi, thotë ajo, nuk hyj në njerëzit që mund të magjepsem pas pamjes së tij prej mashkulli të bukur, pasi meshkuj të bukur shfaqen shpesh në kinema, dhe s’gjej ndonjë arsye pse duhet të çudisë kaq shumë ai me pamjen që ka”.Kush është KENAN IMIRZALIOGLU apo EZEL BAYRAKTARFemrat shohin tek ai mashkullin perfekt, ku me pamjen serioze në perfeksion rrallë di të dhurojë një buzëqeshje. I komentuar dhe në skenarin e këtij seriali si “mashkulli që i shkon te përlotja”, ndoshta është arsyeja që pse e gjithë vëmnedja është kthyer tek ai. Po kush është Kenan?! Ai ka lindur në Ankara në vitin 1974 dhe ka përfunduar studimet për matematikë në “Universitetin Teknik Yildiz”. Gjatë studimeve ka punuar në një agjenci modelingu dhe është shpallur fituesi si “Modeli më i mirë i Turqisë” në 1997-n, ndërsa është zgjedhur “Modeli më i mirë në Botë” 2001. Por Kenan vendosi të braktisë modelingun dhe të bëhet aktor. Pas suksesit të këtij seriali, në Turqi u zhvillua një sondazh që e shpalli Kenan mashkullin model për të gjithë meshkujt nga 15-35 vjeç. Kenan është i gjatë 192 cm dhe “Ezel” konsiderohet kulmi i karrierës së tij, pas roleve Ejder Kapani “Dragon ***” (2010), Kabadayi “For Love and Honor” (2007), Son Osmanli Yandim Ali “The Last Ottoman: Yandim Ali” (2007), Yazi Tura “Toss-Up” (2004), Deli Yürek: Bumerang cehennemi “Wild heart: Hell of Boomerang” (2001).KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
cka me i pelqy ktij ky leje qe esht i shpif por esht edhe gay pasi e ka deklaru vet per mu esht mashkulli me i shpif e mashkulli me kot qe ka kjo bot

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons