Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

avatar
Vizitor


Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë.Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm të mos e ftojnë tani e tutje Seldin të këndojë në bizneset e tyre. Dhe kureshtia e të gjithë fansave që tashmë janë ndarë në dy pjesë, është të dinë të vërtetën e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi.
Deri tani, edhe pse ka pasur shumë komente në forume të ndryshme dhe faqe të gazetave për arsyet e prishjes së miqësisë mes dy këngëtarëve, asnjë prej këngëtarëve nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje. Ndërsa gazeta “Panorama” ka tentuar të marrë deklarata prej të dy artistëve, por nga java në javë ata kanë refuzuar t’i japin.
Miq të tyre të përbashkët kanë treguar se u bë kohë që Seldi dhe Sinani nuk këndojnë bashkë në koncerte, madje pas kësaj Sinani është përpjekur të hakmerret me qëllimin për t’i prishur punë duke ia mbyllur të gjitha kontratat me pronarët apo menaxherët e club-eve të njohura në diasporë, ku ata së fundi ishin dueti më i preferuar, duke fituar shumë para.
Seldi nuk ka pranuar të japë ndonjë sqarim të hollësishëm në lidhje me komentet e ndryshme në forume, se arsyeja e kësaj prishjeje bashkëpunimi është e dashura e tij nga Peja. Ai ka dhënë vetëm një koment të shkurtër në lidhje më ndërprerjen e bashkëpunimit, duke e pohuar për herë të parë prishjen e miqësisë dhe bashkëpunimit.
“Po, është e vërtetë që rrugët tona u ndanë me Sinanin, duke i dhënë fund bashkëpunimit tonë në muzikë, pasi ai më vuri disa kushte që nuk mund t’i plotësoja”, pohon Seldi.
Ai nuk ka pranuar të japë detaje të tjera, ndërkohë që thuhet se shumë shpejt do të publikojë klipin e tij të ri, ku tanimë do të shfaqet i vetëm, ndërsa do e konsiderojë këtë një moment të ri të karrierës muzikore, duke u dhënë fund dueteve dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë.
PanoramaPlus

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
kndojn bukur i kom ngju njeher sa per fiksim pasi un spreferoj te tilll muzike


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons