Forumi Kuq E Zi
Prokuroria: Prendi kishte dy pistoleta, me njërën vrau Myrtajn Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Prokuroria: Prendi kishte dy pistoleta, me njërën vrau Myrtajn Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Prokuroria: Prendi kishte dy pistoleta, me njërën vrau Myrtajn Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Prokuroria: Prendi kishte dy pistoleta, me njërën vrau Myrtajn Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Prokuroria: Prendi kishte dy pistoleta, me njërën vrau Myrtajn Ndrea-prendi-300x239
Flamur Vezaj

TIRANË- Ish-Komandanti i Gardës së Republikës, ka tërhequr dy pistoleta të llojit “Bereta” 9 mm nga depoja e armatimeve, ku me njërën prej këtyre ka qëlluar drejt turmës së demonstruesve më 21 Janar 2011, duke i shkaktuar vdekjen fierakut Faik Myrtaj. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, të dy këto pistoleta më datë 22 Mars 2011 me kërkesë të grupit hetimor janë dorëzuar në depon e armatimeve nga shoferi i ish-komandantit Prendi, tashmë i dyshuar për fshehje dhe manipulim provash, shtetasi Margarit Kume.

“Nga verifikimi i kryer në regjistrat e tërheqjes së armëve nga depoja e armatimeve rezulton se ish-komandanti Ndrea Prendi ka tërhequr me mandat dy pistoleta të llojit “Bereta” 9 mm, në dy kohë të ndryshme. Nga këqyrja e këtij regjistri, figuron se arma me nr. P52796Z, që sipas raportit të ekspertimit të kryer nga Byroja Federale e Hetimit (FBI-ja) ka kryer vrasjen e demonstruesi Faik Myrtaj, është tërhequr më datë 5 Mars 2009 nga vetë ish-komandanti Prendi. Kopja origjinale e këtij mandati, që tashmë ndodhet si provë materiale në dosjen hetimore, është marrë nga prokuroria në regjistrin e armëve që ndodhej në depon e Gardës së Republikës dhe që administrohet nga ushtaraku Mark Ndoj”,- thanë burimet e prokurorisë.

Gjithashtu mësohet se këto dy pistoleta që kishte në përdorim ish-komandanti Prendi, janë dorëzuar në depon e armatimeve më datë 22 Mars 2011, dy muaj pas demonstratës, nga shoferi i tij personal Margarit Kume. Ky i fundit, sipas regjistrit të dorëzimit të armëve, i ka dorëzuar magazinierit Ndoj dy pistoletat e shefit të tij dhe pistoletën e vetë personale. Dorëzimi është kryer pasi përfaqësuesit e akuzës, me vendim sekuestrimi, kishin kërkuar nga shefi i depos së armatimit t’i vinte në dispozicion grupit hetimor tetë pistoleta të ndryshme, mes tyre dy pistoletat e komandantit Prendi, shoferit të tij Kume dhe të dyshuarve të tjerë, Agron Malaj, Sadik Çela, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj dhe Alfred Ahmetcenaj. “Ky vendim sekuestrimi, ishte përpiluar bazuar në regjistrin e tërheqjes së armëve, ku janë saktësuar nr. e armëve dhe emrat e personave që i kanë marr. Pas dorëzimit të këtij vendimi në protokoll, ka qenë vetë ish-komandanti Prendi që e ka sigluar, duke i lënë detyrë magazinierit Ndoj t’ia vërë në dispozicion hetimit”,- thuhet nga prokuroria.

Nga ana tjetër, gjatë mesditës së djeshme Gjykata e Apelit vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurorisë për izolimin e ish-komandantit Prendi në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas gjyqtarëve Artan Broci, Gjin Gjoni e Edmond Goga, lihet në fuqi vendimin i Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, i cili ndaj Prendit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokurori Nezir Gjoka lexoi ankimin e organit të akuzës, duke renditur në mënyrë kronologjike ngjarjen dhe provat që kanë zbuluar se nga arma e ish-komandantit Prendi ka gjetur vdekjen demonstruesi Myrtaj. Por, avokati Genc Gjokutaj, kundërshtoi argumentet dhe kërkesën e prokurorisë, me pretendimin se klienti i tij ka kryer detyrën në mbrojtje të institucionit dhe personaliteteve shtetërore që ndodheshin brenda kësaj ndërtese, në zbatim të ligjit për Gardën e Republikës, ruajtjen e personaliteteve dhe përdorimin e armëve. Në seancën e djeshme, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në vend, që ndoqi me vëmendje seancën gjyqësore të ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.





Gardistit Llupo, edhe tre muaj në burg me vendim Gjykate

TIRANË- Me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit, gjyqtari Shkëlqim Mustafa pranoi zgjatjen e afateve hetimore edhe për tre muaj ndaj efektivit të Gardës së Republikës të dyshuarit Agim Llupo, që tashmë ndodhet i izoluar në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ishte njëri nga prokurorët e çështjes së grupit hetimor të pasojave të demonstratës së 21 Janarit 2011, i cili iu drejtua togave të zeza, e kërkesën për zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe për tre muaj të tjera ndaj gardistit Llupo i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi. Kjo kërkesë e prokurorisë, erdhi pasi avokati dhe vetë gardisti Llupo nuk pranuan të firmosin vendimin e zgjatjes së afateve hetimore edhe për tre muaj të tjera.

Sipas gjyqtarit Mustafa, lejohet zgjatja e afateve të paraburgimit edhe për tre muaj, duke i lënë detyra prokurorëve të çështjes, që brenda kësaj kohe të përfundojnë fazën hetimore dhe ta dorëzojnë dosjen për gjykim. Vetë gardisti Llupo, kundërshtoi kërkesën e prokurorisë, me pretendimin se është plotësuar afati 12 mujor i hetimit dhe prokuroria kishte të gjithë kohën dhe mundësitë në dispozicion që të mbyllte fazën hetimore gjatë kësaj kohe. Por, prokurori çështjes kundërshtoi këto pretendime, duke argumentuar se gjatë kësaj kohe 12 mujore janë kryer një sërë veprimesh procedurale dhe hetimore, në favor të zbulueshmërisë së vrasjeve të demonstruesve. “Kështu që brenda afatit tre mujor, prokuroria do të mbyll hetimet për të gjithë të dyshuarit dhe do të dorëzojmë dosjen për gjykim”,- mësohet se ka premtuar prokurori i çështjes. Ndërkohë, po dje, ishte parashikuar zhvillimi i seancës gjyqësore të kërkesës së bërë nga gardisti Llupo për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, me pretendimin e mbarimit të afateve hetimore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. Por, shqyrtimi i kësaj kërkese u shty, pasi gardisti Llupo nuk kishte gjetur një mbrojtës ligjor për të përfaqësuar atë. Të ndodhur në këto kushte, gjyqtari Shkëlqim Mustafa i caktoi të dyshuarit Llupo një avokat kryesisht, avokaten Vjollca Pustina. Për të njoftuar këtë të fundit, gjyqtari Mustafa ndërpreu seancën gjyqësore për të vazhduar me datë 10 Shkurt 2011 ku do të paraqitet edhe mbrojtësja e caktuar kryesisht nga togat e zeza. Gardisti Llupo akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi më 21 Janar 2011. F.Vezaj





Apeli i heq arrestin shtëpiak, Kume: Nuk e di ç’është bërë me armën time

Margarit Kume, shoferi personal i ish-komandantit të Gardës së Republikës u lirua dje nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” me vendim të Gjykatës së Apelit. Tashmë Kume mund të lëvizë i lirë, por duhet të paraqitet përpara oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës dy herë në javë. Prokurori i çështjes Nezir Gjoka kërkoi që i dyshuari Kume të izolohet në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati mbrojtës Qazim Gjoni. Sipas tij, është absurde që Kume të marr përsipër një krim që nuk e ka kryer dhe të pranojë krimin e kryer nga ndonjë person tjetër. “Kërkojmë lirimin nga kjo masë sigurie, pasi klienti im nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe as vepra e pretenduar se është konsumuar nga klienti im”-tha avokati Gjoni. Vetë Kume në fjalën e tij, u vetë shpall i pafajshëm. “Jam i pafajshëm. Armët nuk i kam prekur me dorë që nga data 22 Mars 2011, kur me kërkesë të prokurorisë i kam dorëzuar në depo. Unë e kam dorëzuar armën e pastër dhe nuk e di ç’farë është bërë me të”,- tha Kume. F.Vezaj





Prokuroria nuk dorëzoi provat e reja

Prokuroria ka pretenduar se ka në dosje disa prova të reja, në bazë të të cilave do të kërkojë në gjykatë mbajtjen e komandantit të Gardës në qeli, por dje nuk e ka bërë këtë gjë. Sipas prokurorëve, provat do të dorëzohen në një seancë tjetër gjyqësore pasi nuk duan që kërkesa të merret në shqyrtim nga këta gjyqtarë. “Në momentin që dosja do të mbërrij në Apeli, do të ndryshohet edhe trupa gjykuese dhe më pas do të paraqiten provat e reja të prokurorisë, të mos paraqitura deri më tani, siç janë kopje e regjistrit të armëve të tërhequra nga vetë ish-komandanti Ndra Prendi dhe vendimi i sekuestrimit të tetë pistoletave, mes tyre edhe ajo e komandantit Prendi nga e cila ka gjetur vdekjen demonstruesit Faik Myrtaj”,- thanë burimet e prokurorisë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons