Forumi Kuq E Zi
PD: Spahiu nuk na jep dokumente, po kryen vepër penale Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PD: Spahiu nuk na jep dokumente, po kryen vepër penale Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PD: Spahiu nuk na jep dokumente, po kryen vepër penale Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PD: Spahiu nuk na jep dokumente, po kryen vepër penale Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
PD: Spahiu nuk na jep dokumente, po kryen vepër penale Komisioni-300x210
Luis Tanushi

TIRANË- Komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu do të dorëzojë ditën e hënë raportin final ku dhe do të kërkojë zyrtarisht nisjen e procedimit ndaj tij. Edhe pse vetë anëtarët e komisionit kanë pohuar se nuk kanë marrë dokumentet nga KLD-ja, ata janë shprehur në advancë për fajësinë e Spahiut. Që dje anëtarët e këtij komisioni kanë prezantuar disa pjesë të raportit duke u fokusuar në hyrje-daljet e Kreshnik Spahiut nga Shqipëria. Për këtë mazhoranca ka marrë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

“Sipas të dhënave të sistemit “Tims”, Spahiu rezulton të ketë lëvizur 39 herë jashtë Shqipërisë brenda orarit zyrtar të punës”, u shpreh Alibeaj. Pesë anëtarët e djathtë të komisionit hetimor deklaruan se nënkryetari i KLD-së, Spahiu ka udhëtuar jashtë shtetit dhe ka zhvilluar takime duke përdorur paratë e shtetit për tubimet e tij politike edhe në kontinente të tjera. Sipas planit, auditi financiar parlamentar do të bëhet publik në 9 shkurt. Në vijim të akuzave ndaj nënkryetarit të KLD-së, Kryetari i Komisionit Hetimor, Alibeaj akuzoi Spahiun për mungesë bashkëpunimi dhe paralajmëroi se me mosdhënien e informacionit të kërkuar është në limitet e kryerjes së veprës penale. “Unë jam dakord që ne t’i çojmë një tjetër shkresë dhe përgjigja e saj të na vijë ditën kur ne do të mbledhjen tjetër, dhe veç kësaj, qoftë neglizhenca, qoftë qëllimi për t’u bërë pengesë për ushtrimin e veprimtarisë së hetimit të këtij komisioni duke mos kthyer përgjigje ndaj Kuvendit të Republikës, besoj se jemi në limitet e konsumimit të veprës penale nga ana e Spahiut”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Të premten Komisioni Hetimor do të mblidhet sërish ku ka ftuar në seancë dëgjimore nënkryetarin e KLD, Spahiu, për të dhënë sqarime rreth veprimtarisë së tij gjatë kohës që ka ushtruar detyrën. “I kemi dërguar shkresë zotit Spahiu për të caktuar ai kohën, ditën se kur do të ishte ai i mundshëm për të ardhur në këtë Komision. Nuk kemi asnjë lloj përgjigje, të themi për mundësinë ligjore të zotit Spahiu. Nuk di të them nëse ka apo jo dëshirë, gjithsesi di të them se kemi detyrim kushtetues, detyrim ligjor për t’i krijuar mundësinë zotit Spahiu, funksionarit kushtetues për ta dëgjuar për atë ç’ka për thënë në lidhje me veprimtarinë e Komisionit Hetimor dhe objektin e tij”,- theksoi Alibeaj.

Kërkesa e mazhorancës për shkarkimin e Spahiut pritet që të shoqërohet sërish me debate, pasi për deputetët e PD-së, organi që e ka emëruar, ka dhe të drejtën e ndërprerjes së mandatit duke sqaruar se ndërprerja e mandatit mund të kryhet me akt normativ nga Kuvendi. Nënkryetari Spahiu është shprehur se nëse parlamenti do të miratojë raportin për shkarkim, ai do t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare Gjykatës Kushtetuese për sqarimin e ligjshmërisë së veprimeve të parlamentit.





Spahiu: Kontrolli ndaj meje po kryhet nga KLSH-ja

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu i është përgjigjur ashpër akuzave të deputetëve demokratë duke sqaruar se ai ka vënë në dispozicion të organeve kompetente të gjitha dokumentet që i janë kërkuar. “Prej datës 1 Shkurt 2012 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka filluar zbatimi i programit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën kohore 01/09/2008 deri me 13/12/2011. Në këto kushte Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në respektim të plotë të detyrimit kushtetues ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit si i vetmi organ kushtetues për të kryer kontrollin ekonomik, financiar dhe ligjor të institucioneve të pavarura, si dhe të vetmit autoritet që dorëzon dhe raporton në Kuvendin e Shqipërisë për këto kontrolle”,- tha dje Kreshnik Spahiu. Ndërkohë duke komentuar akuzën që ka dalë 39 herë jashtë vendit, Spahiu tha se “Aleanca KuqeZi ka dhjetë muaj që është krijuar dhe jo tre vjet e gjysmë, por dëshira për të shtuar numrin e hyrje-daljeve i detyron të shtrihen në kohë. “Një pjesë e madhe e hyrje-daljeve janë në Kosovë, Struge, Tetovë, Ulqin, gjë të cilat nuk i konsideroj udhëtime jashtë Shqipërisë, ndryshe nga Z.Alibeaj. Asnjë hyrje-dalje nuk është në konflikt interesi me detyrën. Ftoj për interes të publikut dhe respekt të transparencës ndaj tij të publikohet çdo hyrje-dalje e ministrave, deputetëve, dhe zyrtarëve të lartë të vendit tonë në referencë krahasuese me hyrje-daljet e mia”,- tha dje nënkryetari i KLD-së.





Ligjet shtyjnë vendimin për dekriminalizimin e shpifjes

Komisioni i Ligjeve shtyu për të hënën miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal dhe Civil lidhur me akuzën e shpifjes. Mazhoranca dhe opozita debatuan nëse duhet të hiqet tërësisht vepra penale e shpifjes nga Kodi Penal apo vetëm pjesa e dënimit me burg. Për socialistët, shpifja duhet të qëndrojë vepër penale, por kërkuan heqjen e dënimit me burg. “Ne nuk mund të heqim nga Kodi Penal fyerjet, shpifjet që shkaktohen për motive raciale etj. Nëse kanë nevojë të rishikohen, le ta bëjmë, ne do t’i relatojmë ditën e hënë, por është një keqkuptim total që bëhet. Fyerja dhe shpifja është për median dhe për ne politikanët, por jo për këdo”,- deklaroi relatorja Vasilika Hysi. Të njëjtin qëndrim mbajti në Komision edhe nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit të gjithë ata që shpifin duhen të dënohen me gjobë në proporcion me dëmin e shkaktuar. “Ne jemi për mbajtjen në Kodin Penal të dispozitave të shpifjes dhe të fyerjes duke hequr dënimin me heqje lirie dhe duke vendosur dënimin me gjobë, natyrisht duke përcaktuar një tavan të pranueshëm në kushtet shqiptare”, tha Xhafaj.

Por demokratët i qëndruan draftit të sjellë në Kuvend nga qeveria ku përcaktohet heqja e shpifjes nga Kodi Penal, dhe sanksionimi në Kodin Civil duke e dekriminalizuar këtë vepër. “Ne kemi arritur në një pikë kur duhet t’i themi vetes duam modelin e shekullit e 19-të apo duam modelin e shekullit 21-të? Ne duhet të guxojmë për pak më shumë, të paktën Komisioni i Ligjeve duhet të guxojë për pak më shumë”, u shpreh kryetari i komisionit, Ilir Rusmali duke kërkuar heqjen e shpifjes nga lista e veprave penale. Të ftuar në Komisionin e ligjeve ishin edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, dhe kreu i Institutit të Medias, Remzi Lani, të cilët mbështetën nismën. Në fjalën e tyre, ata propozuan që gjatë ndryshimeve të përcaktohen ndëshkimet për shpifjen dhe fyerjen jo vetëm në mediat tradicionale, por edhe në internet. Gjatë mbledhjes pati edhe batuta ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni ku deputeti i PS Saimir Tahiri u largua duke u shprehur se do të duhej të paraqitej në Gjykatën e Tiranës ku ndaj tij është ngritur një akuzë pikërisht për shpifje nga nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons