Forumi Kuq E Zi
Edukimi i ndjenjave përmes dështimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Edukimi i ndjenjave përmes dështimit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Edukimi i ndjenjave përmes dështimit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Edukimi i ndjenjave përmes dështimit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Edukimi i ndjenjave përmes dështimit K-300x200
Çmimi i përvitshëm i “Onufrit” nuk e ka bërë ndonjëherë dy daljen jashtë qendrës. Sidi Kanani e thyen këtë rutinë ndër rutina të ekspozitës. 32-vjeçari, mësues në liceun artistik në Shkodër, vlerësohet në mënyrë unanime nga juria “për ciklin emblematik të pikturave të tij. Përmes një palete të heshtur dhe të reduktuar ngjyrash, si dhe imazheve të rralla, thuajse të shkreta, Sidi Kanani krijon një atmosferë shqetësuese, si në ëndrra. Fragmente arkitekturore dhe një figurë e vetmuar në peizazhe thuajse të papërshkrueshëm në pikturat e tij krijojnë një tension kohor midis të shkuarës dhe të tashmes ku shpaloset një ndjenjë thuajse nostalgjie për rrënojat moderne post-industriale duke nxjerrë në sipërfaqe premtimet e rreme të Modernes”.

Një nga ikonat e Sidit, ajo e djalit mbi sërf, është përdorur për afishen e “Onufrit” që mban titullin “Piktura e Jetës Moderne”, kuruar nga Alban Hajdinaj. Deri në 5 shkurt ajo qëndron në fasadën e Galerisë Kombëtare të Arteve. Juria e përbërë nga Sandra Pusterhofer (kuratore në Fondacionin për Artin “David Roberts”, Londër), Shkëlzen Maliqi (filozof dhe kritik arti, Prishtinë) dhe Gentian Shkurti (artist, Tiranë) ishte unanime edhe për fituesin e çmimit të dytë, Shpëtim Kërçovën.

Në emër të jurisë, Shkëlzen Maliqi shprehu konsideratë për konceptin e ekspozitës “ku përmes një gërshetimi të artistëve të sotëm dhe të brezave të shekullit të kaluar, reflektohet çështja e vazhdimësisë dhe mosvazhdimësisë së modernitetit në artin shqiptar”. Në veprën e artistëve konkurrente për çmim juria vëren “rikthimin në imazhet narrative që regjistrojnë brengat e sotme të shoqërisë në tranzicion”.



Bisedë me fituesin e “Onufrit”

Viti i dytë në “Onufër” të gjen fitues, Sidi. Çfarë rruge ke bërë deri këtu?

Kam kryer Akademinë e Arteve në vitin 2002, në Atelienë e Pikturës me profesor Edi Hilën. Jetoj e punoj në Shkodër si mësues i pikturës në shkollën e mesme artistike qysh nga viti 2006.



Në çfarë kohe kanë ardhur peizazhet e rrënojave?

Dy prej pikturave janë realizuar në vitin 2005-2006. Evidentojnë ndërtesat e braktisura industriale të zonës periferike në Shkodër. Mua më kanë pëlqyer gjithnjë këto ndërtesa sepse rrinin të veçuara, të vetmuara, të braktisura, po prapëseprapë në këmbë. Kurrkush as nuk i shembte, as i përdorte.



Vështrimi mbi arkitekturën, mbi shndërrimin e hapësirës, ndërtesat e braktisura, ka një lloj lulëzimi në pikturë e në mediume të tjera të artit pamor shqiptar. Çfarë e bën të pashmangshëm?

Besoj se është një qëndrim i mirë kur artisti shqiptar ose shoqëria përballet me vetveten, në këtë rast në arkitekturë. Të tërë e projektojmë në njëfarë mënyre të tashmen, më tepër të ardhmen ose atë ku duam të shkojmë. Atëherë është mirë që unë përballem me një dështim të caktuar. Ke të bësh me keqardhjen që çdo qenie njerëzore ndjen kur sheh diçka që në jetë do të bëhet shumë e madhe dhe në fakt dështon. Nga njëra anë ka një patetizëm por unë e kam marrë më tepër në aspektin e keqardhjes.



Si ikonë, si figurë, çfarë ngacmojnë?

Aspektin subjektiv, sepse lidhet me vetë individin, që është pak i tërhequr, i vetmuar, me një gëzim e trishtim bashkë.



Si në kontrastin e dy tablove, dy gjendje të një gjëje?

Ka diçka psikologjike, të paktën unë tentoj të hyj aty. Është pjesë e një procesi të punimit. Ti punon e punon dhe vetë mjeti dhe gjuha qartësohet dhe piqet. Nuk është diçka e bërë me një vullnet. Vjen ashtu dhe del ashtu.



Çfarë e lidh djalin mbi sërf, ikonë e “Onufrit” XVIII, me ndërtesat e braktisura?

Është realizuar në vitin 2008. Është pjesë e një triptiku që u zgjodh për të qenë këtu, tri figura njerëzore mbi sërf. Ideja e ekuilibrit të njeriut i cili edhe luan pak. Në një moment mund të bjerë në ujë ose mund të qëndrojë, por nuk është tamam-tamam duke ndenjur mbi tokë.



Ti lëvron vetëm pikturën?

Po. Kam provuar edhe performancën, videoartin në vitet e studimeve.



Ç’mendon për përfshirjen në këtë rrjedhë të modernitetit edhe të autorëve që kanë krijuar në epokën e realizmit socialistë, bashkëkohës të Ismail Lulanit e Danish Jukniut sa për të përmendur disa piktorë të zotë nga zona jote.

Janë personalitete që s’mundesh të mos i vlerësosh dhe për shkak se kanë krijuar një lloj monumentaliteti me punën e tyre. Janë një shembull për t’u marrë. Pikturën njeriu e sheh në një këndvështrim të ri, por shembulli është i lavdërueshëm, një bazë solide, në fakt, nëse dikush e kthen kokën dhe i shikon për atë kontribut që ata kanë dhënë. Është një vlerë që qëndron aty dhe është e nevojshme ta konsultosh dhe me qenë, biles krenarë.



Do kthehesh nesër në Shkodër, çfarë ndodh atje me ty?

Shkëputja prej qendrës nuk është domosdoshmërisht një minus, por kthehet në minusi në qoftë se bie në vaktësi e plogështi dhe të rrëmben ritmi i vendit ku jeton. Është e pashmangshme, por gjërat të cilat kanë me të vërtet vlerë, arti, të shpëtojnë prej kësaj dhe të lënë në një hapësirë ku mundesh të shohësh pak më qartë. Edhe të qëndrosh në qendër e të rrëmbehesh në vorbullën e qendrës, nuk është krejt mirë, për të arritur të shohësh se çfarë ndodh rreth teje.



Shkodra të mbush me gjendje, për rrugicat, shtëpitë e vjetra me kopshtet, për kishat dhe të kaluarën e qytetit. Kanë ndikuar te ty?

Prej kësaj pyetje mund të dalë një diskutim i gjerë, sepse kur përmend rrugicat ose shtëpitë shumë të bukura, atëherë çoj ndërmend faktin se ato nuk janë duke u ruajtur. Pretendohet të bëhen gjëra të bukura me qendrën e qytetit. Ajo pjesë që vërtet të lidh, ato lagjet që nuk janë pjesë e qendrës së Shkodrës, ato mbesin dhe shkatërrohen dhe ndërtohen pallate të reja. Është situatë krejt më vete.



Përtej këtij përjetimi social…

Besoj që tek unë ka ndikuar mënyra se si e kam kaluar fëmijërinë, vitet nëntëdhjetë, viti nëntëdhjeteshtatë, të tëra këto kthehen dhe të shenjojnë edhe pikturën, edhe krejt jetën. Mbas viteve 2000 edhe kthimi im në gjërat më thelbësore, besimi dhe fjala e Zotit. Kam vënë re që duke kërkuar, kam gjetur. Kam gjetur te Bibla të vërteta që më kanë goditur. Zakonisht shokët e thonë të vërtetën ashtu siç e mendojnë, të pëlqen apo s’të pëlqen. Në momentin që hap një libër dhe thotë gjëra që s’të pëlqejnë, atëherë ky libër ka diçka, në kuptimin e gjërave të vërteta, por që nuk të lënë pa ndryshuar: ose do të marrësh një çmim për t’i pranuar ose do të largohesh e do të gjesh justifikime. Kjo ka qenë një gjë tjetër që më ka shenjuar.



Vetëm mediat ishin sonte në ceremoni. Të vjen keq që mungojnë njerëzit?

Është jetike kur ti bën një pikturë, ajo ekspozohet, mandej diskutohet dhe në këtë kohë ti ke hyrë në një vorbull bashkë me artistët e tjerë ku gjëra të mira mund të dalin.

Diskutimi bëhet në rangun e vetë artistëve. Dhe shpresa është që të zhvillohet një kritikë e mirë këtu në Shqipëri, profesionale. Atëherë gjërat kanë për të shkuar në vendin e tyre.





Shpëtim Kërçova: Kushtim njerëzve që takoj përditë

Është fitues i çmimit të dytë “për pikturat që përmes groteskut paraqesin realitetin e zymtë që posaçërisht godet shtresat e margjinalizuara të shoqërisë. Piktura e Kërçovës thekson një të qeshur ironike të grave sot që do të duhej të lumturoheshin nga “ofertat” e shoqërisë së konsumit”.

Dy tablotë e Kërçovës, pjesë e një serie zhvilluar në vitet 1999-2002, janë subjekte të rrugës. Në njërën një qen duket të bartë një sëmundje lëkure dhe tjetrën, një turrë grash që kthehen nga psonisja me një buzëqeshje të ngrirë. I pyetur për leximin që i ka bërë juria pikturës së tij, Kërçova tha që interpretimet për veprën janë të hapura. “Ato spunton nga realiteti e marrin dhe ata njerëz që paraqes aty janë njerëz fare të rëndomtë, të zakonshëm. Ka qenë e natyrshme që unë t’iu kushtoja diçka këtyre njerëzve që takoja përditë. Ka një dozë konsumi sepse të gjitha personazhet janë të ngarkuara me blerje dhe komisioni ka kapur këtë këndvështrim”.

Kërçova, disa herë pjesëmarrës në “Onufër”, hera e parë fitues, e quan këtë ekspozitë “një moment për të hapur një debat, një diskutim mbi aspektin e modernitetit dhe përballjen brezave” që evidenton ky edicion.

Kërçova (44 vjeç) është pedagog i pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Tiranë. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve ka hyrë një punë e tij, e vitit 1994. Rubens Shima drejtori i GKA-së, u shpreh në ndarjen e çmimeve se praktika që puna fituese t’i mbetet Galerisë nuk është më, sepse ndryshe nuk do të quhej çmim.



Anëtarët e jurisë

Shkëlzen Maliqi:

Tema e këtij “Onufri” ka qenë Piktura e jetës moderne. Dhe kjo ekspozitë reflekton këtë temë. Mund të jetë e mangët? Besoj që ka artistë të tjerë që do të mund të konkurronin.

Ideja ka qenë për ta kontekstualizuar artin që krijohet sot me një moderne të supozuar që i ka munguar Shqipërisë, sepse keni pasur për shumë kohë artin soc-realist. Dhe këto vepra që prezantohen këtu sinjalizojnë një dozë të intensës moderniste.

Koncepti i muratorit e problematizon atë tematikë që të gjithë e dimë që në Shqipëri mungon: çfarë është moderne dhe në cilin nivel ose masë ka ekzistuar në Shqipërinë totalitare, diktatoriale.

Është e natyrshme që ekspozitës i mungojnë format e tjera të shprehjes, instalacioni, performanca, videoarti, por mund të vlerësohet edhe kjo ide. Edhe në skenën artistike botërore ka një ringjallje të formave më klasike të shprehjes, këtu kemi pikturën, skulpturën, fotografinë.



Gentjan Shkurti:

Duhet të mësohemi me ekspozita që ndërtohen në një formë të caktuar. Mungesa e mediumeve të tjera s’ka pse të jetë shqetësuese. Kjo nuk e bën më moderne ose më pak moderne ekspozitën.

Personalisht mendoj se shprehjet e modernitetit nuk gjenden vetëm te këta artistë që janë prezantuar këtu. Gjithsesi ky është qëndrimi i kësaj ekspozite.



Sandra Pusterhofer:

“Onufri” nuk ka një qasje të përgjithshme ndaj modernitetit. Të gjithë artistët që janë këtu, për shumë aspekte, përdorin një stil atipik: disa përdorin stilin dokumentar, disa janë të interesuar për kujtesën apo për idetë utopike. Krejt të ndryshme janë edhe qasjet e dy artistëve fitues.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
qenka e bukur si tem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons