Forumi Kuq E Zi
Magjia e realizimit të pasurisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Magjia e realizimit të pasurisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Magjia e realizimit të pasurisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Magjia e realizimit të pasurisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Edhe te ky ritual përdoret procedura e njëjtë e përshkruar në numrin e kaluar: kërkohet dhoma e qetë, trupi dhe rrobat të jenë të pastra, qirinjtë të jenë me ngjyra të caktuara dhe të lyer me vaj të parfumuar.






▪ Për këtë ritual na nevojiten pesë qirinj (të lyer me vaj të parfumuar), patjetër të jenë me ngjyrë të gjelbër. Pse ngjyra e gjelbër? Sepse e gjelbra prezanton frytshmërinë dhe pasurinë (shiko tabelën e ngjyrave dhe domethënien e tyre nga numri i kaluar).


Edhe ky ritual kryhet në ditën e caktuar. Duhet të punohet natën, kur është Hëna e re, sepse ajo simbolizon fillimin e çdo pune të re. është e preferueshme, mundësisht, që Dielli dhe Hëna të jenë në shenjën e shigjetarit, që nën dominimin e planetit të Jupiterit, sjell pasuri materiale dhe begati.
Qirinjtë vendosen në një tavolinë para vetes në formë të yllit, në largësi 60 cm. prej njëri-tjetrit. Ylli është simbol i fortë magjik dhe ndryshe quhet edhe pentagram.


Para se të filloni ritualin, qetësohuni për një kohë, duke i larguar mendimet dominante të përditshmërisë dhe koncentrohuni në atë që dëshironi ta realizoni përmes këtij rituali magjik. Gjatë koncentrimit, hapeni brendësinë tuaj që ajo të jetë e gatshme për ta pranuar fuqinë magjike që do të depërtojë në të. Pas kësaj, ndizni të pesë qirinjtë dhe nën çdo qiri vendosni nga një monedhë metali, si simbol i begatisë dhe i pasurisë materiale.


Vazhdoni, pastaj, me zë të ulët t'i thoni këto fjalë: "Paratë janë e keqja më e madhe dhe e paevitueshme, ndërsa dëshira për sasi më të mëdha të hollash është mëkati edhe më i madh. Unë (thoni emrin tuaj), vetëm kërkoj para të mjaftueshme për t'i kryer këto obligime (citoni cilat) dhe ato nuk do t'i përdori, assesi, për qëllime të tjera.


Pasi ta kryeni këtë lutje, paramendojeni se si mbi qirinj ngritën lart konturat e yllit pesëcepëshësh me ngjyrë të gjelbër dhe ngjyrë rozë. Duke e ndjerë qartë këtë reflektim në "piskën" tuaj, drejtojuni engjëllit: "O engjëll SACIHEL, me këto fjalë të drejtohem ty, që i vetmi mund t'i kuptosh dhe në tërësi t'i realizosh dëshirat e mia. Këto të holla më nevojiten (numëro shkaqet), e kurrsesi pse jam rob i parasë, i cili dëshiron të jetojë në begati më të madhe sesa të afërmit e mi, i madhërueshmi SACIHELE, realizo dëshirat e mia dhe më sill fat në jetë!" Pasi ta kryeni këtë procedurë, një kohë qëndroni të qetë dhe në mendje vizualizoni se si nga eteri derdhen sasi të konsiderueshme të parave. Ndiejeni këtë kënaqësi dhe përjetojeni atë si diçka të vërtetë. Largoni nga vetja çdo dyshim eventual që mund t'iu preokupojë. Më pas, i lini qirinjtë që të digjen deri ë fund... Paso need dotage i sqaruam dy metoda për dëshira konkrete (dashuri dhe pasuri), që mund t'i realizoni përmes ritualit magjik me qirinj, me pak kreativitet dhe duke përdorur analogjinë që do ta nxirrni nga këto dy metoda tona të përshkruara konkretisht ju, këtë ritual mund ta aplikoni edhe për dëshirat tjera jetësore. Ju nevojitet vetëm pak kreativitet, sepse parimet që aplikohen janë të njëjta për çdo dëshirë:


• trupi dhe rrobat e trupit përherë duhet të jenë të pastra;


• rituali me qirinj të kryhet natën dhe përherë në dhomë të qetë;


• para ritualit qirinjtë gjithmonë lyhen me vaj të parfumuar, sipas procedurës së përshkruar si në numrin e kaluar;


• patjetër nevojitet ngjyra e caktuar për çdo ritual me qirinj është Hëna e re (fillimi i ri i çdo pune);


• ftohen engjëjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanë rëndësi, quajini si të doni, por dedikimi i dihet);


• ftohen engjëjt e caktuar (emrat e tyre nuk kanë rëndësi, quajini si të doni, por dedikimi dihet);


• vizualizimi i qartë mental i dëshirës;


• gjithnjë në fund të ritualit bjeni "diagramin qëllimor". Diagrami, sikurse e përshkruam në numrin e kaluar, është një copë letreje e pastër ku vizatohen simbolet ose shkruhet shkurtimisht dëshira e kërkuar dhe ajo, gjithnjë, në fund të ritualit, digjet);


• lihen qirinjtë të digjen deri në fund. Duke pasur parasysh këtë renditje, jini kreativë dhe në mënyrë origjinale formoni ritualin tuaj personal magjik me qirinj, përmes të cilit do t'i realizoni edhe shumë dëshira të tjera. Mos u hamendni tek emrat e engjëjve.


Ata janë fluidë energjetikë dhe emrat e tyre mund t'i formoni vetë sipas dëshirës suaj, me një kusht, që kur t'i ftoni, duhet ta dini se me kë keni punë - pra me engjëj si fluidë energjetikë, që besnikërisht do të ndërmjetësojnë në realizimin e dëshirave tuaja.


Punoni zakonisht me tre qirinj (trekëndësh), me katër (katërkëndësh), pesë (ylli ose pentagrami), e me më shumë qirinj (rreth). Të gjitha këto nuk janë, thjesht, figura gjeometrike, por stereotipe me simbolikë të fortë magjike.


Kuptimi racional (logjik) i ritualit me qirinj.


Rituali magjik me qirinj është procesi i komunikimit me inteligjencën e paskajshme të ndërvetëdijes njerëzore. Për ndërvetëdijen tonë, si pjesë e kundërt e vetëdijes nuk ka kurrfarë pengesash ose kufizimesh. Vetëm varet prej mënyrës se si bëhet komunikimi i dëshirës së kërkuar. Kurse, ndërvetëdija dihet kupton vetëm me gjuhën e figurave të qarta psikike.


Ritualet në përgjithësi, përmes ndërmjetësuesit fizik (në rastin tonë qirinjtë), për magjinë aplikative luajnë një rol tejet të rëndësishëm, sepse vetë ceremoniali i zbatuar praktikantin e orienton që me tërë qenien të koncentrohet në dëshirën e caktuar. Flaka e qiririt e aktivizon shkëndinë e dritës hyjnore që gjendet në ne dhe ajo bashkë me ndërmjetësuesin e fluidit energjetik, që e quajmë si engjëll, e absorbon dëshirën tonë të shprehur si figuracion psikik, për ta regjistruar atë ndërvetëdija si "urdhëresë" e pastër që duhet të realizohet. Ky komunikim pasurohet me ngjyra të caktuara dhe erëra kundërmuese, të cilat ndihmojnë për t'u aktivizuar nga ne emocionet e caktuara të kënaqësisë shpirtërore, duke lehtësuar kështu depërtimin e dëshirës në ndërvetëdije dhe, njëkohësisht, duke e shpejtuar realizimin e saj. Po ashtu, themi se rituali me qirinj kryhet ditën e caktuar. Edhe kjo është tejet e logjikshme dhe racionale për kuptimin tonë materialist, sepse pranohet edhe nga shkenca se të gjithë ne, si qenie të gjalla, jemi nën ndikimin e vazhdueshëm të fushave të caktuara elektromagnetike të planetëve dhe të trupave tjerë qiellorë. Në momentet e caktuara, posaçërisht të pozitës së Diellit dhe të Hënës, ndërvetëdija e njeriut është më e hapur dhe ndikimet sugjestibile janë më depërtuese. Kuptohet, kur të gjitha këto kombinohen me ritualin e tërësishëm magjik, nuk ka gjasa që dëshira e kërkuar të mos realizohet në tërësi.


Pra, siç pamë, asgjë misterioze dhe e pabesueshme. Të gjitha ritualet e përshkruara të magjisë u nënshtrohen ligjshmërive të caktuara të Universit. Ne i besojmë ose i mohojmë ato, varësisht nga niveli i njohjes dhe të kuptuarit e këtyre ligjshmërive.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons