Forumi Kuq E Zi
 Magjia e realizimit të dëshirave jetësore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Magjia e realizimit të dëshirave jetësore Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Magjia e realizimit të dëshirave jetësore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Magjia e realizimit të dëshirave jetësore Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
T'i njohim teknikat dhe metodologjinë e magjisë, me anën e të cilave do t'i realizonim shumë qëllime dhe synime tona jetësore pa ndonjë vështirësi të caktuar. Këto metoda, deri dje, janë konsideruar si të fshehta, ashtu që me to për herë të parë do të njoftoheni vetëm përmes revistës sonë.






▪ Nocioni magji, te shumica prej nesh, shkakton keqkuptim dhe frikë. Gjithnjë kur përmendet kjo urtësi e lashtë, aludohet në "sehire", "të bëme" etj., me veprimin e së cilave i shkaktohet dëm vetëm dikujt tjetër. Magjia, në realitet, është urtësi dhe njohuri e caktuar e veprimit të ligjeve shpirtërore, dhe komunikim përmes aplikimit të tyre për arritjen e qëllimeve të caktuara në realitetin tonë objektiv.


E keqja, si përjetim nga realiteti, është relative dhe ajo varet se në çfarë drejtimi është orientuar realizimi i qëllimit të caktuar, andaj edhe vetë magjia është neutrale dhe funksionin varësisht se sa e orientojmë: nga pozitivja (magjia e bardhë), për realizimin e dëshirave të caktuara praktike, si dhe nga negativja (magjia e zezë), duke i shkaktuar dëm personit të caktuar pa dijen dhe vullnetin e tij. Edhe pse teorikisht, metodat e magjisë janë mistike dhe ruhen si fshehtësi dhe privilegje, ato realisht, shpeshherë në përditshmërinë tonë zbatohen në mënyrë spontane nga ana e shumicës prej nesh, pa ditur se janë metoda të një njohurie shumë të lashtë dhe mistike. Në këtë kontest, kemi njerëz që kanë shumë suksese në jetë dhe deri te qëllimet e tyre arrijnë pa ndonjë vështirësi të caktuar.


Si të arrijmë sukses dhe si t'i realizojmë dëshirat dhe synimet tona pa ndonjë vështirësi të caktuar?

Njëra ndër ligjet themelore të magjisë është ligji i vizualizimit dhe principet themelore të saj. Ky ligj mbështetet në formimin e sa më të qartë të figurës psikike, e cila duhet të krijohet në mendime në formë të parafytyrimit. Përmes këtij principi mund të realizohen të gjitha dëshirat si dhe mund të eliminohen shumë dobësi të personalitetit te çdo individ, kuptohet, nëse do të zbatohet në mënyrë parimore, duke iu përmbajtur ligjshmërive dhe elementeve të saj të përcaktuara praktike.

Cilat janë elementet themelore të vizualizimit?

Për ta zbatuar në mënyrë sa më të suksesshme këtë ligjshmëri, si dhe për ta pasur atë përherë si praktikë në rrugën e realizimit të dëshirave tona, do t'i prezantojmë pjesë principe parimore dhe konstruktive të kësaj ligjshmërie, të cilat deri në kohën e fundit janë ruajtur në fshehtësi (nën betimin rigoroz) nga ana e shumë shkollave dhe kulteve të edukimit psikik:

1. Principi i parë i ligjshmërive së vizualizimit është formimi i figurës së qartë dhe precize të dëshirës që kërkojmë ta realizojmë në botën materiale. Kjo ka të bëjë me aftësinë e madhe të koncentrimit të mendimeve në figurën e porsaformuar psikike. Qartësia e një figuracioni psikik, varet shumë nga koncentrimi, që nuk e kanë të zhvilluar dhe ushtruar disa persona, apo, në anën tjetër, disa të tjerë e kanë të lindur. Figura psikike e porsaformuar, duhet të jetë aq e qartë, sikurse ajo të ketë ndodhur, vërtet, në botën materiale. Shpeshherë, te fillestarët paraqitet tendenca e shëtitjes së mendimeve, që është proces normal. Nëse gjatë formimit të figuracionit tonë psikik të dëshirës që duhej realizuar, paraqitet kjo dukuri, atëherë nuk duhet shqetësuar, përsëritni edhe një herë në mendime filmin psikik dhe dukuria e "shëtitjes së mendimeve" me kohë do të zhduket.

2. Si princip i dytë i ligjshmërisë së vizualizimit është mbushja dhe energji psikike e figuracionit psikik të dëshirës që pritet të realizohet. Kjo nënkupton ndjenjën e kënaqësisë dhe të sigurisë se dëshira e paramenduar është realizuar me të vërtetë. Edhe dyshimi më i vogël në suksesin e realizimit të vetë këtij procesi, shkakton kundër efekt dhe fillimi i dëshirës sonë, shndërrohet në fantazi të thjeshtë. Ndjenja e sigurisë dhe besimit në sukses mbush figurën tonë psikike me energji pozitive. Sa më e madhe është mbushja me energji e figurës psikike, aq më shpejt do të realizohet dëshira e kërkuar. Andaj, gjithnjë në bindje duhet ta keni si parim: teoria e Ajnshtajni se materia është vetëm energji e koncentruar në një cak, mbështet plotësisht qëllimin e veprimit të këtij principi.

3. Principi i tretë i ligjshmërisë së vizualizimit është kapshmëria e dëshirës, që nënkupton mundësinë reale praktike, se dëshira e caktuar mund të realizohet. Ta zëmë: studenti posa e ka regjistruar fakultetin e mjekësisë, nuk mund të vizualizojë veten si kirurg të famshëm botëror me prejardhje nga Kosova, sepse kjo dëshirë për momentin është e pakapshme. Shumë më reale është që studenti jonë i mjekësisë ta vizualizojë dhënien e provimit të parë, regjistrimin e semestrit, likuidimin e vitit etj.

4. Principi i katërt i ligjshmërisë së vizualizimit është njohja e teknikave të psiko-magjisë. Ky princip nënkupton se për zbatimin e plotë dhe me sukses të ligjeve të caktuara të magjisë, duhet të kemi një njohuri elementare për teknikat e ndryshme të ritualeve të cilat aplikohen praktikisht. Me përpunimin e këtij artikulli, ju lexues të nderuar, njiheni me njërën prej teknikave që për fillim me njërën prej teknikave që për fillim është e mjaftueshme në zbatimin e ligjit të vizualizimit (atë ju veç jeni duke e bërë nëpërmjet këtij artikulli).

5. Principi i pestë dhe i fundit i ligjshmërisë së vizualizimit është dhënia e mundit apo veprimit të përhershëm. Pa mund dhe lodhje të caktuar nuk ka as rezultat. "Asgjë nuk bie, vetvetiu, nga qielli" - thotë populli, ose, "nuk kryhet fakulteti pa e nxe karrigen". Andaj, pa mund dhe besim të sinqertë se dëshira e caktuar duhet patjetër të realizohet, nuk ka as sukses me këtë ligjshmëri.

Koha e zgjatjes së realizimit të dëshirave përmes vizualizimit varet nga përpikëria e zbatimit të vetë këtyre principeve

Para se ta zbatoni teknikën e përshkruar të vizualizimit, si hap i parë që duhet ta bëni është definimi i qartë i dëshirës jetësore që duhet realizuar. Hapi tjetër është analiza e kapshmërisë së dëshirës, dhe së fundi, duhet ta krijoni skenarin e filmit psikik që duhet ta vizualizoni si dëshirë në mendimet e juaja. Ta zëmë se një kohë të gjatë jeni pa banesë dhe dëshira juaj e flaktë është që ta zgjidhni këtë çështje. Por, kot! Vitet kalojnë dhe ju jeni ende me qira, në bodrume me lagështi. Ja ky është momenti më i përshtatshëm që përmes magjisë së vizualizimit ta realizoni dëshirën e kamotshme. P.sh. vizualizojeni banesën e juaj mentale me orendi të reja në to, kuzhinën dhe erën e gjellëve që gatuhen në të, ndejeni qartë zhurmën e fëmijëve si luajnë në hapësirën e veçantë të dhomës së tyre, parafytyroni pamjen e bukur piktoreske që shihet nga ballkoni, miqtë dhe mysafirët që ju përgëzojnë për banesën e re dhe detajet tjera që juve ju shkaktojnë kënaqësinë e ndjenjës së një realiteti të vetë filmit psikik. Vizualizimi i kësaj skene të dëshirës sonë të paraqitur si shembull, duhet të jetë sa më i qartë në parafytyrimet tona... aq qartë, sa që të duket sikur reale në botën tonë materiale. Duke e shikuar këtë film në mendimet tuaja, regjisori i së cilës jeni ju vetë, kënaquni dhe përcilleni atë me emocionin e lumturisë. Mos dyshoni! Dyshimi sado i vogël shkakton kundërefekt. Filmin tuaj psikik të vizualizimit përsëriteni së paku dy herë në ditë, preferohet patjetër në mëngjes posa të zgjoheni të shtriheni të flini, ose do të ishte e preferueshme ta praktikoni edhe gjatë ditës kur ndjeheni të disponuar dhe të relaksuar, pa ngarkesat e problemeve të së përditshmes. është me rëndësi ta dini se duhet të jeni të parapërgatitur që gjatë zbatimit të metodës së vizualizimit për realizimin e dëshirës së caktuar, do të hasni në dukurinë e ashtuquajtur të "periodave të thata". Gjatë shfaqjes së këtyre periodave, do të krijohet dyshimi se e tërë kjo që bëni janë "dokrra", "pallavra", "humbje e kotë e kohës", si dhe dyshimet e tjera të ngjashme. Mos u shqetësoni! Këto janë të natyrshme dhe do të largohen brenda një dite. Ju vazhdojeni procedurën edhe mekanikisht, duke e bërë atë si një shprehi të së përditshmes. Mos e harroni kurrë një urtësi kineze e cila thotë: "Para agimit është terri më i madh". Dëshirat tona që realizohen nëpërmjet metodës së vizualizimit, nuk vijnë kur ne me padurim i presim, por ato vijnë spontanisht. P.sh. e takoni papritmas një shok të vjetër që ju ofron të holla me kushte shumë të volitshme të kthimit, ose ai është vendosur jashtë vendlindjes dhe banesën e vetë ua mundëson ta paguani me këste mujore për një afat më të gjatë etj. Përveç dëshirave materiale, me metodën e vizualizimit mund të eliminohen edhe shumë dobësi të ndryshme të personalitetit tonë. Procedura është plotësisht e njjtë, por dallohet vetëm filmi psikik që duhet ta zbatoni posaçërisht për këtë qëllim. Ta zëmë, jeni koprrac ose keni tremë para auditoriumit të gjerë. Ky problem u mundon kaherë dhe ju nuk keni zgjidhje, edhe pse ju e dini se paraqitja e vetë problemit është e panevojshme për atë moment. Në këtë rast mjafton ta krijoni një film psikik që duhet ta vizualizoni në mendimet e juaja, si, p.sh., gjendeni në një shoqëri ku jeni në qendër të vëmendjes. Nuk ndjeni tremë apo frikë dhe paraqiteni përplot guxim para njerëzve. Mbusheni këtë figuracion me kënaqësi dhe ndiejeni atë si reale. Pas një kohe të zbatimit të këtij vizualizimit, spontanisht do të vëreni se nga ju largohet frika dhe trema për t'u paraqitur para njerëzve tjerë. Me këtë metodë mund t'i evitoni edhe shumë mangësi tjera psikike sikurse janë, fobitë (frikët), varshmëria nga duhani, alkoolizmi, narkomani, përtacia, koprracia etj.

Funksionimi i ligjshmërisë së vizualizimit

Njeriu, përveçse është qenie fizike me të gjitha organet materiale të përsosura të funksionimit, është edhe qenie psikike që përbëhet prej pjesës së saj të vetëdijshme dhe të ndërvetëdishme. Për pjesën e vetëdijshme të njeriut dihet mjaft, e errët dhe e papërpunuar mjaft. Hermetizmi dhe Okultizmi, si shkenca të kulturave të hershme, shumë e shumë para shkencës bashkëkohore, e ka njohur ndërvetëdijen dhe për të komunikuar me të ka kultivuar shumë metoda psikike të ruajtura (dhe që ende ruhen) si fshehtësi. Njëra prej metodave që ende, deri në kohën e fundit, është konsideruar si e fshehtë ka qenë edhe metoda e vizualizimit. Te kjo metodë asgjë nuk është e komplikuar dhe e paqartë. Fjala është vetëm për gjuhën, me anën e së cilës njeriu komunikon me inteligjencën e tij të paskajshme, që ndryshe ne e kemi definuar edhe si ndërvetëdije.


Ndërvetëdija njeh dhe me përpikëri i zbaton të gjitha urdhëratë, pa marrë parasysh përmbajtjen e tyre, me kusht që ato të vijnë në mënyrë të pastër dhe precize. Gjuha e vetme e komunikimit me ndërvetëdijen është figuracioni psikik, gjegjësisht parafytyrimi i të gjitha veprimeve që më parë krijohen në mendjen tonë. Nëse këto mendime të vizualizuara qartë mbushen me energji të fortë emocionale, ndërvetëdija me përpikëri do t'i realizojë në tërësi. Pra, metoda e vizualizimit është vetëm gjuha të cilën e kupton dhe e njeh ndërvetëdija jonë. Ne, si qenie njerëzore, gjatë aktivitetit tonë ditor mu përmes kësaj metode, ndërvetëdijes sonë i japim urdhra të ndryshme pa qenë të vetëdijshëm për to. çdo mendim ynë, së pari, krijohet si figuracion psikik në mendjen tonë, e pastaj ekziston në realitetin material. Prandaj, duhet të keni kujdes se çfarë urdhra i jepni ndërvetëdijes suaj. Fatin njeriu vetë e krijon, pikërisht, përmes mendimeve tona pozitive ose negative. Mendimet janë të pashlyeshme dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur momentin e përshtatshëm të realizimit të tyre. Nëse ndërvetëdijes i japim urdhra përmes mendimeve tona negative, atëherë ato varësisht nga mbushja energjetike e tyre, në momentin më të përshtatshëm do të realizohen.
Nuk jemi në këtë botë, rastësisht, të marrshëm, përtacë, koprracë, pa banesë, të varfër etj. Këtë realitet e kemi kërkuar vetë. Ndërvetëdija jonë i ka realizuar, sepse ashtu ka marrë urdhra nga mendimet tona pesimiste dhe negative.
Prandaj, për fund mendoni vetëm pozitivisht, sepse çelësi kyç i realizimit të dëshirave tuaja jetësore është në ju, gjegjësisht, te mendimet tuaja pozitive dhe negative që ju i krijoni për veten.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Aplikacione 'magjike' per smartphone, do te zbulojne 'deshirat' e perdoruesve
Mund të duket si fantashkencë apo sajesa sharlatanësh, por të gjitha kompanitë e mëdha të Silicon Valley (përfshi Google) janë duke punuar për disa aplikacione “magjike”. Bëhet fjalë për disa app në smartphone që do të jenë në gjendje në të ardhmen të “zbulojnë” nevojat e përdoruesve përpara se ai ta kuptojë vetë.

Kështu për shembull me Siri të famshme të iPhone është e nevojshme që përdoruesi ti drejtojë pyetjen celularit, ndërkohë që me aplikacionet e reja, do të jetë vetë aparati celular që do të “veprojë” në autonomi të plotë për të të kujtuar takim apo kontrolluar oraret e kinemasë.

Por si do të bëhet e mundur kjo? Sipas New York Times, këto app të reja do të jenë “parashikuese” sepse do të kenë aftësinë të kontrollojnë aktivitetet e smartphone, përfshi rrjetet sociale, e-mail dhe mesazhe.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons