Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 fotot me te cuditshme prej Mon 12 Dec 2011, 15:56

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ka disa fotografi që teksa i shikon, je i sigurt se janë pjesë e imagjinatës, të nxjerra nga programi i njohur i përpunimit të fotografive, Photoshop.

Jetojmë në kohën kur me disa klik në kompjuter, çdokush mund të ndryshojë çdo fotografi, duke e bërë që ngjarja apo pamja të duket 100% e vërtetë. Pothuaj të gjitha fotografitë në revistat e modës janë përpunuar, duke bërë që modelet të duken akoma edhe më të bukura, më elegante, më seksi…

Por më poshtë, po ju paraqesim disa fotografi të cilat edhe pse duket sikur janë përpunuar, janë në fakt krejt origjinale. Thjesht fotografi kishte fatin të ndodhej në momentin e duhur në vendin e duhur për të bërë shkrepjen.

Pra, fotot e mëposhtme, edhe pse duken si montazh dhe krejt të çuditshme, janë mëse të vërteta.

10

Hidro-biologu Trey Snow, bashkë me ekipin e tij kishin filluar kërkimet rreth sjelljeve të peshkaqenëve të bardhë, të cilët notonin në afërsi të bregut. Një moment, teksa ishte në një varkë, u afrua një peshkaqen. Fotografi i natyrës së egër, Thomas Peschak që ndodhej aty në një varkë tjetër, arriti ta fotografonte, duke e kthyer atë çast në të pavdekshëm.

9

Në këtë fotografi retro, vajza ka hipur mbi një aligator dhe… po e nget! Edhe pse nuk dihet se nga ka ardhur kjo fotografi, nuk është dyshuar asnjëherë për origjinalitetin e saj.

8.

Ishulli në formë zemre që ndodhet në Kroaci, u bë shumë i njohur falë Google Earth. Ishulli quhet Galesnjak, edhe pse shumë e quajnë “Ishulli i Dashurisë”, pasi është kthyer në destinacion të shumë çifteve të dashuruar, që duan ta vizitojnë, edhe pse është ishull privat.

7.

Ky qen i racës sheepdog, që herë duket si dele, herë si rreckat që lajmë sheshin, po hidhet gjatë një gare për qen me pengesa, që u zhvillua në Dortmund.

6.

Një nga toreadorët më të famshëm, Julio Aparicio u plagos rëndë në vitin 2010, kur një nga brirët e një demi i hyri në qafë dhe i doli nga goja, siç e shikoni edhe në foto. Demi i vra menjëherë nga toreadorët e tjerë, ndërsa Aparicio, edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë, arriti të mbijetonte falë operacioneve kirurgjikale.

5.

Vajza të vogla që do të jenë balerinat e ardhshme kërcejnë në sinkronizim të plotë. Fotografia është shkrepur gjatë një hedhjeje dhe ato të gjitha i kanë këmbët të shkëputura nga toka.

4.

Fotografi po fotografonte modelen e tij në momentin kur hidhej sipër krevatit. A nuk duket sikur po fluturon?

3.

Ky ishull i vogël shkëmbor gjendet në liqenin Huron në SHBA.

2

Cathie Jung i adhuronte veshjet e periudhës Viktoriane dhe u përpoq që të zvogëlonte sa më shumë të ishte e mundur mesin e saj. Vetëm duke përdorur korsenë dhe pa ndërhyrje të tjera, ajo arriti që perimetrin e mesit ka kishte 38 centimetra dhe të hyjë në rekordet Guinness!

1.

Stafi i serisë të National Geographic “How Hard Can it Be?” (Sa e vështirë mund të jetë?), i frymëzuar nga filmi “UP”, ndërtoi një shtëpi të vogël, 16 metra katrorë dhe, duke përdorur 300 tullumbace të fryrë me helium, arriti që ta ngrinte shtëpinë në ajër! Nuk është montazh, por fotografi e vërtetë!


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons