Forumi Kuq E Zi
Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sëmundjet kardiake, kurat që rekomandohen për trajtim Si duhet të veproni kur keni kaluar By pass dhe kur ka infeksion të miokardit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Zemra është një organ muskulor që gjatë kontraksionit me ritëm bën të mundshëm qarkullimin e gjakut në të gjitha organet e trupit të njeriut. Jeta pa zemër nuk është e mundshme. Zemra është një prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Zemra është pompa. Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj, duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) së barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës së hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës. Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht.
Angina e qëndrueshme
Kjo shkaktohet nga arterioskleroza. Ngushtimi nga ateroma bën që gjatë sforcimit zemra të mos mund të furnizohet me aq gjak sa i duhet. Shenjat e simptomat janë dhembje si shtrëngim në gjoks që përhapet te krahu i majtë, te nofulla e poshtme, në shpinë, etj. Dhembja lehtësohet nga pushimi dhe nga nitroglicerina. Në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe përmbysje e valës T. Simptomat klasike si më sipër shpesh nuk vihen re te diabetikët dhe te të moshuarit (për shkak të neuropatisë). Diagnoza është klinike dhe bazohet në simptomat si më sipër dhe praninë e faktorëve rrezikues. Angiografia e vendos diagnozën përfundimisht.
Parandalimi i anginës
Ndalim i duhanit. Pehriz (pakësim i yndyrave, shtim i ushqimeve me zanafillë bimore). Ushtrime fizike, dobësim e humbje e peshe.
Barnat: Statinat (bllokuesit e reduktazës të HMG-CoA-së)
Acidi folik ul nivelin e homocisteinës, por nuk është e qartë nëse acidi folik ul vdekshmërinë nga sëmundja iskemike e zemrës.
Trajtimi i anginës
Njihet edhe si “balloni”, ndërsa në anglisht njihet si PTCA (Percutaneous Transluminal Coronary Angioplasty)
Bëhet nëpërmjet futjes së një kateteri në arterien femorale dhe shtyrjes të kateterit deri në zemër në mbikëqyrje me rreze X. Duhet bërë kur trajtimi me ilaçe nuk mjafton. Balloni është më pak i rrezikshëm sesa operacioni.
Problemi me angioplastikën është se në rreth 50 për qind të rasteve ena koronare ribllokohet.
Vendosja e mbajtëseve metalike brenda enëve koronare e ul në 20-30 për qind mundësinë e ribllokimit.
Antitrupat ndaj receptorëve gpIIb/IIIa të trombociteve gjithashtu e ulin mundësinë e ribllokimit.
Trajtimi me operacion
Njihet edhe si “bajpas”, “bypass”. Emri i plotë i procedurës është CABG (Coronary Artery Bypass Graft).
Qëllimi i operacionit është anashkalimi i pjesëve të ngushtuara të arterieve koronare. Për të realizuar këtë qëllim, përdoren arteriet toracike interne ose copa nga venat e këmbëve.
Gjatë operacionit hapet gjoksi, çahet dërrasa e kraharorit dhe zemra ndalohet, ndërsa gjatë kohës kur zemra është e ndalur gjaku kalon në një aparat të veçantë që e oksigjenon dhe kryen funksionin e pompës.
Nitratet me afat të gjatë veprimi
Aspirina, sepse parandalon formimin e trombëve mbi ateromë.
Beta-bllokuesit, sepse ulin kërkesat e miokardit.
Angina e paqëndrueshme
Simptomat janë si të anginës së qëndrueshme, por janë më të shpeshta, ndodhin me sforcim fizik më të pakët, ose edhe pa lëvizur aspak. Angina e paqëndrueshme shkaktohet nga bllokimi kalimtar i koronareve prej trombeve që formohen mbi ateromë. Në qoftë se trombet shkrihen, kemi të bëjmë me anginë të paqëndrueshme. Në qoftë se trombi nuk shkrihet, zemra pëson infarkt. Gjatë anginës të paqëndrueshme në EKG shihet ulje e segmentit ST dhe sheshim i valës T. Nëse më pas shihet ngritje e segmentit ST, pacienti po pëson infarkt. Enzimat e zemrës (CK-MB, troponina) nuk janë të ngritura zakonisht. Trajtimi duhet të jetë i shpejtë e i fuqishëm për të parandaluar infarktin:
Heparinë intravenoze dhe aspirinë.
Aspirina duhet të vazhdohet edhe pasi pacienti del nga spitali.
Nitroglicerinë.
Beta-bllokues.
Pasi të stabilizohet, pacienti duhet t’u nënshtrohet analizave (provës së biçikletës, etj.) dhe pastaj të vendoset nëse trajtimi do të jetë me barna, me ballon apo me operacion.
Infeksioni i miokardit
Rrallëherë shkakton sëmundje në njerëzit pa mangësi imuniteti. Infeksioni më i shpeshtë është nga viruset (miokardit viral). Shkaktarët më të shpeshtë të miokarditit viral janë viruset e tipit Coxsackie A ose Coxsackie B. (Coxsackie-viruset, bashkë me echoviruset dhe polioviruset janë enteroviruse.) Infeksioni me Coxsackie-virus është zakonisht sëmundje e lehtë që nuk lë pasoja. Proteaza enterovirale 2 mund të dëmtojë proteinën e quajtur distrofinë (dystrophin) dhe kjo mund të dëmtojë aftësinë tkurrëse të miokardit. Viruse të tjera si virusi i fruthit, gripit e i poliomielitit mund të shkaktojnë miokardit, por edhe këto shkaktojnë rrallë sëmundje klinike. Në të sëmurët me mangësi të imunitetit, septicemia ose fungemia mund të shkaktojë formimin e abceseve në miokard, sidomos kur agjenti infeksioz është Staphylocoçus ose Torulopsis glabrata. Në pacientët me SIDA (AIDS) miokarditi mund të shkaktohet nga citomegaloviruset, Histoplazma, Toxoplazma, etj.
Aneurizmi i aortës
Sëmundja e arterieve koronare nuk është e limituar vetëm përbrenda zemrës, por mund të vihet re edhe në pjesë të tjera të trupit. Aorta është arteria më e e madhe e trupit të njeriut. Ajo është arteria nga e cila i gjithë gjaku që pompohet nga zemra shkon në të gjitha organet vitale si për shembull, në tru, veshka e mëlçi. Shkaku kryesor i aneurizmit të aortës është ajo që e quajmë arteriosklerozë. Kjo nënkupton depozitimin e yndyrave në muret e aortës duke i bërë ato më pak fleksibël dhe më të dobëta. Aneurizma e aortës është një zgjerim në këtë pjesë të dobësuar të aortës. Shumica e aneurizmave diagnostikohen nëpërmjet radiografisë së kraharorit dhe radiografisë së abdomenit. Aneurizmat në përgjithësi nuk japin shenja deri në momentin kur ato çahen. Kjo mund të shkaktojë një dhembje të fortë në qendër të kraharorit e cila rrezatohet deri në kurriz. Kjo është një urgjencë që kërkon strehim spitalor të menjëhershëm.
Atak në zemër
Ataku në zemër ndodh kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo ndoshta edhe ndalet. Kështu zemra nuk mund të dërgojë gjak në aortë. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare. Nga shenjat më të hershme të infarktit (që duhet të pasohen me kontroll të menjëhershëm tek mjeku) janë: bllokim, shtrëngim ose dhembje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhembja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë). Dhembja mund të prezantohet graduale duke u shtuar. Fillimisht mund të jetë në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shumë dhembje, por më shumë si shtrëngim, si ngërç në kraharor, dhembje e fortë, therëse, marrje mendsh, rënie të fikët, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Dhembje ose ndjesi e çuditshme në nofulla ose krahë.
Duket sikur diçka nuk shkon si duhet, sikur ka kontraktim të lehtë të muskujve ose gjymtyrët nuk u binden plotësisht lëvizjeve instinktive, megjithëse dhembja mund të mos jetë e pranishme.
Mund të keni vështirësi në frymëmarrje, të keni ndjenjën e të vjellit.

Të rejat nga shkenca

Analizë për minimumin e sheqerit në gjak

Mendimi konvencional mes mjekëve që merren me diagnostikimin e diabetit të tipit 2 se sa më i ulët të jetë niveli i sheqerit në gjak aq më mirë është. Shumë mjekë tani po e rishikojnë mendimin e tyre. Një studim masiv për diabetin me rrezik të lartë për sëmundjen e zemrës, i quajtur AÇORD, ka zbuluar se ulja e nivelit të sheqerit në gjak në nivel që konsiderohet normal për njerëzit e shëndetshëm rezultoi vdekjeprurës për disa pacientë. Pacientët më të moshuar, që iu nënshtruan një terapie intensive për të arritur atë nivel sheqeri, patën vdekje më të shumta sesa një grup pacientësh në të njëjtin studim, të cilët u trajtuan në mënyrë më konservatore. “Studimi u projektua duke pyetur, në qoftë se kontrollohet vërtet sheqeri në gjak, a e shmang kjo vdekjen”, - tha Faramarz Ismail-Beigi i University Hospitals Case Medical Center në Cleveland, Ohaio, një nga autorët e studimit.
Sipas tij, në grupin intensiv përgjigjja është jo, sepse ulja nuk i frenon dot parainfarktet dhe infarktet. Ismail-Beigi tha se pjesëmarrësit në studim iu përgjigjën një pyetjeje të rëndësishme për miliona pacientë të botës me diabet të tipit 2, një sëmundje që dallohet për sheqer të lartë në gjak, i cili mund të çojë në shumë komplikacione të tjera, përfshi parainfarktet dhe infarktet. Pacientët e grupit në trajtim intensiv të studimit AÇORD synonin nivelin 6 për qind të A1c ose më poshtë. Ata arritën një mesatare 6,4 për qind, ndërsa grupi më konservator arriti nivelin e A1c rreth 7,5 për qind. Të paktën 170 milionë njerëz llogariten se vuajnë nga diabeti, një numër që pritet të dyfishohet deri në 2030. Shumica kanë diabet të tipit 2.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons