Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Letersia shqiptare prej Sat 10 Sep 2011, 20:47

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Letersia shqipe
Letersia shqipe eshte e lidhur ngushte me gjuhen dhe historine e popullit shqiptar.
Ajo ndahet ne pese periudha kyqe: Letersia e Vjeter Shqipe, Letersia e Bejtexhinjve, Letersia e
Rilindjes, Letersia e Pavaresise dhe Letersia Bashkekohore.


Letersia e Vjeter Shqipe:
lindi dhe u zhvillua ne mesjete. Kjo letersi perfshin tre shekuj. Letersia e
kesaj periudhe nuk mund te kuptohet pa pasur parasysh momentet historike qe Shqiperia po
perjetonte. Megjithese ideologia sunduese ishte ajo fetare, shkrimtaret e kesaj periudhe shkruan edhe tekste mesimore e didaktike madje edhe krijime teresisht laike, si: “Gramatika” e Andrea Bogdanit, “Fjalori latinisht – shqip” i Frang Bardhit. Kjo eshte periudha e pese “B-ve”: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani. Ne shekullin e XVI u shkrua vetem “Meshari”, me 1555 nga Gjon Buzuku, i cili konsiderohet si libri i pare i shkruar ne shqip.Themi konsiderohet pasi letersia shqipe, sipas gjuhetareve, nuk kufizohet ne kete shekull. Shkrimi i pare dokumentohet ne vitin 1462 nga “Formula e pagezimit”. Duhet te kihet parasysh qe zgjedha osmane ka bere te pamunduren te zhdukte cdo gjurme te kesaj gjuhe e kulture, duke djegur cdo dokument qe vertetonte ekzistencen e saj. Per kete arrihet ne perfundimin qe gjuha shqipe ka ekzistuar edhe me pare se datat e dokumentuara, duke pare edhe gjuhen e rrjedhshme te “Mesharit”.


Letersia e Bejtexhinjve:
lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati nje perhapje te gjere ne qyetete ndryshme te Shqiperise si : Berat, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Prishtine. Kjo rryme nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare, por sidoqofte duhet konsideruar kontributi qe keta shkrimtare i dhane si gjuhes ashtu edhe kultures shqipe. Krahas temes fetare ata trajtuan gjeresisht
edhe temen laike, duke i kenduar bukurise femerore, bukurise se natyres, punes, virtyteve te larta njerezore etj. Duke qene me afer popullit bejtexhinjte trajtonin tema te jetes se perditshme. Nder bejtexhinjte me te njohur ishin: Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Tahir Gjakova etj. Fjala « Bejtexhinj » rrjedh nga fjala turke « bejte » qe do te thote « vjershe ». Nga ana artistike jane per t ‘u vleresuar, pasi bejtexhinjte perdoren mjete shprehese mjaft origjinale. Ata perdoren kryesisht vargun teterrokesh. Shkrimet e bejtexhinjve u perhapen permes kopjimit me dore ose permes tradites gojore.

Letersia e Rilindjes :
kjo letersi lindi nga mesi i shekullit te XIX e arriti deri me 1912, vit kur Shqiperia fitoi Pavaresine Kombetare nga zgjedha qe e kishte nenshtruar per pese shekuj. Kjo letersi ishte e frymezuar nga shpirti patriotik, evokimi i se kaluares heroike dhe deshira per liri.
Ishte kryesisht letersi romantike edhe pse nuk munguan vepra realiste apo vepra me drejtim
iluminist. Shkrimtari me i shquar i kesaj letersie ishte Naim Frasheri. E njohur eshte kryesisht
poema e tij „Bageti e bujqesi”, e cila pershkohet nga nje dashuri per natyren shqiptare e nje shpirt i ndezur patriotik. Shkrimtare te tjere te shquar te kesaj periudhe jane: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Pashko Vaso, Zef Serembe, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Sami Frasheri, Naum Veqilharxhi, Risto Siliqi, Mihal Grameno. Kjo letersi shenon lindjen e nje
letersie te mirefillte artistike, e cila hedh edhe bazat e gjuhes letrare shqipe .

Letersia e Pavaresise:
letërsia e Pavarësisë shqiptare lindi ne fund te shekullit XIX me Faik Konicen dhe u zhvillua ne gjysmën e parë të shekullit XX. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj letersie permendim: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Haki Stermilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, etj.Kjo letersi arriti t’u jape jete ketyre dy cilesive: krijimit te trajtave e strukturave të reja letrare, krijimit te vetëdijes letrare. Me vetedije letrare nenkuptohet karakteri estetik i letersise. Kjo letersi kerkonte qe qellimet t’i arrinte me ane te frymes kritike dhe jo himnizuese. Kjo shihet qarte ne veprat e Fishtes, Migjenit, Konices, Stermillit etj.

Letersia bashkekohore:
letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e
viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim
kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje
kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”.
Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur”
perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”,
Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Nder shkrimtare me te njohur te kesaj periudhe permendim:
Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Martin Camaj, dritero Agolli, Ismail
Kadare, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Lluka perone,
Esat Mekuli, Vorea Ujko.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Letersia shqiptare prej Sat 10 Sep 2011, 20:48

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Doreshkrime te vjetra te gjuhes shqipe

* Gjon Buzuku (1555)
* Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 )
* Pjetër Budi ( 1566 - 1623 )
* Frang Bardhi ( 1606 - 1643 )
* Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
* Nikollë Filja ( 1671 - 1769 )
* Jul Variboba ( 1724 - 1768 )

Periudha e Rilindjes Kombetare

* Andon Zako Cajupi
* Naim Bej Frasheri

Periudha e Pavaresise Kombetare

* Theofan Stilian Noli **Fan Noli**
* Gjergj Millosh Nikolla **Migjeni**
* At Gjergj Fishta
* Lazgush Poradeci

Periudha e Realizmit Socialist (disidentet)

* Petro Marko
* Bilal Xhaferri
* Trifon Xhagjika

Periudha e Letersise Bashkohore

* Ismail Kadare
* Dritero Agolli
* Fatos Arapi
* Azem Shkreli
* Ali Podrimja
* Mimoza Ahmeti
* Bardhyl Londo
* Ndoc Papleka

Krijimtaria juaj

* Gezim Basha
* Dritan Shkaba
* Korcarja (pa emer)
* Majlinda
* Permbledhje me poezi nga revista "Kosovarja"
* Gjimnazistet e gjimnazit "Vellezerit Frasheri" Decan
* Gezime Islami


Faqja Kryesore >> Letersi


Letërsia Shqiptare



E Vjetër



E Bejtexhinjve



E Rilindjes



E Pavarësisë



Moderne



Antike Greke










Hyrje

Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit ("Historia e Skënder-beut", 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara latinisht. Libri i parë shqip është "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra fetare, por që ishin shpre-hje e qëndresës kundër sundimit osman. Autorët më të rëndësishëm ishin Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe te arbëreshët e Italisë Lekë Matrënga e Jul Variboba. Në shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike e nota shoqërore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

Letërsia e re kombëtare nis afër mesit të shek. XIX lidhur me lëvizjen e gjerë për glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në të mbisundoi romantizmi, bashkëkohës me romantizmin europian. U lëvrua sidomos poezia. Kjo ishte një letërsi me frymë demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror. Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën "Këngët e Milosaos" (1836) e një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh kombëtar i kësaj periudhe është Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i "Historisë së Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik e satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
Pas shpalljes së Pavarësisëi (1912) letërsia e zhvilloi më tej frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqërore. Përfaqësues i shquar i rrymës demo-kratike është Fan Noli, figurë politike por edhe poet, publicist e përkthyes. Lirik i njohur i kohës është Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte At Gjergj Fishta. Ndër prozatorët janë romancierët Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënon krijimtaria në poezi dhe në prozë e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
Një etapë cilësisht e re në letërsinë shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas Çlirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe.
Pas Çlirimit pothuajse e tërë letërsia ishte e kontrolluar nga çensura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar. Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar. Pas diktaturës letërsia shqiptare pati njëfarë mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. Shkrimtarë si Diana Çuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotë të tjerë vezulluan në këtë periudhë. Në poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndër më të rinjtë Etvin Hatibi.
Vlen të përmendet që periudha e Post Diktaturës pati vlera të veçanta sidomos përsa i përket ribotimit të veprave që çensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan të plota veprat e rilindësve, e Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve Petro Marko, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Visar Zhiti e shumë të tjerë.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

3 Re: Letersia shqiptare prej Sat 10 Sep 2011, 20:49

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Letersia Rilindjes

Sami Frasheri

Sami Frashëri (Sami Bey Frashëri) (1 qershor, 1850, Frashër, Shqipëri – 18 qershor, 1904)






*


Rilindës i shquar, ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Në literaturën e huaj është njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Nga mësuesit e medreseve të Janinës mësoi arabisht dhe persisht.
*


Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.


Sami Frashëri me gruan e tij EminenëÇështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to.

Çështjen shqiptare dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura.

Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar më 1875 e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll më 1874, një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë.

Sami Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vëllime.

Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte nga shtëpia.
* Atdhetari i shquar nderroi jete në Stamboll.

LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE

Mesazh nga shaban cakolli prej Mon Nov 05, 2007 9:54 am
JERONIM DE RADA
(1814-1903)
Jeronim de Rada lindi më 29 nëntor 1814 në fshatin e vogël Maki,pranë Shëmitër Korones,qendër kjoe kolegjit arbëresh të Kalabrisë.Mësimet e para i mori nga i ati i cili ishte mësues kolegji,kurse mësimet në kolegj i nisi më 1822.Mësimet në kolegj patën rëndësi të madhe për poetin eardhshëm,sepse e njohën me letërsinë antike dhe moderne,si dhe patën rëndësi të veçantë në formimin e personalitetit të tij krijues dhe intelektual.Këto njohuri do ti forcoj gjatë studimeve të drejtësisë në Napoli(1834):Këtu do të lindin disa vepra të tij,e ndërkohë edhe kryevepra e tij,më e rëndësishma në letërsinë tonë(1836) të cilën poeti e bëri shumë të njohur.Më 1839 boton poemën e tij të dytë"Serafina Topia";të cilën cenzura burbone,duke i parë idetë liridashëse që e përshkojnë,e ndalon dhe se lë të qarkullojë,është kjo një rrugë kur poeti ishte në vlugun e madh të punës,si në krijimtari ashtu edhe në aktivitetin e tij kombëtar e intelektual.Boton e riboton veprat e tij,merret me mbledhje folklori,boton artikuj të ndryshëm në shtypin e kohës etj,ndër to edhe "Parimet e estetikës(1861)"Lashtësia e kombit shqiptar(1864);"Rrapsodi të një poeme arbëreshe"(1866) etj.Në këtë kohë emri i poetit i ka kaluar kufijtë e botës arbëreshe e të botës letrare italiane:Ka vënë kontakte të ngushta me Lëvizjen Kombëtare në Shqipëri,letërkëmbime me patriot të ndryshëm shqiptar e miq tëShqipërisë e shqiptarëve.



Letersia e Rilindjes



1879 - 1925


Luigj Gurakuqi




Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).


Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.
Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.
L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).

Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.
Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.


LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE

Mesazh nga besa-bese prej Mon Nov 05, 2007 11:29 pm

1844 - 1901

ZEF SEREMBE

Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj dhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe aktual.

Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundërazi, e thelloi mjerimin e tyre. Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kësaj kohe.

Zef Serembe lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit.

Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.
Në zhvillimin e talentit, që i lindi herët në mënyrë të vetvetishme dhe në brumosjen e Zefit me ndjenja patriotike e liridashëse luajtën rol të rëndësishëm studimet në kolegjin e Shën-Adrianit, ku pati mësues De Radën, me të cilin më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të kthehet në fshatin e lindjes. Ndërkaq lëvizja kombëtare në Itali po merrte përpjestime të gjera. Ishte koha kur Garibaldi po triumfontekudo në Italinë e Jugut dhe arbëreshët po i përgjigjeshin thirrjes së tij.

Serembja u bë këngëtar i kësaj lëvizjeje, i shtyrë jo vetëm nga ndjenjat liridashëse, po edhe nga prirja për të parë tek ajo një shprehje të trimërisë së arbëreshëve dhe një shpresë për pjesmarrjen e tyre të mëtejshme për çlirimin e atdheut të të parëve. Ndërkaq, lëvizja kombëtare në Shqipëri u fuqizua, u shpeshtuan kontaktet e arbëreshëve me këtë lëvizje. Edhe Serembja tregoi interes të gjallë ndaj përpjekjeve për liri të vëllezërve përtej detit. Madje, ai ishte i pakënaqur nga dobësia e kësaj lëvizjeje dhe i hodhi shigjeta, satira të dhimbshme në vjershën "Vrull", kurse në një vjershë kushtuar Dora d'Istrias poeti ngriti zërin për lirinë e Shqipërisë, hodhi kushtrimin për luftë të armatosur dhe për bashkimin e shqiptarëve.

Në këto vite Serembja shëtiti nëpër fshatrat arbëreshe të Siçilisë e të Kalabrisë, i ra anembanë Italisë, duke u lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve. Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo që vinte, si një poet popullor. Disa prej këtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore.

Gjurmë të thella të dhimbshme në shpirtin dhe krijimtarinë e poetit la dashuria e pafat për një fshatare arbëreshe, që më vonë kishte emigruar në Brazil, ku edhe vdiq pas pak kohe. Dëshira për të parë varrin e kësaj vajze si dhe shpresa që të përmirësonte gjendjen e vet ekonomike, e bënë poetin të nisej më 1875 për në Brazil. Po edhe këtu Serembja u zhgënjye shpejt, sepse pa korrupsionin e thellë të oborrit, jetën e degjeneruar të aristokracisë braziliane. Pa kaluar as një vit ai u kthye në Itali, duke pasur si pasuri të vetme një trastë dorëshkrimesh. Gjatë këtij udhëtimi të vështirë thuhet se poetit i humbi pjesa më e madhe e këtyre dorëshkrimeve.
Në fshat, i rënë nga shëndeti dhe nga gjendja shpirtërore, Serembja nisi përsëri jatën e varfër të mëparshme.

Zhgënjimi në jetën shoqërore dhe në jetën personale u bënë shkak që Serembja të kalonte në këtë periudhë një krizë misticizmi, e cila ndikoi për keq në krijimtarinë e vet. Po interesi i tij për lëvizjen kombëtare në Shqipëri ishte gjithnjë i gjallë dhe në këtë lëvizje ai përqëndroi të gjitha shpresat e mbetura. Pikërisht në këtë kohë, më 1883, Serembja botoi librin "Poezi italisht dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja". Megjithëse vjershat italisht kishin të meta nga ana e formës dhe niveli i përkthimit në italisht të krijimeve shqip nuk qe i kënaqshëm, libri ngjalli entuziazëm në rrethet letrare të kohës.

Duke mos mundur të duronte gjatë atmosferën mbytëse që sundonte në Italinë e Jugut edhe pas zhdukjes së tiranisë së Burbonëve, poeti u nis sërish për në Brazil dhe për në Amerikën e Jugut. Aty e mbyll krijimtarinë e tij letrare me dy poezi, që dëshmojnë se ai nuk e humbi kurrë shpresën te lëvizja kombëtare shqiptare. Natyrën e tij të ndjeshme e mposhtën fatkeqësitë e jetës. Më 1901 ai e mbylli jetën në San-Paolo të Brazilit, në një gjendje çmendurie.



________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

4 Re: Letersia shqiptare prej Sat 10 Sep 2011, 20:49

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.


Fan Noli



SHËNIME BIOGRAFIKE

6 janar 1882
Lindi në fshatin shqiptar të Ibrik-Tepesë (Qytezë) në Turqinë evropiane.

Viti i hyrjes në gjimnazin grek të Edernesë. Në vjeshtën e vitit 1900 mbaron gjimnazin.

1900
Largohet për fare nga vëndlindja. Në Athinë nuk arrin të vazhdojë studimet e larta dhe për të jetuar detyrohet të punojë si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor.

Mars 1903
Fillon si mësues në shkollën fillore greke të Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve në kontakt me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për çlirim nga zgjedha osmane.

Korrik-gusht 1904
Boton skicat e para letrare në revistën demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati.

Shtator 1905
Bashkëpunon me gazetën "Drita" të Shahin Kolonjës, ku boton artikuj me të cilët u përgjigjet sulmeve të shtypit shovenist grek.

Prill 1906
Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon të organizojë ngritjen e shoqërive atdhetare në SHBA.

31 maj
Shkon në Bufalo, qendër e shoqërisë "Mall´ i mëmëdheut". Për ca kohë punon në një sharrë.

Korrik
Fillon punë si redaktor i gazetës "Kombi" ku punon deri në maj të vitit 1907. Në "Kombi", gazetë e parë shqiptare në SHBA, boton artikuj ku ngre probleme të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe para së gjithash çështjen e bashkimit të të gjitha forcave atdhetare përballë rreziqeve që i kanoseshin kombit.

1907
Boton dramën në tri akte "Israilitë dhe filistinë"

6 janar
Themelon në Boston shoqerinë atdhetare "Besa-Besën".

9 shkurt 1908
Merr përsipër misionin për themelimin e Kishës Shqiptare ortodokse në SHBA.

22 mars
Themelon Kishën ortodokse Shqiptare.

Dhjetor
Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shërbesat e javës së madhe" (Boston, 1908), "Libra e shërbesave të shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e të kremteve të mëdha" (Bruksel, 1911)

15 shkurt 1909
Boton numrin e parë të gazetës "Dielli" që e nxirrte shoqëria "Besa-Besën"

10 gusht
Viziton në disa vende të Evropës kolonitë shqiptare të Kishinievit e të Odesës, të Bukureshtit e të Brailës, si dhe të Sofjes dhe mban meshë në gjuhën shqipe.

31 mars 1912
Me punën e pandërprerë të Nolit themelohet në Boston Federata Panshqiptare "Vatra" që luajti një rol të shquar për mbrojtjen e interesave e të pavarësisë së Shqipërisë.

Qershor
Mbaron Universitetin e Harvardit.

Nëntor
Duke parë rrezikun që i kërcënohej Shqipërisë nga vazhdimi i Luftës Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin në Evropë.

Pranvëre 1913
Zhvillon një veprimtari të dëndur politike në Londër për një Shqipëri të pavarur brenda kufijve të saj etnike. I dërgon memorandume Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë për këtë çështje e boton disa artikuj në shtypin londinez.

2 mars
Noli shfrytëzon tribunën e Kongresit të Triestes ­ kundër copëtimit të Shqipërisë nga ana e Fuqive të Mëdha të mbledhura në aeropagun e Londrës.

Korrik
Viziton për herë të parë Shqipërinë, ku pritet nxehtësisht në Vlorë dhe Durrës. Në atdhe has në kundërshtime për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Maj 1915
Pasi qëndron më se dy vjet në Evropë, kthehet në SHBA. Gjatë kësaj kohe Fan Noli zhvilloi një veprimtari të dendur politike e propagandistike, si dhe për themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare në Shqipëri.

Korrik
Zgjidhet kryetar u Federatës Pan-shqiptare "Vatra".

8 shkurt 1916
Boton në "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitë e Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës.

Korrik
Në emër të Kuvendit të "Vatrës" proteston pranë Fuqive të Mëdha kundër synimit për të vendosur protektoratin italian mbi Shqipërinë.

15 mars 1918
Fan Noli në emër të "Vatrës" u drejton një deklaratë disa personaliteteve politike dhe shtetërore amerikane duke përfshirë edhe presidentin Vilson, kundër ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në problemin shqiptar.

Shtator
Me iniciativën e Nolit e nën drejtimin e tij, botohet numri i parë i "Revistës Adriatiku" (The Adriatic Review) në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

26 korrik 1919
Zhvillohet ceremonia për zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop.

10 Shtator
Botohet në "Dielli" intervista e Fan Nolit dhënë gazetës amerikane "Dejli Telegraf", në të cilën denonconte Traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë.

Nëntor 1920
Rrethet demokratike përshëndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit në Shqipëri. Qeveria shqiptare e emëron kryetar të delegacionit të saj në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Dhjetor
Më 17 dhjetor Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Noli e ka cilësuar këtë akt si suksesin më të madh të arritur perj tij në karrierën diplomatike.

1921
Nën kujdesin e shoqërisë "Arsimi" botohet në Boston "Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit të Shqipërisë, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli).

Prill
Noli zgjidhet kryetar i Partisë Popullore, e para "parti" politike parlamentare në Shqipëri.

Gusht 1922
Me përpjekjet e vazhdueshme të Fan Nolit themelohet në Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare që mënjanonte Patriarkanën të ndërhynte në çështjet kishtare.

Nëntor 1923
Në kishën e Shën Gjergjit në Korcë bëhet dorëzimi dhe fronësimi i Fan Nolit si peshkop I durrësit, Gorës dhe Shpatit.

Dhjetor
Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcës, e cila e kishte bërë edhe qytetar të saj. Opozita demokratike mundi të siguronte vetëm 1/3 e vendeve në Asamble.

1 Maj 1924
Noli merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, që u kthye në një manifestim të madh politik e mban një fjalim të zjarrtë përpara trupit të tij. Fjalimi e përshkojnë notat e revolucionit të afërm.

Maj
Në gjendjen revolucionare të krijuar, në Vlorë formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, për drejtimin e lëvizjes kryengritëse që kishin shpërthyer forcat e Bajram Currit, të shoqërisë "Bashkimi" e të garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Përmetit, etj.

10 qershor
Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet të formojë qeverinë e re.

17 qershor
Fan Noli, në emër të qeverisë së re, shpall programin prej 20 pikash, që përbën një shprehje të aspiratave të shtresave të gjera të popullsisë.

10 shtator
Flet në seancën e 14-të plenare të Asmablesë së Lidhjes së Kombeve. Fjalimi u cilësua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "një nga fjalimet që bënë më tepër bujë". Ai demaskoi veprimtarinë e Lidhjes së Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte të zgjidhte çështjen e çarmatimit.

Dhjetor
Me anën e një proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me një thirrje popullit shqiptar që të rrëmbejë armët për të mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndërhyrja e bandave të armatosura të Ahmet Zogut, të ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.

24 dhejtor
Me gjithë rezistencën spontane të ushtrisë kombëtare e të forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnë në Tiranë. Fan Noli e udhëheqës të tjerë u detyruan të largohen nga atdheu.

25 mars 1925
Forcat demokratike ­ revolucionare në emigracion themelojnë Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin në krye të tij Fan Nolin.

1926
Boton në Bruksel në përkthim shqip veprat madhore të Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe të H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", të pajisura secila me një analizë kritike.

28 nëntor
Në "Lirija Kombëtare" boton tri nga poezitë politike më të njohura të tij:

"Hymni i Flamurit"
"Syrgjynvdekur" (Elegji për L.Gurakuqin)
"Shpell´ e Dragobisë"(Elegji për B.Currin)

8 dhjetor
Denoncon paktin italo-shqiptare, të ashtuquajturin Pakti i parë i Tiranës dhe e quan atë si preludin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

1927
Boton në Vjenë (1926) versionin e parë të "Rubairave" të Omar Khajamit dhe në Bruksel versionin e plotë të pajisur me një analizë kritike dhe me shënime.

15 janar
Në gazetën e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bën thirrje njerëzve paqedashës të mbarë botës për të ndaluar katastrofën që i kërcënohej Shqipërisë nga intrigat e fshehta të diplomacisë angleze e italiane për të ndezur zjarrin në Evropën Juglindore.

Prill
Zgjidhet kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional. Noli është ndër të parët që propagandon idenë për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me atë të popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit e të Evropës.

24 prill
Merr pjesë në hartimin e Deklaratës së përbashkët të Komitetit të Çlirimit Nacional e të Komitetit të Çlirimit të Kosovës.

1927-1928
Boton poezitë "Marshi i Barabajt" e "Kënga e Monarkisë".

1929
Merr pjesë në Kongresin Ndërkombëtar Antifashist që zhvillohet në Berlin.

Janar-shkurt 1930
Boton poezitë e mirënjohura "Moisiu në mal" dhe "Shën Pjetri në mangall". Afërsisht të kësaj kohe mund të jene¨edhe poezitë "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamçikun", "Marshi i kryeqësimit", "Kirenari" dhe "Kryqësimi".

Prill-maj
Shkruan dy poezitë më të fuqishme të tij:

"Rent, or marathonomak"
"Anës së lumenjve"

Maj
Kthehet përsëri në SHBA, Ministri i Zogut në Uashington , Faik Konica, përpiqet ta bindë Nolin të heqë dorë nga rruga revolucionare.

1 nëntor
Fillon të botojë në Boston gazetën "Republika", me program që i përmbahej në vija të përgjithshme atij të KNÇ: Republikë, demokraci, pavarësi dhe kufi etnikë. Vazhdoi të dalë deri më 1933.

Mars-shtator 1932
Noli qëndron në Gjermani në pritje të vizës për t´u kthyer përfundimisht në SHBA.

Tetor-dhjetor
Kthehet në SHBA. Sëmuret rëndë nga pleumonia. Detyrohet të shtrohet në spital për t´u mjekuar.

1932-1933
Boton pjesën e parë të romanit "Don Kishoti" të Servantesit në pesë vëllime të shoqëruar me një analizë kritike.

1934
Sëmundja e rëndë, vetmia, braktisja e disa miqve e shokëve, si dhe perspektiva e paqartë dhe e zymtë e çuan Fan Nolin në një dëshpërim të thellë. Në këto çaste kaq të rënda psikologjike ai shkroi:

"S´kam më as nge, as qejf, as takat, për politikën… këllëçi im politik është varur në muze dhe nuk del s´andejmi kurrë".

1935
Kalon një jetë të vetmuar. Merret me studime nga më të ndryshmet dhe fillon mësimet në moshën 53-vjeçare në konservatorin e muzikës të Nju-Inglendit në Boston.

1936
Boton pjesë muzikore liturgjike nën titullin "Hymnore".

1937
Mbaron konservatorin e Muzikës.

28 qershor
Noli i jep një intervistë gazetës "Boston Post", ku ndërmjet të tjerash theksonte se ai nuk do të kthehej kurrë në Shqipëri, përderisa do të ishte në fuqi Zogu.

14 korrik
Gazeta "Dielli" boton një artikull që kritikon ashpër këtë intervistë të Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorë nga ngatërresat politike" dhe se kishte kuptuar më në fund "rëndësinë e tij si predikonjës i fjalës së perëndisë dhe, paskëtaj, nuk do të merrte më pjesë kundër mbretit as me fjalë tërthori, as me goditje drejtpërdrejt, as me rromuze në shtyp të huaj".

15 korrik
Përpara këtyre sulmeve, Noli u mjaftua të jepte një deklaratë të thatë dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qëllime politike.

Prill 1939
Ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse mbi përgatitjen për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftës II Botërore humbi çdo lidhje me Atdheun.

Maj 1943
Noli hodhi poshtë propozimin e Zogut për ta vënë atë në krye të një qeverie mbretërore në mergim, por u shfaq i gatshëm të ishte eventualisht këshilltar i saj.

Dhejtor 1944
Me anën e një telegrami që i drejton kryeministrit të Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill, kërkon njohjen e qeverisë demokratike provizore shqiptare.

1945
Në moshën 63 vjeçare, Noli merr titullin doktor në filozofi nga universiteti i Bostonit për disertacionin "Gjergj Kastrioti ­ Skënderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) që botohet më 1947.

Tetor
Konferenca e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë e zgjedh Nolin kryetar nderi të saj për "kontributin e madh që ai kishte dhënë në fushën e kulturës dhe të letrave shqipe".

Janar 1947
Bashkatdhetarët festojnë 40- vjetorin e ardhjes së Fan Nolit në SHBA, koincidon me vënien në qarkullim të veprës "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution").

1950
Noli boton veprën "Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468)", variant i ri i botimit të vitit 1921.

Shkurt 1959
Noli shkruan "Dhjatën" apo testamentin. Një nga kërkesat e tij themelore ishte që të thjesht e pa shpenzime.

1960
Botohet "Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli".

Tetor-nëntor 1964
Shtrohet në një spital të Bostonit dhe më 2 nëntor operohet pa asnjë shpresë shpëtimi.

13 mars 1965
Pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Florida në moshën 83-vjeçare.




Fan Noli është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar nga shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashgoi një pronë tokë, nuk u muar me bujqësi, po shërbeu si psallt në kishëzën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sëmundje të rënda, ndaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor.
Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belgjiane, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk beri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punote atje, iu ngjall dëshira të merej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet" të Sami Frashërit.

Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjihtëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoveniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare "Vatra". Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).




________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

5 Re: Letersia shqiptare prej Sat 10 Sep 2011, 20:51

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE


Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar.



Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë " Historia e Skënderbeut ". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjërë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhnjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaj. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mergimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.

U vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e Revolucionit Demokratik të Qershorit, për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri " Historisë së Skënderbeut", nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një " Autobiografi " të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha "Album" u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha të fundit orgjinale dhe një tok shqipërime vjershash të poetëve të njohur. Më 20 nëntor vajti në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdel, mbylli sytë përjetë, më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.

Ketu do te keni mundesi te lexoni disa artikuj, fjalime, letra dhe vjersha te shkruara nga Fan Noli


----

Syrgjyn-vdekur

(Elegji per Luigj Gurakuqin)

Neno moj, mbaj zi per vllane,
me tre plumba na i rane,
na e vran´ e na e shane,
na i thane tradhetor.

Se te deshte dhe s´te deshnin,
se te qante kur te qeshnin,
se te veshte kur te zhveshnin,
Neno moj, te ra deshmor.

Neno moj, vajto, merr malin,
larot ta permbysen dajlin,
qe me Ismail Qemalin,
ngriti flamurin trimeror.

Neno moj, ma qaj ne Vlore,
ku te dha liri, kurore,
shpirt i bardhe si debore,
ti s´i dhe as varr per hor.

Neno moj, c´eshte perpjekur,
gojemjalte e zemerhekur,
syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
ky Vigan Liberator.


------

Hymni i Flamurit

O Flamurgjak, o Flamurshkabë,
o vend e vatr´, o nën e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur i kuq, Flamur i zi!

Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
s´të tremb romani, as venecjani,
as serb dushani, as turk sulltani,
Flamur i madh për Vegjëli…

Me Skendërben´ u lavdërove
dhe në furtun´ i fundmi u shove,
me Malon prapë lart vrapove,
yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj përdhe u shtrive,
me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
po çdo mizor me shpat´e grive,
o fushëkuq, o shkabëzi!

Përpjetë prije Shqipërinë,
përlindja shpirtin dhe fuqinë,
diell për vllanë, yrnek për fqinë,
për botën ëndërr´e qiell i ri!


Mendime të kripura

Artikullshkruesit "Erë-mirë" ju shtua edhe një tjetër: Almiros (I kripur) i mirëpritur edhe ky te gazeta "Pirros" e cila, siç duket ka një koleksion të pambarueshëm prej kësish me ndryshimin se na i nxjerr nga furra një nga një, duket për të na bërë surprizë. Por ne nuk kishin nga "Pirros" pretendime më të shumta. Gjersa lexuesit e tij janë çunakë dhe s´duhet t´ua prish qejfin, është shumë e natyrshme që edhe artikull-shkruesit e tij të kenë një zhvillim intelektual të barabartë dhe aspirata të barabarta dhe dijeni të barabarta, të cilat po të përmblidhen të gjitha, do të paraqitnin një djepe vllahe, se nuk dyshojmë që edhe i nderuari "Almiros" do të jetë ndonjë opingar vllah gjersa kishte naivitetin t´i zgjidhte të gjitha çështjet brenda rrethit të ngushtë të mendimeve të tij fisnike, qarku i të cilit mund të

E pohon edhe vetë se s´ka haber prej shqipes dhe as të asaj me formë latine të shpikur nga Shahin Kolonja. Do të ishte shumë e natyrshme që t´i bënte dikush vërejtjen pas një pohimi të tillë se, gjersa nuk di asgjë, s´duhet të merret me të tilla gjëra. Por e kemi thënë edhe tjetër herë se logjika ishte një bimë, së cilës më kot do t´ja kërkonte dikush gjurmët në kopshtet e gazetarisë greke. Për grekët s´ka çështje që t´i shpëtojë qarkut të specialitetit të tyre. Privilegj i veçantë ky, siç e shihni, i stërnipëve të Demostenit.
Po le të mësojë z. Almiros se gjuha shqipe është një dhe nëse është në formë latine, kjo ndodh se shqipja, duke qenë shumë e pasur nga pikëpamja fonologjike, ishte e pamundshme të shkruhej me vizatohej me grepin e kërrabës së tij. 24 gërmat e alfabetit gerk. Përveç kësaj shtoj se vetëm çunakë të përciptë do të mund të shtronin për bisedim çështjen e formës latine, greke ose sllave në gjuhën shqipe, se ajo që ka rëndësi është substanca dhe substanca nuk do t´u pëlqente grekëve asnjëherë ne çdo formë.

Cilët janë miqtë tanë dhe cilët janë armiqtë? Tani do të flas edhe unë vllahçe. Gjersa na shani dhe ju shajmë, jeni armiqtë tanë. Ç´logjikë vllahe është kjo e juaja të insistoni për të na bindur patjetër se jeni miqtë tanë, gjersa punët flasin vetë? Foti mund të jetë i shenjtë për juve, për ne jo; mbaroi. Diçka është në mes që na ndan, o vllah! Po përveç këtyre në fund të fundit, as prej soji, as prej oxhaku jemi, prandaj shajmë. Por ju si do të justifikoheni për të lehurat tuaja?

Gënjeshtra dhe e vërteta, janë shumë gjëra të stërholla dhe intelekti juaj, që qëndron dhe përfaqësohet nga grepi i kërrabës suaj nuk i arrin. Për të provuar se Mitropoliti i Korçës nuk e lufton gjuhën shqipe, përmendni Homerin dhe së këndejmi na degdisni në librat e rëndësishme të evropianëve (!!!) se ju direkt nuk e bëni kabull përgjigjen (!!) (...)
Por megjithkëtë, nga ato të pakta (dhe janë të mjafta për të provuar budallallëkun tuaj) që bëni për kabull të përgjigjeni, tregohet shumë qartë se s´keni haber nga historia.

Dialektet jonik, atik, dorik, etolik etj. ishin dialekte helenike, por jo dhe dialekti maqedon, epirot, ilir dhe thrak.

Stërgjyshët tuaj fisnikë, siç e shihni, e bënin këtë dallim dhe i quanin barbarë ata që përfshiheshin në katër kombësitë e fundit të sipërpërmendura, stërnipër të të cilëve jemi ne. Shih Herodotin, Tuqididin, Demostenin (që e quante barbar Filipin dhe Demostenin vetë quhej nga kundërshtari i tij Eskili "barbar me gjuhë greke" se ishte nga Traka) dhe Strabon´n.

Apo morët mësimet të asimilimit politik nga evropianët savant (dijetar) dhe filluam t´ju pëlqejmë ne barbarët? (...)

Dhe tani, i nderuar "Pirros" nuk na pëlqen të trazoheni me krunde, po ma shitni mua këtë "Almiron" me kaq ndjenja të thella, shqiptar, se bëj koleksion dhe i kam pergatitur një vend në shtallën e kujdestrarit në Shibin (vend në Egjipt).

U botua në "Drita" më 1 maj 1906...Noli polemizon këtu një artikull të botuar në gazetën shoviniste greke "Pirros" nga një farë Almiros (gr., i kripur) i cili mbronte tezën absurde se ortodoksët shqiptarë, vllehë etj. ishin grekë.

Përgjigja jonë për disa kritika dhe këshilla

Kemi marrë nja tri letra nga tre këndonjës të ndryshëm, të cilët midis të tjerave, na japin këshilla e na bëjnë kritika mbi shkrimet dhe artikujt që janë botuar në ¨Republika¨. Kritika dhe këshillat janë këto:

1) Të mos shajmë po të japim vetëm këshilla të mira;

2) Të mos përdorim fjalë të ashpra por vetëm fjalë të buta;

3) Të mos përdorim fjalë turqishte, po vetëm fjalë shqipe;

4) Të mos përdorim fjalët turk dhe kaur;

5) Të mos përdorim fjalët kucovllah e çoban;

6) Të mos goditim asnjë përson.


Do t´u përgjigjemi botërisht, se kështu kursejmë kohë nga njëra anë dhe nga tjetra këndonjësit tanë dinë se janë bërë edhe kritika e jo vetëm lëvdata. Po këto kritika janë nga ato që s´peshojnë shume në kandar e që s´mundim t´i pranojmë si serioze. Do t´i marrim një e nga një, po jo me radhë.

Do t´u përgjigjemi botërisht, se kështu kursejmë kohë nga njëra anë dhe nga tjetra këndonjësit tanë dinë se janë bërë edhe kritika e jo vetëm lëvdata. Po këto kritika janë nga ato që s´peshojnë shume në kandar e që s´mundim t´i pranojmë si serioze. Do t´i marrim një e nga një, po jo me radhë.


Fjalët e huaja

Mospërdorja e fjalëve të huaja ka një emër, quhet purizmë dhe praktikonjësit e saj quhen puristë. Këta përpiqen si e si të përdorin fjalë të gjuhës së tyre dhe të eliminojnë çdo fjalë të huaj. Puristët janë përgjithësisht njerëz fanatik gjuhësorë që s´dinë etimologjinë, shkencën qe kërkon rrënjët e fjalëve. Sikur të dinin etimologji, do të mësonin se s´ka gjuhë në botë e cila të mos ketë fjalë të huaja dhe se nuk është e mundur ta qërosh një gjuhë nga fjalët e huaja pa e sakatosur. Puristi që e qëron gjuhën e tij nga fjalët e huaja, bën të kundërtën e saj që dëshiron. E prish gjuhën dhe nuk e ndreq. (…) Më e mira është pra t´i mbajmë siç e kemi dhe të mos i ndërrojmë, duke vënë në vend të tyre neologjizma të shëmtuara, të cilat shpesh nuk janë as shqipe (…)


Fjalë të buta

Pasi t´i qërojmë nga fjalori ynë të gjitha fjalët e huaja u dashka të bëjmë edhe një qërim tjetër; u dashka të nxjerrim me mashë çdo fjalë të fortë, të ashpër, të rreptë, të hidhur, të thartë, të shëmtuar dhe të lëmë brenda vetëm fjalë të buta, të ëmbëla dhe të bukura. Po c´te bëjmë ahere kur është nevojë e domosdoshme të përshkruajmë një gjë të fortë, të ashpër, të rreptë, të hidhur, te thartë, të shëmtuar? Apo mos duhet ta përshkruajmë me fjalë të buta, të ëmbla, të bukura? Tamam, ja këtë na kërkon një këndonjës dhe kjo ka një emër, quhet eufemizëm dhe njerëzit që e praktikojnë quhen eufemistë. Pas kësaj metode në vend të fjalës së ashpër TRADHTAR duhet përdorur fjala e butë PATRIOT. Ahere nga eufemizma, katili bëhet jetëdhënës, vjedhësi dhuronjës, maskarai i ndershëm, budallai i mençur, i poshtri i lartë, i ligu i mirë, i shtrembëri i drejtë, prishësi ndreqës, e keshtu tutje. Jo, jo more vëllezër, s´kemi nge të bëjmë shaka e të tallemi me këndonjësit tanë. Çdo gjë ka emrin që i përket. Do t´i japim atë emër e jo tjetër. S´kemi hapur sheqerxhianë(ëmbëltore) për të shitur ëmbëlsira, po kemi nisur një gazetë ku duhet të japim pikturën e gjendjes së Shqipërisë, ashtu siç është, ashtu si e shohim, si mos më keq, nuk ua bëjmë dot këtë favor, se s´kemi nge për zbukurime. E vetmja nge për ne është vërtetësia. A janë të vërteta ato që themi? Këtu është e tërë puna. Posa janë të vërteta kanë bukurinë e tyre. Vetëm kjo bukuri na intereson (…).


Turk e kaur

Fjalët turk e kaur, me kuptim muhamedan e i krishterë kanë hyrë në shqipen aq thellë sa nuk shkulen lehtë. Shahin Kolonja, ish i mendjes që duhen mbajtur e përdorur, se populli nuk heq dorë prej syresh se kohë është ashtu siç është. Nuk jemi në një mendje me Shahin Kolonjën. Këto fjalë duhen shkulur e duhen eliminuar, po nuk mund të shkulen e të eliminohen me mënyrën që na thotë këndonjësi: duke mos përdorur këto fjalë. Këto fjalë do të zhduken kur të mos jenë të nevojshme, kur të mos ketë njerëz në Shqipëri që ta quajnë veten turk e kaur, kur shqiptarët nga raca të bëhen shqiptarë edhe nga ndjenjat, kur muhamedanët e të krishterët tanë të mos ndahen sipas fesë në dy grupe, po të bashkohen në një grup sipas kombësisë. Për këtë gjë po përpiqemi, këtë e kemi në program. Nuk është aspak faji ynë që i përdorim fjalët turk e kaur për ata muhamedanë e të krishterë që i pëlqejnë këto emra për vete të tyre. Plaga nuk shërohe duke e fshehur e duke mos e përmendur. Përkundrazi, duhet ta dimë që e kemi këtë plagë dhe që duhet ta shërojmë.



Kundër goditjeve personale

Është fare e drejtë që një gazetë duhet të luftojë më tepër parimet se sa personat e kundërshtarëve. Shumë e vërtetë, po kjo nuk domethënë se personat e kundërshtarëve janë të shenjtë e nuk duhen ngarë. Aspak. Duhen goditur edhe personat, se këta përfaqësojnë parimet, se shpesh është e pamundur të ndash personin nga parimi. Që ta themi më shkoqur, duhet të luftojmë më tepër parimin e feudalizimit se sa personat e feudalëve si Ahmeti e Vërlaci, po kjo nuk domethënë se s´duhet të goditim asfare personat e Ahmetit e të Vërlacit. Përkundër, këta duhet t´i goditim pa mëshirë se këta përfaqësojnë feudalizmin, se është e pamundur ta ndajmë parimin e feudalizmit nga personat e feudalëve. Në qoftë se luftojmë vetëm parimin e feudalizmit dhe nuk i ngasim personat e feudalëve as me trëndafil, ahere luftojmë në erë, se nga një luftë e atillë nuk u behet asnjë dëm as feudalëve, as feudalizmit. Për të rrëzuar kalanë e feudalizmit duhen rrëzuar kolonat e saj kryesore dhe këta janë feudalët, bejlerët me Ahmetin e Vërlacin në krye. Dhe përgjithërisht, për të mundur kundershtarin nuk arrin të goditësh vetëm parimet e tyre, i bie legenit më kot. Mund të jetë e papëlqyer, se hyn në sherr me njërin e me tjetrin, po s´ka si behët ndryshe. Dhe këtu s´kemi ardhur për të luftuar kundër erës me një mënyrë akademike, po kundër kaktorëve të gjallë të katasrofë kombëtare.


Jo sharje po këshilla.

Një nga këndonjësit na shkruan se nuk sheh asnjë ndryshim midis "Diellit" e "Republikës", se që të dyja gazetat, thotë, shajnë, si njëra edhe tjetra. Pastaj shton, se ai priste nga "Republika" jo shraje po këshilla të urta. Nuk do të qëndrojmë aspak për të thënë se fjala sharje nuk e ka vendin për shkrimet e "Republikës", se e dimë që shqiptarët i japin kësaj fjale një kuptim të gjerë që përmbledh brenda çdo bisedim a shkrim që kapërcen kufirin e muhabetit të ëmbël. Për hatrin e argumentit pra, e pranojmë që "Republika" paska bërë sharje. Po a është e mjaftë kjo sa të vërë "Republikën" në një radhë me "Diellin"? Në qoftë se po, ahereprogrami ynë s´paska asnjë rëndësi, se rëndësinë të tërë e paska ajo sharja më e vogël që paskemi bërë kundra ndonjë beu. Kështu? Ahere mundohemi më kot që nxjerrim një gazetë me një program, se programi s´u dashka fare, se këndonjësi nuk na përqas me kundërshtarët sipas programeve që mbrojmë, po sipas sharjeve që bëjmë. Jo, i dashur këndonjës, gjëja që ka rëndësi kryesore është programi ynë. Të tjerat janë hollësira pa rëndësi. Këtë program do ta mbrojmë me çfarëdo mjet, ashtu si dimë, ashtu si mundim, kur me fjalë të ëmbëla, kur me të ashpra, kur me këshilla, kur me kritika, si ta dojë puna, vendi e personi. Ujku duhet goditur dhe goditur me tërë forcën sa më fort aq më mirë. Kështu e dimë dhe kështu është. Do të gëzoheshim sikur të ishte ndryshe, sikur të gënjehej ujku me sheqerka dhe të mbarohej i tërë sherri me të mirë e me të butë. Po, ajme! Nuk është ashtu, jo, tri herë jo. Pyesni historinë t´ju thotë. Apo kemi fajin ne. Fajin e ka ajo. Dhe ajo s´lajthitet e s´gënjen.


Botuar në "Republika" më 4 dhjetor 1930.

Është një nga artikujt më të bukur polemikë të Nolit. Duke u dhënë përgjigje disa vërejtjeve kritike që i ishin bërë gazetës së tij. Noli në fakt nxjerr konkluzione të rëndësishme mbi karakterin parimor që duhet të ketë gazetaria dhe veprimtaria politike përgjithësisht. Ai kërkon që publicistika militante të frymëzohet nga një program thellësisht patriotik e demokratik dhe t´i qëndrojë në mënyrë konsekuente besnike parimeve të programit, pa bërë asnjë lëshim parimor; të thotë përherë të vërtetën hapur, pa drojtje, pa zbukurime.




LETERSIA KOMBETARE SHQIPTARE

Kabinet i Pykave



Qetësia, me të cilën më dëgjuat dje, më bëri një përshtypje të thellë. Veçanërisht, duke marrë ndër sy që midis dëgjonjësve, ndodheshin shumë kundërshtarë të metimeve tona politike. E ndjej pra, veten të detyruar të falënderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me atë qetësi kritikat e kundershtarëve, se, tërë mjeshtëria e politikës është të dëgjosh mejtimet e të gjithë palëve me durim e gjakëftohtësi, të përqasësh e t´i peshosh, dhe pastaj të votosh pas gjykimit e ndërgjegjes. U gëzova shumë që populli i Korçës dhe i rretheve e paskan këtë virtyt civil, dhe tani e ndjej veten time më kryelartë që jam qytetar i nderit i qytetit tuaj të urtë patriotik. Dha jam i lumtur që vinj sot përsëri përpara jush, që t´ju shpjegoj arsyet për të cilat kundërshtojmë qeverinë e sotme.

E kundërshtojmë se disorganizon shtetin, se shkel liritë, se s´kujdeset as për bukën , as për shëndetin, as për arësimin e popullit. Këto arësye i kemi shpjeguar dhe në parlament, po taje zëri ynë u mbyt prej gishtrinjve të deputetëve proqeveritarë. Dalim, pra, tani, përpara gjykatores së lartë të popullit që të na gjykojë e ta verë në vend cilindo me topuzen e votës.

Makiaveli i ndau qeveritarët në tri kategorira: Qeveritarët që kanë ment vetë e dinë ta rregullojnë shtetin me squatësinë e tyre, këta janë më të mirët: qeveritarët që s´kanë ment vetë, po përfitojnë nga sqotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë të mesmit: qeveritarët, të cilët s´janë të zotët as vetë, as dinë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë ata më të humburit. Për fat të keq, qeveritarët tanë hyjnë në kategorinë e tretë.

Kabineti ynë i sotëm është në kuptimin e plotë të fjalës Kabineti i Pykave. Se ca janë pyka nga dituria e ca janë pyka nga vlera civile. Dhe është në natyrë të pykave të jenë të rrethuar me pyka e me dallkaukë.

Ideali i tyre nuk është të organizojnë shtetin, se as ata vetë s´dinë të organizojnë, as organizatorët nuk do t´i lenë të lirë. Ideali i tyre është të mbajnë kulltukët me çfarëdo çmimi. Mjetet e tyre për të arrirë këtë ideal janë druri dhe rushfeti.

Me drurin e me forcën brutale po përpiqen të skllavërojnë racën tonë e të përjetësojnë qeverimin tiranik të tyre. Shtypjen e Shqipërisë së Mesme përpiqen tani ta zbatojnë e në prefekturat e tjera, që kështu të mos mbetet asnjë krahinë e gjallë dhe e lirë që të përpiqen t´i kundërshtojnë.

Me rushfetin në formë të ndrydhme, me misione të papemëta(pafrutshme), duke me emërime nëpunës të pazotit, me krijimin e nëpunësirash të ra dhe duke çkallmuar arkën e shtetit, po përpiqen të fitojnë miq e partizanë më të djathtë e më të mëngjër. Nga kjo rrejth defiçiti i buxhetit, i cili është prej 5 meleunash, ndonëse këto 5 meleuno në kartë, nuk duken - shtimi i taksave dhe mospagesa e nëpunësve.

Nga padia prishën në vend që të mdërtojnë, çkulën një udhë moderne të ndërtuar në Berat prej austriakëve dhe e rindërtuan aq bukur sa u çkallmua posa ra shiu i parë. Për të zbukuruar Tiranën rrëzuan përmbi 150 shtëpi e dyqane, pa i çpërblyer popullit para, të cilët mbetën udhëve, dhe Tirana, sot është më e shëmtuar se më parë.

Bashkëme barangat e Vlorës që u shitën për dhjamë qeni, jo për banesa, po që të çkulen e të shiten si material, u shitën e disa ndërtesa prej guri të cilat kanë kushtuar qindra mijëra franga. Një ndërtesë e gurtë me një shije të bukur pranë Ujit të ftohtë që ka kushtuar të paktën 300 000 lireta u shit prej qeverisë sonë vetëm 150 000 lireta e tani nuk ekziston më.

Një debojë(depo armësh) afër Drashovicës, që përmbante vegla të ndryshme për të ndërtuar udhët që bënte meleunë lireta kishte mbetur e pacënuar gjersa arriu në vesh të qeverisë sonë lajmi i ndodhjes së saj. Po me të dëgjuar qeveria jonë emërtoi një kujdestar, që ta ruante: tërë ky thesar u çduk si me magji në këtë thes, dhe qeveria jonë dërgonte misione jashtë të blinte vegla që të ndërtonte udhët.

Nga padia s´u japin asjnë rëndësi dëgëve të bujqësisë, shëndetësisë e arësimit, degë të cilat janë për Shqipërinë çështje jete dhe vdekje.

Cili është programi ynë

Duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotërit e më të ndërshmit. Më të emëruar nëpunësit, duam të merret parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderi. Nuk duam të përjashtojmë asnjë qytetar i cili ka dituri, zotësi e vullnet tëmirë, vetëm e vetëm se hyri pak a shumë vonë në sheshin e Shqipërisë së lirë. Duam ta lartësojmë racën tonë, jo ta skllavërojmë. Duam të respektohet nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar. Duam t´i japim popullit liri e jo tirani. Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me tru, po me kanun e me drejtësi. Duam t´i rregullojmë financat e shtetit me kursim e jo ta shkatërrojmë shtetin me rushfete e me taksa. Duam të ndërtojmë e jo të prishim. Organizatorët e huaj nuk i duam vetëm për bukuri e për të gënjyer popullin, po për të punuar e për të organizuar me të vërtetë. Duam t´u japim rëndësi kryesore degëve të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të arësimit.

Bujqësia

Shqipëria ka pasurinë që duket, e cila është përmbi tokë dhe pasurinë që s´duket, nën tokë. Uroj me gjithë zemër që pasuria nën tokë të jetë më e madhe se sa e kujtojmë, po është marrëzi të kryqësojmë duartë e të presim të gjitha të mirat nga kjo pasuri problematike e të lemë të pazhvilluar pasurinë parimtare, e cila sikundër na sigurojnë të gjithë ekspertët e huaj, është e mjaftë për të ushqyer dhjetë herë më tepër ndenjës(banor) se sa ka Shqipëria sot. Për të zhvilluar pasurinë e tokës, Shqipëria duhet ndarë në gjashtë a shtatë zona bujqësore, me një ekspert agronom shetitës në krye të cilitdo, i cili t´i mësojë katundarët tanë si të mbjellin, si të plehërojmë, si të lërojnë, ç´të mbjellin, si të mbjellin, si të rriten e si të korrin. Me pak harxhe nga anë e shtetit, ndofta më pak se ato që harxhon sot degë e bujqësisë, vendi ynë mund të nxjerrë më shumë drithë, pemë e begëti se sa i duhen për konsumin e brendshëm e të eksportojë tepricën, kur sot pothuaj të gjithë prefekturat importojnë së jashtëmi një pjesë të madhë të ushqimit të tyre.

Shëndetësia

Raca shqiptare po degjenerohet e po shuhet nga malaria, nga sifilia dhe oftika, nga mosmbrojtja e nënave dhe vdekësia e tmerruar e foshnjave. Me pak harxhe mund të merren masa efektive për të lëftuar tretjen e ngadalshme të racës sonë. Duam që Shqipëria të ndahet në 6-7 zona shëndetësore me mjekë ekspertë për sëmundjet e sipërme. Cilado prej këtyre zonave shëndetësore duhet të ketë dy a tri mamira eksperte shëtitëse, të cilat të kujdesen për nënat me barrë e për shëndetin e foshnjave.

Arsimi

Që ta vëmë arësimin në udhë duhet ta mbushim kokën njëherë e mirë që për shkollat e memse duhet të importojmë mësonj¨s të huaj, me anën e të cilëve të krijojmë mësonjës modernë për të nesërmen. Për këtë qëllim është absolutisht e nevojshme të fillohet një gjimnaz qendror i plotë, me një degë normale, një degë klasike, një degë teknike, një degë tregëtare, me mësonjës të huaj. Shtatë a tetë gjysmë gjimnaze pregatitëse duhen themeluar prapë me mësonjës të huaj nëpër qytete më me rëndësi për të ushqyer gjimnazin qendror. Veçanërisht duhet të importojmë mësonjës ekspertë të gjimnastikës e të muzikës, për të forcuar trupin, për të zbutur shpirtin e racës së re.

Nëpër katundet duhet adaptuar sistemi i mësonjësve shëtitës. Pastaj shkollat tona duhen frymëzuar me një mënyrë të atillë që të rriten njerëz për punë e qytetarë me karakter.

Problemet e sipërme e veçanërisht atë të arësimit s´mund ta zgjidhë një kabinet prej të paditurish dhe mediokrësh si i sotmi. Shërimi, pra, është në ndërrimin e kësaj guverne. Këtë e ka populli në dorë në zgjedhjet e afërme. Po që të mundin zgjedhjet të japin përfundimin e dëshëruar duhet siguruar vota direkte dhe e fshehtë drejt për drejt prej tërë popullit. Kam besimin të plotë që populli ynë është mjaft i zgjuar sa të dijë si ta përdorë votën e tij; jam i sigurtë që populli ynë është mjaft trim sa të votojë ashtu si i thotë ndërgjegja. Populli ynë vojti mjaft prej kësaj guverne sa të mos gënjehet t´ia japë votën përsëri. Se janë dhe do të mbeten të vërteta fjalët e presidentit martir të Shteteve të Bashkuara i cili ka thënë " Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë, mund të gënjesh tërë popullin për ca kohë, po kurrë s´mund ta gënjesh tërë popullin për tërë kohën".



Andon Zako Çajupi (1866 - 1930)






Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte kurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tij dhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, shkruan ai më 1922 një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.




FILIP SHIROKA
(1859-1935)
Ilindur në Shkodër,Shiroka,përarësye të pjesëmarrëjes së tij në ngjarjet e viteve 1878-1881 udetyrua të largohej nga Shqipëria dhe jetoj në Misir e Liban,ku punonte si inzhinjer ndërtimesh hekurudhore e limanore.Atje ai ishte ndër patriotët aktiv dhe nisi të shkruaj ebotoi vjersha e artikuj nën pseudonimin e Gegë Postripa.Mik i ngushtë iÇajupit,Shiroka e ka mbrojtur me zjarr poetin kundër sulmeve të pseudopatriotëve të Misirit.Mbasnjë vizite të shkurtërnë Shqipëri,ku botoj edhe përmbledhjen e vetme të vjershave"Zani i zemrës"(1933);Shiroka u largua përsëri nga atdheu dhe vdiq në Bejrut.

Krijimtaria poetike e Shirokës,filloj nën ndikimin e drejtë përdrejtë te De Martinos dhe qe e shkurtër.Ajo përmblidhet kryesisht në vitet 1895-1903 dhe është e kufizuar.Pas atij viti Shiroka shkroi e botoi shumë pak,kryesisht disa gjëra fetarepainteres të dukshëm.Poet i një frymëzimi të vetvetishëm dhe delikat,por edhe që njohu mjeshtrinë,zgjodhi vargun e strofën,ndërtoj vjershën,Shiroka i ka shprehë mendimet e tij mbi poezinë në dy krijimeinteresante,"Vjershëtori" dhe"Bukuria e vjershës";kushtuar e para Milo Duçit dhe e dyta Çajupit,dy miqët e tij të ngushtë të Misirit.Duke bërë aluzion te gjendja emjerë e Shqipërisë së robëruar,poeti i njeh vjershës detyra të ndryshme:Ajo jo vetëm që duhet të qajë prej mallit,por edhe të shpërthej si vullkan.

Zan´i vjershëtorit a´i rrebtë kur çohet:
n´trimni ndezë burrat e n´zjarrm t´luftës i çon
me ra si rrëfeja që ku bje rrënon.!
(Vjershëtori)


E kur n´rrezik atdheu lypë ndihmë e fuqi,
prej tejet kombi me guximn´kambë çohet,
nana ia njeshë armët djalit me trimni...
(Bukuri e vjershës)

Në vjershat e tij poeti është në një natyrë komplekse:herë qesh,herë qan,herë është i trishtuar,herë trazohet në zemër me hidhërim ndizet në trimëri.
Shiroka krijoi poezi përmallimi,poezinë e bukur të atdheut,natyrës,miqëve dhe miqësisë.Krahas tyre poeti herë-herë
ngashërehet për atdheun e robëruar dhe pastaj merr flakë e shpërthen kundër sunduesve.

Krijimin e parë shqip që e njohim prej Shirokës,e titullon "Shko dallëndyshe"(1895)motiv i mallit për atdhe qëështë karakteristikë
e poezisë shqipe të shk.XIX të poetëve të mërguar.Shiroka kujton me dëshirë të madhe Shkodrën,sjell ndërmend shtëpinë ku lindi,shkollën,shokët e fëmijërisë,varret e prindërve,natyrën magjepse të vendlindjes etj......


Barit t´njomë gjithë atje veshen
çuka e kodra e atje ndinë
tue këndue blektoreshen
qi kullotë rreth bagëtinë...

N´Shkodrën time të Shypnisë
burrat lejnë qi s´dijnë çásht friga,
çupat e bukura túrtisë
atje lejnë qi s´dinë çásht flliga,
atje n´paq vojtë fluturim,
aty asht gjyteti im!
(Dallëndyshe eja)

Më 1880 Shiroka botonte në shtypin italian,si korospodent prej Shkodre,ku kishte botuar një vjershë të bukur në italishte me titull"All´Albania,all´armi.(Nármë,Shqipni) që i ngjante vjershës sëfamshme të Vaso Pashës"O moj Shqypni"një kushtrim për të mbrojtur atdheun prej grabitjes së fqinjëve.Shirokaikakënduar lavdisë së hershme të popullit,trimnisë legjendare,duke ua ngritur krenarinë bashkëatdhetarëve dhe duke u dhënë zemër në luftën për çlirim.

N´Shqypninë tonë do t´shkëlzejë prap diell,i Lirisë,
se guximi s´soset nër birt´e Kastriotit!
(Te varri i Skanderbegut).

Mes vjershave ai dënon turkun barbar,përqarjen kombëtare,bënë thirrje për bashkim të popullit pa dallim feje dhe shkruan:
Shqiptari që sí del zot Shqypnisë
djalë mbas djalit qoftë turpnue(Kushtrimi)

Ndër vjershat më interesante të tij është vjersha"Si po prishet gjuha shqipe",ku satirizohen gjithë ata që e përziejnë shqipen me fjalëtë huaja,e shkak janë sidomos shkollat jo kombëtare.

E kshtu gjuha po shëmtohet
e kshtu kombi po mjerohet
nga shkollat e huaja-!

PoetiShiroka është ndër ata që bëjnë një përpjekje të mirë gjatë Rilindjes per pasurimin e mjeteve prozodike me ritme e strofa të reja.Ai tregohet vijues i zellshëm i punës,shkruan një shkodranishte të ëmbël,një fjalor poetik ndofta jo aq të pasur,por jo edhe të pazgjedhur.




Pashko Vasa

1825 - 1892

jeta dhe vepra




Pashko Vasa, i njohur ne vecanti me emrin Vaso Pasha, është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare i cili hyri në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj.

Lindi në Shkodër më 1825. Mësoi disa gjuhë të huaja si autodidakt dhe fitoi një kulturë shumë të gjerë për kohën. Rreth vitit 1847 shkoi në Itali dhe mori pjesë me armë në dorë në revolucionin e Venedikut kundër pushtimit austriak. U tregua trim dhe me aftësi ushtarake. Pas dështimit të kësaj lëvizjeje, P.Vasa u vendos në Stamboll. Në Turqi P.Vasa u ngrit në shkallën e lartë të hiearkisë shtetërore. Nga viti 1883 e deri sa vdiq, më 1892 në Bejrut, ishte guvernatori i përgjithshëm i Libanit. Gjatë gjithë jetës së tij P.Vasa s'ka rreshtur së menduari për Shqipërinë dhe ka dëshiruar ta shohë të lirë, të pavarur, e të kulturuar. Veprimtaria e tij politike fillon në vitet `60 në Stamboll, ku bashkpunoi me K.Kristoforidhin, Ismail Qemalin, Hoxha Tasinin.

Mori pjesë në përpjekjet për oragnizimin e shoqërive patriotike e kulturore, për krijimin e një alfabeti të shqipes dhe bashkë me Samiun ishte ndër themeluesit e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. P.Vasa qe një nga frymëzuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe mbrojti me forcë çështjen kombëtare në Stamboll dhe në qarqet diplomatike jashtë perandorisë.
Veprimtarinë letrare P.Vasa e zhvilloi kryesisht në vitet `50-`60 të shekullit XIX. Gjithë krijimtaria e tij lidhet ngushtë me atdheun, me historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar, me mbrojtjen e të drejtave të tij si komb. "A mos është krim ta duash vendin tënd? - shkruante ai. - Ajo që është një cilësi, një virtyt për të tjerët, nuk mund të jetë tjetër gjë për ne„. Shkroi poezi, prozë artistike, publiçistikë dhe libra gjuhe.

Veprat më të rëndësishme të P.Vasës janë: përmbledhja me vjersha "Trëndafila dhe gjemba„(1873), ku flet me zjarr e mall për vendlindjen dhe dëshiron lirinë e Shqipërisë.
Më 1879 botoi frëngjisht trajtesën: "E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët„, në të cilën argumenton lashtësinë e popullit shqiptar, tregon vetitë e tij dhe mbron të drejtat kombëtare. Botoi më 1890 romanin "Bardha e Temalit„ të shkruar frëngjisht, ku përshkruan zakone e doke të jetës shqiptare në sfondin e luftës për çlirim kombëtar. Shkroi edhe një "Gramatikë të shqipes për të huajt„(1887). Por kryet e vendit në krijimtarinë e tij e zë vjersha "O moj Shqypni„
Kjo vjershë lindi në ditët e stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit dhe qarkulloi gojë më gojë, ngandonjëherë edhe si këngë. Në të ndihet jehona e ngjarjeve dramatike që kalonte vendi ynë, kur shqiptarët mbronin me gjak trojet e tyre nga lakmitë e shovinistëve fqinjë dhe nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit. Vjersha sintetizon në mënyrë poetike gjithë idetë e mëdha të lëvizjes kombëtare dhe me patosin kushtues, shërben si një manifest poetik i saj.
Vjersha është ndërtuar mbi bazën e antitezës. Për nga brendia ajo përmban dy pjesë, dy tablo të Shqipërisë. Në të parën, si gjithë rilindësit, me nota romantike e idealizuese autori prezanton të kaluarën, kurse në pjesën e dytë përshkruhet me ngjyra rrëngjethëse gjendja e mjerë e atdheut të robëruar.
Vjersha fillon me ton elegjiak, që e kanë "qit me krye n'hi„, që s'e ka më forcën dhe lavdinë e mëparshme.me një pyetje plot dhembje sdrejtuar Shqipërisë,
Me një ndjenjë krenarie, poeti na jep përfytyrimin e dikurshëm, të Shqipërisë si një zonjë e rëndë, plot begati, trimëri e dinjitet e, mbi të gjitha, plot vlera njerëzore:

me armë të bardha, me pushkë ltina,
me burra trima, me gra të dlira,
ti ndër gjithë shoqet ke kenë ma e mira.

Poeti evokon me pak vargje edhe traditat luftarake e lavdinë e së kaluarës, ato vite kur besa dhe lufta e trimave shqiptarë bënin të dridhej qiell e dhè, të dridhej armiku otoman gjer thellë në strofkullën e tij. Këto vlera frymëzonin respekt të pakufijshëm të të gjithë burrave ndaj Shqipërisë, duke pasur për nder ta quanin "nënë„. Poeti, si mjaft rilindës të tjerë, krijon raportin nënë-bir dhe e përdor si mjet themelor simbolin e figurës së nënës. Edhe më pas, thirrjet që u drejton bashkatdhetarëve, ua drejton në emër të kësaj lidhjeje, në emër të detyrës që ka çdo bir ndaj nënës, ndaj atdheut.

Toni elegjiak rishfaqet në fillim të pjesës së dytë, përzier me mllef të papërmbajtur, kur i drejtohet zemërcoptuar Shqipërisë:

Po sot, Shqypni, po m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrzuem përdhe!

Poeti zbulon edhe shkaqet e kësaj gjendjeje: shqiptarët kanë harruar "besën e të parëve„ dhe janë përçarë në Fè të ndryshme. Dhe si ideolog dhe militant i lëvizjes kombëtare, autori u drejtohet bashkatdhetarëve:

Po jeni vllazën t'gjithë, more t'mjerë

Megjithëse toni elegjiak ndihet edhe në vargje të tjera të pjesës së dytë, poeti nuk bie në dëshpërim, madje me këtë mënyrë ai kërkon të prekë në sedër gjithë shqipëtarët. Kujt i bën zemra të shohë të poshtëruar, të coptuar e të dobët nënën e dashur. Me besim të patundur në forcën dhe shpirtin patriotik dhe luftarak të tyre, poeti i jep tone burrërore vargut dhe ngre zërin për luftë të armatosur, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar atdheun nga shtypja e mjerimi. Është nder që jetën t'ia falësh Shqipërisë.
Vjersha që nis me një pasthirrme tronditëse, elegjiake, mbyllet me një apostrofë kushtruese:

Coniu, shqiptarë, prej gjumit, çoniu,
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu,
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqiptarit asht shqiptaria!

Vetëm një atdhetarizëm i flaktë mund te krijonte vargje me një forcë të tillë, vargje që shpallën parrullën e madhe rilindase se kombi është mbi çdo fè, se shqiptaria, atdheu, e ardhmja e tij janë gjithçka. P.Vasa është një nga të parët që lëshoi kushtrimin për t'u bashkuar pa dallim feje.
Vërtet në pikpamje të kompozicionit vjersha përbëhet prej dy pjesësh dhe theksi vihet më tepër tek e dyta, por patosi i saj i drejtohet edhe së ardhmes. Ajo u shkrua e frymëzuar nga aspiratat për ta parë Shqipërinë të lirë, të përparuar e plot dinjitet.

Vjersha "O moj Shqypni„ është një nga krijimet më të frymëzuara të poezisë shqiptare. Figuracioni i pasur e shprehës, epitetet, krahasimet, pyetjet retorike plot ngarkesë emocionale, shkodranishtja e kuptueshme dhe e ëmbël e bënë atë aq ndikues tek masat. Vargu dhjetërrokësh (pesërrokësh i dyzuar) i jep poezisë një ritëm marshi, në përputhje me përmbajtjen, duke sintetizuar thuajse gjithë idetë e lëvizjes kombëtare: krenarinë për të kaluarën, dashurinë për vendin, urrejtjen për robërinë, thirrjen për bashkim, vjersha "O moj Shqypni„ u bë një nga kryeveprat poetike të Rilindjes.








O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.

Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.



Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë; Vet e ke prishun për faqe t'zezë.

Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.


________________________
A ♥ S
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e kaluara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...Per te gjith shqiptaret qe ne Shqiperi jetoni
FUCK all ju qe kombesin nderroni
http://kuqezi.albanianforum.net/

6 Re: Letersia shqiptare prej Mon 28 Jan 2013, 13:13

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve `50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t`egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania. Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.

Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons