Forumi Kuq E Zi
Nikaia, qyteti i harruar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nikaia, qyteti i harruar Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Nikaia, qyteti i harruar Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Nikaia, qyteti i harruar Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Nikaia, qyteti i harruar Empty Nikaia, qyteti i harruar 10/9/2011, 00:23

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Klosi është një ndër vendbanimet e krahinës së Mallakastrës, i cili ngrihet mbi rrënojat e një qyteti antik si Nikaja. Rrënojat e një teatri, stadiumi dhe e një gjimnazi janë dëshmi të qytetërimit që gjallon këtu që nga antikiteti. Në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” historiani Milan Shuflai thotë se pas braktisjes së Apolonisë në shekullin V, një pjesë e banorëve të saj u vendos në Nikaja apo Klisura, siç nisi të quhej gjatë mesjetës qyteti mbi grykën e lumit Vjosa. Më pas historia hesht për të derisa në vitin 1431 në regjistrin osman, Klosi del si një fshat me 34 shtëpi
Klosi është një ndër vendbanimet e krahinës së Mallakastrës, i cili ngrihet mbi rrënojat e një qyteti antik si Nikaja. Rrënojat e një teatri, stadiumi dhe e një gjimnazi janë dëshmi të qytetërimit që gjallon këtu që nga antikiteti. Në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” historiani Milan Shuflai thotë se pas braktisjes së Apolonisë në shekullin V, një pjesë e banorëve të saj u vendos në Nikaja apo Klisura, siç nisi të quhej gjatë mesjetës qyteti mbi grykën e lumit Vjosa. Më pas historia hesht për të derisa në vitin 1431 në regjistrin osman, Klosi del si një fshat me 34 shtëpi.
Po kështu e ndeshim atë në regjistrimet e tjera turke të viteve 1570 dhe 1737. Si përfaqësues i traditave luftarake dhe patriotike të Mallakastrës, edhe Klosi ka marrë pjesë aktive në ngjarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, që nisin me kryengritjen e drejtuar nga Rrapo Hekali në vitin 1847, për të vazhduar me Luftën e Vlorës së vitit 1920 dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vetëm një kilometër në jug të tij ndodhet Poçemi, ku janë mbledhur kuvendet historike të Mallakastrës, të quajtura ndryshe edhe “Besëlidhjet e Poçemit”.
Për të trajtuar historinë e qytetit antik të Nikajës u zhvillua edhe vizita jonë së fundmi këtu. Pasi lamë mënjanë Hekalin, zbritëm në Klos ku në hyrje të qytetit antik na priste Etnori, banor i fshatit, i cili prej kohësh merret me kërkime historike. Në përpjekjet e tij për ta bërë sa më të njohur Nikajën ai na kishte vënë në dispozicion të gjithë familjen, duke nisur që nga prindërit e tij arsimtarë në pension, e deri tek Karlota, bashkëshortja e tij italiane.
Në shtëpinë e tij që ndodhej në pikën më të lartë të Nikajës, pikërisht në vendin e quajtur Mëhalla e Shkëmbit, shijuam së pari kafen e mikpritjes, të cilën Mallakastra e ka institucion të shenjtë. Aty në verandën e shtëpisë, babai i tij, mësues Hakimi, na tregon një legjendë të vjetër, e cila flet se si u krijua Klosi dhe mëhalla e Shkëmbit.
“Shumë kohë më parë këtu jetonte një zonjë e pasur, e cila zotëronte të gjithë këtë territor, e nisi tregimin Hakim Canaj. Një natë të errët dhe me shi në portën e saj u dëgjua një trokitje. Dera u hap dhe në të bujti një djalë i ri. Quhej Islam dhe për arsye gjakmarrjeje ishte larguar nga vendlindja e tij, Nivica e Kurveleshit.
Atë natë zonja e strehoi nivicjotin dhe të nesërmen i ofroi punë në pronat e saj. I mbetur në mes të katër rrugëve Islami pranoi dhe zonja u kujdes për të si nënë. Duke parë se nivicjoti ishte i ndershëm dhe punëtor, pas disa kohësh ajo e martoi me të bijën, si dhe i ndërtoi edhe një shtëpi të re. Nga kjo martesë lindën tre djem. I madhi u vendos këtu në Mëhallën e Shkëmbit dhe është i pari nga i cili rrjedh fisi ynë, vijoi më tej mësues Hakimi. Fillimisht ne mbajtëm mbiemrin Madhi, meqenëse ai ishte fëmija i parë i Islamit. Më vonë mbiemrin e ndërruam në Binjaku, ndërsa sot e kemi ndërruar në Canaj”.
“Por historia vazhdon më tëj, e vazhdon legjendën Etnori. Djali i dytë u vendos në mëhallën ku jetonin qehajallarët e zonjës, e cila sot quhet Qalliaj. Nga ky djalë rrjedhin Islamajt, të cilën mbajtën si mbiemër atë të Islam nivicjotit. Ndërsa djali i tretë, i cili çalonte, mori mbiemrin Çalaj, pasardhësit e të cilit sot mbajnë mbiemrin Çelaj dhe përbën një nga mëhallët e sotme të Klosit.
Duke pasur origjinë të përbashkët edhe sot familjet e Klosit nuk bëjnë krushqi me njëra-tjetrën pasi konsiderohen nga i njëjti gjak, plotëson aty për aty mësues Hakimi. Akoma edhe sot kjo traditë ruhet tek ne. Bile, vite më parë kur dy të rinj dashuroheshin dhe kërkuan të martohen, pleqësia e Klosit ndërhyri dhe nuk e lejoi një gjë të tillë. Akoma edhe sot ruhet si dëshmi historike e kësaj legjende varri i zonjës, e përfundon rrëfimin Hakim Canaj”.
Pasi kemi mbaruar kafen nën drejtimin e Etnorit grupi ynë niset për të vizituar qytetin antik. Vizitën e nisim nga pika më e lartë e qytetit ku përpara na hapet një panoramë e gjerë ku duken lugina e Vjosës, kodra e Bylisit, Shpiragu, Tomori dhe malet e Labërisë. Më pas vizitojmë muret rrethuese që qarkojnë gjithë perimetrin e kodrës, rrënojat e disa banesave të qytetit, stoan-shëtitoren e zbuluar pjesërisht dhe në fund ndalemi tek teatri, imazhi i të cilit është i panjohur për publikun shqiptar.
Që nga viti 2005, Nikaja bën pjesë në Parkun Arkeologjik të Bylisit, por ndryshe prej tij ajo është fare e panjohur, sepse për arsye nga më të ndryshmet mbetet e pavizituar prej njerëzve. Dikur në fillim të viteve 1970 këtu u zhvilluan disa ekspedita arkeologjike, e fundit prej të cilave në vitin 1975. Që prej 36 vitesh në tokën e Nikajës nuk ka trokitur asnjë kazmë arkeologu. Ndërsa në Bylis që prej vitit 1999 punon një mision arkeologjik shqiptaro-francez. Edhe këtë sezon si çdo verë u zhvillua ekspedita e radhës. Ndoshta “fajin” e vërtetë e ka vetë Nikaja e cila e “lindi” vetë qytetin “bir” të Bylisit. N.q.s. do të kishte ndodhur ndryshe, tashmë arkeologët do të gërmonin në të.
Edhe rrethim të monumenteve, tabela shpjeguese dhe punonjës që të kujdesen si në Bylis, këtu nuk ka, thonë banorët. Qyteti antik ka mbetur i harruar dhe në mëshirë të fatit. Ai është ndarë në parcela të rrethuara nga banorët për të mbajtur bagëtitë, pulat dhe kuajt. Vetëm në libra dhe në literaturë mund ta ndeshësh Nikajën, si qytet të zhvilluar të kulturës ilire, sepse fizikisht ai tashmë ka mbetur i braktisur nga të gjithë, madje edhe nga banorët e tij, pjesa më e madhe e të cilëve kanë emigruar jashtë shtetit apo janë larguar në drejtim të Ballshit, Fierit apo Tiranës.

Identifikimi
Ashtu si dhe Bylisi edhe Nikaja pati probleme me identifikimin e saj. Banorët e Klosit nuk të tregonin se cilit vendbanim apo qytet antik i përkisnin rrënojat që ndodheshin mbi kodrën e rrafshët të fshatit. Do të ishte epigrafisti francez L. Robert, i cili, pasi “zbërtheu” një nga mbishkrimet e gjetura këtu, zbuloi se vendbanimi antik i përkiste qytetit të NIKAIA-s.
Planimetrinë e parë të shtrirjes së Nikajës e bëri në vitet e Luftës së Parë Botërore arkeologu austriak Kamilo Prashniker, të cilin e botoi së bashku me të dhëna të tjera në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja” në vitin 1922 në Vjenë, ribotuar së fundmi edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gërmimet arkeologjike nisën shumë vonë për të përfunduar njëkohësisht shumë shpejt.

Historia
Nikaja ishte qyteti i dytë për nga rëndësia brenda Koinonit bylin, i cili ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VIII-VII p. K., gjatë periudhës arkaike. Dalëngadalë ai u shndërrua në qytet rreth shekullit të V p. K. Nikaja ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre. Ajo arrinte një sipërfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m. Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti i Nikajës ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që rreth 1,5 km më në perëndim të saj të ngrinin një qytet të ri, në një tjetër kodër buzë të Vjosës. Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi, diku gjatë shekullit IV p. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”. Nikaja kishte banesa, shëtitore, akropol, teatër, stadium dhe gjimnaz, të vendosura në mënyrë të rregullt sipas planit arkitektonik të Hipodamnit, arkitektit të njohur të lashtësisë. Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur vula qeramikeme emra të tillë si: BAΛANEIOY4, BANAKSI, DIMOΣIA, ΛΩNIDA, etj; si dhe një sërë mbishkrimesh si ato të teatrit, ku ndeshim emra pritanësh e dekrete për lirim skllevërish dhe dhënie qytetarie.
Teatri është monumenti i ruajtur më mirë i këtij qyteti. Ai është i vendosur 60 m larg mureve me pamje nga veriu në kurriz të kodrës mbi muret rrethuese. Me një kapacitet prej 700 spektatorësh, ai përbëhej prej 17 shkallaresh me diametër prej 11,30 m, të gdhendura të gjitha në shkëmb.
Të tjera monumente që kanë mbetur nga Nikaja janë porta e qytetit në pjesën veriore dhe një pjesë muresh në pjesën jugore të qytetit, ku në segmente të caktuara kemi mure ciklopikë, poligonalë dhe trapezoidalë. Tipi i banesave të gdhendura në shkëmb dhe një stoa me gjatësi 40 m, e cila nuk u zbulua plotësisht plotësojnë guidën e këtij siti arkeologjik
Në pjesën veri-perëndimore, mbi portën kryesore ruhen muret edhe të një kulle rrethore, të cilat i kanë shpëtuar deri diku shkatërrimeve.
Merita e gërmimeve arkeologjike në Nikaja, zbulimi dhe restaurimi i monumenteve të saj u bë, nga Llazar Papajani në vitet 1970-1975. Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistën Studime Historike në vitin 1979, me titull “Qyteti Ilir në Klos”, tek revista shkencore Buletini Arkeologjik në vitin 1974, me titull: “Raport mbi gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në qytetin Ilir në fshatin Klos të Mallakastrës”, si dhe në revistën Monumentet nr. 18 në vitin 1979, artikullin: “Teatri në qytetin Ilir në Klos të Mallakastrës dhe punimet restauruese në të”.
Në vitin 168 ndryshe nga Bylisi, Nikaia së bashku me Orgeson ( Margëllicin ) dhe Tyarkanos (Cakran-Gurëzezën ) ju bashkuan aleancës së mbretit ilir, Gentit dhe Perseut të Maqedonisë në luftë kundër Romës. Pas fitores mbi aleancën, në vitin trupat romake kryen raprezalje mbi armiqtë. Gjatë fushatës ushtarake të vitit 167 p. K, konsulli romak, Paul Emili, dërgoi kundër Nikaias dhe qyteteve byline që ishin bashkuar me armiqtë, komandantin e tij Nasikën dhe të birin Kuint Maksimin për tu hakmarrë duke i djegur ato.
Pas këtij akti Nikaja, Tyarkanos dhe Orgesos mund ta ketë marrë veten por jo në përmasat dhe rëndësinë që kishin. Kjo gjë vërtetohet nga rrënojat e kishave paleokristiane të gjetura në Orgesos dhe Gurëzezë (Tyarkanos), si dhe disa monedhave Bizantine të gjetura në Nikaia. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë lindur edhe emri latin Clusum d.m.th. i mbyllur, ngushticë që vjen sot në trajtën Klos, për shkak të kanionit të ngushtë që krijon lumi i Povlës, i cili kalon në jug të kodrës së Nikajës.
“Grushtin dërrmues” qytetit ja dhanë dyndjet barbaro-sllave të cilat e grabitën, dogjën dhe e shkatërruan atë. Edhe këtu Clusumi-Clisania apo Clisura sic e quanin bizantinët nuk pati “fatin” të rindërtohej si Bylisi fqinj, i cili u ringrit nga arkitekti i Justinianit, Viktorini. Standard

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons