Forumi Kuq E Zi
Truri si kompjuter – lumturia mund të programohet lehtë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri si kompjuter – lumturia mund të programohet lehtë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Truri si kompjuter – lumturia mund të programohet lehtë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Truri si kompjuter – lumturia mund të programohet lehtë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Nënndërgjegjja mund të riprogramohet sikur kompjuteri, thotë Pol Mekena, hipnotizues britanik dhe ekspert për programim neurolinguistik. Sjellja dhe mendimi negativ shumë njerëzve u bëhet shprehi. Për këtë arsye ndryshojnë proceset kimike në tru dhe kështu pakënaqësia dhe zhgënjimi pa vetëdije bëhen rutinë.
Me ushtrime nxitet dhe përhapet ndjenja e lumturisë
Imagjinata mund shumë të kontribuojë në shkatërrimin dhe bllokimin e ndjenjave të depresionit, si dhe zhvillimit të atyre të kënaqësisë dhe lumturisë. Ushtrimi i imagjinatës është i thjeshtë dhe pa pagesë, e është mjaft efektiv. Por, është me rëndësi të bëhet rregullisht.
1. Mendoni për dikë që me të vërtetë e keni lakmi, e që është shumë i lumtur, më së miri dikë që e njihni mirë.
2. Imagjinojeni qartë para vetes. Përqendrohuni në veshjen e atij personi, mënyrën e qëndrimit, shikimin dhe në atë çfarë bën.
3. Më pas “hyni” në të dhe shikojeni botën me sytë e tij. Kopjoni qëndrimin e tij dhe ndjeni atë që ndjen ai.
4. Përpiquni të ndjeni se në cilën pjesë të trupit ndjeni vibracionet më të mira dhe mundohuni që ato t’i përhapni në tërë trupin.
5. Imagjinoni që ato ndjenja pozitive nga trupi do të futen në jetën tuaj të përditshme.
Kokën lart – edhe truri formon valë lumturie
Blerja e veshjeve ose veturave do të ju bëjë të lumtur përkohësisht. Por, lumturia e vërtetë është ndryshe. Pasi ta keni ndërtuar një themel të fortë dhe stabil për zhvillimin e saj, do të jeni të lumtur edhe gjatë situatave të përditshme, sikur përgatitja e drekës ose kafesë.
1. Gjeni një vend të qetë, pa muzikë, televizor, apo pengesa të tjera të ngjashme. Uluni drejt dhe vendosni duart në prehër.
2. Përqendrohuni në frymëmarrje – përpiquni të merrni frymë qetë, të relaksuar dhe të ekuilibruar, duke mos e ndryshuar ritmin.
3. Koncentrohuni në atë që ndieni. Këtë më së lehti do ta arrini nëse i kushtoni vëmendje barkut dhe gjoksit.
4. Me një zë të ulët e të butë hollësisht përshkruani se si ndiheni. Për shembull, “ndjej relaksimin e tensionit nga gjoksi”.
5. Vazhdoni me frymëmarrje dhe do t’i vëreni ndryshimet në trup. Bëjeni këtë për dy minuta, e më pas bëni pauzë. Përsëriteni ushtrimin për çdo ditë.
Përsëritni teknikat derisa ato të bëhen rutinë
Ushtrimi i caktuar te dikush do të ndikojë më shpejt, e te dikush tjetër më ngadalë. Por, rezultatet e mira nuk do të mungojnë. Së pari, më i rëndësishmi është zotërimi i secilës teknikë, e më pas kryerja e tij derisa ushtrimi të mos bëhet pjesë natyrale e jetës. Në veçanti, e dobishme është kryerja e ushtrimit në situata stresuese.
Peri i padukshëm
e përmirëson humorin
Nëse trupi është i tensionuar, edhe mendimet do të jenë të shqetësuara, por vlen edhe e kundërta – sapo t’i keni larguar mendimet do të qetësohet edhe trupi. Njeriu me vullnet të keq më së shpeshti është i kërrusur, me krahë të lëshuar dhe kokë ulur. Mësoni të qëndroni drejt, do të ndikoni edhe në humorin momental.
1. Qëndrimin më së lehti do ta mësoni nëse imagjinoni që diku për maje të kokës, prej së larti, është duke ju tërhequr një pe i padukshëm.
2. Më pas lëshoni krahët poshtë dhe ngrini ngadalë lart, duke e fryrë gjoksin dhe duke e mbajtur kokën drejt.
3. Përpiquni të drejtoheni edhe pak. Lëreni perin e padukshëm që tërë kohën t’ua mbajë kokën lart. Mbajeni këtë qëndrim për së paku një minutë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
INTERESANTE SHUM INTERESANTE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons