Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Kush ishte Leonardo Da Vinçi ? prej Sun 29 Dec 2013, 18:26

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Atij i mungonte vetëm një gjë; që në kohën e tij, në epokën e Rilindjes Evropiane, të rizbulimit të klasikes antike, në fakt dukej se ishte diçka e patolerushme.

Ai nuk zotëronte as latinishten e as greqishten. Është disi e habitshme për çdo njeri që dëgjon për bëmat e tij, kur has në fakte të reja e konstaton se natyra i kishte dhënë atij shumë dhunti, të cilat ai u përpoq gjatë gjithë kohës t‘i vinte në zbatim e t‘i shfrytëzonte me modesti.

Për shumëkënd, në krah i ka qëndruar vetëm talenti i spikatur.Leonardo da Vinçi është bërë sot në kohët moderne, një nocion më vete kur vjen puna për pikturën, pasi veprat e tij, e sidomos e famshmja "Mona Lisa" dhe "Darka e Fundit", janë relike me vlera të paçmueshme.

Por vepra e tij në tërësi, përtej asaj të cilësuar të famshme dhe e mirënjohur, që ai la pas, për shumëkënd akoma është e panjohur dhe e pastudiuar mirë.

Nëse hedh sytë sot në dorëshkrimet e tij, e vështron jetën që ai bënte, mbetesh i habitur, ndër të tjera edhe me faktin, se si ai ia ka dalë asokohe të merrej edhe me pikturën, ndërkohë që është dashur t‘ia kushtojë kohën shumë eksperimenteve e një veprimtarie studimore, gjë e cila me kushtet e mundësitë që të ofronte koha, kushtonte, sigurisht, shumë kohë, mund e djersë.

Konstruktor armësh luftarake

Si inxhinier dhe shpikës, Leonardo da Vinçi, interesohej së pari për sferën ushtarake. Ai ishte një gjeni universal në çështjet e armëve e shpikjeve ushtarake. Ndërsa trupat e Papës në vitin 1470 rrethuan Firencen, ai zhvilloi plane për projektimin e armëve e makinave luftarake.

Kështu, ai konstruktoi një top shumë-funksional pa kundër-reagim, i cili i parapriu principit të tipave modernë të artilerisë malore. Arma në fjalë mbante 10 gjyle, të cilat bënin të mundur shkatërrimin e linjave armike.

Ai projektoi edhe një bosht apo bazament cilindrik me prerje trekëndëshe në fund, mbi të cilin në tri radhë vendoseshin gjithsej 33 gryka topash. 11 nga këto gryka mund të lëshonin zjarr në të njëjtën kohë, 11 të tjerë mbusheshin e bëheshin gati, kurse ata 11 që mbeteshin si përfundim, ftoheshin e prisnin të rinisnin ciklin.

Kështu zjarri në një farë mënyrë, mbeste gjatë gjithë kohës i pandërprerë. Para se shpikjet e tij të gjenin zbatim praktik në front, në vend ra sërish paqja, e nuk qe nevoja që ato të provoheshin konkretisht së bashku me pasojat që do linin. Shumë projekte vijuan më pas në letër për Leonardon, e që patën një fat të ngjashëm me ato që theksuam më lart, duke mos e marrë kurrë "patentën" si shpikje të mirëfillta në histori.

Da Vinçi ishte marrë...

Në moshën 30-vjeçare, ai i ofroi Ludovico Sforza-s, zotit të Milanos, shërbimet e tij si një ekspert i çështjeve të armatimit e taktikave ushtarake. Ai i dërgoi princit një memorandum të detajuar me skica të panumërta, në të cilat ai pretendonte se mund të ndërtonte të gjitha llojet e armëve e makinave luftarake, si dhe të vinte në jetë struktura arkitektonike, të cilat Ludovico Sforza, mund t‘i përdorte me përparësi në rast të ndonjë konflikti të armatosur.

Në një dokument që vjen nga ajo kohë, e ku jepet në mënyrë të detajuar edhe korrespondenca me kryezotin e Milanos, bëhet fjalë ndër të tjera, edhe për ura të çmontueshme, që mund të transportoheshin e zhvendoseshin me lehtësi, duke përbërë kësisoj edhe paraardhëset e mirëfillta të të ashtuquajturave "Urat Bailey", që u përdorën në mënyrë masive gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I parapriu shpikjeve të mëdha

Më vonë, Leonardo projektoi edhe një urë me bazament të rrotullueshëm, realizimi i konstruksionit të së cilës u bë realitet vetëm në shekullin e 20-të.

Për të pushtuar kështjellat, ai propozoi të hapnin tunele në disa pika të rëndësishme strategjike dhe të minonin sipërfaqen e nëndheshme. Ai përmend në projekt, edhe faktin se duheshin hapur kanale ku do kalonte uji, në mënyrë që të shkatërroheshin ngadalë themelet e një kështjelle që nuk ishin prej shkëmbi natyral, e ku gërryerja do bënte punën e saj.

Leonardo, gjithashtu ndërmori edhe një projekt tjetër, duke konstruktuar një rruzull, apo gjyle të madhe, e cila rrotullohej duke lëshuar flakë të stërmëdha në një bazament të caktuar me konstruksion hekuri.

Biografët e studiuesit e veprës së Leonardos, sot thonë se ai me këtë hap, i parapriu le të themi, konceptit të motorëve të raketave.

Një shpikje tjetër ishte dhe një lloj bombe gazi, e cila ishte e mbushur me pluhur baruti, squfur e copa gjylesh. Ajo duhej të shpërthente në një hark kohor, që nuk ishte më i gjatë se sa një lutje "Ave Maria" - theksojnë studiuesit në një nga pasazhet kushtuar shpikjeve të gjeniut të madh.

Për t‘u shënuar janë sidomos disa plane, që ai kishte për ndërtimin e një paraardhësi të tankut, të cilin Da Vinçi e kishte ndërmend me kohë. Këtu, në fakt bëhet fjalë për një kështjellë lëvizëse në formë konike.

Në bazamentin e saj ishin projektuar porta ku do të dilnin grykat e zjarrit, të cilat në shumë aspekte të kujtojnë tanket e sotëm. Ky lloj masivi luftarak, do të vihej në lëvizje pra me anë të një sistemi manivelash, llozesh e vinçash të dëshmuara qartë për mënyrën se si duhet të funksiononin, në skicat e dorëshkrimet e Da Vinçit.

Këto shpikje, sikurse edhe shumë të tjera të bëra prej tij, ishin të destinuara të mbeteshin vetëm në letër, derisa erdhi koha e shpikjes së motorit me djegie të brendshme, shekuj më vonë.

Da Vinçi zhvilloi edhe një armë, e cila u projektua dhe u zhvillua në ofiçinën, ku ai kryente eksperimentet e që ia vlen vërtetë t‘u kushtohet vëmendje. Kështu ai projektoi një lloj topi me avull, ku uji i nxehtë futej në një gyp të gjerë.

Me fuqinë që çlironte avulli, mund të shtynte më pas gjylen nga presioni deri në një distancë të konsiderueshme. Është për t‘u vënë re sidomos forma elegante e topit në fjalë, e cila për kohën ishte një risi shumë e madhe dhe inovatore. Përveç kësaj, Leonardo ndërmori hapa të tillë që synonin të çonin përpara artin luftarak, duke parë përparësitë e një arme të vjetër si katapulta, të cilën e studioi dhe ia përmirësoi rendimentin.

I mahnitur nga fluturimi

E dimë të gjithë se Leonardo ishte shumë i pasionuar edhe pas fluturimeve. Leonardo ishte një vëzhgues shumë i mprehtë në radhë të parë i fenomeneve natyrore, mekanike, fizike e kimike.

Për sa i përket fluturimit, dëshmohet se ai u mor me këtë fushë studimi për 25 vjet me radhë, duke mos lënë pas dore siç theksuam më parë, edhe fusha të tjera. Këto studime ishin ndër të tjera, edhe arsyeja se pse ai nuk provoi ndonjë teknikë më të thjeshtë fluturimi. Ai duket se ka dashur vërtetë të imitojë zogjtë e insektet, e iu kushtua studimit të lëvizjeve të krahëve të tyre deri në detaj.

Deri sa vdiq, ai mbeti i mahnitur nga aftësitë e këtyre gjallesave për të fluturuar, apo dhe nga "koncepti i Ornithopterit", megjithëse ai kishte bërë gati me kohë shumë skica, që sot të ngjajnë se i kanë paraprirë projektimit të një helikopteri.

Leonardo la pas një seri skicash, ku në fokus kishin fluturimin, e që janë përmbledhur në "Codex Atlanticus". Sipas mendimit të shumë ekspertëve e studiuesve të tij, e të fushave që ai studioi, këto paraqesin në një farë mënyre edhe projektet e para evropiane për fluturimin.

Shpikësi e novatori i talentuar, megjithatë nuk ka lënë të shkruar kurrkund, nëse ai ia arriti të testonte ndonjëherë ndonjë pajisje fluturimi. Këto i dhanë udhë më pas edhe spekulimeve. Por një rindërtim i ideve të tij sot mbi fluturimin human në kohët e Da Vinçit, të bën të vihesh vërtetë në mendime për gjeninë e tij.

Po kështu, shpirti i tij gjenial arrti të jepte një version të parashutës në formë piramidale. Edhe këto shpikje, të rindërtuara sot në praktikë, pa dyshim se funksionojnë. Historia e teknikës, sigurisht se do kishte vijuar ndryshe, nëse Da Vinçi do të kishte mundur t‘i vinte në jetë, që në kohën e tij shumë nga projektet që skicoi.

Sekretet e “Darkës së Fundit” !

Një ilustrim klasik i kësaj tendence është një nga kryeveprat e Leonardo Da Vinçit, Darka e Fundit. Ajo është pa dyshim një vepër e mrekullueshme arti. Megjithatë ajo nuk do të ishte vendi ku duhet të shikosh nëse do të dish se si ishte Darka e Fundit në të vërtetë.

Ajo jep një pamje të shpërfytyruar të vendit të ngjarjes, në fakt një interpretim të shekullit të pesëmbëdhjetë.E para, Leonardo e ka vendosur Jezusin bashkë me dishepujt e tij ulur në tryezë. Por njerëzit nuk uleshin për të ngrënë në tryeza në kohën e Krishtit, ata shtriheshin.

Shtriheshin në diçka në formë divani, duke u mbështetur në bërryl, gjë që e linte dorën tjetër të lirë për të ngrënë. Kjo është e rendësishme sepse sipas Gjoni 13:24 Pjetri e pyet Gjonin: "Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli".Dishepujt e tjerë nuk mund ta dëgjonin Pjetrin. Pse? Sepse ai nuk kishte mundësi të kthehej mbrapa, Gjoni mund të vinte para dhe mund të bisedonin.

Leonardo gjithashtu i ka vendosur ata në njërën anë të tryezës, si në tryezën e spikerit. Është një vendosje e kujdesshme sikur dikush t'u ketë thënë: "Hej, burra, le të mblidhemi e të dalim një fotografi si shokë që jemi. Një foto të fundit para se të largohet Krishti."

Por sigurisht, nga leximi i përshkrimit biblik kuptohet se ata nuk ishin të ulur ashtu.Një tipar tjetër interesant i pikturës Darka e Fundit është se Leonardo ka pikturuar një zbukurim të shekullit të pesëmbëdhjetë në murin prapa.

Kjo në mënyrë të dukeshme reflekton kohën e Leonardos dhe jo të shekullit të parë. Dhe nesë vëzhgoni me kujdes do të vini re se në pikturën e Leonardos,përjashta është ditë.

or sipas përshkrimit biblik, Darka e Fundit është ngrënë në fakt në mbrëmje dhe ndoshta natën vonë.Si pikturë, Darka e Fundit ka vlerë të madhe. Por gjëja e pafat është se duke shikuar një vepër të bukur arti, njerëzit shpesh bëjnë një interpretim të gabuar të pasazhit nga bibla.

Në fakt, nëse do të dinin ta shikonin më mirë artin, atëherë do të kuptonin mjaft gjëra rreth situatës. Kjo është një nga shenjat e artit të mirë. Saktësia kërkon që personi të kthehet në atë periudhë dhe kulturë për të gjetur se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Në fakt nëse nuk e kuptoni kontekstin zanafillor të Darkës së Fundit, nuk mund ta shijoni plotësisht kryeveprën e Leonardos.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons