Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 10 këshilla për një puthje perfekte prej Sat 16 Nov 2013, 23:14

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
10 këshilla për një puthje perfekte 

Bésame…bésame mucho… (Më puth…më puth shumë…), por më puth mirë! Askush nuk ka lindur në gjendje për ta bërë këtë, kjo është diçka që mësohet duke e praktikuar dhe duke i kushtuar vëmendje gjuhës joverbale të partnerit tonë. Ja 10 këshilla nga “Ndryshe” për të mos gabuar më dhe për të dhënë puthje të paharrueshme.

Puth me të gjithë trupin

Për të puthur mirë nuk është e mjaftueshme të dish të përdorësh gojën, është e rëndësishme gjithashtu që ta gëzosh tjetrin apo ta kënaqësh me të gjithë trupin. Mbështete trupin tënd tek ai i partnerit dhe përqafoje atë në një mënyrë të vendosur, por pa e shtrënguar; përkëdhel ëmbëlsisht, teksa jeni duke u puthur, flokët e tij/saj, fytyrën, qafën, ijët dhe shpinën…

Mos e puth vetëm mbi buzë

Mos jep direkt puthje në buzë, fillimisht puthe me gjithë pasion mbi fytyrë dhe në gushë. Puthjet në vesh dhe lëvizjet e vogla mbi ta janë shumë të pëlqyeshme. Mund të alternosh gjithmonë puthjet në buzë me puthjet në pjesët e tjera të fytyrës, ashtu si qepallat e syve.

Mos nxito për t’u puthur

Të përdorësh gjuhën si një gjahtar që ndjek prenë e tij, është një gabim shumë i madh. Puthe lehtësisht, duke u nisur nga buzët dhe më pas, vetëm atëherë kur të besosh se është momenti i duhur, fute gjuhën ëmbëlsisht derisa të takosh të tijën. Në fund lëvize sensualisht duke marrë pas çdo sekonde ritmin e duhur,

Buzë të buta, për t’u puthur…

Një puthje teknikisht perfekte mund të humbasë vlerën e saj në rastin e dehidratimit të gojës. Apliko shpesh mbi buzët vazelinë, por asnjëherë para puthjes, sepse ajo mund të kujtojë një ndjenjë sikur buzët tuaja ngjisin. Është e rëndësishme t’i mbani të lagështa buzët tuaja duke pirë ujë, që përveç të tjerash do t’ju rifreskojë pështymën, që gjuha juaj mos t’i përngjajë shuallit të këpucëve.

Kujdes me frymën

Nuk është e domosdoshme që të kesh një frymëmarrje të freskët, sepse, në realitet, ajo që perceptohet është dallimi i shijes së pështymës. Nëse keni darkuar bashkë ose keni ngrënë pak (edhe pse ushqimi mund të ketë qenë pak aromatik) mos u shqetësoni shumë: për frymën është më e rëndë të tymosësh një cigare. Mund të përdorësh një çamçakëz ose karamele mente, por jo si të fiksuar.

Luaj me puthjet

Për një puthje të pasionuar, ndaji buzët e tua nga të tijat dhe kur të tentojë të të puthë sërish, largohu me një buzëqeshje miqësore: je ti tashmë që dominon! Kjo lojë e vockël mund të jetë shumë seksuale, por duhet të kuptosh se kur dhe si ta përdorësh: nëse abuzohet, e humb kuptimin dhe ekziston mundësia që partneri yt të humbë durimin. Nuhat mirë: shikimi dhe buzëqeshja seksuale janë të rëndësishme që partneri yt të “humbasë kokën” pas teje.

Alterno lëvizjet e buzëve

Mund të jepen puthjet më seksuale të botës, por nëse përdorni të njëjtat variacione në ritëm dhe në shpejtësi, atëherë gjithçka humbet vlerë. Bëj diçka ndryshe, nuk është e vështirë për ta bërë këtë. Do të gjeni me patjetër mënyra për mos të kaluar në monotoni…

Ndiq partnerin

Nuk është e nevojshme të jesh ti ai/ajo që të udhëheqësh frenat e puthjes, përkundrazi është më shumë e pëlqyeshme që kjo gjë të krijohet nga të dy. Ndiq ritmin e partnerit tënd dhe imito lëvizjet e tij, mos kërko të bësh të kundërtën: duke bërë kështu puthjet do të kthehen në një luftë për pozitë.

Mos harro të marrësh frymë

Duket e qartë, por teknika e shumtë dhe përqendrimi mund të bëjnë që të harrosh gjërat elementare, mes të cilave…të qëndrosh në jetë! Merr frymë! Nëse nuk ia del do të marrësh frymë me hundë, duhet të bësh disa pushime shumë të vogla nga një puthje në tjetrën.

Ki besim në vetvete

Ashtu si në pjesën më të madhe të gjërave, një pjesë shumë e rëndësishme për të qenë dikush që puth mirë qëndron në faktin e të pasurit besim në vetvete. Beso me bindje se ajo që po bën i pëlqen edhe partnerit tënd dhe përfshi të gjithë veten tënde në atë që po bën: relaksohu dhe shijo momentin!






________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons