Forumi Kuq E Zi
Mjekimet e pazakonta të cilat nuk duhet t’i provoni Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Mjekimet e pazakonta të cilat nuk duhet t’i provoni Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Mjekimet e pazakonta të cilat nuk duhet t’i provoni

Në shtete të ndryshme të botës ekzistojnë shumë mjekime të pavërtetuara nga ana shkencore, të cilat rrezikojnë jetën e njeriut dhe madje i shkaktojnë dhe vdekjen, si për shembull mjekimi i reumatizmit me anë të gjarprit me zile.

Revista Reader's Digest sjell mjekimet e dëmshme të cilat nuk duhet t’i provoni kurrsesi:

Urina kuron aknet: Disa njerëz kanë mendime të çuditshme për sa i përket heqjes së akneve bashkë me rrënjët. Një nga këta është dhe lyerja e puçrrave me urinë. Një tjetër kurë është larja e fytyrës me ujin e mbledhur në rrënjët e një peme të vjetër. Sigurisht që të dyja këto kura janë të gabuara.

Stomaku i shpendëve kuron diarrenë: Nuk sugjerohet përdorimi i stomakut të shpendëve për të kuruar diarrenë tek fëmijët. Historia e çuditshme e kësaj kure është se pritet një pjesë nga stomaku i pulës dhe lihet të thahet. Më pas hidhet në ujin e valuar për ta përdorur si çaj. Pas kësaj nga përbërja e përftuar i jepet fëmijës nga një lugë çaji çdo gjysmë ore.

Çorapet e pista përmirësojnë dhimbjen e fytit: Kjo është një nga kurat më të çuditshme të kurimit të dhimbjes së fytit e përhapur shumë në Evropë deri në shekullin e 20-të dhe konsiston në mbështjelljen e fytit me çorape të pista.

Duhani kuron dhimbjen e veshit: Këto kura mund të cilësohen si të çuditshme apo të neveritshme. Njëra nga këto është dhe vendosja në vesh e duhanit të përtypur. Një mënyrë tjetër e vjetër e kurimit të dhimbjes së veshit ishte hedhja e ca pikave urine në vesh. Madje Elvis Presley ka pohuar se edhe nëna e tij e aplikonte këtë kurë kur kishte dhimbje veshi. Por mos të harrojmë se asnjëra nga këto kura nuk është vërtetuar.

Çokollata-hudhra i bëjnë mirë humbjes së kujtesës: Një nga metodat e vjetra që mbështet forcimin e memories është ngrënia e çokollatës me hudhra të shtypura brenda saj për tri herë në ditë. Nga ana teorike dihet se hudhra dhe çokollata janë të mbushur me antioksidues që mbrojnë qelizat e trurit. Por në praktikë nuk ka ndonjë provë konkrete.

Gjarpërinjtë me zile kurojnë reumatizmin: Në studimet e zhvilluara nga Instituti Shkencor “Israil Shulov” është analizuar ndikimi i helmit të gjarprit me zile në kurimin e sëmundjeve. Sepse helmi përmban disa peptide të caktuara që mbyllin sinjalet e dhimbjes së helmit. Por ekziston një vijë e hollë në mes paralizës dhe vdekjes prandaj nuk sugjerohet aplikimi i saj në shtëpi.

Veza përmirëson prishjet: Leximi rreth një kure të vjetër kineze është më zbavitës se praktikimi i saj. Për ta bërë këtë ju duhen monedha argjendi dhe lëvozhga e një veze të sapo zier. Vendoseni monedhën në trajtë vertikale brenda vezës së zier dhe vendoseni vezën e ngrohtë në vendin e dëmtuar për 30 minuta.

Vaji eterik përmirëson sëmundjen zona: Sipas kurave të lashta nëse vendosni rreth qafës një lidhëse të zhytur në vajin eterik atëherë kjo lidhëse do të mbajë larg jush sëmundjen zona.

Papastërtitë e veshit kurojnë flluskat me ujë në lëkurë: Për t’i përmirësuar sa më shpejt këto flluska duhet të vendosni papastërti të veshit mbi to. Kjo kurë e pakëshilluar nga specialistët nuk është një mënyrë e shëndetshme kurimi.

Të vendosësh llapë mbi çibanë: Sipas një kure të vjetër angleze vendoseni llapën mbi çibanët. Më pas hiqeni dhe këtë llapë vendoseni brenda arkivolit. Në atë kohë anglezët besonin se çibanët do të largoheshin prej tyre dhe do të kalonin tek trupi i një të vdekuri.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons