Forumi Kuq E Zi
Kryqi Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kryqi Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kryqi Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kryqi Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kryqi Empty Kryqi 3/8/2011, 05:07

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kryqi 14384110

Kryqi është simbol më i vjetër që ekziston. Ai është i pranishëm që prej fillimit të antikitetit në një shumëllojshmëri të kulturave si dhe në forma të ndryshme.

Kryqi perfaqson 4 forcat e krijimit, 4 pikat kardinale tokësore dhe kozmike, pemen e jetës, ashtu siç tregojnë edhe format e tjera qe perdoreshin nga popujt e tjerë antike: rrota djellore, svastika (kryqi i thyer nazist i gjermaneve ne luftën e 2 botërore), kryqi i san andreas, lulja e Lotus.

Ne qytetin e Ninive është gjetur nje pllake mbi te cilën janë shënuar numrat 1231 dhe është shënuar edhe nje kryq qe përfaqëson galaksine primitive.

Për kulturën Maya (amerika latine e sotme) kryqi perfaqsonte simbolin e krijuesit Ah-Can-Tzicnal i ashtuquajtur “Zoti i katër aneve te globit”.

Duke iu referuar gjithmon Maya ne nje frazë te thënë nga Ah-Can-Tzicnal lexohet: "Hele, Hele Lamach Sabac Ta-ni", gjithashtu gjejmë edhe tek Jesusi ne fjalët e fundit armaike te shprehura : "Eli Lama Sabac Thani" .

Të dyja frazat kanë te njëjtin kuptim: “Tani ndihem i dobët, errësira mbulon fytyren time”.
Papiri i Amenhotep (cap CXXX) na sjell klithmen e Osiride: “Zemra ime! Nëna ime! Zemra ime! Nëna ime!”

Dymije vjet me pare kryqi u kthye ne simbol te krishterimit, por ama kishte qenë me përpara simbol i krijuesit Asiro-Babilonez MARDUK, i perfiguruar si një dragua fluturues me kokë gjarperi, i njohur ne Babiloni dhe Asiri me emrin BEL.

BEL ishte edhe zoti britanik i adhuruar edhe ne BAL-HOR (përsëri një lidhje tjetër me BAAL), siti i te cilit njihet ndryshe edhe si BELEM, vend i mbreterise se zotit te drites. Ne palestine quhej me emrin BETLEME (Diell i Shndritshem) ku lindi Jezu Krishti.

Enuma Elish është saga e Sumereve, dhe ne të lexohet: “Ne dhomen e fateve, ne vendin e fatit te predestinuar, një zot u krijua, me i afti dhe me i mençuri i zotave; ne zemren e thellesive u krijua Marduk. Zoti qe shkatrroi TIAMAT , virgjereshen e jetës, ne një lufte epike qiellore, krijoi tokën”.

Për MARDUK shkruhet qe shkaktonte rënien e shiut e zjarrit dhe eliminante armiqtë me një rrufe verbuese. (shum i ngjashem me armet berthamore qe posedohen sot)

Grafikisht perfigurohej me një glob te rrumbullaket me krahe, simbol i kudo gjendeshem vazhdimisht midis popujve, dhe me një kryq qe ne gjuhët semite u kthye ne shkonjen "Tau" ose ndryshe “Shenja e trupit qiellor ne kalim e sipër ” . Është për tu theksuar një element qe ne sanskrishten antike, qe perbehej nga shkronjat Devanagarike pra këto shkronja ishin te marra nga gjuha e zotave, qe do të thotë qe këto zota kishin aftësinë e shkrimit.

Të njëjtat lastra te ligjeve te dhëna Moisiut ne malin e Sinait nga ELOHIM (qe ne gjuhën ebree do të thotë “Zotat” ne gjinine shumes dhe jo ne gjinine e pervetceme) janë shkruajtur nga “gishterinjte e zotiti”.

Në lidhje me kryqin, studjuesi Homet ka deklaruar se ka pare ne ishullin File ne jug te diges Assuan, një perfigurim te zotiti Osiride te kryqezuar , i rrethuar nga Iside e Neptis qe qanin. Skena është plotësisht identike me atë te grave qe qanin poshtë kryqit te Jesu Krishtiti.

“Tau” ne Egjipt ishte një tavoline ne formë “T” (shum ekzemplare jan gjetur ne galerite e tempujve) mbi te cilat lidheshin te inicjuarit te lënë për tre ditë dhe tre nete ne një gjume te thelle i quajtur “Sileam".

Ky gjum u mundesonte mendjeve të tyre te flisnin me zotat dhe te vizitonin botën e ADE. Ishte një tradite qe ka ngjashmëri edhe me Islamismin ku i inicuari lihej ne kripten e një tempulli ose ne një guve te nendheshme.

Ndërsa ne Egjipt trupi lihej ne sarkofagun e dhomes se mbretit ne Piramiden e Madhe, ku fillonte inicjimi nga Osiride dhe nga Thot (zoti i dijës). Ne ritet antike egjiptiane kan origjinen e tyre ritet e Masoneve dhe te Templareve, qe shkojnë mbrapa ne kohe deri ne historinë e Hiram Abif dhe te segreteve te teknikave te ndërtimit.

Ne tempullin e File ne një bazoreliev është perfaqsuar një skene inicjimi, ku dallohen dy zota te shenjtë njeri me kokë skifteri e tetri me kokë Ibisi (thot), qe qendrojne ne këmbë pranë një candidati mbi te cilin hedhin ujë ne rrjedha dyfishe te cilat nderthuren ne formë kryqi dhe janë te perbera e te mbushura nga shumë kryqe te tjera.

Kryqe te të gjitha formave janë gjetur ne varrin dhe mbi fronin e Bait-Oxly. Tau ose “Tat”-i egjiptian ishte shenja e shënuar nga Ezechiele mbi ballin e atyre qe i perkisnin fisit te Xhudes dhe qe i peruleshin Zotit.

Metode kjo e perdorur edhe nga Mojsiu për te evituar qe zoti te godiste mbi popullin e tij në vend qe te godiste atë te egjiptit gjatë hakmarrjes se 7 plageve.

Dhe ne fakt shenja shënuar me gjak ne dyert e shtepive te hebrenjeve ishte një Tau; E njëjta shenjë me anë te te cilit Horus ringjallte te vdekurit. Prifterinjte e shenjtë egjiptian gjatë aktiviteteve mbanin ne kokë një kapele quadrate, ashtu si edhe kapelet e prifterinjeve armene dhe katolike.

Kryqi filozofik i shkruar brenda kuadratit precis simbolozon ekzistencën humane dhe njerzore pasi rrethi i jetës permbleth 4 pikat e kryqit qe simbolozojne: lindjen, jetën , vdekjen, pavdekesine ne ringjallje. E ngjashme me kryqin astronomik egjiptian qe vendosej ne kraharorin e mumjes.

Krahet e kryqit te Shen Andreas dhe te kryqit te Hermesit ishin te njohur edhe tek indianet Indu, adeptet e Brama dhe budistet, qe perthyen 4 ekstremitetet duke krijuar Svastiken qe shenohej mbi bastunet.

Kryqi i perthyer gjendet i gdhendur ne gurë edhe ne Transilvani, ne guret e Trojes dhe i perkasin periudhes 1500 përpara krishtit, ne Indi i perkasin 500 përpara krishtit, ne Kine 600 para krishtit, Japoni Budizmi 700 pas krishtit.

Svastica perfaqson burimin e jetës, 4 pikat kardinale, 4 fuqite. Ajri, uji, toka & zjarri, 4 ererat, 4 cepat e globit.

Kipling e perdorte si zbukurim ne librat e tij qe flisnin për historite indiane, por e hoqi me ardhjen e nazizmit.

Gjurme te kryqit gjenden edhe mbi statujat e ishullit te Pashkeve, mbi shkembinjte e Skandinavise parakristiane, ne versionin arab te Giosues, ne një nga te erretit Targum hebre dhe ne Targum e Jonates ku lexohet: “Ata e kryqezuan mretin e AI mbi një pemë”.

Ne një tempull meksikan te diellit , Tepe, ne një gjereoglif perfaqsohet mbi një kryq kolossal një hyni e mbuluar me gjak.

Ne Palenque egziston një “Tempull i Kryqit” emër i marrë pikërisht nga simboli i kryqit qe ndodhet ne nje nga anet e nderteses. Kryqi është simbol dominues ne Palenque dhe shpesh perfigurimet janë gati te ngjashme me “Pemen e Jetes” ne Indi, dhe të gjitha këto shenja te gdhendura i perkasin një periudhe shumë kohe përpara Krishtit.

Ne La Venta, njeriu i perfiguruar tek gjarperi posedon një kryq te Shen Andreas, dy ndodhen ne Uxmal, dhe nje ne piramiden e Magjistarit.

Ne nekropolin Naqash I Rustam, 4 kilometra larg Persepoli, përmbledh varret e 4 perandoreve persian (ne mes te cilene: Dario I° e Serse I°). Janë germuar ne shkembinj ne anën e një mali dhe nxjerrin ne pah formën e një kryqi. Siper hyrjes basorelievet te sjellin ne mend Ahura Madza (Zotin e Drites).



Anku - Celsi i Vdekjes dhe i Jetes

Kryqi A_ankh10

Anku është një kryq. Simboli i kryqit është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe ka kuptime të shumëllojshme.

E gjejmë në të gjitha fetë dhe kulturat si përfaqësim të Njeriut, në pikën e takimit të tokës dhe parajsës.

Anku është kryqi i egjyptianëve të lashtë. Është çelësi i vdekjes dhe jetës.

Duke filluar që nga pjesa e sipërme, Kryqi egjyptian është i përbërë nga nje lak, një rreth i pafund që simbolizon botën hyjnore, shpirtin e Ra-së, diellin e Egjiptit.

Ky rreth përdoret si dorezë për zotat që e mbajnë atë. Kjo dorezë pushon në tokë, si dielli në horizont, kur lind ose perëndon.

Viza horizontale simbolizon materien, dhe është asgjë tjetër sesa iluzioni i vijës horizontale të krijuar nga ngulitja e syve të njeriut, fati i të cilit si qënie njerëzore nuk është i kufizuar në botën tokësore.

Egjiptjanët e lashtë e dinin se qëndrimi i tyre në tokë ishte vetëm I përkohshëm dhe ishte vetëm një pjesë e vogël e një evolucioni zinxhir të gjatë me miliona lidhje.

Laku është shoqëruar me boshtin vertikal, duke përfaqësuar zbritjen e shpirtit tonë në materie si dhe rrugën zbritëse, mbrapa për tek origjina. Është rruga e kundërt që njeriu duhet të ndjekë, duke filluar që nga pika më e ulët.

Dhe çdo herë ai lind një jetë të re, për të filluar ose për të mbajtur ngjitjen e nivelit të tij. Në këtë mënyrë, njeriu ka zgjuar vetëdijen e tij si qënie njerëzore.

Me fjalë të tjera njeriu zhvillon gjykimin e tij, me inteligjencë dhe vullnet për të ndjekur rrugën e tij, duke u ndjerë i bashkuar me unin e tij superior, pjesën e tij më Shpirtërore dhe Hyjnore.

Ky çelës hap gjithashtu derën që drejton për në botën e të vdekurve dhe perceptimit të përjetësisë brendësore. Në ritualet mortore, Anku, i mbajtur nga laku, përfaqëson çelësin e dyerve të varrit dhe i vendosur mes syve, detyrohet të mbaj sekrete.

Gjithashtu Anku është parë si lidhje magjike që lidh çdo gjë në nyjen që mban gjërat bashkë. Kështu që quhet” Nyja e Isis” dhe ka kuptimin e “lidhjes”, si “yug” për Indianët.

Isis është personazhi i dytë në trininë egjiptiane të formuar nga Osiris, Isis dhe Horus. Ajo është ndërmjetësja hyjnore.

Perëndesha e dashurisë dhe jetës do ribashkojë trupin e ndarë të burrit të saj hyjnor Osiris, simbolin e Misterit.

Në të njëjtën mënyrë, njeriu arrin dije superiore duke zhvilluar vullnetin e tij, në një forcë bashkimi me qënien e brendëshme, të vërtetën, ku vetëdija e pavdekësisë së tij prehet.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons