Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Krahu frenues i mizës prej Sun 16 Jun 2013, 20:58

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor



Si arrin miza të bëjë lëvizje akrobacie aq të vështira e të sakta në ajër? Si arrin të mbajë pozicionin e të ruajë drejtimin kur goditet nga një shkulm ere? Arsyeja pjesërisht lidhet me dy zgjatime të vockla që shërbejnë si frena, të vendosura poshtë secilit krah të saj.*
Shqyrtoni faktet: Krahu frenuesështë si një shkop i vockël daulleje me një topth në fund. Gjatë fluturimit, këta krahë të vegjël lëkunden lart e poshtë me të njëjtën frekuencë që lëkunden edhe krahët, por në drejtim të kundërt. Shkencëtarët kanë zbuluar se krahët frenues shërbejnë si një xhiroskop gjenial, se e ndihmojnë mizën të mbajë ekuilibrin gjatë fluturimit.

Me topthin në fund të tij, krahu frenues «rreh në një drejtim të caktuar, si lavjerrësi i orës»,—thotë Encyclopedia of Adaptations in the Natural World. Nëse miza kthehet rrëmbimthi gjatë fluturimit, qoftë me qëllim, qoftë nga një rrymë e fortë ere, ky krah frenues përdridhet. Kjo enciklopedi thotë se «një tufë e dendur me funde nervash që ndodhen në krahun frenues e dikton këtë përdredhje dhe ia përçon mesazhin trurit. Kështu miza merr masat e duhura për të mbajtur . . . drejtimin». Ja përse mizat janë aq të zhdërvjellëta dhe të vështira për t’u kapur.


Inxhinierët mendojnë se modeli i krahut frenues ka aplikime të panumërta, si për shembull në ndërtimin e robotëve, e insekteve mikromekanike fluturuese dhe e anijeve kozmike. «E kush do ta kishte menduar se një krijesë kaq e vogël dhe e bezdisshme sa miza, mund të na mësonte kaq shumë?!»—shkroi studiuesi në fushën e aeronautikës Rafal Zbikovski.
*Insektet dykrahëshe si, mushkonjat, harrjet dhe mizat e tjera kanë krahë frenues.
Xhiroskopi zakonisht përbëhet nga një skelet që mban një disk, i cili rrotullohet me shpejtësi rreth boshtit. Disku e mban boshtin të palëvizur pavarësisht nga lëvizjet e jashtme, fusha magnetike ose graviteti. Prandaj xhiroskopi përdoret për të bërë busulla tejet të efektshme.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons