Forumi Kuq E Zi
Kuriozitete shendetesore ...  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kuriozitete shendetesore ...  Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kuriozitete shendetesore ...  Empty Kuriozitete shendetesore ... prej Sun 19 May 2013, 16:07

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Cfare ndodh kur kur ne qeshim ?

Efektet
e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Njerëzit që
besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si një
stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta që
sjell edhe stërvitja.

Kur qeshim ne ndryshojmë psikologjikisht;
tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut
rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke dërguar më shumë oksigjen në
indet tona.

Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të
ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen (të valëvitni dorën); kjo
është një mënyrë e shkëlqyer të përmirësoni rrahjet e zemrës.

Një
pionier në kërkimet për të qeshurën, William Fry, pretendonte se, i
duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të
arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure me të
madhe. Dhe duket se e qeshura gjithashtu djeg kaloritë.

Një
studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të
cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Doli
se, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori. Ndërsa rezultatet
janë intriguese, mos jini shumë të nxituar që ta bëni rutinë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

2Kuriozitete shendetesore ...  Empty Re: Kuriozitete shendetesore ... prej Sun 19 May 2013, 16:07

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Fruti qe zhduk vitet nga fytyra...

Duke
iu falënderuar dozës së lartë të vitaminave C dhe E, të cilat
përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës,
kivi është eliksir i pabesueshëm në luftë kundër rrudhave.

Për
shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të
dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit të imunitetit,
rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit i cili ka gjithsej 45 kalori,
ndërsa përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium,
bakër, magnez dhe mangan. Kivi është i pasur me acidin askorbik i cili
neutralizon bakteret dhe mbledh poret.

Nëse keni filluar të hani
kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni pastën nga
një kivi dhe një jogurt i vogël. Aplikoni në fytyrë një shtresë të
trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe shpëlajeni mirë.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3Kuriozitete shendetesore ...  Empty Re: Kuriozitete shendetesore ... prej Sun 19 May 2013, 16:08

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Si te ruajme zemren ?

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën dhe për këtë arsye duhet të dimë të ruajmë zemrën.

Shumë
aktivitete në dukje të padëmshme janë shkak i mosfunksionimit të mirë
të saj. Ja disa nga “veset” që dëmtojnë zemrën tonë dhe që duhet të
mundohemi t’i shmangemi:

Nevrikosja - Personat agresivë e vendosin zemrën në sforco të tepruara duke e dëmtuar atë.

Mërzia - Mërzia çon në një stil jete shumë pak të shëndetshëm: pihet më shumë duhan dhe pije alkoolike kur je i mërzitur.

Fjetja
më pak se 5 orë gjatë natës - Personat që flenë më pak se 5 orë në natë
rrezikojnë dy herë më shumë të goditen nga sëmundjet e zemrës se
personat që flenë 7 orë gjatë natës.Shikimi i tepërt i TV - Qëndrimi për orë të tëra para TV rrit rrezikun e infarktit.

Aktiviteti i tepërt fizik - Është gabim i madh të bësh palestër apo sport pa limit. Zemra mund të mos e përballojë.

Të ngrënit e mishit të kuq - Mishi i kuq ka shumë yndyrë që rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

4Kuriozitete shendetesore ...  Empty Re: Kuriozitete shendetesore ... prej Sun 19 May 2013, 16:08

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Flini mire dhe ulni nivelin e stresit...

Nëse
nuk arrini të dobësoheni duke reduktuar ushqimin apo edhe pas
ushtrimeve të shumta fizike, atëherë mirë është që të qetësoheni dhe
'fikni celësin".

Nuk është e nevojshme që të shkosh nëpër qendra
luksoze SPA. Për të rritur mundësitë e humbjes në peshë, rregullat më të
mira që duhen ndjekur janë: gjumi i rehatshem dhe mbajtja e stresit në
nivele të ulëta.

Studimi

Që masa trupore nuk ka lidhje
vetëm më atë që hamë kjo dihet më kohë. Ndaj studiuesit e Oregonit, kanë
marrë 500 vullnetarë mbipeshë me një masë trupore mes 30 dhe 50, dhe i
futën në një program dobësimi që kishte ne qendër aktivitet të rregullt
fizik dhe dietë të pasur me fruta dhe zarzavate. Më pas ata janë ndarë
në grupe të vecanta, të individëve që flinin mirë ose jo dhe të atyre që
kontrollonin stresin.

Pas 6 muajsh sakrifice, 60 përqind e
vullnetarëve arritën që ta ulnin peshën, por programi i dobësimit pati
efekte më të mira te ata persona që flinin 8 orë dhe që kishin stres në
nivel të ulët.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons