Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Cfar jan Hardweret? prej Sun 21 Apr 2013, 12:24

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Hardueri përfshin çdo pajisje që është e lidhur në kompjuterin dhe që kontrollohet nga mikroprocesori. Kjo përfshin pajisjen që është lidhur në kompjuterin kur ai u prodhua, si edhe pajisjen periferike e cila shtohet pastaj.
Pajisjet mund të lidhen në kompjuterin në disa mënyra të ndryshme. Disa pajisje, si përshtatësit e rrjetit dhe kartat e zërit, janë lidhur në çarjet e zgjerimit brenda kompjuterit. Pajisjet e tjera, si printerët dhe skanerët, janë lidhur në porta jashtë kompjuterit.
Që një pajisje të punojë si duhet me Windows, në kompjuter duhet të instalohet softueri i njohur si drejtues i paisjes. Çdo pajisje mbështetet nga një ose më shumë drejtues pajisjesh, të cilat janë furnizuar në mënyrë tipike nga prodhuesi i pajisjes. Disa drejtues pajisjesh përfshihen me Windows-in. Kjo do të thotë që Windows-i mund ta zbulojë atë automatikisht dhe të instalojë drejtuesit e duhur të pajisjeve.
Nëse pajisja nuk është instaluar nga Windows-i, eksperti për gjetjen e harduerit të ri do të shfaqet dhe do të të pyesë për të ndërfutur ndonjë disk kompakt ose ndonjë disketë të siguruar bashkë me pajisjen.


Pjesët Hardware të brendshme
ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.
RAM (Random access memory) - Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj matet me MB (standarde e tanishme është 2 GB).
HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 500 GB - 1 TerraBajt).
Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - DUAL CORE).
Kartela grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.
Kartela e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.
Dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllaka amë etj.


Pjesët Hardware të jashtme
Tastatura – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara ,
Monitori - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara ,
Floppy disk - flopi disku ose disketa , këtu mund të bëjmë incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .
Mouse – I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .
Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenat dhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.
Scanner,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.




Në Hardware hyjnë

Mjetet dhënëse, output ( Shtypësi [printer], Ekrani, Rrezatuesi [Beamer], Zëforcuesi [altoparlanti]...)
Mjetet futëse, input ( Tastiere, Mi, Kërraba [Joystick]...)
Mjetet ruajtëse (Disk, Kujtesë rrufe, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk...)
Kartat shtesë ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikes], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB-Karta...)
Mjetet lexuese (lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues ) dhe
Pjesa themelore e ndërtimit të njehsorit ( kompjuterit ) siç është pllakëza amë (anglisht quhet edhe: mother- apo main-board), Çipi, Procesori dhe Kujtesa kompjuterike.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons