Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

avatar
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ekspertët parashikojnë se meshkujt do të zhduken brenda pesë milionë vjetësh dhe se procesi ka filluar tashmë.
Studimi
Meshkujve do të na duhet t’u lëmë shëndenë, shprehet një grup shkencëtarësh. Profesoresha Jenny Graves madje shkon më larg, duke thënë se specia mashkullore po shkon drejt zhdukjes. Dhe lajmi i keq nuk përfundon këtu, sepse procesi duket se ka filluar tashmë. Ekspertët australianë shprehen se brishtësia e kromozomit seksual mashkullor do të çojë drejt zhdukjes së tyre.
Femrat përmbajnë dy kromozome X që në vetvete kanë nga 1000 gjene. Kromozomi Y filloi duke përmbajtur po aq gjene sa homologu i tij femëror. Por me kalimin e miliona viteve kromozomet u shpërbënë duke mbetur vetëm 100 gjene në kromozomin Y të meshkujve modernë. Kjo përfshin gjenin SRY, i cili përcakton përfundimisht nëse embrioni do të jetë mashkull apo femër.
Për më tepër, teksa femrat kanë dy kromozome X, meshkujt kanë vetëm një kromozom Y.
Ky është çelësi, pasi ekzistenca në çift e kromozomit X, i lejon atij të bëjë rregullime të rëndësishme. Në mungesë të një miku, kromozomi Y e ka të vështirë të ndreqë gabimet e veta ndaj del nga funksioni.
Profesoreshë Graves, një nga shkencëtaret më me ndikim në Australi beson se femrat do ta fitojnë betejën midis sekseve përfundimisht. Ajo thotë se brishtësia e kromozomit mashkullor Y, nënkupton se burrat po shkojnë drejt zhdukjes.
Profesor Graves parashikon lëvizje midis numrit të gjeneve te kromozomet femërore dhe mashkullore.
Në një leksion publik profesoresha u shpreh: “Kam lajme të këqija për të gjithë meshkujt në sallë, të cilat do të bëhen edhe më të këqija.”
Në fjalën e saj në Akademinë Australiane të Shkencës, profesoresha e përshkroi kromozomin e vetëm mashkullor Y si “vjetërsirë”. Ajo thotë se me kromozomin mashkullor ka ndodhur një aksident evolucionar. Mund të themi nisur që tani se seksi i dobët janë meshkujt, dhe jo siç është thënë deri më tani, ku femrat etiketoheshin si seksi i dobët.
Megjithatë ka edhe disa lajme të mira
Kërkuesit e demonstruan me një stimulim kompjuterik zhdukjen e kromozomit X mashkullor me kalimin e miliona viteve.
Profesoresha Graves e vlerëson kohën që do të marrë ky proces në 5 milionë vjet, pas këtij momenti të gjithë meshkujt do të zhduken.
Të tjerë ekspertë i paralajmërojnë meshkujt të mos i kapë paniku. Profesor Robin Lovel-Badge, një ekspert i kromozomeve seksuale nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore në Lodër, thotë se studimet kanë treguar se prishja e funksionit të kromozomit X do të ndodhë në seri. Ai tregon se kromozomi Y nuk ka humbur asnjë gjen që prej të paktën 25 milionë vjetësh. Profesor Robin Lovel-Badge shprehet: “Për mendimin tim, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Profesor Chris Masson, nga Universiteti i Londrës, thotë se edhe pse kromozomi Y do të pësojë një prishje, kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar, pasi pas aq shumë miliona vjetësh mjekësia do të ketë arritur në nivelin e saj më të mirë dhe do të bëjë të mundur zbulimin e kurës së duhur.
Ai thotë, “Pesë ose gjashtë milionë vjet janë një kohë e mjaftueshme për një shkencëtar mjekësie të prodhojë ilaçin magjik që do të shmangë zhdukjen mashkullore.”
Nga ana tjetër, profesoreshë Graves ka teorinë e saj të zgjidhjes. Ajo thotë se kur kromozomi Y të shpërbëhet, një tjetër kromozom do të ketë marrë rolet e tij duke çuar kështu në krijimin e një specieje të re njerëzore.
Kjo teori ka tashmë një precedent të vetin në natyrë, në formën e një miu japonez, i cili i mbijetoi humbjes së kromozomit të tij Y. “Në fakt, procesi mund të ketë filluar në disa grupe të izoluara njerëzish”, shprehet profesoresha Graves.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
ehu thash se tash shpejt jo aw vonn smna merr mendja se rroj


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons