Forumi Kuq E Zi
Më shumë se 350 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Më shumë se 350 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni Regjis10

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Më shumë se 350 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni Depres11
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 350 milion njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni apo një çrregullim mendor.


Sipas OBSH depresioni është i përhapur në të gjitha botën. Një studim i kryer me mbështetjen e OBSH tregon se rreth 5% e njerëzve kanë vuajtur nga depresioni gjatë vitit të kaluar.
Femrat janë më të prirura se burrat të vuajnë nga depresioni, shpjegon drejtori i Departamentit të Shëndetit Mendor.

Numri i grave me depresion është 50% më i lartë se ai i meshkujve. Kjo prevalencë më e lartë tek gratë është kryesisht për shkak të depresionit pas lindjes (1 në 5 gra vuan nga depresioni pas lindjes).

Depresioni, dallohet nga ndryshimet e zakonshme të humorit. Ai manifestohet nga një ndjenjë trishtimi që zgjat së paku për dy javë dhe të pengon për të pasur një jetë normale.
Në formën e tij më të rëndë, depresioni të çon në vetëvrasje. Gati një milion njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit dhe një pjesë e madhe e tyre vuajnë nga depresioni.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
Depresioni godet rëndë dhe ne duhet t’a luftojmë me forca të cilat shpesh zor se i gjejmë….


Ndjehem keq përsëri...!

Depresioni
është një sëmundje që shpesh shumë njerëz pothuajse nuk e vene re
fare...Por ai ekziston e ne fakt jo nga ato te cilat mund te quhen te
lehta e te papërfillshme siç bëjnë shumica e njerëzve te cilët janë pak
ose aspak te informuar për pasojat.

Depresioni është një epidemi
në rritje. Ai përhapet aq shpejt sa askush nuk mund ta marre me mend.
Depresioni është bashkëpunëtor i ngushte me stresin, me friken, me
mungesën e vullnetit, te merr shume nga vetja dhe te fal vetëm panik,
kriza nervore e te çon edhe deri ne vdekje…

Atëherë pse nuk i
kushtoni vëmendjen urgjente që meriton? Sepse ndoshta te gjithë e
vlerësojmë pak ketë rrezik. Është e vërtetë ne nuk jemi sisteme robotësh
te cilët me nje buton mund tu ndryshojmë sjelljen por kemi diçka me te
mire se ata, kemi aftësinë e te menduarit.

Dhe le te mendojmë
pak, sa shume arsye ka qe një individ te rrezikoje te përfshihet ne
depresion! Vdekja e një prindi, fëmije, divorci i prindërve apo edhe
thjesht një zhgënjim nga partneri,etj dhe ja depresioni behet gati te
strehohet tek ju duke u shtirur ne fillim si një mik qe te lejon te
shprehesh gjithë mllefin.Te qash te bën mire, këtë e thonë te gjithë por kjo s’do te thotë qe te
qajmë gjithë ditën e ditës dhe kështu te harrojmë se po jetojmë dhe
përqendrohemi vetëm ne atë ç’ka na lëndon. Heshtim sepse ne te shumtën e
rasteve duam te mos tregojmë se jemi te dobët para ngjarjes qe na ka
ndodhur.

Kështu largohemi nga miqtë dhe mbetemi vetëm deri sa te
na kaloje stuhia. Por stuhia duket se zgjat me shume nga ce kemi menduar
neve e ndoshta hera herës ne kuptojmë se dhimbja për ngjarjen e hidhur
sikur na është larguar.

Tashme nuk na shkon mendja aq shpesh aty
por prape jemi te trishtuar, qajmë dhe ndjehemi serish viktima.
Mëngjeseve kuptojmë se kemi bere pak gjumë dhe ëndrrat e këqija nuk na
kane lënë rehat, përtojmë te lëvizim nga shtrati dhe mbyllim sytë serish
me shpresën se kur te zgjohemi do te jemi bere pak me mire…

Çfarë
ka ndodhur? Ka ndodhur ajo qe…nëse nuk reagojmë menjëherë ka shume
mundësi qe depresioni te përhapet te ne tamam si një gangrene dhe
atëherë kam frike se do te jete vone për ti thëne “STOP”. Tashme miku yt
ka filluar te te fusë ne gracke, ti trishtohesh edhe pa pasur arsye…te
pëlqen ajo gjendje dhe me e bukura është se nuk pranon asnjë ndihme nga
te tjerët.

A dëshiron qe te mos bëhesh pre e depresionit?Fillo menjëherë te mendosh për diçka tjetër qe ty te pëlqen duke u nisur
thjesht edhe nga një detaj i vogël si për shembull se çfarë do te te
pëlqente te haje ne ato çaste. Çfarë do te vishje ne një rast special ku
ti ishe e ftuar? Fillo te shfletosh revista, shih video qe te bëjnë te
qeshesh, bej shëtitje te gjata duke ecur kështu do te fillosh te hysh ne
kontakt me njerëzit dhe do te maresh ajër.

Nëse mundesh bëji
këto shëtitje ne natyre sepse ngjyra e gjelbër te qetëson. Fillo ti
thuash vetes: -Jam e forte! dhe nuk është gabim qe ti te vendosesh te
maresh frerët e jetës tende ne dore. Ok nëse nuk do te dëgjosh moralin
qe te bëjnë te tjerët por mos harro se ata janë miqtë e tu dhe kështu qe
nuk ke pse i mënjanon. Fillo te rivendosesh kontaktet me ata, dhe
mundohu qe sa me shume ta shmangesh gjendjen qe ti je duke kaluar. Është
e sigurt qe ata do te pyesin se si je por ti nuk ke pse ndihesh si i/e
detyruar për ti dhënë një përgjigje te sakte. Kaloje muhabetin ne një
teme tjetër me mjeshtëri dhe folu atyre vetëm për planet e se ardhmes.

Ky është vetëm fillimi….

Te
mos mendojmë se depresioni do te largohet kaq kollaj, kujtojmë një
shembull qe shume shpesh mund ta kemi dëgjuar ne jetën e përditshme. Një
ish i alkoolizuar e ka shume te vështirë te ulet ne një tavoline me
dike qe është duke pire alkool sepse do shume mund qe ti rezistoje
tundimit qe ta ktheje dhe ai nje gote. Por nëse ai kthen vetëm një gote
është shume e sigurt qe ia do te rifilloje te verdalliset serish neper
bare si i alkoolizuar ne ditët ne vijim.

Ç’duhet të bëni?Rrini larg gjerave qe ju trishtojnë! Nëse jeni ne shkolle dhe jeni te
anëtarësuar ne ndonjë institucion qe ju sjell stress te tepërt
shqyrtojini me kujdes mundësitë dhe vendosni te largoheni prej aty apo
jo?

Kjo vlen edhe per punën, ndonjëherë është me mire ta leme pak
mënjane ambicien kur behet fjale për shëndetin tone, le te pranojmë te
bëjmë me pak ne pune dhe te kalojmë me shume kohe me veten tone. Një
vrap shoqëruar me muzike ose ne palestër, një dush i ngrohte, një kafe
ne kafenenë e lagjes duke lexuar diçka ndërkohe te lejojnë vetëm te
mendosh gjera te bukura dhe pas kësaj mund te flini edhe një gjumë te
qete dhe kështu një tjetër dite e jetës tuaj do te nise shume ndryshe….e
qete.

Shkruan: Dorina SEFA


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons