Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 3 e 3]


1Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Gatime te ndryshme 19/1/2013, 13:59

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
First topic message reminder :

Gatime te ndryshme - Faqe 3 F.0224000317752_m
Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine
Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.
Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.
Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.
Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.
Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.

61Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sufle me çokollatë


Materialet:

* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht)
* 250 gr. gjalpë
* 4 vezë
* 4 të kuq vezësh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell

Përgatitja

1.
Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë.
Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të
ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enëntjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini
në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të
vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata
shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të
shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta
derisa të marrë formë të njëtrajtshme.

2. Ndërkaq në një mikse
rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të
zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin
pak nga pak sasinë e miellit.

3. Lyejmë me gjalpë dhe miell
fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo
plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në
furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të
ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë
menjëherë.Gatime te ndryshme - Faqe 3 Chocolatesoufflerecipe7

62Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:27

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudher

Materialet për 4 persona

* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje

Përgatitja

Vëmë
të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa
të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.Lyeni me miellrrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të
tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin
të digjet.Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë
sepse bije temper­atura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me
njëra tjetrën.Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër
pirëse.Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu
vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa
dëshiron.Gatime te ndryshme - Faqe 3 Stock-photo-seafood-fried-calamari-deep-fried-squid-dressed-with-salad-leaves-parsley-olives-and-lemon-25545703

63Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:27

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Torte me lajthi

Nevojiten (për 6 veta):

* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë

Për shtresën e sipërme:

* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshmePërgatitja:


Me
anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë.
Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur
si shi) dhe në fund tharmin.

Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e
grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe
shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në
tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë
për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni
ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në
banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i
shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.Kur
ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira,
pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me
shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.
Gatime te ndryshme - Faqe 3 C16jNNaGso5abgi1eBu5Fh7io1_500

64Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:28

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Picë me brumë shtëpie

Materialet për 8 persona
Për brumin
● 1/2 kg. miell
● 30 gr. tharmë birre
● 1 vezë
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 lugë gjelle qumësht
● 1 lugë ëmbëlsire sheqer
● 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.
Për mbushjen
● 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
● ½ filxhan çaji salcë domateje
● 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
● 8-10 sallam i prerë në forma rrethore
● ullinj të prerë në forma rrethorePërgatitja
Stadi i parë

një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që
do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1
lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në
ujë të vakët.

Stadi i dytë
Përzieni me kujdes materialet që
hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi
e fortë dhe më pas e lini për 15 minuta që të "shlodhet", duke e
mbuluar me pecetë.

Stadi i tretë
Pasi të kenë kaluar 15
minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në
vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit
të ullirit. Stadi i katërt
Në çdonjërën nga petët shtroni
salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me
rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200
gradë celsius për 35-40 minuta.

65Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 19/1/2013, 14:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Krep me akullore

Përbërësit për 4 palpetë:

* 3 dcl ujë
* 1 vezë
* 3 lugë vaj
* afro 7 lugë miell
* 1 lugëz çaji sheqer vanilje

Tunden përbërësit dhe në tigan tefloni piqen krepat.

Mbushja:

* 150-200 gr dredhëza
* lëng reçeli-dredhëzash
* 1 qeskë ajkë pluhur (shllak)
* akullore
* 1 cope çokollatë1 lugë vaj


Pergatitja:

Me
kaush kuzhine, në formë shiriti, 1/4 e palpates kufizohet me ajkë të
tundur sipas udhëzimit në qeskë. Brendia e kufizuar mbushet me dredhëza
të prera në 4 pjesë. Mbi dredhëza hidhet pak lëng reçeli dhe një topth
akullore. Palpeta paloset. Mbi vendoset edhe një topth akullore dhe e
tëra zbukurohet me çokollatë të përzier me vaj dhe të shkrirë mbi avullGatime te ndryshme - Faqe 3 Crepe_restaurants

66Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tave Kosi.

Atehere Per 4 vete ;
MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr
kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

Pergatitja :

Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min... Ju befte mire ... Qe ti keni me kollaj per ti marre si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve...

67Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Paçe vici

Per 5 vete : 1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe

Pergatitja :

Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire ..

68Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Burani

Per 4 vete

Duhen:

- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 luge gjelle
- qepe 1 kokerr
- salce 1 luge gjelle
- kripe, piper, koper

Gatimi:Spinaqi pastrohet, dhe pervelohet ne uje te vluar me kripe per 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa te jete gjysem i gatshem. Hidhet spinaqi i perveluar. Skuqet qepa derisa te marre ngjyre ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet ne spinaqin me oriz. Zihen te gjitha se bashku per 10 minuta (derisa orizi te jete gati). Ne fund mund ti hidhet koper ose nenexhik.


Musaka me patate

Per 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Per salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumesht 1 gote caji
- veze 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar nje luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet nje kore e lehte. Qepa e prere ne forme gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe te mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet nje shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, perseri nje shtrese tjeter patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepes. Mbi keto prape shtrohet nje pjese patatesh. Ne nje ene kaverdiset miell me pak gjalpe, shuhet me gjumesht, perzihet mire derisa te marre vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me veze. Salca e pergatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre per tu pjekur per 30 minuta.

Patellxhane te mbushur

Per 4 vete

Duhen:- Patellxhane 1 kg
- qepe 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Patellxhaneve u hiqet bishti dhe lekura ne tre rripa nga te dyja anet. Priten per se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit dhe vendosen ne uje me kripe per gjysem ore. Nderkohe skuqet qepa e grire ne forme gjysemrrethi, shtohen domate te qeruara dhe te prere ne forme kubike; vazhdon kaverdisja ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull. Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan me pak vaj pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prere dhe mbushen me masen e pergatitur. Siper u vihet nga nje fete domate.Shtohet fare pak uje dhe piqen per nje ore ne furre jo shume te nxehte.

69Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pastico pikante me patate te furres


Perberesit per kater persona
1 kile patate te zjera
leng i filtruar i dy kokrrave limon
2 luge majdanoz i grire
kripe dhe vaj ulliri
spec i kuq djeges
nje koker qepe
200 gr ton
nje luge majonez
Koha 1 ore.Pergatitja Patatet e zjera ende te ngrohta, prijini ne feta dhe i perzieni shpejt me lengun e limonit, 2 luge majdanoz te grire, kripe dhe specin djeges te grire holle. Perzijeni mire dhe lereni pak ashtu. Vendoseni mbi nje leter zjarrduruese te lyer me vaj ulliri, brenda nje bordure per t'i dhene forme. Beni nje shtrese te pare me patatet duke ushtruar nje presion te lehte mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepen e grire dhe pastaj vendosni pjesen tjeter te patateve. Futeni ne frigorifer dhe lereni per te pakten 1 ore. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe borduren dhe vendoseni pasticon ne pjate.

70Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sheqerpare

Per 25 cope duhen:
Per brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpe 1 gote,
veze 1 kokerr ose 2 te verdha,
sode nje maje luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gote uji.
Per sherbetin duhen:
2 gota sheqer, nje gote e gjysme uje.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjese-pjese duke i rrahur vazdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre. Lihet te piqet per 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qe sherbeti te mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen

71Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mish role

(Koha e pergatitjes : 30 minuta)


Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripePergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.


Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.

Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

72Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Speca te mbushura nga Kamargue

(Koha e pergatitjes : 95 min)

Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri Pergatitja :


Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.


Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.


Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.


Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.

73Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pjate me patate nga Ardeche

(Koha e pergatitjes 30 min)


Ingredientet : Per 4 persona
- 1 kg patate gjelle
- 300 gr mish derri i tymosur
- 12 qepe te vogla
- 2 thelpa hudhre
- 1 buqete majdanoz
- 1 luge miell
- 1 gote leng mishi
- ereza, piper dhe kripe

Pergatitja: Hiqini koren nga mishi i tymosur i derrit, dhe prijeni ne copa me madhesine si ne figure. Lerini copat per 5 minuta ne nje uje te pakripur. Merrini me pas copat e mishit me nje luge kulluese dhe vendosini ne nje leter kuzhine qe te kullojne. Ngrohni nje tigan ne nje zjarr te bute per 2 minuta dhe me pas vendosni copat e mishit qe te shkrijne ne te.

Qeroni qepet dhe prijini ne feta te holla si unaze. Qeroni edhe lekurat e thelpave te hudhrave dhe shtypini me anen e sheshte te nje thike. Hidheni hudhren ne mish sapo te behet i shkelqyeshem, hidhini dhe unazat e qepeve dhe ngrijeni me shume zjarrin. Skuqini per 3 minuta derisa te leshoje arome. Me pas hidhini gjithe qepet dhe skuqini derisa te nisin te marrin ngjyre.


Nxirrni hudhrat, qepet dhe copat e mishit nga tigani. Hidhini lugen me miell lengut dhe lereni kete salce baze te ngjyroset pak. Shtojini pak ereza, pak vere, hidhini serish copat e mishit, hudhrat dhe qepet dhe ngrohini serish ne nje zjarr te bute, duke i trazuar rregullisht. Hidhini gjysem gote leng mishi, por bejeni kete pak nga pak qe salca te mos behet shume e trashe.


Qeroni dhe pastroni patatet, (mos i lini ne uje ku mund te ikin vitaminat). Prijini ato ne copa te medha dhe thajini me leter kuzhine, qe t'u iki lengu. Hidhini patatet ne tigan dhe shtojini pak kripe dhe piper siper. Hidhini siper lengun e mishit qe ngeli ne gote pasi te kene zene vend patatet dhe me pas buqeten me majdanoz persiper. Verini kapakun tiganit dhe lerini patatet te vlojne perbrenda derisa te jene gatuar mire pas rreth 20 minutash.


74Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pasta derri kanadeze
(Mundet te perdorish dhe mish viqi)


Ingredientet : per 4 persona
- 750 gr mish te grire derri (mundet dhe mish viqi)*
- 500 gr miell
- 175 gr qepe
- 125 gr yndyre bimore
- 0.5 l qumesht
- kripe, kokrra piperi

Pergatitja: Qeroni qepet dhe prejini me nje thike. Ne nje tas perzieni mishin, qepet, kripen e piperin me njera tjetren.

Hidheni miellin ne nje tas tjeter, shtojini ca kripe dhe me pas hidhini qumeshtin dhe perzieni. Shtojini dhe yndyren bimore ne te. Perziejini mire per tre minuta derisa te behet brum i mire. Me pas do beni kater peta si pite me nje trashesi 4-5 mm.


Petat duhet te jene me nje diameter 20 cm. Dhe pasi ti keni dhene formen e rrumbullaket, do hidhni pjesen e perziere te mishit ne qender te petave duke lene hapesire anash. Paloseni me dysh peten pasi ta keni qullosur me uje pjesen anash ne menyre qe faqet e petes te ngjiten mire. Shtypeni me gishtin tregues gjithe pjesen ku eshte e bashkuar qe te mbyllet mire.


Nese keni ndonje rreth formedhenes, mund ta kaloni mbi pjesen e ngjitur per ti dhene nje forme te bukur pjeses se ngjitur te petes. Me majen e thikes beni dy - tre shpime siper petes. Vendosini petat ne nje tave te vajisur lehte dhe me miell siper qe te mos ngjiten petat gjate pjekjes dhe vereni taven ne furre per 60 minuta ne nje nxehtesi 180°C. Lini nje hapesire te mjaftueshme midis cdo pete. Nxirrini nga furra kur te jene bere me ngjyre floriri, dhe servirini te ngrohta.




*Per muslimanet, te cilet nuk e han mishin e derrit.Faleminderit per mirekuptimin.

75Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pule me arra

Per 4-5 persona duhen:


Pule 500-600 g.
gjalpe 50g.
arra 2 filxhane kafeje,
hudhra 1 kokerr,
uthull 2 luge gjelle,
miell 1 luge gjelle,
kripe, piper.


Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet uje i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe,piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te behet gati.
Ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e perzier mire qe te mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje per 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe perzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet ne vend te ngrohte, por pa marre vale.
Gjate servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e pergatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniture.

76Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Kukurec

Per 4 vete

Duhen:

- zorre
- te brendshme 300 g
- vaj 2-3 luge gjellekripe
- piper, spec i kuq, rigon,

Gatimi:

Zorret e qengjit pastrohen mire dhe lahen duke i kthyer nga te dyja anet. Merren melcite, gjendrat, dhjamerat, mushkerite dhe priten ne copa kubike mesatare. U hidhet kripe, piper i zi, rigon perzihen, pastaj shkohen me radhe ne hell nje cope mushkri, nje cope gjender, nje cope mushkri e keshtu me radhe. Si te jene shkuar te gjitha te brendshmet ne hell mbeshtillen me zorret siper duke i mbuluar keto. Kukureci behet me i shijshem kur piqet ne hell, mbi prush ose ne furre me zjarr te ngadalte ne menyre qe te mos pervelohet. Si te jete skuqur nga te gjitha anet, hiqet nga helli, vendoset ne pjate dhe i hidhet piper i zi i bluar.Gjate pjekjes ne furre sperkaten me lengun e vet duke i hedhur edhe pak yndyre.

77Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qofte te ferguara

Per 4 vete

Duhen:

- Mish 1 filxhan caji
- qepe 2 kokrra
- buke 75 g (2 feta)
- veze 1 kokerr
- miell 2 luge gjelle
- vaj 4-5 luge
- perime sipas deshires
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:Qoftet pergatiten zakonisht me mish vici. Pritet mishi ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet veze, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumesht ose uje (buke perben rreth 25% te mishit). Masa perzihet mire dhe ndahet ne qofte; cdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me vaj nga te dyja anet. Duhet pasur parasysh se qofteve gjate fergimit nuk u duhet hedhur shume vaj. Shoqerohen me patate te skuqura, pure patate, perime te tjera te ziera ose te skuqura, pilaf, makarona etj.

78Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Trahana

Pergatitja:

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumesht, 2 luge gjelle gjalpe , 1 luge gjelle kripe.

Sitet mielli, hapet nje grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumesht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shume por te perzihet aq sa te mos pije krejt miellin, brume i forte dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite. Pastaj e kapim copa dhe e leme te thahet pak dhe e thermojme me dore, e kalojme ne site te rralle e thajme perseri.
Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa.

79Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lakror me miell misri

Per 4 vete

Duhen:

- miell misri 2 gota uji
- uje 2 gota
- spinaq 1 kg
- vaj 2-3 luge gjelle
- pak kripe

Gatimi:

Mielli i misrit hidhet ne nje tenxhere me uje te vluar me pak kripe dhe perzihet derisa te behet nje llapa e trashe. Hiqet nga zjarri, shtrohet ne tave te lyer me yndyre. Mbi kete shtrohet mbushja e pergatitur si per byrek me spinaq, siper hidhet nje shtrese e holle miell misri. Sperkatet me uje e vaj dhe piqet.

80Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BYREK ME DOMATE DHE SALMON



Perberesit per kater persona :
200 gr brum
500 gr domate te prera
120 gr salmon me vaj
nje tufe majdanozi
pak kripe
Koha 30 min Pergatitja: Lajini domatet dhe pritni ne feta per se gjati, duke hequr pjeset e panevojshme. Kriposini lehte dhe vendosini ne nje kullese per te humbur ujin. Hapeni brumin ne nje tave furre te mbuluar me leter zjarrduruese. Shponi pjesen e poshtme me pirun dhe vendoseni ne frigorifer per 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lene aneve nje bordure prej 1,5 cm. Transferojeni ne furre te nxehur me pare me temperature 220 grade dhe lereni vetem per 10minuta. Ulni temperaturen ne 200 grade dhe vazhdoni ta piqni per 20 minuta te tjera, derisa brumi te vije mire dhe domatet te jene pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni ne qender filetot e salmonit. Mbuloni siperfaqen me fletet e borzilokut dhe majdanozit dhe lereni te ftohet para se ta sherbeni.

81Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Patate të skuqura, me kore mielli

Nevojiten

Për 4 persona nevojiten:
5 patate
1 lugë të vogël paprikë të ëmbël
piper të bluar në çast
kripë
miell dhe vaj për skuqjen

Lajmë patatet dhe i ziejmë me gjithë lëkurë në ujë me kripë për 20 min. I lëmë të ftohen dhe i presim në copa të mëdha për së gjati.
I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj luledielli. Pasi të jenë gati, i lëmë të kullojnë vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripë, piper dhe paprike

82Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fileta me mbushje spinaqi

Nevojiten

Për 4 persona nevojiten:
Për 4 persona nevojiten:
2 fileta të vogla
œ kg. spinaq
2 lugë vaj ulliri
4 qepë të njoma të prera hollë
1 filxhan kopër
200 gr. djathë të bardhë

Për salcën nevojiten:

1 filxhan vaj ulliri
Âœ qepë të prerë hollë
3 lugë konjak
4 lugë verë të bardhë2 lugë majdanoz të prerë hollë
kripë e piper

Kaurdisni qepët e njoma në një tenxhere me vaj, shtoni spinaqin e prerë trashë dhe vazhdoni gatimin derisa spinaqi të lëshojë të gjithë lëngun e vet. Hidhni koprën, përzieni dhe lëreni masën të ftohet. Më pas shtoni djathin.
Ndani mbushjen nëpër fileta pasi ti keni rregulluar me kripë e piper. Mbështillini në formë roleje, lidhini me spango ose kapini me kruajtëse dhëmbësh dhe vendosini në një tespi të lyer lehtë me vaj. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqni në furrë të nxehtë në 200ºC për 20 min. Hiqeni letrën e alumint dhe vazhdoni pjekjen për akoma 10 min.
Përgatitja e salcës: Në një tenxhere shtoni vaj, kaurdisni qepën, hidhni konjak, verë, kripë e piper dhe lëreni të ziejë derisa të lidhet.
Pasi roleja të jetë gati, ndajeni në feta të holla dhe hidhni nga lart salcën e përgatitur si dhe majdanoz.

83Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kerpudha te skuqura me djathe kackavall:Kerpudhat qerohen dhe lihen te skuqen per nje kohe te gjate ,gjate skuqes shtohen hurdha dhe kripe per ti dhene shije me te mire.Sapo i heqim nga zjarri(duhen te skuqen mire pasi kjo ka rendesi shume) u hidhen siper djathe kackavall i therrmuar ose ne forem pete.Kerpudhat mund ti perdoresh dhe ne sallate keshtu te skuqura.Shoqerohen dhe ne pilaf zakonisht !

84Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Brokol dhe laker

200 gr brokol
200 gr laker
nje dore qepe te reja
300 gr oriz
2 thelpinj hudra
gjysme filxhani supe
2 veze
2 luge salce soje
nje kokerr buter
2 luge vaj
200 gr proshute
kripe dhe piper sipas nevojes

Brokoli i lare te prehet sa me imet, kurse fletet e lakres te prehen ne fije te holla. Kercejte e qepes te ndahen ne pjese te bardha dhe te gjelbra, pjeset e bardha te prehen per se gjati fije-fije. Te grihet imet hudra. Ne vaj te nxehur te fergohen brokoli, lakra, qepa(pjesa e bardhe) dhe hudra. Kur perimet te zbuten dhe te behen te kristalta, te perzihen orizi i zier, supa dhe salca e sojes. Te nxehet buteri dhe te qitet ne vezet e tundura dhe pastaj te perzihen me orizin. Te hidhet aty qepa e prere ne fije dhe te servohet me proshute te prere ne katrore.

85Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 20/1/2013, 06:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Paçe me midhje

Kaurdiset mielli me lyrë, sa të marrë një ngjyrë. Shtohet lëng midhjesh dhe pak ujë. Më pas shtohen midhjet, kripë, piper dhe i lëmë të ziejnë rreth 10-15 minuta. Kur shërbehet në pjatë, sipas dëshirës, hidhen hudhra të shtypura dhe uthull. Paçja del e bardhë dhe nuk përdoret salcë.

Për 1 person duhen:

15 copë midhje

1 lugë kafeje miell

1 qepshe me lëng midhjesh

5-2 thelpinj hudhra1 luge gjelle uthull

kripë, piper.

Biftek me sallam

Merret mishi tul dhe pritet kundër fijeve. Rrihet që të shkriftohet, i hidhet kripë, piper i bluar dhe skuqet lehtë me pak lyrë, pa krijuar cipë. Mbi biftekun e përgatitur vihet një fetë kaçkavall dhe sipër një fetë sallami (të dyja sa madhësia e biftekut) dhe skuqen. Kur shërbehen në tryezë, ua heqim kruajtësen e dhëmbëve. Shërbehen me patate të skuqura e feta limoni. Ky gatim përgatitet për raste të veçanta.

Nuk ka nevojë për masë, ngaqë përgatitja bëhet në varësi të personave.

Fileta peshku me pure patateshFiletat spërkaten me lëng limoni dhe lihen mënjanë. Patatet e qëruara ziejnë sa bëhen pure. U hidhet gjalpë dhe hudhra të shtypura. Pureja duhet të jetë e trashë. Në tavë vendoset pureja, sipër fetat e filetës, hidhen vezë të rrahura me miell, spërkaten me gjalpë e kaçkavall të grirë dhe piqen në furrë. Në këtë mënyrë përgatiten dhe gjuhëzat, të cilat kanë më paraqitje kur përgatiten në tigan (për një racion).

Për 4-5 persona duhen:

4-5 copë fileta

2 kokrra vezë

7-8 kokrra patate (1 kg)

2-3 lugë gjelle gjalpë
3-4 thelpinj hudhrash

2-3 lugë gjelle me djathë kaçkavall të grire

Supë peshku me perime

Në buljon të gatshëm hidhet orizi, karota në kubikë të vegjël, të bardhat e qepëve të njoma, ziejnë dhe priten me vezë dhe limon. Në fund hidhet gjalpë ose margarinë, si dhe majdanoz i grirë hollë. Sipas dëshirës, supës mund t’i hidhet oriz, por të trashet me pak miell dhe të pritet me vezë dhe limon. Kur shërbehet në pjatë i hidhet piper i zi i bluar.


Për 4-5 persona duhen:

1 qepshe e gjysmë me buljon3 lugë gjelle oriz

2 karota mesatare

2-3 qepë të njoma

4-5 fije majdanoz

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle me gjalpë

kripë, piper

Qofte me oriz Orizi pastrohet, lahet dhe vendoset të ziejë në ujë të valuar dhe kripë, sa të përgatitet një pilaf I thatë. Hiqet nga zjarri, lihet të ftohet pak dhe, duke e përzjerë me lugë druri I hidhen vezët një nga një. Shtohen nenexhik, kripë dhe piper. Në një tigan të posacëm (me gropa), hidhet vaj ulliri. Me lugë, hidhet nga masa e përgatitur. Skuqen, nga të dyja anët.

Për 1 gotë oriz duhen:

3-4 kokrra vezë

2 filxhanë kafeje vaj, për skuqje

kripë, piper, nenexhik.

86Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 24/1/2013, 06:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Hamburger te pergatitur ne shtepi
Gatime te ndryshme - Faqe 3 46406_417640698289708_1701274882_n
Perberesit
10 gr gjalp
2 qepe te prera holle
450-500 gram mish vici ose qengji i grir
majdanoz prer holle
1 veze te rrahur
krip,piper

Pergatitja
Porcedura eshte pak a shum e njejta si per qoftet normale, me diferencen qe ketu nuk shtojm buke te grir, dhe pasi kemi pleksur sebashku mishin me erezat dhe vezen ,nuk do ti bejm ne form topash si qoftet po do ti hapim me 1 thik duke i rrahur nga siper deri sa ato te behen te holla . Ashtu te holla si jan i skuqim ne tigan me pak vaj ulliri. Per ti dhen cik me shum shije sapo i keni skuqur dhe jan te ngrohta i hidhni siper 1 fet djathi per toast ose cfar do lloje tjeter djathi qe te shkri mbi to. Hahen thjesht si cjan me perime ose dhe te bera ´´ hamburger´.

87Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 24/1/2013, 06:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rrathet me proshute
Gatime te ndryshme - Faqe 3 390263_418639998189778_1395925743_n
Perberesit

300 gram miell
5 luge vaj
Me pak se ½ luge krip
1 qese pluhur pjekes (baking powder)
150 ml uje
100 gram proshut te prere holl

Pak vaj
1 veze per lyerje

Pergatitija
Brumin e zene e ndajme ne 7 pjese ,e hapim dhe e presim ne rripa. .E vendosim proshuten dhe e bejme rrolo dhe ne fund i japim formen e rrethit..E lyejm me te verdhen e vezes dhe e pjekim ne 180 grad rreth 15 minuta .

88Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 24/1/2013, 06:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Spring rolls
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Images
Përbërësit për 4-6 veta:
*800 gr jeshillëqe: rradhike,spinaq,gjethe panxhari te grira holle
*6 l. supe vaj ulliri
*1/2 filxhan gjalpë
*1/2 filxhan arra te prera holle (me dëshire)
*1/3 f. çaji qepe te njoma te grira
*2 veze
*200 gr djathë
*1 l. e vogël piper i kuq i ëmbël
*1/4 f. çaji qumësht 450 gr pete byreku te gatshme (i pakete)
Per sipër:
*2 te verdha veze
*2 l. supe qumësht

Pergatitja:
Hidhni te jeshillëqet 2 f. çaji ujë te ziejnë sa te zbuten. Ne tigan nxehnei3 luge vaj e 3 luge gjalpë. Hidhni arrat dhe qepet dhe i kavardisni 2-3 minuta, duke i përziere. Shtoni jeshillëqet e i përzieni për 2 minuta. Hiqni tiganin nga zjarri e lini te ftohet e me pas ,hidhni 1 veze, piperin e kuq e djathin. Kriposni por kujdes se djathi ka vete kripe.
Përzieni dhe mbajeni masën mënjane. Ngrohni furin 180 gr. Nxehni gjalpin tjetër dhe përziejeni ne një tas me qumështin ,vezën tjetër dhe me vajin qe ngeli. Lyeni nga kjo mase një tave nr 36 me 45. Merrni çdo here 1 pete e lyeni me masën gjalpë. Vazhdoni kështu me te tera petët, duke i shtruar njëra mbi tjetrën te lyera me mase gjalpë e vaj.
Shtroni masën e jeshillëqeve ne gjithë petët. Palosni petët qe tashme janë bere 1. duke u dhëne formën e roleve. mbyllni mire anët dhe vendosni ne tave me anën e palosur poshtë.
Përzieni 2 te verdhat me qumështin dhe lyeni sipër gjithë rolone. Piqeni për 35minuta, sa te kuqet sipër. Nxirreni e lini 10' te ftohet, prisni anët e rolos dhe pastaj priteni ne 8 feta me trashësi 5 cm.

Servireni me djathë dhe kos.

89Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 24/1/2013, 06:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lepur çomlek me qepe te vogla
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Images
Përbërësit për 4 veta:
*1 kg mish lepuri
*250 gr miell
*400 gr qepe te vogla
*30 gr gjalpë
*1 tufe e vogël majdanoz i prere fine
*1 gote vere e bardhe
*2 gota lëng mishi
*kripe e piper

Pergatitja:
Mishin lepurit te prere ne racione e lyeni me miell, pastaj e skuqni me gjalpë.
Ne një pjese ujë te ngrohte, shkrini dy gotat ,duke e shtuar pak e nga pak
Copat e lepurit i shuani me vere. Shtoni qepet dhe pak e nga pak lëngun e mishit.
E lini te zieje çomleku sa te mbetet ne lyre.
Kur e servirni ne pjate, shtoni dhe majdanoz sipër

90Gatime te ndryshme - Faqe 3 Empty Re: Gatime te ndryshme 24/1/2013, 06:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Club Sandwich
Gatime te ndryshme - Faqe 3 Images
erberesit per 4 persona
*12 feta buke per tost
*4 feta fileto te holla pule ose dicksa tjeter
*12 feta pançete
*3 domate te medha
*8 gjethe sallate jeshile
*150gr majoneze
*50gr gjalp ne temperature ambjenti
*patate te skuqura si garniture

Pergatitja:
Presim domatet ne feta te holla dhe i leme ne nje ane. Lajme gjethet e sallates, i fshijme mire me letra kuzhine dhe i leme edhe keto ne nje ane. Vendosim per tu pjekur ne grile ose ne nje tigan pa yndyre fetat e pançetes derisa te rezultojne krokante. Te njejten gje bejme edhe me filetot e pules ose fetat e proshutes se pules.I lyejme me pak gjalp fetat e bukes per tost dhe i vendosim ne paisjen e tostit per tu thekur per rreth 5 minuta, apo brenda ne furre te parangrohur ne 100°C per te njejten kohe; fetat e bukes duhet vetem te marrin ngjyre, dhe jo te thahen.

Pasi fetet e bukes jane pjekur, fillojme me pregatitjen e sanduiçit: lyejme me majoneze feten e pare te bukes, vendosim mbi te sallaten jeshile, fetat e proshutes ose filetos se pules dhe disa feta domate. E mbyllim shtresen e pare me nje fete tjeter buke te lyer me majoneze. Siper saj vendosim nje tjeter gjethe sallate jeshile, fetat e pancetes se pjekur dhe disa feta domate. E mbyllim se fundi club sandwich me nje fete tjeter buke duke ushtruar pak presion.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, e ndajme ne 4 pjese te barabarta duke patur kujdes te mos dale mbushja. I vendosim ne nje pjate te ceket si ne figure, shoqeruar me patate te skuqura.

*Keshille: Club Sandwich-it mund ti shtojme edhe veze te ziera te prera ne feta, feta te holla djathi, pak ketchup apo disa pika tabasko

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 3 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons