Forumi Kuq E Zi
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin 384701_487343014610458_374439862_n
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin


Disa studiues kanë zbuluar disa qeliza në tumore që duket se janë përgjegjëse për rritjen dhe përhapjen e sëmundjes.

Tre studime të veçanta mbi një mi duket se kanë konfirmuar dyshimet se rritja e tumorit nxitet nga të ashtuquajturat qelizat staminale të kancerit.

Studiuesit deklarojnë se kanë zgjidhur një nga misteret me kontroverse në fushën e kërkimeve për kancerin dhe thonë se puna e tyre shënon një hap përpara.

Studimet janë publikuar në revistat “Nature” dhe “Science”. Mjekët zakonisht reduktojnë përmasat e tumorit përmes terapive të ndryshme, por shpesh pacientët pësojnë një përsëritje dhe kështu tumori zgjerohet.

Studiuesit besojnë se kjo ndodh pasi terapia dështon në çrrënjosjen e një grupi të vogël qelizash që nxisin përhapjen e tumorit dhe që ndryshe njihen si qelizat staminale kanceroze.

Ekspertët besojnë gjithashtu se këto janë qelizat që duhet të vihen në shënjestrën e mjekëve për të eleminuar tumorin përgjithmonë, pa mundësi kthimi.

Prova për ekzistencën e qelizave staminale kanceroze ka qenë e dobët, por tani tre studime të ndryshme, drejtuesit e të cilave kanë punuar në mënyrë të pavarur, kanë arritur të provojnë të kundërtën.

Sipas tyre, prania e qelizave staminale kanceroze ndikojnë në zgjerimin e tumorit në tru, në pjesët e tjera të trupit dhe në kancerin e lëkurës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në botë ka më shumë se 20 vjet që i studiojnë, tek ne gati dy vjet që
kanë ngjallur interes. Qelizat staminale, mund të quhen edhe qelizat e
mrekullive, nëse është provuar se shërojnë përfundimisht talaseminë,
leuceminë dhe gjithë sëmundjet e gjakut dhe nëse provohet se shërojnë
një pjesë të mirë të llojeve të kancerit si dhe infarktin e miokardit. A
mund t’i besohet sot kërthizës? Mjekët thonë se po. Madje edhe në
Shqipëri. Flet për JAVA-n mjekja gjinekologe Rubena Moisiu
Qelizat staminale zhvillojnë tumorin Stem-cells137

Ka diçka më shumë se një vit që flitet për të tek ne, edhe pse në
laboratorët e search-erave botërorë, studiues dhe specialistë të
mjekësisë i kanë kushtuar më shumë se dy dekada. E megjithatë, ka ende
shumë për të parë, ende shumë për të bërë dhe ende shumë për të
vërtetuar. Nëse kësaj pune do t’i nxirrej fundi, atëherë mund të thuhej
se për fare pak njerëzimi mund të shpëtonte njëherë e mirë nga shumë
sëmundje vdekjeprurëse dhe të tjera që pasojnë lëngatën e sa e sa
pacientëve në nevojë. Kanë dhënë rezultate absolute në pjesën më të
madhe të sëmundje të gjakut, përfshi këtu talaseminë aq të përhapur, si
edhe leuceminë, të njohur ndryshe si kanceri i gjakut.
Mrekullibërëset e kanë emrin “qelizat staminale”, Steam Cells, dhe e
kanë zanafillën në zanafillën e jetës. Ato janë qelizat e pa
diferencuara që ndodhen në kordonin ombelikal që lidh placentën e nënës
me foshnjën. Të ruajtura në banka të posaçme, ato mund t’i vijnë në
ndihmë jo vetëm foshnjës që sapo lindi, por edhe gjithë familjarëve që
kanë të njëjtin material gjenetik, në një moment të caktuar të jetës,
nëse është nevoja të zëvendësojnë qeliza të tjera të sëmura në trup. Ato
mund të bëhen gjak, ato mund të bëhen palcë, ato mund të bëhen tru,
kockë, mëlçi, veshkë... Është pikërisht kjo mrekullia që mund të bëjnë
qelizat e pa diferencuara, të diferencohen sipas nevojave që ka trupi në
të cilin mund të injektohen një ditë. Për herë të parë në vendin tonë
mbledhja dhe dërgimi i qelizave burimore për t’u ruajtur në një bankë të
specializuar u përdor në vitin 2009. Sot, mësohet se tek ne operojnë
përfaqësues të një banke zvicerane një gjermaneje, një grekeje dhe një
banke belge. Deri tani, shumë nëna kanë kërkuar që fëmijës së tyre t’u
ruhet materiali embrional i kërthizës. Interesimi është i lartë, të
paktën deri në momentin e përballjes me kostot, që duhet thënë se nuk e
pakët për një familje mesatare shqiptare. Në varësi të bankës ajo shkon
mesatarisht nga 750 deri në 1200 apo 1800 euro. Procedura e marrjes së qelizave staminale është e
thjeshtë dhe realizohet tashmë në të gjitha spitalet gjinekologjike dhe
klinikat private të këtij lloji në vendin tonë. Pas rolit të mjekut në
marrjen e gjakut nga kordoni i kërthizës, procedura vazhdon me
nënshkrimin e një kontrate noteriale midis klientëve dhe përfaqësuesve
të bankës që ata kanë zgjedhur të ruajnë “qelizat punëtore” për 20 vitet
e ardhshme.
Po a mund të quhet kjo me plot gojën një zbulim i mrekullueshëm? Sa
rezultat ka dhënë? Çfarë mund të thuhet më tej? Me të vërtetë mund të
shërojë leuceminë? Edhe infarktin? Si e mendojnë shqiptarët? Sa nëna
kanë zgjedhur të sigurojnë nëpër banka qelizat e zanafillës? Sa kushton?
A është e thjeshtë? Sigurisht që cilido mund të bëjë një mori
pyetjesh...është e natyrshme, për sa kohë ideja se të keqes më të madhe
me shëndetin mund t’i bësh ballë fare lehtë duke i paraprirë madje,
është me të vëretë intriguese. Për një shpjegim më të hollësishëm, në
një intervistë të shkurtër, flet për JAVA-n, Rubena Moisiu, drejtoresha e
maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë.
Çfarë janë qelizat staminale dhe ku gjenden ato?
Qelizat staminale janë qeliza embrionale të pa diferencuara. Që do
të thotë që janë qelizat nga ku fillon e krijohet gjithçka, krijohet
embrioni. Pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e tyre, sepse në një të
ardhme, këto qeliza të pa diferencuara mund të kthehen në çfarëdolloj
qelize që ti ke nevojë, pra që një njeri i sëmurë ka nevojë. Ka dhe
vende të tjera ku këto qeliza mund të gjenden, por vendi më i thjeshtë
ku gjenden dhe ku mund të mblidhen është gjaku i kordonit ombelikal, ose
ajo që në gjuhën popullore quhet kërthiza, që lidh placentën me
fëmijën. Përveç gjakut, aty mund të merret edhe një lëndë tjetër, që
quhet “substanca e Evartonit”, e cila gjendet gjithashtu te kordoni
ombelikal, brenda tij. Janë pra pikërisht këta dy elementë tek të cilët
gjenden qelizat staminale. Këto qeliza, më pas diferencohen, pra
përkthehen nga organizmi i njeriut sipas nevojave të tij.

Çfarë nënkupton shkurtimisht ruajtja dhe më tej përdorimi i këtyre qelizave?
Ato kanë mënyrën e vet të marrjes, që do të thotë se kanë një
sistem të përbërë nga dy qese. Aty fytet shiringa, bëhet thithja e
materialit dhe gjaku mblidhet në këto dy qese, të cilat më pas dërgohen
menjëherë në një bankë të specializuar për ruajtjen e këtij lloj
materiali, të cilat funksionojnë sipas një sistemi të sigurt dhe
korrekt, sikurse edhe bankat e gjakut. Ky gjak, si dhe substanca e
Evartonit që përmban pra qelizat staminale, mund të ruhet nga këto banka
për deri në 20 vjet. Në këto 20 vjet, në qoftë se ky çift ka fëmijë të
sëmurë më përpara, apo bën fëmijë të tjerë të sëmurë më pas, apo i
nevojiten këto qeliza për ndonjë nga pjesëtarët e tjerë të familjes,
gjenetikisht të njëjtë me të, atëherë ata kontaktojnë me bankën dhe vënë
në funksion këtë ‘pasuri’ të ruajtur aty. Pra gjaku që përmban qelizat
staminale i marrë nga kordoni i një të sapolinduri, mund të përdoret nga
motrat dhe vëllezërit e tij, prindërit, gjyshërit e kështu me radhë.

Në çfarë sëmundjesh është provuar se implanti i qelizave staminale ka dhënë efekt të padiskutueshëm?
Kryesisht, deri më tani është vërtetuar që qelizat staminale,
efektet më të mëdha dhe më të mira i kanë tek sëmundjet e gjakut, duke
filluar që nga talasemia, e cila është shumë e përhapur, në ditët e
sotme numri i fëmijëve që marrin çdo javë gjak është vërtet i frikshëm.
Por nuk përjashtohen edhe sëmundjet më të rënda të gjakut, leucemia, apo
e quajtur ndryshe kanceri i gjakut, i cili është më i rrallë, por që
mund të preki edhe fëmijë. Marrja e këtyre qelizave, në rastet e
sëmundjeve të gjakut, nuk është thjesht një mjekim i mirë, pra që
zëvendëson tashmë rutinën e marrjes së gjakut në rastin e talasemikëve,
apo mjekim i deridikushëm i leucemisë. Është vërtetuar se futja dhe
stimulimi i tyre në trupin e të sëmurit, është shërim për të. E thënë
thjesht, kjo procedurë, nënkupton zëvendësimin e qelizave të cilat janë
të sëmura, me këto qeliza staminale, të cilat rikrijojnë nga e para
qelizat e gjakut, për shembull, ose qelizat e një organi tjetër që është
dëmtuar. Sepse ato janë qeliza të pa diferencuara, dhe, si të tilla,
janë në gjendje që kur futen në organizëm, të transformohen apo të
zhvillohen në çfarëdolloj qelize që organizmi ka nevojë. Në qoftë se një
çift ka një fëmijë talasemik të mëparshëm dhe lind një fëmijë të dytë i
cili nuk është talasemik, me gjakun e kordonit ombelikal, pra me anë të
këtyre qelizave staminale, shërohet përfundimisht fëmija i sëmurë.
Megjithatë, duhet thënë se kjo është një temë, e cila akoma është objekt dhe subjekt studimesh në shumë
laboratorë të botës, sepse ka akoma pjesë për të zbuluar. Për shembull,
së fundi është duke u menduar se me këto qeliza mund të trajtohet edhe
infarkti i miokardit.

Kur u fol për herë të parë për ruajtje të qelizave staminale?
Ideja është shumë më e hershme sesa, le të themi, konkretizimi i
saj. Nuk mund të flas me vite të sakta, por studimet kanë filluar mbi 20
vjet më parë. Natyrisht që nuk është përkrahur që në fillim, kishte
mjaft skepticizma, dh vazhdon të ketë. Ndërkaq, akoma edhe sot ka
studime kontradiktore. Një pjesë e mirë e studiuesve thonë se kjo ka
efekt, ashtu sikurse një pjesë tjetër e tyre thonë se provat kanë
rezultuar të paefektshme. Por studimet nuk mbarojnë asnjëherë, ndaj dhe
vlera e tyre nuk mund të quhet tërësisht e njohur. Mund të ketë edhe
shumë për të thënë, sikurse mund të hidhen poshtë një pjesë e mirë e
atyre që deri më tani merren si të mirëqena. Por, nga ana tjetër, janë
dhënë fakte për trajtime, - sidomos të sëmundjeve të gjakut, - të cilat
kanë rezultuar të efektshme dhe pacientët kanë gjetur shërim. Dikur, për
shembull, fëmijët talasemikë janë kuruar me transplant të palcës së
kockës së vëllait apo motrës së shëndoshë. Tani, me hyrjen e qelizave
staminale ka filluar të zëvendësohet ky transplant me këtë gjak të
kordonit ombelikal.

Si dhe kur kjo procedurë u bë e njohur edhe për mjedisin shëndetësor shqiptar?
Tek ne kjo metodë ka zbritur nëpërmjet mjekëve, të cilët kanë
fituar eksperienca, specializime dhe aftësime të tjera jashtë vendit.
Praktikisht, në Shqipëri, ka qenë paksa e vështirë, pikërisht ana
praktike e saj, pra ana teknike. Teknikisht, marrja e qelizave staminale
kërkon një pajisje, - një set i thjeshtë i përbërë nga dy rezerva
plastike të lidhura me tuba, dhe aspak i shtrenjtë, - por ama që duhet
marrë në banka të posaçme që bëjnë ruajtjen e tyre dhe më pas duhen
dërguar sërish atje bashkë me materialin e marrë. Megjithatë, edhe kjo
fazë është tejkaluar, sepse këto pajisje kanë hyrë edhe në Shqipëri.
Aktualisht gjen degë të ndryshme ose përfaqësues të bankave të ndryshme
të botës që bëjnë ruajtjen e qelizave staminale. Këta përfaqësues janë
të interesuar dhe marrin kontakte të vazhdueshme me mjekët e fushës dhe
me nënat shtatzëna, për t’i vënë në dijeni për këtë metodë. Në qoftë se
një çift bie dakord që më parë që do të ruajnë qelizat staminale, bëhet
kjo marrëveshje dhe në momentin e lindjes së fëmijës, ata janë të
pajisur, pra e kanë me vete setin e pajisjeve që do të nevojiten për
marrjen e këtyre qelizave nga kordoni ombelikal. Kjo është një procedurë
vërtetë e
thjeshtë. I ngjan, le të themi, injeksionit në venë. Askush nuk
përballet me asnjë risk. Ajo me të cilën punohet është pjesa e
kordonit.

Duke folur nga rastet që është përdorur, mund të thuhet se kjo
është një procedurë që ka ngjallur interes në rritje tek prindërit e
rinj?
Ende është herët për të thënë se është kthyer në një trend
interesimi. Ndërkohë duhet thënë se është thjesht fillimi. Ne kemi pak
kohë që kemi filluar të sensibilizojmë pacientët, nënat shtatzëna, dhe
ky sensibilizim natyrisht që nuk e jep rezultatin që në muajt e parë.
Përveç kësaj, ka edhe një pjesë tjetër që nuk i favorizon të gjithë,
çmimi. E gjithë procedura që kryhet, pra dhënia e kitit dhe ruajtja në
bankë ka një çmim “X”, që mund të variojë, me përafërsi, nga 750 euro
deri në 1200 apo 1800 euro, në varësi të bankës. Të interesuar mund të
ketë plot, dhe ka, sepse edhe mua më kanë kontaktuar shumë herë. Por
pastaj kur shkojnë kontaktojnë atje ku duhet, marrin vesh dhe çmimin,
tremben. Paratë paguhen një pjesë në momentin e rënies dakord dhe
nënshkruan një kontratë me ta dhe më pas, pasi dërgohet gjaku për
analiza atje dhe shikohet që parametrat e kërkuar janë në rregull,
paguhet edhe pjesa tjetër.

Pse, mund të ndodh edhe që të dështojë? Të mos ketë qeliza staminale?

Varet se si është marrë lënda. Unë e thashë që është një procedurë
fare e thjeshtë, por kërkon seriozitetin dhe kushtet e saj specifike.
Varet pastaj nëse ky prind ka një infeksion, siç mund të jetë hepatiti
për shembull de kjo e bën të pavlefshme procedurën. Pra banka ka disa
kritere të vetat dhe këto kushte janë gjithmonë mjekësore. Është ajo që
bën të gjitha ekzaminimet e nevojshme për gamën e sëmundjeve që mund të
përmbajë gjaku, përfshi këtu edhe HIV Aids dhe bën pastaj vlerësimin.
Në qoftë se materiali nuk pranohet atje, atëherë mendoj se pacientit i
kthehet parapagesa. Të paktën kështu mendoj unë se duhet të jetë.

Rreth sa raste numërohen të kenë përqafuar këtë metodë në spitalin
tuaj dhe a kryhet kjo procedurë edhe në klinika e spitale të tjera në
vend?
Brenda këtij viti tek ne, me sa unë di, janë realizuar katër raste,
jo më shumë. Natyrisht përfaqësuesit e bankave kontaktojnë me të
gjithë, sepse interesin e kanë që sa më i lartë të jetë numri. Prandaj
mendoj se kjo është një procedurë që aplikohet edhe në spitalet e tjera,
përfshi edhe ato private. Nuk di të flas për shifra, por po, marrja e
qelizave staminale është aplikuar edhe në spitalet tona private. Në fund
të fundit ajo është një procedurë e thjeshtë, nuk kërkon ndonjë
kualifikim të lartë, është e parrezikshme për sa kohë nuk prek nënën dhe
foshnjën.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons