Forumi Kuq E Zi
Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë debatuar të mërkurën mes tyre, në lidhje me shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak Vladimir Gjonaj.

Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti nuk ka lejuar te flasin këshilltarët socialistë, të cilet nuk ishin vene ne dijeni me pare te kesaj kerkese, kur ajo ishte depozituar ne Keshill qe ne 27 shkurt te ketij viti.

Keshilltarët socialistë jane larguar dhe jane rikthyer vetem pas negocimit te bere nga keshilltari i PDIU-së, Tahir Muhedini, i cili ka insistiuar qe vendimet te miratohen ne prani te te gjithe keshilltarëve.

Pas mbledhjes se kryetareve te grupeve, socialistet jane rikthyer ku kane miratuar vetem 3 nga vendimet ne Këshill, nje nga te cilat ishte bonusi per strehimin, ku te ndara sipas zonave qytetaret perfitojne jo me shume se 50 për qind te vleres se qirase per secilen zone.

"Ky bonus jepet për familjet në nevojë për strehim dhe është shumë e drejtë. Kategoria e parë është 16 gati 17 mijë lekë. Kjo kategori merr bonus për ndihmë ekonomike dhe për të subvencionuar qiranë në zonën e parë, kur ky është trefishi i një ndihme që mund të marrë te zona e tretë. Propozimi ynë që është të shtohet shuma për zonën tre që është 6900 lekë. Këtë propozuam edhe ne në Komision", tha këshilltaro socialist, Gent Gazheli.

Këshilltarët socialistë i kanë kërkuar shpjegime kryetarit te Bashkise Lulzim Basha lidhur me rritjen e taksave dhe tatimeve, per biznesin e vogël.

"Në 90 për qind të rasteve për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre si biznesi i vogël në zona të ndryshme të Tiranës, pavarësisht sa e ka deklaruar xhiron vjetore për vitin 2012, nuk i është marrë parasysh xhiroja e deklarimit, por në kundërshtim me ligjin administrata e tatim-taksave e ka tatuar në cdo rast një apo dy shkallë më lartë. Sipas vetë tregtarëve nivelin e deklaruar zero deri 1 milion lekë, e kanë rritur me 1 deri 2 milionë, nivelin 1 deri 2 milionë e kanë rritur me 2 deri 3 milionë lekë. Eshtë dyfishuar detyrimi tatimor pa u konsultuar fare me biznesin, ndërkohë që kasa fiskale është një detyrim tjetër ligjor, që vërteton xhiron e bizneseve, por që administrata mesa duket nuk do ta marrë parasysh", tha kryetari i këshilltarëve socialiste, Aldrin Dalipi.

"Nuk ka patur dyfishim apo rritje taksash në qytetin e Tiranës. Unë nuk kam propozuar diçka të tillë, Këshilli nuk ka miratuar diçka të tillë dhe dihet botërisht që kryetari i Bashkisë së Tiranës është kundër rritjes së çdo takse. Përkundrazi, ku Këshill ka miratuar ulje të taksave dhe eliminim të afro 60 tarifave nga lista e Bashkisë së Tiranës.Rezultati është i qartë, që është qyteti i Tiranës sot, për të njëjtën kategori taksash merr 6 herë më pak se një bashki tjetër e një prej qyteteve të tjera të Shqipërisë", tha Basha.

Ndonese me insistim, Këshilltari socialist Gent Gazheli kerkoi kryetari Kosovrasti, cilat ishin ishin arsyet e shkarkimin te sekretarit Gjonaj, nuk mori pergjigje, pasi per disaten here Kosovrasti u ka nderprere fjalën, gje per te cilen u kritikuar dhe nga kryetari i Bashkise Basha, i cili insiston te mos krijohen konflikte ndermjet keshilaterve.

Ne fund vetem me 29 vota te mazhorances eshte votuar shkarkimi i Gjonajt dhe emerimi i Behar Zenelit, në funksionin e sekretarit, i cili vjen nga radhët e LSI-së.

tch

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons