Forumi Kuq E Zi
Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Rama: Jo aleancë me LSI-në, as me të djathtët e Topit RamaZamir Alushi



As LSI, as partia në krijim e Topit nuk janë në planin e PS-së për zgjerimin e koalicionit të zgjedhjeve të ardhshme. Në mes të krizës me aleatët e koalicionit, kreu i PS-së, Edi Rama, është munduar t’i qetësojë ata, ndërkohë që nuk lë asnjë mundësi për ta zgjeruar këtë bashkim. Rama e përdor Twitter-in çdo ditë, ashtu siç u ndihmua Obama nga ky lloj komunikimi, para se të vinte në pushtet. Kështu beson kreu i PS-së, Edi Rama, i cili vazhdon të lëshojë çdo ditë mesazhe on line dhe përmes internetit te mediat e tjera. Ky lloj komunikimi me njerëzit, sipas tij, mund të ndihmoj ta bëjë të tretshëm programin shumë pretendues Rilindja Shqiptare. A është i besueshëm ky program? Ndiqni përgjigjet e zotit Rama në këtë intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Shekulli”.



Duket se nga perëndimi po fryn një erë e re për Shqipërinë. Kemi parasysh mesazhet që ju sollët nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe së fundi entuziazmi me të cilin u kthyet nga Britania e Madhe. Çfarë pret SHBA dhe Britania nga opozita?

Lejomëni që modestisht t’ju them se çdo vizitë e çdo partneritet në çdo nivel, qeveritar apo opozitar, me këta dy aleatë të mëdhenj të shqiptarëve nuk nënkupton preferenca partiake dhe s’është as e drejtë e as serioze të trajtohet ndryshe, përveçse si interesim e mbështetje për Shqipërinë si e tërë dhe për shqiptarët si një popull mik i Shteteve te Bashkuara dhe i Britanisë së Madhe. Pa këta dy aleatë vizionarë dhe liderët e tyre të mëdhenj Shqipëria s’do ishte sot një vend i lirë, Kosova s’do ishte sot një shtet i pavarur, shqiptarët s’do ishin sot më të dëgjuar e të respektuar si komb se sa kurrë më parë. Edhe vizitat tona ishin pjesë e këtij interesimi konstant dhe mbështetjeje tradicionale strategjike, jo për një parti, po për një Shqipëri ku demokracia të funksionojë si duhet, e ku mirëqenia ekonomike dhe sociale e shqiptareve të mos kërcënohet nga qeverisje të kthyera në problem për mbarëvajtjen e punëve të vendit tonë. Era e re, siç dëshironi ta quani ju, është shprehje e kësaj të vërtete të thjeshtë të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara si partneri ynë më i madh strategjik e me Britaninë e Madhe si aleati i madh historik i Shteteve të Bashkuara në përpjekjen e gjithanshme për një botë më të mirë.



Si përthyhet kjo situatë pozitive te opozita? A ndiheni më afër pushtetit?

S’ka dyshim për mua se opozita e sotme dhe përkatësisht Partia Socialiste përbën një partner të besuar e të besueshëm për të çuar punët e vendit tonë në drejtimin e dëshiruar nga këta miq të mëdhenj për Shqipërinë e shqiptarët. Ne sot jemi një alternativë e qartë për Shqipërinë dhe zgjedhja e shqiptarëve është e qartë: Ose një fillim i ri politik e shoqëror për një Rilindje Shqiptare ose dorëzimi përballë rrënimit të mëtejshëm.



Si u prit nga personalitetet laburiste programi “Për një Rilindje Shqiptare”?

Laburistët angleze janë burimi më i pasur i frymëzimit politik të Partisë Socialiste që kam nderin e sfidën ta udhëheq qysh prej vitit 2005 në një proces reformimi tërësor. Unë vete si shumëkush i jam mirënjohës laburistëve të Blair-it për formimin tim politik, sepse pa Neë Labour-in e Rrugës së Tretë e majta në botë do të kishte humbur në rrugën e transformimeve të mëdha strukturore të shoqërisë dhe as ne socialistët shqiptarë s’do ta kishim pikën më të fortë të referimit në kontekstin e këtij shekulli të ri që i dha botërisht të majtës vizioni largpamës i Tony Blair-it. Kështu që duke vizituar laburistët në Londër për të diskutuar programin për një Rilindje Shqiptare, ne patëm mundësinë të gjendemi mu në burimin e frymëzimit tonë. Dhe prononcimi aq i ngrohtë i njeriut kyç të programit të famshëm laburist të vitit 1997, David Miliband, pas diskutimit që patëm mbi programin tonë ishte padyshim vlerësimi më i bukur e frymëzues që mund të merrnim për të vazhduar me kurajë e energji të shumëfishuara rrugën e programit tonë.



Programi i PS-së këtë radhë duket se ka rritur menjëherë ndjeshmërinë e publikut për disa çështje ekonomike. Cila është teknologjia e opozitës për ta bërë të tretshëm për publikun këtë projekt?

Ne jemi ne një proces që e kemi quajtur Rruga e Programit, ku po ndalemi në tryeza të hapura publike për të komunikuar me çdo grup interesi, me çdo shoqatë e individ të interesuar për të dhënë mendimet e tij dhe ku do të ndalemi edhe me çdo komunitet në vijimësi në çdo cep të Shqipërisë. Për të folur, po edhe për të dëgjuar. Për të vënë gishtin në plagë, po edhe për të gjetur terapinë e duhur të kurimit e të shërimit të plagëve të mëdha. Për ta bërë programin për një Rilindje Shqiptare pronë të sa më shumë shqiptarëve. Sepse ne nuk duam të shkruajmë thjesht një program elektoral, po planin më të detajuar që një forcë politike ka pasur në këto 20 vjet beteja për të qeverisur Shqipërinë. Ky plan do te jetë kontrata jonë me shqiptarët.



Që në faqet e para të kapitullit “Rimëkëmbje ekonomike”, (bie në sy huazimi i shprehjeve të Rilindjes), me germa të mëdha premtohen 300 mijë vende pune. A e besojnë njerëzit e thjeshtë? A e keni testuar këtë në publik?

Ne besojmë se s’mund të jetohet qetësisht më tutje në një Shqipëri ku papunësia rritet dhe duam të investohemi me mish e me shpirt për punësim real. Të papunët kanë kapërcyer numrin 1 milionë. Këtu hyjnë padyshim edhe shumë njerëz që vërtet gjejnë sot një punë të zezë që s’e kanë pasur dje dhe e humbasin nesër, por ama të gjithë nuk janë të siguruar, nuk kanë perspektivë, nuk quhen dot as të punësuar as gjysmë të punësuar sipas konceptit që punësimi ka në botën demokratike. Përgjigja ime është po, unë besoj se ne mund t’i krijojmë 300 mijë vende duke pasur parasysh edhe potencialin e madh e të pashfrytëzuar për punësim real që ka fshati ku është kthyer koha e viteve të para të shekullit XX, po ku ka ardhur koha të hyjë shekulli i ri me sistemin e ri të ekonomisë rurale.



Ju keni artikuluar vendosjen e taksës progresive. A është kjo përgjigjja e duhur ndaj krizës ekonomike?

Ne besojmë se taksa e sheshtë nuk është alternativë zhvillimi, po rrënim i pandërprerë i shtresës së mesme e të varfër, e këtu fus edhe të gjithë ata që jetojnë me një biznes të vogël familjar a me një biznes të mesëm që kërkon të zhvillohet. Taksa e sheshtë që detyron infermieren te paguaje me shume se sa doktori kryeministër, policin te paguaje me shume se sa ministrin e brendshëm, mësuesen te paguajë më shumë se sa deputetët e me radhë, është një abuzim i mirëfilltë dhe i patolerueshëm për frymën e së drejtës që ne duam të sjellim në jetën e vendit. Përballë taksës së sheshtë ne kemi alternativën e taksimit të ndershëm. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. Për ne taksapagimi sipas të ardhurave është shprehja më kuptimplote e patriotizmit dhe forma më e drejtë e ndarjes së përgjegjësisë për zhvillimin e vendit e për sigurimin e të ardhmes së fëmijëve të gjithkujt. Ne jemi të bindur se në kushtet e sotme, kur 95% a më shumë e vete biznesit të madh rropatet mes referencash, gjobash, ryshfetesh, burokracirash e pengesash nga më skandalozet, ndërsa më pak se 5% e tij përfiton pa garë pasurira e të drejta që u mohohen harbutërisht të tjerëve, ka interes të shohë përtej sistemit të sotëm fiskal. E besoj megjithë zemër se Rruga e Programit ku jemi ndalur e vazhdojmë të ndalemi për të komunikuar me këtë komunitet të marrë peng do të sqarojë reciprokisht shumë gjëra. Progresiviteti është parimi ynë, por jetësimi i këtij parimi në funksion të një taksimi të ndershëm edhe për biznesin e madh nuk është një fjalë goje, po kërkon një konceptim të kujdesshëm duke zgjedhur rrugën e duhur për ta nxitur e mbështetur dhe në asnjë mënyrë për ta frenuar apo dëmtuar biznesin. Kush merr sadopak vesh nga kjo punë e di që ka shumë zgjedhje e artikulimi të mundshme teknike pa braktisur parimin tonë themelor të progresivitetit, por po ashtu pa rënë në kurthin e një vënieje mekanike në jetë të tij. Kjo e fundit s’do sillte më shumë zhvillim, po vetëm më shumë dhimbje shtrënguese për biznesin që sot lëngon edhe pse paguan një taksë të sheshtë vetëm 10%.



Si do të jetë shëndetësia dhe arsimi kur të qeverisë e majta?

Mbi 1 milionë shqiptarë të papunë, jo sepse s’duan të punojnë po sepse s’gjejnë dot punë, e për këtë arsye janë të pasiguruar, detyrohen sot të paguajnë fatura të papërballueshme për të marrë shërbim shëndetësor. Ne besojmë se kjo është e padrejtë dhe e padenjë për një shoqëri në mes të Europës në vitin 2012. Alternativa jonë është shërbimi shëndetësor universal, që s’do e lërë asnjë shqiptar pas derës së spitalit për shkak se s’ka mundësi për të paguar. Nëse qeveria e sotme u thotë shqiptarëve që shërbimet publike merren sipas mundësisë për të paguar, ne u themi jo, shërbimet publike duhet dhe do të merren sipas nevojës. Prandaj edhe do të ngremë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor duke detyruar shtetin ta blejë për ta shërbimin që s’e blejnë dot të varfrit e të papunët. Arsimi është një tjetër plagë që zgjerohet për shkak të një politike qorre që po sjell si pasojë rritjen e analfabetizmit dhe shndërrimin e universiteteve publike në strehë për të grumbulluar për disa vite në mes të rrëmujës e të mungesës së çdo konkurrence e merite të rinjtë e papunë në kushtet kur qeveria është duartlart përballë papunësisë rinore që shtohet vit pas viti. Për ne arsimi është politika më e mirë ekonomike dhe ne do të ndërtojmë një sistem arsimor që prindërve të mos u thithë si piramidë kursimet e tyre dhe të rinjve të mos u japë diploma pa pikë vlere, po t’i përgatisë për punë.



Një pikë mjaft pretenduese duket kapitulli “Rivendosje e demokracisë”. Po brenda në PS si është gjendja e demokracisë? Një nga bashkëpunëtorët tuaj të afërt, Blushi, (ish anëtar i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe), e quan të padrejtë përjashtimin e Kastriot Islamit…

Shprehje e demokracisë së brendshme në PS është edhe ky opinion krejt personal.



Perceptimi i krijuar nga disa deklarata të Ambasadorit të SHBA, Arvizu ka qenë se qeveria është e konsumuar nga pushteti, por opozita nuk i ka përmbushur pritshmëritë. Ndërkaq, disa raporte ndërkombëtare, mes tyre dhe “The Economist” flasin për rënie të treguesit të demokracisë, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit. Çfarë këshillash morët në Uashington për daljen e vendit nga kjo situatë?

Këshillat e Uashingtonit për politiken shqiptare janë publike, ambasadori Arvizu është një mik i mire i shqiptarëve dhe opinionet e tij janë gjithnjë opinionet e një miku të mirë.

Në Bruksel u dorëzua plan-veprimi i qeverisë për statusin, i mbështetur edhe nga opozita. Në ç’masë varet nga PS arritja e objektivit të Shqipërisë për marrjen e e statusit të Kandidatit për në BE?

Partia Socialiste ka bërë me perpikmëri të gjitha detyrat e shtëpisë dhe nëse ka progres ka progres vetëm në ato pika të rekomandimeve të BE për statusin që lidhen me domosdoshmërinë e angazhimit të opozitës. Ndërsa funksionimi i drejtësisë, lufta kundër krimit e korrupsionit e me radhë pikat që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit, mbeten pjesa e errët e procesit për përmbushjen e rekomandimeve.



Kemi pare se mazhoranca po plotëson thuajse të gjitha kërkesat e opozitës në Kuvend lidhur me plotësimin e ligjeve që kërkojnë edhe votat e PS-së. Po në hartimin e Kodit Zgjedhor, cilat janë kërkesat tuaja që po hasin rezistencë?

Për sa u takon ligjeve me 3/5-at qeveria s’ka rrugë tjetër përballë një ekipi socialist në Komisionin e Ligjeve të përgatitur shumë seriozisht, për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë që lidhen me ligjvënien në kuadër të përpjekjes për marrjen e statusit te kandidatit. Ndërsa në punën për Kodin ne kemi një divergjencë themelore me qeverinë, sepse për ne sistemi duhet përmirësuar në funksion të rritjes së proporcionalitetit e të barazisë së votës, ndërsa për palën tjetër sistemi as nuk duhet të diskutohet. Për të ardhur keq qëndrimi i LSI që marrëveshjen e saj të koalicionit me PD e ka kushtëzuar publikisht pikërisht me korrektimin kombëtar dhe në këtë proces bën si zakonisht të kundërtën e asaj që thotë. Në aspektet e tjera reforma po ecën me seriozisht se sa para shtyrjes së pajustifikueshme të afatit të saj dhe shpresoj shumë që të mos kërkohet një shtyrje tjetër afati që do të komprometonte rëndë, jo thjesht reformën, po vetë cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme.



Nga partitë e tjera të koalicionit opozitës është kërkuar korrektimi i sistemit aktual zgjedhor. Së fundmi, ka pasur edhe një reagim të zhurmshëm përmes një tufe deklaratash ankimore ndaj PS nga aleatët tuaj pas një prononcimi të Blushit që tha se PS ka prioritet koalicionin me qytetarët. Gjykimi juaj?

Reagimi më i fundit i aleatëve tanë të respektuar nuk m’u duk as i drejte dhe as i dobishëm. Nuk m’u duk i drejtë sepse ata e dinë fort mirë pozicionin tonë, ashtu siç dinë po aq mirë se ne nuk mund të imponojmë konsensus nën kushtet kur pala tjetër nuk pranon të negociojë asgjë për sistemin aktual. Ndërkohë që objektivi ynë për t’i vlerësuar qytetarët si potencial për zgjerimin e koalicionit është jo i nevojshëm, por i domosdoshëm. Nuk m’u duk as i dobishëm sepse krijon pa qenë hiç nevoja një imazh jo fort pozitiv për koalicionin e për ata vetë, ashtu siç potencon qëllimin e kundërshtarit për t’a ekspozuar diskutimin mes nesh si një krizë të koalicionit, e cila në fakt nuk ekziston. Aleatëve ne do t’u japim të gjithë vëmendjen e konsideratën që meritojnë përmes një marrëveshje të qartë, efikase dhe transparente me gjithë votuesit e Aleancës për të Ardhmen për forcimin e bashkëpunimit e për rritjen e peshës së koalicionit tonë fitues.





Ngjarja më e afërt që do të vërë në provë aftësitë e klasës politike për kapërcyer krizat, është zgjedhja e presidentit të ri. Ky qëndrim i juaj, në unison me ndërkombëtarët, duket se nuk ka gjetur jehonë te pala tjetër…

Pala tjetër s’ka ende vullnet për të kuptuar se mënyra se si do te zgjidhet Presidenti i Republikës dhe pranueshmëria e figurës së Presidentit te ri nga të gjitha palët është testi më kuptimplotë për fatin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE. Nëse kryeministri do t’i shkojë deri ne fund rrugës që ka paralajmëruar, do të jetë përsëri përgjegjësi i vetëm për dështimin për të tretin vit radhazi me statusin e kandidatit. E këtë herë s’do thotë dot asgjë për askënd, por do të duhet të largohet nga qeveria për të mirën e gjithkujt pa i rënduar më në qafë Shqipërisë me pasojat që mbiprodhon politika e tij, po pse jo edhe pa i rënduar me si një hije kërcënuese lirisë së zgjedhjeve të ardhshme.



Qëndrimi juaj për kandidaturën e Fatos Nanos nuk ka qenë mbështetës, por i zbutur. A do ta votojë PS Fatos Nanon, nëse procesi nuk arrin të nxjerrë nga radhët e së majtës një figurë më konsensuale se ai?

Kjo nuk është çështje radhësh brenda së majtës, po bashkimi të të gjitha radhëve politike për një President që të jetë garant i unitetit të popullit siç e kërkon Kushtetuta e Republikës. Barrikadimi i detyruar i palëve me kandidatë respektivë, do të ishte humbje e qartë e testit që ky proces përbën për Bashkimin Europian dhe për Shtetet e Bashkuara si mbështetëse të fuqishme të integrimit europian të Shqipërisë.



A ka lidhje me zgjedhjen e presidentit bllokimi i mandatit te Seserit nga mazhoranca?

Ne mendojmë se absolutisht po. Kryeministri ka një shumicë gjithnjë e më të shpërbërë së brendshmi që ende e mban bashkë vetëm uria që shuhet me përfitimet e përditshme nga pushteti. Saliun e tmerron vota e fshehtë, sepse tanimë në atë shumicë ka humbur kohezioni dhe ka triumfuar logjika e pazarit që, dihet, në fshehtësinë e një votimi si ai i Presidentit ka shumë gjasa ta rrënojë çdo kandidat të imponuar nga orekset e barkut të shtëpisë së kryeministrit. Për më tepër akoma, pengmarrja e një mandati të opozitës me synim edhe një vjedhje të padëgjuar mu në sallën e parlamentit, është një tjetër shprehje e shpërdorimit konstant të detyrës nga Jozefina Topalli, e cila ka ardhur koha të përgjigjet përpara parlamentit e publikut jo vetëm për këtë mandat, po për një vandak mandatesh kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, që i mban kyçur jashtë çdo kushtetutshmërie e ligjshmërie në sirtarin e saj bashkë me goglat magjike të lotarisë së kthimit të pronave që e nxjerrin fitimtare kur hidhet shorti mes mijëra e mijëra pronarëve të mbetur pas njëzet e dy vjetësh me gisht në gojë.



“Më mirë një parti e madhe apo një koalicion i madh”, këtë pyetje e ngre një prej miqve dhe aleatëve tuaj. A ju shqetëson aritmetika e koalicioneve? Cila është strategjia e PS-së para zgjedhjeve të 2013-s për zgjerimin e lëvizjes opozitare?

Ne jemi një parti e madhe, partia me e madhe e shqiptareve, dhe kemi një koalicion te madh që duam ta zgjerojmë mbi bazën e vlerave e të programit tonë për një Rilindje Shqiptare. Për ne problemi themelor s’është aritmetika e koalicioneve po liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve. Sot do ishim në qeveri me koalicionin që kishim e kemi nëse s’do ishim grabitur ne vitin 2009. S’kam as më të voglin dyshim se edhe në zgjedhjet e ardhshme na mjafton liria e votës dhe numërimi i ndershëm i saj për të fituar të gjitha mandatet e nevojshme për të mirëqeverisur Shqipërinë.



Le ta konkretizojmë pyetjen. A do të ishit të gatshëm të bënit koalicion me LSI-në nëse programet tuaja do të përputhen dhe nëse keni nevoje për ato vota?

Siç sapo ju thashë s’është vetëm programi po edhe vlerat, e madje ne radhë të parë vlerat sepse pa to programi është letër pa shpirt, baza e koalicionit të PS. Ku padyshim ka vend pa asnjë paragjykim për çdo forcë opozitare e çdo individ në opozitë me këtë qeveri, po pa asnjë fije dyshimi s’mund të ketë vend për asnjë qeveritar apo individ të qepur pas qeverisë. Sot për sot as që mund të flasim qoftë edhe teorikisht për koalicion me një parti si LSI që aktualisht ndan vlerat, programin e karriget e pushtetit me një të djathtë të degraduar e të katandisur në një kastë të korruptuar që mban peng Shqipërinë. E thënë troç, përpara se të flitet për përputhjen e mundshme të programeve me këdoqoftë tjetër jashtë koalicionit tonë, duhet që të jetë i përputhur qëndrimi i qartë në llogoren e frontit opozitar me këtë qeveri skandaloze. Çdo votë më shumë që i shtohet votave të fitores për ndryshimin e madh është e mirëpritur, por çdo bisedë e kësaj natyre për LSI-në për sa kohë LSI-ja është pjesë e pushtetit që do të largojmë në zgjedhjet e ardhshme është humbje kohe dhe fokusi nga qëllimi i opozitës.



A do të bashkëpunojë PS me forcat e djathta që do të jenë në opozitë me qeverinë, si psh Partia në krijim e Presidentit Topi, apo partia e Kreshnik Spahiut?

Qoftë njëra, qoftë tjetra janë dy parti të djathta të dala nga çarja e PD-së në tresh. Eshtë padyshim diçka pozitive që edhe brenda së djathtës ka tanimë forca që ngrenë më në fund zërin për të vërtetat që ne kemi shprehur me forcë prej vitesh. Kjo mund të jetë një ogur i mirë për të nesërmen e të djathtës, po jo një arsye për të ngatërruar as vlerat, as programet. Eshtë e vërtetë se partia e Kreshnik Spahiut përpiqet, në fakt, jo vetëm djathtas, po edhe majtas të hapë krahët e një shqiponje imagjinare, të ngritur në hava me një muzikë të vjetër nacionaliste. Por asnjë shqiptar me zemrën majtas s’duhet ta harrojë eksperiencën e hidhur të shumë të majtëve të revoltuar të vitit 2009 dhe askush ndër ta që do largimin e këtij pushteti të kthyer në barrë mbi kurrizin e familjes dhe të vendit ku jetojmë, nuk duhet ta harrojë kurrë se 80 mijë vota të hedhura jashtë kutisë së PS për të shkulur “Sali Gërdecin”, u bënë gjak që mban e vazhdon të mbajë në punë zemrën e pushtetit të Saliut. Ashtu sikundër asnjë patriot shqiptar s’duhet ta harroje se Partia Socialiste është forca qe e ka mbrojtur gjithnjë me vepra interesin kombëtar. Dhe e vetmja force në fakt, që jo vetëm jep garanci se do te jetë gjithnjë pa ekuivok në mbrojtje të këtij interesi madhor e të të drejtave të shqiptarëve këtu e kudo ku jetojnë. Shembulli më i fundit për të mos i renditur të tërë shembujt e këtyre njëzet vjetëve, është reagimi ynë ndaj marrëveshjes së turpshme të qeverisë për kufijtë e Jonit që u zhbë nga Partia Socialiste, duke mos lejuar humbjen e 300 km2 territor shqiptar.



Në programin e PS-së për herë të parë hyjnë të përndjekurit dhe ish pronarët. Çfarë mund t’u ofrojë e majta këtyre shtresave të djathta?

Jo ish-pronaret, po pronaret që ende s’kanë pronat e tyre, sepse kanë njëzet vjet që tërhiqen zvarrë nga një e djathtë e degjeneruar që prej shtatë vjetësh në vend t’ua ktheje ua rrëmben pronat siç u rrëmben shqiptarëve pronat publike duke i kthyer në pasuri të patundshme të kastës makute në qeveri. Po, do ta zgjidhim problemin e pronave. Sepse pa zgjidhur problemin e pronave nuk ka as shanse për sjelljen në masë nga jashtë të kapitaleve shqiptare apo të huaja për investime në ekonomi. Ashtu siç do t’i japim fund edhe kalvarit të të përndjekurve, prandaj edhe qoftë me të parët e qofte me të dytët, kemi hapur një proces për shkrimin e programit për një Rilindje Shqiptare. S’mund të ketë një Rilindje Shqiptare me prona të zhvendosura e të mbivendosura në kurriz të pronarëve të ligjshëm e me investitorë që marrin vrapin mbrapsht kur shohin se në ç’kurth mund të bien për shkak të konflikteve të pronësisë, dhe as me të përndjekur të Enverit që ripërndiqen me forma “demokratike” nga sekretari i tij servil e arrogant, Saliu.



Duket se komunikimi në Twitter nuk i ka shpëtuar as rivalit politik që ju ka qesëndisur. Kjo, edhe për faktin se në shumë nga këto mesazhe replikoni me kryeministrin. Gjatë kësaj kohe, cili ka qenë mesazhi më i rëndësishëm, për të cilin Twitter ju ka ndihmuar ta shpërndani?

Kryeministri flet nëpër retë e fantazisë së tij për Shqipërinë digjitale, madje së fundmi edhe për E-Qytetarin(!), por ai i përket në fakt qytetërimit të perënduar të partisë-shtet e të komunikimit banal mes të parit që flet dhe të tjerëve që e dëgjojnë si guakë. Twitter-i është një mjet më shumë që qytetërimi dixhital na ka dhënë në dorë për të komunikuar, duke shtuar kanalet e funksionimit të lirisë së fjalës e të mundësive të dëgjimit. Ne Twitter unë, jo vetëm komunikoj në çast, drejtpërdrejtë, pa asnjë kosto kohore a financiare, me mbi 25 mijë njerëz e me qindramijëra të tjerë përmes mediave që publikojnë mesazhe të miat, po edhe marr shumë reagime të vlefshme çdo ditë nga ata mbi 25 mijë ndjekës që shtohen çdo muaj brenda e jashtë Shqipërisë. Ja, sot takova disa gjimnazistë tetovarë që më falënderuan për mundësinë e komunikimit në Twitter. Shqiptarët në Londer më pyesnin me habi pse ka njerëz që ankohen pse kryetari i opozitës përdor Teitter-in, ndërkohë që atje të gjithë politikanët kryesorë e përdorin rregullisht. Kadafi nuk kishte Twitter dhe rrinte me orë në ekranin e Televizionit Shtetëror njësoj si Saliu, ndërsa Barack Obama ishte i pari njeri i njohur politik që e ktheu Twitter-n në mjet komunikimi të drejtpërdrejtë kur nisi rrugëtimin drejt Shtepisë së Bardhë. Pas tij hynë në rrugën e Twitter-it drejtuesit më të mëdhenj të botës demokratike me radhë plot me të vegjël pas tyre, ndërkohë që sundimtarët vazhdojnë fjalimin në ekranet e televizioneve shtetërore apo familjare. Edhe në këtë pikë me sundimtarin e Shqipërisë na ndajnë dy botë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons