Forumi Kuq E Zi
Sulltan Novruzi, urime për mirësi e paqe  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sulltan Novruzi, urime për mirësi e paqe  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Sulltan Novruzi, urime për mirësi e paqe  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Sulltan Novruzi, urime për mirësi e paqe  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Sikurse vëllezërit e tyre në mbarë botën, besimtarët bektashinj në Shqipëri kanë festuar sot ditën e Sulltan Nevruzit.

Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe.Në fjalën e mbajtur para selisë së kryegjyshatës botërore, kreu i bektashinjve, kryegjyshi botëror Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se dita e Sulltan Nevruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë.

Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.

Në ditën e Sulltan Nevruzit gatimet karakteristike janë byreku me lekë, i cili ndahet në aq pjesë sa anëtarë ka familja. Sipas riteve, Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet.

Kreu i shtetit Bamir Topi vizitoi rreth mesditës Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në ditën e Sulltan Novruzit.

"Urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes. Pra kjo ringjallje, kjo ditë e bukur është një ditë shprese dhe besoj se tek çdo njeri ka momente rifreskimi, ringjallje që vjen jo thjesht me natyrën, por edhe me simbolikën e bukur të kësaj dite” ka theksuar në një prononcim për mediat presidenti Topi.Kreu i shtetit u shpreh se kjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. “Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen”, ka shtuar më tej Topi.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli uroi te gjithe besimtaret bektashij, per kete dite te shenuar. "I uroj festën e Sulltan Novruzit të gjithë besimtarëve. Kjo feston përkon me ditën e demokracisë dhe ne sot kemi rastin për të festuar, reflektuar dhe për t'i thënë cdo shqiptari: "faleminderit për atë cfarë ka bërë gjatë këtyre 20 viteve"", tha kryeparlamentarja Topalli pas vizitës së bërë në kryegjyshatë.

Festen e Sulltan Novruzit, kryetari i Partise Socialiste e uroi ne seline e kryegjyshates. Në një prononcim për mediat, kryesocialisti Rama ka uruar të gjithë besimtarët bektashianë për festën e Novruzit duke shtuar se shpreson se kjo ditë të jetë një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët.

“Shumë thjesht dua që t'i uroj të gjithë komunitetit bektashinj më të mirat dhe me këtë rast siç është zakoni t'i uroj gjithë bashkëqytetarëve tanë një ditë të bukur, që të jetë ogur i mirë për sot, pasi për të tjerat jam i sigurtë që do jetë më mirë”, ka theksuar Rama.

TCH

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons