Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithashtu ne ju kemi hapur nje kategori ku mund te postoni vetem ju qe jeni vizitor, mund te jepni mendime per forumin apo mund te na pyesni per gjera te cilat nuk i kuptoni, klikoni KTU per te par kategorin.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Stresi post traumatik!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Stresi post traumatik!

Mesazh nga Vizitor prej Thu 09 Feb 2012, 16:17

Per te realizuar sa me mire arrirjen e eksperimentit u moren dy përjetime nga dy persona. Këto janë mendimet dhe ndjenjat e dy njerëzve që kanë përjetuar incidente traumatike.

Personi A: “Ndjehem tmerrshëm, shumë i shqetësuar dhe i nevrikosur. Nuk kam qenë kështu përpara. Aksidenti me veturë ka ndodh para 6 muajve por unë ende nuk ndjehem i sigurt në veturë, ndjehem shumë i frikësuar dhe mundohem t’i shmangem udhëtimeve kur është e mundshme. Më paraftyrohet aksidenti dhe nuk më hiqet nga mendja edhe gjatë gjumit, natën ëndrrat janë të këqija me skena nga aksidenti duke ndodhur prapë edhe prapë ... jam i rraskapitur nga kjo ....”

Personi B: “Mënyra se si mendoj për jetën time më është ndryshuar, vetëm mendoj pse na ndodhi neve? Ndjehem shumë fajtore kur mendoj se kam mundur të bëjë më shumë për të ia shpëtuar jeten e shoqes që ka vdekur. E rijetoj përvojën çdo herë, mendoj gjithmonë ‘vetëm ta kisha bërë këtë’, ‘vetëm ta kisha bërë atë’.... Ndjehem shumë e plogësht dhe në depresion dhe shpesh ... nuk mund të qetësohem dhe frigohem, kam mundur të vdes...., nuk mund të mendoj për të ardhmen..., ndjehem e paftë...” Nëse ju keni vuajtur nga ndonjë përvojë traumatike ju mund të keni ndjenja të njejta. Kjo fletushkë është shkruar nga psikologët për qëllim që të ju ndihmojë t’i kuptoni këto reagime dhe ju ofron disa sygjerime praktike për të ju ndihmuar t’i përballoni ndjenjat.

Çka është incident traumatik?

Incident traumatik mund të jetë çdo gjë që është jashtë nga ngjarjet ditore dhe është shumë shqetësuese për dikend. Shumë gjëra mund të kenë këtë efekt. Mund të jetë nga zjarri, aksidenti, vjedhjes në shtëpi apo sulm personal, sulmit, të jeni dëshmitar të ndonjë rasti tragjik si vdekja e dikujt. Mund të jetë rast i madh si fatëkeqësisë së madhe që përfshin disa njerëz apo ngjarje personale që ju përfshin afro, shokët/shoqet apo anëtarët e familjes.

Si reagojnë njerëzit pasë incidentit traumatik?

Këto në vijim janë disa nga reagimet që ju mund t’i përjetoni pas ndonjë ngjarje tragjike. Në përgjithësi reagimet e njerëzve bëjnë pjesë në tri grupe:

• Përsëritja e përjetimit të tragjedisë në mendje.
• Shmangia e gjërave që janë të lidhura me tragjedi.
• Ndjeheni më shumë të tendosur, të nevrikosur apo më shumë vigjilent se zakonisht.
• Jeni në depresion, qani.
Mund të ju ndihmojë të shikoni se a i përjetoni këto simptome.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi