Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Dashuria, si ta kuptosh kur ka përfunduar prej Thu 09 Feb 2012, 15:14

Vizitor

avatar
Vizitor
Keni filluar që të mos keni më dëshirë të dilni bashkë apo jeni gjithmonë e lodhur ose stresuar kur ai është me ju?! Ndjenjat kanë filluar të dobësohen, në prag është ndarja…




Është një ndjenjë e tmerrshme që fillon të zë vend pak e nga pak në mendjen tuaj; ndoshta nuk jeni më e dashuruar me të fejuarin apo të dashurin tuaj?! Është një veprim i ndërgjegjes tënde, një mendim shkatërrues që shpesh herë sjellë një gjendje mërzie dhe një stres shumë të fort. Dilema, e dua apo jo më, është shumë më shqetësuese, sesa çdo situatë tjetër, pasi në këtë rast nuk gjendesh përpara një fakti dhe të duhet të marrësh një vendim. Jo. Zemra jote nuk është me e sigurt për atë që ndjen, është në një udhëkryq dhe nuk di në cilin drejtim të shkojë.


Duke menduar se nuk do ta dashuroni më personin me të cilin besonit se do të kalonit gjithë jetën tuaj, ka një ndikim shumë të fortë rreth mënyrës suaj të jetës dhe shumë njerëz shpesh herë preferojnë që të gënjejnë vetveten që të mos ta njohin realitetin që është krijuar rreth tyre. Por ndonjëherë është dyshimi, ai që na rrethon lidhur me këtë situatë në të cilën ndodhemi, duke na parashtruar dy alternativa: ndoshta është një moment lodhje apo përditshmërie ose është prej stresit që na çon të mendojmë se nuk jemi më të dashuruar.


Ndoshta në vend të kësaj janë ndjenjat që kanë filluar të dobësohen, por ne nuk mund apo duam tu japim një emër kësaj gjendje në të cilën jemi.
Këshilla ime është vetëm një dhe është shumë e thjeshtë: mos u nxitoni dhe përpiquni të shihni vetëm brenda vetes suaj. Sidomos për periudhat e hershme të pavendosmërisë suaj, unë mendoj se është e gabuar të flisni menjëherë me partnerin tuaj.


Në qoftë se kjo vjen nga ju, ai ndoshta do të kuptojë nëse ndjenjat tuaja janë, ose mund të kenë ndryshuar, apo ndoshta jo, me siguri do të vihet në mes pyetjeve dhe dyshimeve të shumta dhe në një gjendje të paqartë në të cilën është vështirë për të jetuar.
Merrni kohë, mendoni dhe vlerësoni të gjitha mundësitë, por në qoftë se ti e kupton që nuk ndjen atë çfarë ke ndjerë më parë, se dëshira për ta parë nuk është më, përfundimin mund ta gjeni duke kërkuar vetë.

E Sinqerta

avatar
Webmaster
Webmaster
interesante por kjo i perket dashuris e jo psikologjis lol


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

shaban cakolli

avatar
Antar Special
Antar Special
nuk eshte edhe veshtire per te e kuptuar,kur te len me gishta ne goje

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons