Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Si lind dashuria? prej Sat 09 Feb 2013, 23:34

$EB@$TJ@N


->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
“Hej, dua te te them dicka” -tha ajo duke te te buzeqeshur ne fytyre dhe duke fiksuar syte e saj te zinj dhe te shndritshem ne syte e tu.

Bap! Dikush hap deren dhe ti sheh nje grupsh te rinj qe hyjne ne kafene. Ata fillojne te flasin me ze te larte dhe te bejne shaka me njeri tjetrin. Por ti thjesht nuk arrin ti degjosh ata megjithese jane ulur ngjitur tavolines tende.

Mendja jote eshte teresisht zgjuar, por po punon per te degjuar vetem ate. Ajo duket kaq e lumtur qe po rri me ty sa perpiqet gjate gjithe kohes te zvogeloje distancen midis jush sikur te ishte me mijra kilometra largesi.

Ti ndihesh I qete ne kte vend te zhurmshem thjesht duke degjuar ate te flase me entuziazem per ndodhite e saj te perditshme.

Ne disa momente te caktuara te jetes tende ti je ndjere pikerisht keshtu. I mban mend kto ngjarje? Tani une nuk jam I sigurte nese ajo ka ndjere vertete dicka per ty apo jo, por eshte e qarte qe keto kane qene momentet kur ti ke filluar te ndjesh dicka per te.

Ti je programuar per te dashuruar
Po te gjitha dashurite fillojne ne kte menyre edhe pse ne nuk jemi te vetedijshem kur ndodh kjo gje. Duket sikur kjo ndjenje u shfaq nga hici. Apo u fut brenda nesh prej diku??

Me ler te te them se si i shpjegon psikologjia ndjenjat e para qe ne fillojme te kemi per dike, keshtu ti do mund te shohesh te tere pamjen duke perdorur syte e tu te llogjikes.

Ne fakt te dashurosh dike eshte nje vendim, dhe jo dicka me te cilen ne nuk biem dakord. Por ti bie dakord me kte vendim pa bere llogaritje llogjike per te, pa u menduar.

Pra ti je programuar per te dashuruar. Po, nese dikush eshte Brenda preferencave te tua, mendja jote do te te beje ta duash ate qe te te motivoje ty te qendrosh sa me afer atij personi.

Si shfaqet dashuria nga asgjeja
Megjithate ti do ti rezistosh renies ne dashuri me cdo njeri qe I pershtatet preferencave te tua, sepse nese mendja jote kupton se ka pak mundesi qe ai person te zhvilloje ndjenja per ty, atehere po mendja jote do te te pengoje qe ta duash per sigurine tende.

Po, mendja jote do te te mbroje ty nga zhgenjime, do te te shohe te sigurte.

Por nese ti kupton qe nuk ka barriera serioze qe ai person te filloje te ndjeje dicka per ty, atehere ti do te ndihesh shume I sigurte per te rene ne dashuri me te. Ky eshte procesi me te cilin fillon dashuria.

Mundesia per te arritur dike, eshte gjeja e pare qe mendja jote sheh pasi konkludon qe ai person mund te jete nje partner I mire per ty. Zakonisht njerzit llogarisin se sa e mundur eshte qe dikush te ndjeje dicka per ta duke verejtur xhestet dhe sjelljet e tij/saj.

Dhe kur vene re qe dikush eshte i interesuar per ta, qe eshte i lumtur qe flet dhe rri me ta, atehere ata dalin ne perfundimin se ai/ajo eshte brenda mundesise se tyre dhe qe ai person mund te zhvilloje ndjenja per ta ne te ardhmen.


________________________
Jeta vazhdon, e ardhmja te pret, mos e kthej koken mbrapa, se e shkuara te vret.
Kam Lindur Per Te Vdekur , Por Nuk Do Vdes Pa Lene Gjurme...
http://kuqezi.albanianforum.net/

2 Re: Si lind dashuria? prej Sun 10 Feb 2013, 03:53

E Sinqerta


Webmaster
Webmaster
dashuria mund te linde ne nje shikim, ne nje buzeqeshje , ne nje
perkedhelje ,ne nje fjale te embel , ose edhe nga stomaku si puna e ca
meshkujve Ka fjale qe vijne nga zemra. Perralla dhe poezi
te treguara nga njerez qe kane besuar shume ne dashurin e paster dhe
sublime. Dashuri qe nuk ka limite kohe dhe as hapsire, nuk njeh kufij.
Prezente ne cdo vend, frut i vete jetes, e kulluar si uji i
burimeve.Dashuri qe cel si petalet e nje trendafili dhe shperndan ne
ajer arome. Jan fjale qe te arrijne ne zemer, qe shtyjne shpirtin te
shetise drejt horizonteve te largeta, atje ku lind nje drite verbueze,
qe di te rrezikoje ne cdo erresire.

Ja perse dashurojme.Sepse nuk kemi me frike kur jemi te dashuruar, nuk
kemi dyshime per jeten, kemi qellime te bukura dhe force per te ecur
perpara.

Dashuria nuk vdes edhe atehere kur behet monotone. Kur dy persona
dashurohen nuk behen monoton, jeta mund te behet monotone por jo
dashuria....Ajo vdes kur vdes shpirti, kur zemra pushon se rrahuri.


________________________
Papersosmeria Eshte Bukuri,
Marrezia esht Gjeniliatet Dhe me mir eshte te Te jesh absolutish qesharak sesa absolutish i merzitshem
^Marylin Monroe^

3 Re: Si lind dashuria? prej Tue 12 Feb 2013, 14:12

shaban cakolli


Antar Special
Antar Special
padiktueshem te pushton

4 Re: Si lind dashuria? Today at 12:00

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons