Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

avatar
Vizitor


Komisioni i Disiplinës dha masat ndëshkimore pas incidenteve që ndodhën në ndeshjen e Kupës mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Komisioni vendosi që ekipi i Skënderbeut të luajë 8 ndeshje jashtë stadiumit të tij, për hedhje të sendeve në fushë. Po ashtu u vendos 2 ndeshje pezullim dhe 100 mijë lekë gjobë për Lorenc Hysin, zevendestrajnerin e Skënderbeut.

Komisioni i Disiplinës refuzoi kërkesën e Flamurtarit për marrjen 3 pikëve në tavolinë, pasi sipas tij, kërkesa nuk bazohet në rregullore. Komisioni vendosi që Flamurtarit t'i hiqen 3 pikë në Kupën e Shqipërisë për refuzim të vazhdimit të ndeshjes, ndërsa zyrtari i Flamurtarit, Geri Çipi u dënua me 12 muaj pezullim me arsyen se nxiti braktisjen e ndeshjes.

Gjatë ndeshjes u plagos gjyqtari anësor

Gjate takimit te 31 janarit, u godit dhe gjakos gjyqtari anësor, Rigers Coka, pikërisht në momentin kur Skëndërbeu kaloi në avantazh e si për cudi, nga vetë tifozët korcarë, të vetëm në stadiumin e Pogradecit ku ishte spostuar kjo ndeshje.

Pas një mbledhje të shpejtë të gjyqtarëve, me delegatin Arsen Hoxha, ish-dizenjatori i gjyqtarëve, u vendos zëvendësimi i Cokës me gjyqtarin e katërt Taullau, ndërkohë që në bazë të rregullores, në një moment të tillë, mbyllet takimi menjëherë e vendoset të luhet për publik.

Pikërisht vendimi i zëvendësimit për një arsye të tillë të një prej gjyqtarëve konfirmon një gjë të tillë, ndërkohë në këtë rast nuk ndodhi kështu, duke regjistruar një tjetër incident në takimin mes Skënderbeut e Flamurtarit.

Ndërkohë sa i përket ndeshjes, gjithcka u zhvillua në mënyrë korrekte e spektakolare, duke filluar me golin e Veliut në minutën e dytë, për të vazhduar me golin e barazimit të Shkëmbit, ndërkohë që goli i dytë që tensionoi situatën pasi ka dyshime të forta për pozicion të parregullt të Bratic i cili ka penguar rrezen e portierit vlonjat.

Me rifillimin e lojës pas një ndërprerjeje prej 15 minutash, trajneri Muca i kerkoi skuadrës të heqin dorë nga loja e vetëm të qëndrojnë në fushë.

dajti


cfar turpi federata ka marr fund si dhe sporti tek ne prandaj stadiumet jane bosh n vend ti japin vlones tre pik ja heqin cdo gjo me prapaskena

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons