Forumi Kuq E Zi

Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:51

Vizitor


Vizitor
Bugatti është legjendë automobilistike, e cila së shpejti feston 100 vjetorin e ekzistimit.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, për jubileun e vet Bugatti do të paraqes versionin special të modelit Veyron, simbolikisht i emëruar Centenaire (shqip: Njëqindvjeçar).

Spekulimeve nuk iu vjen fundi, derisa ata të cilët janë udhëzuar sadopak thonë se modeli jubilar do jetë 8-litërshi W16 me motor quad-turbo dhe 1.350 kuaj fuqi, i cili do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë prej 420 kilometrash në orë.

Duke marrë parasysh se ende asgjë nuk është vërtetuar zyrtarisht, na duhet të presim deri në ditën kur do të paraqiten informatat zyrtare.

2 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:51

Vizitor


Vizitor

Për të ruajtur reputacionin e vet në paraqitjen e automjeteve konceptuale të gatshme për prodhim, Kia në panairin e automjeteve të Gjenevës do të paraqes konceptin No 3.

Ky do të duhej të ishte risi në tregun e automjeteve të vogla, i cili me një dizajn të mirë do të ofrojë fleksibilitet dhe mundësi të mira të vozitjes.

Dizajnin e ka përgatitur ekipi evropian i Kias në krye me Peter Schreyer.

Dallueshmërinë do ta sigurojë maska e re e përparme me logon, me drita krejtësisht të reja, xham të madh të përparmë dhe kulm panoramik.

3 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:52

Vizitor


Vizitor

Mazda ka prezantuar kamionetën me dy ose katër dyer e cila zë pesë pasagjer dhe ka edhe karro. Ky tip i Mazda ngreh me dhe katër rrota, varësisht nga rruga dhe pesha që e vozit.

Motori i makinës ka 143 kuaj fuqi dhe harxhon 10 litra në 100 km. Me porosi motori i tij mund të bëhet deri në 207 kuaj fuqi.

Ka pesë shpejtësi dhe dhe bënë lirim standard të gazrave. Kjo seri e Mazda-s është projektuar në vitin 2008, por në treg është aktive këtë vit.

4 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:54

Vizitor


Vizitor

Tipi i ri i Mercedes- Benz GLK 2010 ka katër dyer dhe zë pesë pasagjer. Ka karakteristika sportive dhe është shumë i përshtatshëm për t’u vozitur.

Motori i tij është 268 kuaj fuqi dhe harxhon 14 litra në 100 km. Makina ka shtatë shpejtësi dhe bënë lirim mesatar të gazrave.

Kjo makinë është ende projekt i Mercedesit dhe nuk do të del në shitje deri në vitin e ardhshëm, pra në fillim të vitit 2010.
Fotografitë e Bashkëngjitura[img
s=2e7c5745ab806c90e75b9916441bfbe0&attachmentid=114385&stc=1&d=1235505512[/img]

5 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:54

Vizitor


Vizitor
[quote="xeni"]
Tipi i ri i Mercedes- Benz GLK 2010 ka katër dyer dhe zë pesë pasagjer. Ka karakteristika sportive dhe është shumë i përshtatshëm për t’u vozitur.

Motori i tij është 268 kuaj fuqi dhe harxhon 14 litra në 100 km. Makina ka shtatë shpejtësi dhe bënë lirim mesatar të gazrave.

Kjo makinë është ende projekt i Mercedesit dhe nuk do të del në shitje deri në vitin e ardhshëm, pra në fillim të vitit 2010.
Fotografitë e Bashkëngjitura[img

6 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:55

Vizitor


Vizitor

Grand Marquis është një makinë familjare për gjashtë pasagjer më krqe dyer.

Motori i saj është 224 kuaj fuqi dhe ka një motor shumë fleksibil që nuk harxhon shumë. Rreth 10 litra në 100 km.

Ka katër shperjtësi dhe është projektuar në vitin 2008 por në këtë vit është aktiv në treg. Çmimi i tij është 27 413 dollarë.
Fotografitë e Bashkëngjitura

7 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:56

Vizitor


Vizitor

Cooper Clubman 2009 është një makinë me tri dyer dhe zë katër pasagjer. Më shumë është një makinë sportive dhe bazohet kryesisht në stilin e John Cooper.

Motori i saj është 118 kuaj duqi dhe hargjon rreth 8 litra në 100 km. Ka gjashtë shpejtësi dhe bënë lirim mesatar të gazrave.

Me porosi motori mund të rritet në 208 kuaj fuqi por atëherë shpenzimet janë më të mëdha. Edhe Cooper Clubman është projektuar si makinë në vitin 2008 por në treg është aktive që nga fillimi i këtij vitit dhe kushton 27 720 dollarë.
Fotografitë e Bashkëngjitura

8 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:56

Vizitor


Vizitor

Eclipse 2009 është një makinë me dy dyer, për katër pasagjer me cilësi të makinave familjare por edhe sportive.

Motori i saj ka 162 kuaj fuqi dhe harxhon rreth 8 litra benzinë në 100 km. Ka ndërrues shpejtësish manual, me pesë shpejtësi dhe bënë lirim standard të gazrave.

Me porosi motori i makinës mund të bëhet edhe 265 kuaj fuqi, por harxhon 10 litra në 100 km rrugë.

Eclipse 2009 është krejtësisht i ri për vitin 2009 dhe kushton nga 19 149 deri në 22 837 dollarë
Fotografitë e Bashkëngjitura

9 Re: Makinat e fundit prej Wed 11 May 2011, 15:57

Vizitor


Vizitor


Ford ka ridizajnuar modelin e vet Ranger dhe e ka përgatitur atë për premierë në panairin e automjeteve të Gjenevës.

Maskë e re e ftohësit, drita, mbrojtës i përparmë, kapak i ri i motorit – të gjitha këto na përkujtojnë në konceptin “Ford Ranger MAX Concept”, i cili është paraqitur për herë të parë gjatë vitit të kaluar në panairin Motor Expo në Tajlandë.

Në të janë ndryshuar edhe dritat e pasme e retrovizorët derisa në Ford thonë se tani kabina është më komfore, zërat janë izoluar dukshëm dhe ajo është përpunuar më mirë.

Shitja në Evropë fillon nga muaji prill, derisa blerësit mund të zgjedhin në mes dy motorëve me naftë, me tërheqje në boshte të fundit apo në katër boshtet dhe në tri lloje të kabinave – Single Cab, RAP – Rear Access Panel Cab e Double Cab.

Motori më i vogël prej 2.5 litrash zhvillon 143 KF dhe 330 Nm, derisa ai më i madh prej 3.0 litra, 156 KF dhe 380 Nm. Që të dy motorët do të mund të pajisen me marsh manual apo automatik prej pesë shpejtësish.
Fotografitë e Bashkëngjitura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons